RENEA do të kenë një shtëpi të re!

Saimir Lleshi

Forcat RENEA do të kenë një repart të posaçëm.

Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 4.1 milionë eurosh nga buxheti i shtetit si dhe 1.9 mln euro nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Brendshëm, Tahiri inspektoi punimet, të cilat janë në fazën e mbylljes.

“Reparti i ri do jetë tërësisht i modernizuar dhe i pajisur me të gjitha pajisjet bashkëkohore për të lejuar jetesën normale të trupave dhe stërvitjen e vazhdueshme, në mënyrë që përgatitja e RENEA-s të jetë gjithmonë në ritmin e standardin e duhur, njëlloj si homologët e kësaj trupe në të gjitha vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian”, sqaroi Tahiri.

I pyetur për Byronë e Hetimit dhe çfarë kishte ndryshuar në draftin e ri, Tahiri nuk preferoi të komentonte, duke synuar që vëmendja të mbetej vetëm tek RENEA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *