RENEA në Laç për vrasjen e Kastratit, mes të ndaluarve edhe Ervis Martinaj (emrat në kërkim)

time

25 ditë pas vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati në Fier, forcat RENEA  ‘zbarkuan’ 48 orë më parë në qytetin e Laçit për të ndaluar autorët e dyshuar të vrasjes.

Sipas gazetarëve të kronikës, në mesin e 7-të të shoqëruarve  ishte dhe pronari i kompleksit ‘Arbëria’ Ervis Martinaj dhe miku i tij Erigers Mihasi, i akuzuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ndërsa u arrestua Cen Karriçi, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri tip pistoletë.

Policia nuk ka dhënë informacione në lidhje me personat e shoqëruar.

Në fillim të këtij muaji. RENEA ka ushtruar kontrolle në disa banesa e biznese në Laç, ku dyshon se fshihen katër të shpallurit në kërkim, konkretisht, Elson Xheçuka dhe tre bashkëpunëtorët të tij, Albert Zaja, 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç dhe Silvio Cara.

Kërkimet u fokusuan në kompleksin “Arbëria” në pronësi të Ervis Martinaj. Sipas burimeve për mediat, në këtë kompleks janë gjetur sende të paligjshme, ndërsa policia ka shoqëruar 7 persona dhe ka arrestuar një tjetër.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *