Pas Shkodrës, Fushë Krujës dhe Fierit forcat speciale RENEA në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë zbarkuar në fshatin Remas të Lushnjës për të ushtruar disa kontrolle banesash.
Mes banesave për t’u kontrolluar ka qenë edhe banesa e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh informoi policia.
Operacioni nisi rreth orës 05: 30 minuta të 14 shtatorit.
“Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa”, informoi Policia e Shtetit.
Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.
Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.
a.s/dita

hahahahahha…RENEA……që 1 polic të reneas e gjen dhe në polici dhe badigard dhe te klubi vet dhe gjobvënës…..shefi Reneas Taksambledhës….hahahahaha
A ju q…a shtetin tuaj me kuç e me maç…!!!!
Jam kurioz ta di ,ne raste te tilla , ligjerisht kontroll shtepise se x apo y ,duhet leter leje nga prokuroria ,dhe po ja u them ,nuk ka te drejte njeri ,dhe une sja hap deren as edhe nje institucioni per kontroll , pa ,lejen me shkrim te prokurorise .Nuk e di rastin ne fjale.