Renegatët e pashpresë

redaktor

Nderi që i bëhet kombit tonë prej Papës me vizitën e tij në Shqipëri, tejkalon kufijtë e besimtarëve katolikë dhe rrezaton bujshëm anembanë gjithë shqiptarëve në të gjitha kontinentet.

Si kudo dhe në çdo kohë, edhe shqiptarët kanë midis tyre njerëz që zemërohen me çdo arritje të tjetrit, janë thjeshtë xhelozë, një ndjenjë e keqe që shtrembëron shpritin njerëzor. Në dallim me xhelozinë e zakonshme, një ndjenjë që ka lindur me njerëzimin, xhelozia për arritjet kolektive të një grupi apo një kombi është karakteristikë e atyre që kanë vetëkufizime dhe që natyrshëm kthehen në renegatë të përkatësisë së tyre gjuhësore, kulturore e kombëtare. Të tillë njerëz, kur kanë peshën e fjalës publike kthehen në simbole të së keqes kombëtare.

Vetëkufizimi i disave i bën ata të pamundur të kuptojnë se një popull mund të ketë njëkohësisht harmoni fetare, kulturore e kombëtare si dhe intolerancë ndërmjet kampeve politike. Përse popujt duhet të jenë “konsistentë” në të gjitha ndjesitë e veprimet e tyre? A ka ndonjë ligj natyror ose shoqëror që e ndalon një popull të ketë prirje dhe vlerësime të ndryshme ndaj situatave të ndryshme?

Ardhja e Papës në Shqipëri ka nxjerrë në pah këtë klasë pseudopseudësh që motivin e jetës e kanë ankoruar në një bast me veten se Shqipëria nuk do të ngrejë kurrë krye. Ata shqetësohen se përse ka harmoni fetare në këtë vend dhe kur nuk gjejnë arsye përtej vetëkufizimit e gjejnë me vend të refuzojnë një karakteristikë kombëtare tonën pavarësisht se ajo është e vërtetë. Shtrembërimi i realiteteve historike për të derdhur vrer për këtë pasuri kombëtare është hapi tjetër që, renegatët e pashpresë e të dëshpëruar, hedhin për të përjetuar vetëkufizimin e tyre.

Renegatë të këtij lloji ky vend ka parë plot. Fatmirësisht, ekzistenca e tyre është garancia më e mirë për të kuptuar kur vendi ecën në rrugë të drejtë.

Share This Article
2 Comments
  • Fjalori,tradhtare,renegat,kolaborocionist,hajdut,pederast,i semure psiqik,etj,etj ka ekzistuar qe nga lashtesia!ky shkrim per mendimin tim eshte shume me vlere dhe posaçerisht per luboviçet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *