Rënia e çmimit të naftës “dërrmon” rublën ruse

Saimir Lleshi

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ka shkaktuar ndikim negativ për monedhën kombëtare ruse “Rubla”.

Ajo ka shënuar sot vlerën më të ulët që prej vitit 2014. Sot rubla ka shënuar rënie kundër dollarit amerikan në vlerë prej 1.7%, dhe aktualisht një dollar shitet për 78.9 rubla, që është vlera më e ulët prej dhjetorit të vitit 2014.

Çmimi i naftës, në të cilat mbështetet ekonomia ruse, ka rënë nën 28 dollarë për fuçi, pasi janë tërhequr sanksionet kundër Iranit, që ishin të ndërlidhura me programin atomik iranian.

Rubla ruse është edhe nën presion të sanksioneve ekonomike të perëndimit kundër Rusisë, për shkak të involvimit në krizën në pjesën lindore të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *