Ka një mungesë historike besimi ndaj monedhës vendase, që i ka rrënjët që në kohën e Zogut, kur zhvlerësimi i monedhës kombëtare i bëri njerëzit të lidheshin me floririn. Edhe në kohën e komunizmit, ata që kishin flori i ruanin me kujdes.
Në fillim të viteve ’90, kur leku u zhvlerësua me shpejtësi, referencë për shqiptarët u bë dollari.
Që prej vitit 2003, kur kaloi për herë të parë dollarin në bursat ndërkombëtare, euro është monedha e preferuar për blerjen e aseteve të qëndrueshme, sidomos apartamentet dhe makinat. Çmimet e shtëpive sot kuotohen në euro, por edhe makinat shiten në këtë monedhë.
Edhe kursimet e tyre, shqiptarët nuk preferojnë që t’i mbajnë në monedhën vendase. Në fund të muajit shkurt 2018, 52% e kursimeve totale në banka janë në valutë, kryesisht në euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Pesha e kursimeve në valutë është rritur vitet e fundit, teksa në dhjetor 2015, për herë të parë kursimet në valutë i kaluan ato në lekë.
Por, sot, teksa euro dhe dollari po bien kursimet në valutë vlejnë më pak, nëse do të konvertoheshin në lekë. Euro zbriti në fund të javës së kaluar në 128.84 lekë, nivelin më të ulët në 10 vite, ndërkohë që dollari luhatet rreth 105 lekëve, niveli më i ulët i katër viteve.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit shkurt, depozitat në euro ishin gati 3.7 miliardë euro, që të konvertuara me kursin aktual të këmbimit (1 euro=129 lekë) arrijnë në 476 miliardë lekë.
E njëjta sasi depozitash në valutë e konvertuar me kursin mesatar të 2017-s (1 euro=134 lekë) është 495 miliardë lekë.
Pra vetëm nga zhvlerësimi, kursimet në euro kanë rënë me 19 miliardë lekë, apo me rreth 150 milionë euro në tre muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të përllogaritura nga Monitor.

Në raport me vitet e mëparshme, kur euro këmbehej në rreth 140 lekë, humbja është më e lartë. Nëse euro do të këmbehej sërish në ato nivele, të njëjtat kursime, të konvertuara në lekë do të vlenin 39 miliardë lekë, ose gati 300 milionë euro më shumë.

Edhe vlera e kursimeve në dollarë ka qenë në rënie, ndonëse më e lehtë për shkak se depozitat në monedhën e gjelbër janë shumë më të ulëta. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit të këtij viti, ishin 626 milionë dollarë.
Me monedhën e gjelbër që këmbehet aktualisht me 105 lekë, humbja në raport me 2017-n, kur mesatarja e këmbimit ishte 119 lekë, është rreth 8.7 miliardë lekë, ose rreth 67 milionë euro.

Pra për të dyja valutat, humbja i kalon 200 milionë euro në vetëm tre muaj.
Edhe Banka e Shqipërisë raportoi në vitin 2017 një humbje rekord prej 115 eurosh, që erdhi si rrjedhojë e zhvlerësimit të rezervave të saj në valutë, nga nënçmimi i euros dhe dollarit.
Burimi: Monitor
a.s/dita

Ka nje pasaktesi ne kete shkrim qe ne fillim: mungesa historike e besimit ndaj monedhës vendase i ka rrenjet qysh ne kohen e osmanllise dhe jo ne ate te Zogut, Me napolonat e pasoshet e kohes se Zogut mund te shkoje pa siklet ne cilindo e çfardo vendi.
Vibracionet politike, zallamahija e frikës së vettingut, tërheqja e parave nga depozitat, para pa hesap nëpër xhepa e syndyqe dhe prirja për ti xjerrë jashtë janë produkt të Bankës së Shqipërisë. Ofiqaret e financave dhe të bankave në Shqipëri, ecin sipas oreksit të trafikantëve, hajdutëve dhe politiko-korruptivët. Guvernatori dhe bordi i tij lëshuan thirrjet që valuta nuk do përdoret brenda vendit. Kaq u desh dhe hoshilacionet dhe pasojat ti ndjejnë kursimtarët e vegjlël që i ruajnë gjoja prej ditë të zezë. Por pa prit e pa kujtuar guvernatorët hapin dhe një kanal të madh për të vjedhur nëpërmjet ndërrimit të kursit valutë- lekë. Shqipëria po rrezikon . Jo nga qeveria që sot udhëheq, por nga institucionet që në krye të tyre janë mbrojtësit e shkatërruesve të vendit gjatë këtyre 27 viteve. Popull ngrihu, jo kundër qeverisë,por kundër sistemit të drejtësisë, kundër financave dhe bankave që bëjnë siç u do qejfi për të siguruar vjedhjet. Ngrihuni kundër politikës së opozitës e cila ka 27 vjet që veç po shkatërron dhe vjedh. Qeveria sot gabon që nuk po kuron, prandaj duhet populli të ngrihet kundër opozitës mashtruese, manipuluese dhe shkatërruese.
Xha Spiroja
Xha Spiro,
A te rezulton se kursimtaret e vegjel nuk kane te drejte ti transferojne dollaret dhe eurot jashte Shqiperise?
Ata jane zgjedhur si viktima per te henger kerbacin e oligarkeve.
Me duket naivitet argumenti i ndryshimit te raporit Euro/Lek ne dem te Euros dhe dollarit.
fakti qe ne bote as Euro as Dollari nuk jane cvleftesuar ato cvleftesohen ne Shqiperi ne kurriz te klienteve te bankave.
Kjo tregon se kete raport te monedhave ne Shqiperi e sajojne oligarket financiar me qeverine duke u perpjekur
te perfitojne miliona euro e dollare vetem me makinacione.Duke kufizuar apo ndaluar transfertat per blerje me jashte
keto Euro e Dollare me cmim te ulur i blen EDI me monopolistet e oligarket e tij.
MONITOR pa asnje argument kerkon te justifikoje humbjet gjasme objektive te qytetareve te thjeshte.
Shpresoj se nje specialist bankash i ndershem ndoshta edhe anonim do ti vere pikat mbi “i”.
hahahahhahahahahahahahahaha
Prap Ornela Balliu e Monitor 55.
Banka e Shqiperise nuk e ka botuar akoma raportin vjetor per vitin 2017, keshtu qe referencat e Orneles se Nikos jane mashtrime te nje analfabeti ne fushen financiare.
Ose nuk une te pakten nuk e gjej.
Ornela e Nikos,fuqia e monedhes nuk varet nga kursi i kembimit , por nga fuqia blerese.
Po kete nuk e kupton dot se nuk e ke mundesine.
Nese kursimet jane ne euro, atehere duhet te dish strukturen e poseduesve te kesaj monedhe.
Po ja cfare shkruan ti :
Çmimet e shtëpive sot kuotohen në euro, por edhe makinat shiten në këtë monedhë.
Sipas kesaj llogjike vlera e monedhes nuk ka rene. Sepse me llogjiken tende me te njejten sasi eurosh, ble po te njejten makine dhe po te njejten siperfaqe ndertimi si me 2016 ashtu dhe me 2017.
Ndaj une kam nje lutje : o zot na ruaj nga budallenjte.