Rënia e murit “Nano-Berisha”

editor

“Tani do vijë Sali Berisha e do hyjë me forcë në Kryeministri,”  më tha një qytetar që nuk ishte dakord me heqjen e rrethimit.

“E çfarë do të bëjë aty?” e pyeta.

“Po ja do të rrëzojë Qeverinë,” foli i vendosur.

“Po Qeveria nuk janë muret i dashur, nuk është godina, as zyrat. Ato janë vendi ku zbatohet vullneti yt, imi dhe i atyre që quhen shumicë politike. Qeveria është vullnet qytetar të cilin nuk mund ta marrë askush me dhunë në një vend demokratik,” u përpoqa ti mbushja mendjen.

“Mirë e ke ti po hajde mbushja mendjen atij” e përfundoi muhabetin në fjalë qytetari.

Historia e murit rrethues të Kryeministrisë së Shqipërisë është e re. Ai u ngrit prej Fatos Nanos, në vitin 2004, aso kohe Kryeministër, për t’u mbrojtur prej Sali Berishës, asokohe kryeopozitar. Ky i fundit organizoi një protestë të madhe nën sloganin “Nano ik” dhe vuri përpara një prej figurave të nderuara të PD-së, të ndjerin Pjetër Arbnori, për tu futur me forcë në Kryeministri.

Por falë reagimit profesional të Gardës së Republikës dhe forcave të policisë, asgjë e rëndë nuk ndodhi, godina shpëtoi nga dhuna, ndërsa asnjë qytetar nuk u lëndua. Kjo protestë i dha shkas Kryeministrit Nano për ta rrethuar Kryeministrinë. Vetëm një vit më pas, Sali Berisha erdhi në pushtet dhe, me të njëtën psikologji frike, e mbajti Murin e Qeverisë, si një mjet mbrojtjeje ndaj protestave të pritshme të opozitës së majtë.

Ai mbajti një distancë kilometrike me qytetarët shqiptarë, në mes të së cilës qëndronte frika. Kjo frikë u materializua në mënyrë tragjike gjatë protestave të 21 Janarit ku Berisha, bëri karshillëk ndaj protestueve të majtë, deri në vrasjen e katër prej tyre në mes të bulevardit. Kjo ka qenë pasoja më e rëndë ardhur prej murit ndarës ngritur, më së pari në tru, e më pas në bulevardin Dëshmorët e Kombit nga çifti Nano-Berisha, të cilët, ndërtuan përkatësisht nga një sistem klientelist të deformuar, që e ka bërë Shqipërinë një xhungël pa rregulla dhe pa moral.

Rrëzimi i murit “Nano – Berisha”, përtejse fizik, është rrëzimi i një mentaliteti. Kryeministri i zgjedhur me votë të lirë nuk mbrohet me mure, hekura a roje. As ministrat e asnjë shtetar nuk mund të mbrohet me mur. Ata janë aty jo për t’u mbrojtur por për të punuar në interes të atyre që i kanë zgjedhur. Rënia e murit duhet të shërbejë si nxitje për heqjen e të gjitha mureve rrethuese të panevojshëm, mbeturina të sistemit komunist, ose krijuar nga sistemi i deformuar demokratik, duke filluar me murin e Presidencës, e duke vijuar me heqjen e rrethimit të zyrave të Kuvendit Popullor (ish Komiteti Qendror), rrethimit të Ministrisë së Jashtme, rrethimeve të ish vilave të dy udhëheqësve të lartë komunistë E. Hoxha dhe M.Shehu, që sot shërbejnë si vila për pritje qeveritare (nuk e kuptoj përse duhet mbajtur rrethuar gjithë ai territor ndërkohë që mund tu kthehet qytetarëve), e çdo seli tjetër institucioni kushtetues rrethimi i së cilës është bërë për arsye mbrojtjeje nga “armiqtë”.

E gjitha kjo do të shërbente për të shkurtuar distancat, më së pari në mëndje, për të kuptuar se institucionet janë vullnet i qyetarëve, ndërsa ata që i drejtojnë janë përfaqësues të interesave të tyre. Historia e rrethimit të institucioneve më mure të lartë, me hekura e tela me gjëmba duhet të marrë fund. Për ti paraprirë ndryshimit të mentalitetit të rrethimit të shtëpive shqiptare, po ashtu, me mure të lartë, e tela me gjëmba, me qëllim për tu mbrojtur nga “barbarët.”  Shqipëria duhet të tregojë se çdo ditë e më tepër prodhon qytetarë e jo barbarë, shtetarë e jo hajdutë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është një qeverisje e pastër e vendosur dhe përfaqësuese. Ky është vetëm fillimi, na duhet të presim.

Share This Article
12 Comments
  • Bravo Muca! Si gjithmone, analiza te thjeshta, te sakta dhe koncize. Keta jane analistet qe pelqen publiku dhe jo analistet e leshit qe shkruajne faqe te tera dhe nuk merren vesh cfare duan te thone…

  • Shkrim interesant sikur te Ishim vend demokratik.Nuk kuptova edhe pse kam hyre ne moshen e trete tog fjaleshin:’sistem komunist”

  • Jeni kontradiktor me shkrimin Tuaj Z.Muca! “Historia…eshte e re” Me poshte shkruani:-“Kjo ka qene pasoja me e rende…ardhur prej murit (gardhit me hekura) ndares nga cifti Nano-Berisha” e me poshte futni shprehjen, qe eshte bere mode: “…mbeturina te sistemit komunist”(?!) Jam i moshes se Trete. Ne ate bulevard kam kaluar per 5 vjete (’60-’65) per ne Korpusin Qendror te USHT. Nuk kishte ‘mur'(gardh me hekura). Kije INAT sistemin Komunist(socialist),por “Hakun mos i a Ha”! (Mund te jesh produkt i atij sistemi, qe per 45 vjet na nxorri ne DRITE!)

  • Njeher ajo historia e treguar ne fillim,eshte nje sajese artificiale e jotja,si ato te dyvjecareve para gjumit.Per ta bere gjoja shkrimin me interesant,sajon perralla te tilla ,qe nuk i beson as vete.Ndofta qifti i niveli tend beson se do vije me force Sali Berisha e do hyje ne Kryeministri,tani qe nuk ka mure.Po sa bajat je bo o mjeran.Po aq sa ke kilet aq ke dhe gjykimin.Nuk te ben mjekrra akademik apo intelektual,si te duket vetja.Je nje prvincial apo skajor tipik de kaq.

    • O Sadik miku, nuk ja ka futur kot gazetari te cilin nuk e njoh fare sic nuk te njoh ty, por friken se mos Sala therret nje njemije mercenare dhe turret njehere nga kryeministria per te shfryre dufin e humbjes se hidhur, qarkullon ne mendjen e shume njerezve. Nga gjarperi ruhu edhe kur e ke vrare se e ruan akoma helmin ne dhembe. Eshte komunist i regjur Sala dhe nuk e pranon lehte humbjen dhe sidomos nje humbje si kjo qe ishte vertete katastrofike.

      • O “bato”lum miku!!!
        Nuk ka qene asnjehere KOMUNIST,ky plehra,qe ti e quan Sali Berisha!!
        Ai ka qene AGJENT I UDB-se DHE ARMIK I SHQIPTAREVE DHE FASHIST I NDYRE!!!
        Ate qe i ka bere Shqiperise ky FASHIST(ju harrofte emri dhe varri) nuk ia ka bere asnje PUSHTUES!!!
        Shaje KOMUNIZMIN sa te duash,por ke 23 vjet,qe Shqiperia dhe HAJDUTET po mbahen duke SHITUR VETEM PASURITE E NDERTUAR ME KOMUNIZEM!!!
        Cfare ka bere KAPITALIZMI keto 23 vjet ne Shqiperi???
        URREJTJE,PERCARJE,DROGE,VRASJE E VET- VRASJE,GRABITJE TE PASURISE PUBLIKE,SHKATERRIM I SHTETIT,PERDHOSJE E HISTORISE,KULTURES,ARSIMIT,SHENDETESISE,SHITJE TE DETIT Greqise,PEWRDHOSJE TE DINJITETIT TE SHQIPTAREVE,humbje te SIGURISE se jetes dhe te te ARDHMES tone si popull etj!!!
        U qave nga LUFTA E KLASAVE,por keto 23 vjet ,te PERNDJEKURVE po i detyron t’i vene FLAKEN VETES,ish pronareve nuk ua dhate PRONAT,femijte e Berishes u bene MILIARDERE,ndersa i gjithe VERIU I SHQIPERISE ESHTE NGUJUAR SI NE MESJETE NGA GJAKMARRJA!!!
        Ne se je ikenaqur me “NJERIUN E RI”KAPITALIST,hallall e pac,plumbin pas veshit!!!

  • Zhvillimin e Shqiperise e kane penguar te tjera mure.Arkitektet e ketyreve mureve jane ato qe mburen me vepren me te mire te sistemit socialist : Krijimin e “Njeriut te Ri”.Detyra e shtypit dhe Analistet eshte te na japin karakteristikat e ketyreve njerzeve,si dhe strategjine hedhjes te tyre aty ku e meritojne dhe jo ne krye te shtetit.

  • Ne Sofje tere institucionet kryesore ishin pa asnje lloj rrethimi. Tek ne improvizohen lloj lloj budallalleqesh. Shyqyr qe shpetuam nga dyshja Nano-Berisha se na çpuan daullen e veshit. Dhe mbroheshin nga njeri tjetri dhe perqafoheshin e benin pazare me njeri tjetrin. O Zot!… Shpetuam.

  • Ooouuu ? U ngrit nga Nano muri , ne 2004-tren per tu mbrojtur nga Berisha ? Po Nano cfare nuk beri per ta sjelle ne pushtet Berishen ne 2005-sen ? Si ia beri ky Nanua per 7 vjet dhe ne 14 shtator ? Dhe cne ne 2004-tren ngriti murin ? Apo e ngriti te mbronte Berishen qe parashikohej te vidhte dhe shkaterronte deri ne infinit ? Por tani keta laro nuk kane nevoje per mure , sepse “MURI i MADH KINEZ” , qe “ATA” kane ngritur , eshte “paraja” dhe “mafja” dhe nuk kane nevoje per kangjella ! Tashme e kane siguruar pushtetin sepse vodhen dhe rropen Shqiperine deri ne palce !

  • SHQIPERIA eshte vendi me demorkarcine me te dhier e te permjere ne evrope ,vetem anarshi,kaos ,shteti ekziston virtualisht se ne praktike zero.ky eshte fryti reformave te nisura nga ramizi e te bitisura nga nano,e berishovici,

  • “Shqipëria duhet të tregojë se çdo ditë e më tepër prodhon qytetarë e jo barbarë, shtetarë e jo hajdutë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është një qeverisje e pastër e vendosur dhe përfaqësuese. Ky është vetëm fillimi, na duhet të presim”.
    Prit o Muce prit se dicka do te dale nga dyshja qe zgjodhi populli me voten e 23 Qershorit 2013 dhe me kete po me kujton fjalet e atij filmit “qenin e ngordhur do te gjesh”.C’fare qeverisje pret ti kur ne krye te shtetit s’ka ndryshuar asnje figure, kur dihet se c’fare alternative zgjedhjesh i detyruan popullit te beje,hiq Sali Berishen me Ilir Meten e ver Edi Ramen me Ilir Meten ?!! Me e mira ishte te gjenim nje koke e jo dy per qeverisje,sic ndodh ne te gjithe boten.Te pakten te ishin te papergojuar per marrje rryshfetesh dhe mitmarrje,per pasuri e “dhurata” te paligjshme e ku di une tjeter?!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *