Rënia e naftës godet Shell, shkurton mijëra punonjës

Saimir Lleshi

Pak ditë më parë, kompania Shell që merret me tregtimin e naftës bleu 25% të aksioneve të kompanisë Petromanas në Shqipëri. Kjo u quajt si sukses nga Ministria e Ekonomisë.

Por nga ana tjetër, kompania në qendrën e saj ka njoftuar se do të shkurtojë 10 mijë vende pune. Shkak është rënia e fitimeve që pas 13 vjetësh.

Sipas BBC-së, kompania pati një fitim prej 1.8 miliardë dollarë për tremujorin e katërt të vitit të shkuar, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit paraardhës pati 1.2 miliardë dollarë fitime.

Në vitin 2015, të ardhura për kompaninë që pritet të ketë investime edhe në Shqipëri, ishin gjithsej 1.8 miliardë dollarë, krahasuar me 19 miliardë dollarë në vitin 2014. Kompania po ristrukturohet dhe po kryen transaksione të mëdha.

“Ne jemi duke bërë ndryshime të rëndësishme në kompani … dhe do ta shndërrojnë Shell në përgjigje të uljes së çmimit të naftës”, thotë shefi ekzekutiv Royal Dutch Shell.

Ai shtoi se do të ndërmarrë veprime të tjera nëse është e nevojshme. “Shell do të marrë vendime të mëtejshme për të menaxhuar rënien e çmimit të naftës”, shtoi. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *