Rënia e “rojeve” të Kushtetutës, deputetët gjermanë takojnë Dedjan

Dita

 

Përfaqësues të Bundestagut gjerman, deputetë të landeve dhe njëkohësisht nënkryetari i partisë së Merkel në CDU, po zhvillojnë një takim në Gjykatën Kushtetuese.

Zhvillimet në Shqipëri, në kuadrin e të drejtës dhe situatës së reformës në drejtësi, dhe në këtë Gjykatë me mungesë gjyqtarësh, mësohet nga burime të Top Channel të ketë qenë temë e bisedës mes politikanëve gjermanë dhe kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

E vetmja që ka kaluar vettingun nga Gjykata Kushtetuese është Vitore Tusha, ndërkohë që dy prej anëtarëve të rojes së Kushtetutës nuk u konfirmuan nga Shkalla e Parë.

Tashmë presin vettingun nga kjo gjykatë edhe gjyqtarët Bashkim Dedja, Gani Dizdari dhe Fatmir Hoxha.

Në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për Hoxhën ka nisur numërimi mbrapsht i orës, pasi në orën 11.00 të datës 7 maj ai është në radhë për të dalë para vettingut.

Por, ndryshe nga Xhoxhaj, prokurorja e Apelit, Fatjona Memçaj u rikonfirmua në detyrë, e cila pasi kaloi në filtrat e trefishtë të vettingut rezultoi pa pasuri të pajustifikuara e të fshehura, por me lidhje të përshtatshme dhe aftësi profesionale.

Të shkarkuar nga vettingu

1- Fatos Lulo, gjyqtar kushtetues

2- Altina Xhoxhaj, gjyqtare kushtetuese

3- Besim Trezhnjeva, gjyqtar i apelit

4- Besa Nikehasani, prokurore e Apelit

Konfirmuar në detyrë

  1. Vitore Tusha, gjyqtare kushtetuese
  2. Fatjona Memçaj, prokurore e apelit

Del në datën 7 maj

1- Fatmir Hoxha, gjyqtar kushtetues

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *