Shqipëria bie në renditjen e BB, ministrja: E ka fajin metodologjia

Edona Llukacaj

Ministrja e financave dhe ekonomisë, Anila Denaj ka komentuar rënien me 19 vend në renditjen e në lidhje me lehtësinë e të bërit biznes të Shqipërisë në raportin e Bankës Botërore, i cili u publikua sot.

Ministrja theksoi se rënia vjen për shkak të metodologjisë së vlerësimit.

Ajo shtoi edhe se reformat duhet të finalizohen në mënyrë që të japin efektin e tyre.

Lidhur me përkeqësimin e indikatorit të lejeve të ndërtimit, sipas Denajt shkak është taksa e rritur e infrastrukturës.

Lidhur me buxhetin 2020 dhe paketën fiskale, ministrja Denaj bëri me dije se edhe këtë vit do të mbështeten projektet prioritare.

 

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Mire qe nuk tha se e paska fajin Metereologjia.
    Po Metodologjia e pajisjes se zyrave te Ramuti me perde dhe deshton ndonjehere, sidomos kur duan ti shesin perde BEse.
    Nuk jane matur kornizat njelloj me dritaret. Ka gabuar metodologjia kesaj rradhe

  • Jo e ka fajin metodologjia e qeverise qe prish cdo here pallatet qe i pengojne planet e oligarkeve, restaurantet qe bjene ndesh me investimet e Mane and galfon and co, apo qe zapton pronat e te tjere qofshin te privatit apo te shtetit per t’ia falur kastratit sallillarit apo Manit…
    Nuk ka faj metodologjia se perndryshe te gjithe shtet tjere kishin rra po ashtu po ka faj pangopsia e qeveritareve e oligarkeve qe na i mbrojne!

  • Edhe Administrata jashtë standartit;paqartësia në ekstrem e ligjeve e qarkoreve tuaja;korrupsioni që i keni dhënë status të favorizuar,pjesë e metodologjisë janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *