Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po shqyrton mundësitë për përcaktimin e taksës koncesionare për aktivitetet e HEC-eve, duke transferuar një pjesë të saj pranë Njësive të Qeverisjes Vendore, ku hidrocentralet ushtrojnë aktivitetin.
Formula që mund të ndiqet pritet të jetë e ngjashme me atë të rentës minerare së kompanive që ushtrojnë aktivitet në nxjerrjen e mineraleve dhe hidrokarbureve, ndërkohë që kjo iniciativë ka ardhur si pasojë e kundërshtimit të vazhdueshëm të banorëve të zonave ku ndërtohen këto burime energjetike.
Renta minerare është një taksë e cila mblidhet nga shteti nga bizneset që shfrytëzojnë burimet natyrore, ndërkohë që një përqindje e saj iu kthehet njësive të qeverisjes vendore ku shfrytëzohen këto burime, e cila duhet të shkojë për investime konkrete ndaj komuniteteve.
Aktualisht transferta e rentës është në masën 5%, por edhe këtu Ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke përgatitur një draft duke e rritur atë në masën 13%.
I njëjti draft parashikon që 12% e rentës që paguhet nga kompanitë që ushtrojnë aktivitet minerar dhe hidrokarbur do i transferohet Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Megjithatë, do të jetë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me këto propozime.
Masa aktuale prej 5% e rentës që mblidhet nga shteti, shpesh herë është konsideruar si tejet e ulët, në raport me dëmet që shkaktohen gjatë aktivitetit të nxjerrjes së mineraleve apo naftës.
Ndërkohë që rritja e saj ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile, pranë Grupit Ndërinstitucional i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.
j.l./ dita

Plerat e ministrise po gjejne menyra per ti bere HECET te pranueshme per publikun, kur dihet efekti shkaterrues i tyre per natyren dhe jeten e banoreve te zonave ku ndertohen.
Thone dhe rente pale..Cfare eshte renta o plera te ministrise?
Dhe sikur ti rentoni, prape asgje nga keto perfitime nuk do shkojne tek banoret e prekur. Asgje nuk do shkoje per interesin publik, por per kurvat dhe kurvaret e Bashkise, per te blere makina luksi dhe per te mobiluar zyrat e bashkive.
Shqiptare, banore, popull.., te gjithe kundershtoni HECet dhe mos i lejoni tju shkaterrojne jeten ne jete te jeteve, se keto jane deme te pariparueshme nese ndodhin.
Merreni ate renten e futeni ne gurmaz ketyre qelbesirave qe e kane tepruar me cdo gje ne kurriz te populit
Jme dakort me mirelin te prishim te gjitha planet e HECEVE energjine ta blejme nga jashe pareti marrim borgj dhe brezat qe do te vijne ti shlyejne borxhet Tung.MI
REL.
Mirel mire e ke e cfare na duhen HECET vetem per me prishe relievin dhe natyren.ma mire kemi qene me bishtuke.Ti nuk i mban mend Pyete te tate ose gjyshin po e ke gjalle.Ose ose te blejme energji nga jashte.TUNG
Aman i dhiar, cte te pergjigjesh ty. Kushedi kur ke dale nga vrima e bythes se Dules, dhe te duket elektriciteti gje e re.