Renzi i dhuron kravatë Tsipras: Kur Greqia të dalë nga kriza, vendoseni

Dita

Që të dy njihen për natyrën e tyre spotive, larg atij që jemi mësuar të shohim tek kryeministrat e tjerë të Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës për shtyp, pas deklaratave, kryeministri italian Matteo Renzi i dhuroi Tsipras një kravatë, ky i fundit ka premtuar që do të vendosë kravatë vetëm kur Greqia të dalë nga kriza.

“Kur të vijë koha që Greqia do të dalë nga kriza, sepse e di që do vijë këtë herë, kravatë e parë që ju vishni Alexis do të jetë italiane”, deklaroi Renzi. Nga ana tjetër Tsipras i dhuroi homologut të tij italian një CD më këngë greke.

Në rrjetet sociale kanë nisur edhe batutat për anëtarët e kabinetit qeveritar grek të cilët kanë shmangur deri më tani vendosjen  e kollareve.

“Dita” sjell një prej karikaturave që qarkullon më  shumë.

merkel

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *