Renzi premton reformë historike gjatë 2015-ës

redaktor

Kryeministri italian, Matteo Renzi, i ka prezantuar Partisë Demokrate reformën institucionale “historike” gjatë 2015-ës, për t’i dhënë fund “bikameralizmit perfekt” duke e quajtur atë “një gabim”.

Renzi iu drejtua me një letër anëtarëve të PD-së dhe i siguroi ata se “në 2015-ën do të avancojmë me rrugën parlamentare të reformave kushtetuese. Është një punë e rëndësisë historike”. “Do t’i japim qartësi rolit të rajoneve, do të eliminojmë njësitë ekonomike të panevojshme dhe do të thjeshtëzojë procesin legjislativ”, tha kryeministri në letrën e tij.

Kryeministri, i cili më 22 shkurt mbush një vit në detyrë, tha se ekzistenca e Senatit dhe Dhoma e Përfaqësuesve në format e tyre aktuale ishte “gabimi më i madh i Asamblesë Kushtetuese”.

Ai gjithashtu siguroi se këtë vit do të nisë reforma e ligjit zgjedhor, një iniciativë që nuk ka arritur ende konsensusin e nevojshëm me opozitën dhe që në Itali është tentuar pa sukses, për vite me radhë. “Kushdo që fiton (zgjedhjet) do të ketë shumicën për të qeverisur pa shantazhet e partive të vogla”, tha Renzi, i cili shtoi se do të vazhdojë reformën e administratës publike për të siguruar që ajo të jetë “më e thjeshtë dhe efikase”.

Pasi iu referua reformës së punës, kundër të cilës sindikatat kryesore tregtare organizuan një grevë të përgjithshme më 12 dhjetor, Renzi tha se sapo të aprovohet do të nisë një “politikë industriale të denjë për emrin e saj dhe më të thjeshtë”.

Që këto reforma të lulëzojnë, ai pranoi, se do të jetë e nevojshme të çojnë përpara edhe reformat në drejtësinë civile, në mënyrë që “arrihen ritmet europiane”. “Gjetja e një balance nuk do të jetë e thjeshtë, por është detyrimi ynë përballë votuesve tanë”, tha Renzi.

Kryeministri italian ka vendosur afate kohore për premtimet e tij. Në janar, fillon reforma në ekonomi dhe financa. Në shkurt, do të preket arsimi, në mars, “green act” (iniciativa që lidhet me luftën kundër ndryshimeve klimatike) dhe në prill Renzi pohoi se “është muaji i kulturës dhe Rai-t”.

Në maj, shtoi ai, “i gjithë fokusi do të jetë tek ushqimi, bujqësia, turizmi “Made in Itali”. Së fundi ai tha se para verës, do të veprojë në fushën e sportit, me afrimin e kandidaturës për organizimin e Olimpiadave 2024″.

Share This Article
1 Comment
  • Kush e njeh sistemin monetar ,
    e di shume mire qe Banka qndrore si BCE ,
    NUK ESHTE , e nuk do te jete Kurre e Limituar me Kapitalin qe ka ne BORSA.

    kURRE , Kurre , dhe me vone Kurre .
    BCE , munde te bleje te gjithe TITOLI te shteteve si
    Greqia , Italia , spanja ……………………………….
    dhe munde te beje edhe BANKAROTA , SE keto shtete nuk i ONOROJNE I TITOLI. HAAAAAAAAA HAAA sbarttersene………..
    BCE nuk eshte kurre e limituar nga humbja e kapitalit
    e Pastaj?

    nuk eshte e vertet qe Gjermania duhet te paguaje Humbjet e kapitalit te BCE ,
    NEQOFTESE , GREQIA ,ITALIA ………….. NUK onorojne i titoli . e te paguajne borxhet e tyre .

    nuk eshte e vertet.
    por herr- jens- gebbels – Weidman dhe frau Merkel- aushvic besojne
    qe Olokausti i greqise duhet te vazhdoje .
    sa per renzin qe vazhdon te beje e te thote Renzie ,
    po punon shume ; duke u hequr te drejtat Klases puntore .
    duke u ulur rrogat , aRTIKOLLO 18 , ETJ ETJ ……………………………………….
    GEZUAR VITIN E RI .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *