REPLIKA / Arben Çuko: Këshilltari i Nishanit një shërbëtor i tredhur

redaktor
Deputetet Spartak Braho dhe Flamur Noka, gjate nje mbledhje te komisionit Parlamentar te Sigurise , ku Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka raportuar mbi situaten ne Lazarat dhe per masat e marra nga Policia e Shtetit./r/n/r/nLawmakers Spartak Braho and Flamur Noka, during a session of National Security Parliamentary Commitee.

Akuzat e këshilltarit të Presidentit Bujar Nishani në drejtim të deputetëve të mazhorancës në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit.

Në një prononcim për “Dita”, deputeti Arben Çuko e cilëson një turp deklaratën e këshilltarit të Presidentit Pirro Ahmetaj, i cili ndonëse mban uniformën ushtarake ka bërë një deklaratë politike. “Turp për një njeri me uniformën e ushtarakut.

Gjeneral Pirro Ahmetaj! Hiqi spaletat dhe pastaj mund të vjellësh vrer dhe hedhësh baltë mbi Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ke shkelur rëndë ligjin e depolitizimit. Ke përdhosur keq figurën e ushtarakut. Je kthyer thjesht në një falangist politik.

Duke sulmuar Komisionin e Sigurisë Kombëtare tregove që je thjesht një shërbëtor i tredhur. Helbete, qeni leh aty ku ha”, thekson Çuko.

Më tej, anëtari i Komisionit të Sigurisë i kërkon Shefit të Shtabit që të mbledhë Komisionin e Disiplinës dhe të merren masa ndaj këshilltarit ushtarak të Nishanit.

“I bëj thirrje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të mbledhë urgjent komisionin e disiplinës dhe të marrë në shqyrtim këtë gjeneraluc politik. I bëj thirrje Ministres Kodheli të nxjerrë nga radhët e FA ushtarin e mirë Pirro. Turp, 1000 herë turp për një ushtarak. Hiqi spaletat dhe pastaj shko anëtarësohu te partia e ustait tënd, tashmë pa mustaqe. Mos prit fundin e kohës, e shpejtove vetë” thekson Arben Çuko.

Burime për “Dita” nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se në vitin 1996, Pirro Ahmetaj është liruar nga detyra nga vetë Ministri i Mbrojtjes në kohën kur Berisha ishte President, Safet Zhulali. Motivacioni lidhej me rezultate të dobëta në punë.

Në atë kohë, dolën edhe disa ushtarakë në lirim të cilët dyshoheshin se kishin lidhje me sigurimin e shtetit, ndonëse zyrtarisht është shkruar në letra për rezultate të dobëta.

Akuzat e Pirro Ahmetaj ndaj mazhorancës mund të lexohen KETU

Share This Article
8 Comments
  • Nuk e di pse duhet te mbahen me grada te tilla Keta plehra Me vjen mire per nis men qe ka mare komisioni i sigurise kombetare .

  • Bubrroni per kete plehre gjeneraluc dhe do te gjeni xhevahire. Ai eshte nje bq dhe bythelepires absolut nje i paafte dhe sharlatan i klasit te neveritshem. Ashtu si sakati president ka qene ushtarak anetar i ppsh dhe ne kohen kur studentet dhe populli reezuan bustin e diktatorit ai se bashku me jarin dolen me kallash per ta mbrojtur. Shefi i shtabit dhe ministri mediokre dhe e paafte kodheli duhet urgjentisht te procedojne ne perputhje me ligjin per kete sharlatan me uniforme ushtarKe duke kerkuar largimin e menjehrshem te tij nga fa. Ky ordiner e ka mbushur kupen duhet zhdukur urgjentisht

  • Qe ky gjenerali munde te jete ne gabim lidhur me statusin e tij si ushtarak, por nje gje eshte shume e sakte qe shume nga ata qe jane ne kete komision, jane me te vertet te lidhur me te kaluaren kriminale duke filluar nga Braho nje hetues nga me te egrin ne favor te diktatures, Piro Lutaj nje oficer sigurimi qe ka mare shume njerez ne qafe duke i burgosur me shpifje, apo ky Cuko qe beri gjashte vrasjet ne Permet ne 97ten, por edhe femija i perkeledhur Keltis Kruja qe nuk i ka thene njeri puna e mbare dhe vetem se eshte shoku i Xenit eshte atje……qe nga ky komision duhet te fillor dekriminalizimi dhe te largohen deputetet e paafte se eshte turp qe te jene ne kete komision…..

  • eee shyqyr më në fund e ngriti njëri zërin për këtë fundërrinë të fa.stop me ushtaret e nishanit dhe të saliut…stop stop

  • ‘SHERBETORE TE TREDHUR’JENI JU TE KOMISIONIT TE ‘SIGURISE’ SE SALISE!
    ‘Gjenerali’ eshte thjesht nje besnik i Salise e stalljer i KA.LIT te Xenit nqe ju mender ‘shqipetare’ i mblithni edhe BAJGAT qe kane me shume proteina e vitamina se sa 99 perqind e femijeve shqipetare qe perjetojne mjerimin.
    SIGURINE e kujt shteti beni kur skemi as shtet e as ushtri mbrojtje e katandi——PRA JENI TE TREDHUR APO EUNUKE TE FAMILJES BORDELLO TE BERISHES QE JU AKUZOJNE SI —‘QELBESIRA’ ME FJALORIN E PRINCIT LEKA ALLIAS XENI!ZHDUKUNI NGA FAQJA E DHEUT ME GJITHE XHA BRAHON…..

  • Ligji ndalon ushtaraket te jene pjese e politikes, te shprehesh ne opinjonin publik qendrime politike, dhenje konsideratash me karakter politik etj.Nuk i lejohet nje ushtaraku madhor te perdor ne rrjete sociale fjale ofenduese, provokuese,denigruese si ne rastin konkret.Pothuajse e njoh mire pjesen me te madhe te komisionit te sigurise ashtu dhe z.Pirro dhe mendoj se pavaresisht disa nxitimeve ne marrjen e vendimeve per ligje qe lidhen me mbrojtjen, puna e tyre ka qene korrekte,jane perpjekur ti japin ligjeve realitet, te bejne permiresime e natyrisht ato jane politikan dhe ne disa nene te ligjeve sipas koncepteve te tyre kane( ligji per karrieren, ligji per autoritete e komandim drejtimit) kane prekur interesa qe per “pirron e madh” “Pirron e fryre” nga te gjitha sistemet kane sjelle peshtjellime dhe rreziqe per karrieren e tij, pasi gradat jo vetem ai por dhe disa ushtarake te tjere i kana marre pa merita. Kalimi i kopetencave tek kryeministri per emerimet , lirimet etj, do ta nxirrnin ate dhe disa te tjere jashte sistemit jo vetem per paaftesi por dhe per pasurin e etij te vene gjate kohes ne Belgjik.Mefaj te madh eshte ministrja e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli e cila pasi u ul ne krye te ministrise, harroi premtimet per zhberjen e urdherave te Imamit per dhenje gradash, dalje ne rezerve, emerime, ndeshkime etj , ajo jo vetem qe nuk arriti ti zhbej keto urdhera por perkundrazi emeroj ne poste drejtuese ushtaraket qe kishin perfituar nga keto urdhera.Minisres i del si detyre te bej rishikimin e te gjitha urdherave dhe vendimeve te marra ne muajin Mars 2013 deri ne shtator 2013 dhe te mos njoh ushtaraket qe kane fituar privilegje si gradime, apo emerime, sa me shpejt te veproje aq me mire pasi si Pirro do te dalin te tjere te fshehte.

  • Jane buburrecet e sales dhe arben imamit te graduar gjeneral pa ushtri por me servila te cilet jane ata qe bejne punet e pastruesit te banjove ne presidence.Aty flasin me jarin dhe me vehte duke krijuar alibite e radhes.Monstra te çdo lloj kallepi.Hengshin koken e vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *