Mjeku Tritan Kalo, i është përgjigjur ironisë së ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili dha një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë’ pas reagimeve që shkaktoi propozimi i tij për uljen e rrogave dhe pensioneve.
Beqaj tha se habitej se si një mjek që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin, gjen kohë të lexojë, të shkruajë e të dalë në studio televizive.
Kalo replikon me një postim në rrjete sociale:
“Duke qenë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, duhet ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qenie sociale e ndërgjegjësuar, si një mantel bardhë i panjolltë, unë e gjej edhe kohën të mendoj e të shprehem për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i pusht-shtetit nga pusht-shtetarët duar-gjatë e të pangopur” – shkruan ai.
Kjo është hera e dytë që mjeku i njohur replikon me ish-ministrin.
Kalo reagoi ndër të parët kur Beqaj doli publikisht me propozimin për uljen e rrogave dhe pensioneve që të përballohet kriza ekonomike e shkaktuar nga izolimi prej Covid 19.
Ai iu drejtua ish-ministrit duke i thënë që më parë duhet të ktheheshin paratë e fituara nga koncesionet dhe PPP-të.
Një ditë më pas reaguan kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Braçe, të cilët thanë se propozimi i Beqajt ishte mendim i tij personal dhe jo i qeverisë.
Por vetëm pak orë më pas u publikua një vendim që shkurtonte me 10 deri 30 përqind rrogat e punonjësve të tre ndërmarrjeve elektrike, OSHEE, KESH dhe OST.
j.l./ dita

Mjeku me kohe te plote Z Kalo e gjen kohen per t ju pergjigjur nje Ali babe qe ka bere sikur ka punuar me kohe te plote si minister i shendetesise , por qe ne te vertete ka punuar full time per te grabitur Shqiptaret nepermjet PPP qe nuk kane te mbaruar
Sot me shume se kure Shqiptaret kane nevoje qe te degjojne specialistet e shendetit sesa ata hajna pseudo te majte qe nate e dite mendojne per te varferuar edhe me shume pjesen me vunerabel te shoqerise pensionistet megjithate une mendoj se Beqja ishte thjesh altoparlanti i kryemjeshtrit te tij Z Rama i cili e ka detyruar te hedhe kete ide ne treg per te pare reagimin dhe me pas kur e pa se si u prit , e hodhi si nje limon te shtrydhur Beqe ziun i ne koshin e plehrave, por s ke ci ben ky eshte cmimi i paktit me djallin gjithmone ne fund do ta provosh ferin, udhe e mbare te qofte
Kohe Covidiane, qenie e qenesishme imazherike, postCovidiane. Me thjesht doctor, se po duket sikur ke hyp ne ndonje anije kozmike dhe po flet si mjek alien i ardhur nga kozmosi.
DITA: Falinderoj doktor KALON qe u mor me detyren e tij e nuk e zuri ne goje fare I.Beqen per çdar tha ne TV per shkurtim rrogash te larta.Ky duhet te jet nje shembull i mire qe duhet te mesoi SHPURA LLAPAQENE NE POLITIKE,MEDJE E KUDO.
-Ne keto 30 vjet eshte bere me i madh bishti se Sqepari.Shume njerz shpifin sa te mundin per ×,y sikur te jene prekuror,gjyqtar pa te keq,ne menyre anonome dhe me paturpesine me te madhe e BEJNE DOBIÇIN DHE E LENE NE DERE tjeterkujt pa e vrare derrin fare.Nuk besoj qe kjo mund te ndodh ne ndonje vend tjeter te botes.Ndaj jemi ketu ku jemi,ku vret vellai-vellan,burri-gruan,djali-babane,etj, per nje fjale goje.
-Ilir Beqa shfaqi nje mendim.Dhe e argumentoi per ata qe marrin rroga e pesione te larta pa punuare fare.Dhe KM Rama i dha fund ksaj dileme.Por ka 15 dite qe njerzit merren akoma me te.Tashme thon se Beqja foli ne emer te Rames.Se Rama eshte keshtu e ashtu sikur e kan zen tui vjedh ne bahçen e Babait,pa asnje prove e fakt,duke degjuar Dixhitalbin e Saliut.
-Ketyre shpifesve u duhet vene shtupa ne goje,gjoba ne xhep ose prangat ne duar.Ndryshe ky vend nuk behet.
-FLM-DITA,FLM-DR.KALO.
Ethem Lalaj @………………………………
E nxore koken prap o kapter ,te justifikosh Ramen tend te dashur .Po pse je ti budalla ose ben sikur se kupton ku thua qe Beqja e beri ne koke te vet ,dhe Rama nuk dinte gje tamam si dikur Enveri sdinte gje ,por i bente Mehmeti .O kapter ,mesoje te verteten ,ky DR i nderuar Kalo nuk flet per interesin e tij personal ,por flet si inelektual patriot qe do te ndihmoje ne te gjithe ,por edhe zoterine tende o Kapter ,me gjithe se ti nuk e meriton .Ta gezosh e pihi lengun Rames tend .
Respekt nga une personalisht , i nderuar DR Kalo.
KUR FLASIN SHKENCETARET DUHET TE HESHTIN GOMARET E KUSARET !
Jam me Alban Degen : Kur flasin shkencetaret , duhet te heshtin gomaret dhe kusaret . Flm doktor Kalos !
Jemi me Dr. Kalon!!!