“Profesor Fischer, le t‘i lexojmë si duhet dokumentet gjermane për datën e Çlirimit”

redaktor

Duke marrë shkas nga qëndrimet e fundit të historianit amerikan Bernd J. Fischer, ku ai shprehet se bazuar në një dokument gjerman të luftës, largimi i Wehrmacht-it gjerman nga Shqipëria nuk ka ndodhur as në datën 28 dhe as 29 nëntor, por më 4 dhjetor 1944, mendoj se në këtë 70-vjetor të çlirimit të Shqipërisë dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, është me interes të ndalemi edhe njëherë në trajtimin e kësaj çështjeje, sigurisht duke qëndruar në rrafshin shkencor historik, larg interpretimeve politike apo zhurmave mediatike.

Trajtimi i kësaj ngjarjeje historike kërkon më tepër se një këshillim me një dokument të vetëm. Në një rezultat të saktë mund të arrihet vetëm duke bërë një analizë historiko-ushtarake të lëvizjes së trupave gjermane gjatë tërheqjes së tyre nga Shqipëria në fundnëntorin 1944, duke u bazuar në raportimet dhe urdhërat ditore të divizionit 297 të këmbësorisë gjermane si edhe në Ditarin Luftarak të Komandës së Lartë të Wehrmacht-it (ushtrisë) gjermane, pra nga burime të dorës së parë. E rëndësishme është të theksojmë se, raportimet në Ditarin Luftarak gjatë kohës së luftës- ose siç njihet në gjuhën ushtarake shqiptare, komunikata ditore, bëhet çdo mëngjes dhe në të përfshihen gjithë zhvillimet e 24 orëve të fundit. Po ashtu, kjo është një praktikë që ndiqet edhe sot e kësaj dite në çdo ushtri.

Pa dashur aspak të fyej Prof. Fischer-in, mendoj se ai është nxituar në përfundimin e tij se, Shqipëria është çliruar në datën 4 dhjetor 1944. Më tepër jam i habitur se si një profesionist i kësaj fushe sjell si argument vetëm një dokument, i cili është hartuar nga një oficer shtabi gjerman në vitin 1945 shumë larg Shqipërisë dhe për të cilin më e rëndësishme ishte përshkrimi i ngjarjeve në mënyrë përgjithësuese për periudhën e pushtimit gjerman në Shqipëri sesa detajet, siç janë datat. Ky raport njihet në Shqipëri qysh prej mesit të viteve 1970, kur nga arkivat franceze u blenë një sasi e konsiderueshme dokumentesh gjermane të luftës.

Historiani amerikan, Bernd Fischer
Historiani amerikan, Bernd Fischer

Në thënien e tij po ashtu ka një pasaktësi, ose ndoshta lihet i hapur një shteg për të dalë nga ndonjë ngatërresë e mundshme. Nëse ne kemi pranuar datën e çlirimit të qytetit të Shkodrës si datën e çlirimit të Shqipërisë, Fischer thotë se gjermanët u larguan nga Shqipëria më 4 dhjetor dhe nuk i referohet largimit të tyre nga Shkodra. Kështu që me të drejtë lind pyetja se, për cilën Shqipëri është fjala, për Shqipërine e 1913 apo për ndonjë më të kahershme?

Pavarësisht se Prof. Fischer nuk ka formimin e një historiani ushtarak, nuk besoj se ai nuk e di se Wehrmacht-i gjerman ishte një ushtri tejet e organizuar dhe që ka funksionuar si e tillë deri në ditët e fundit të luftës, në të cilën, raportimet ditore në Komandën e Lartë të Wehrmacht-it kryheshin me rigorozitet nga të gjitha frontet e luftës. Si ilustrim mjafton të përmendim faktin se, në hartat ku hidhej situata ushtarake në Komandën e Lartë të Wehrmacht-it në bunkerin e Führer-it në Berlin, nuk janë hedhur vetëm zhvillimet e javës së fundit të luftës. Këto harta (rreth 2200 të tilla), mbi të cilat nuk mungojnë edhe shënimet paranojake me laps të Hitlerit, janë edhe sot të ruajtura në Arkivin ushtarak të Freiburg-ut në Gjermani. Ky shembull, në ndryshim nga ajo çka ndodh te ne, është edhe një tregues i ndërgjegjes së lartë të ruajtjes së kujtesës historike.

Tashmë është i njohur fakti që në këto 20 vitet e fundit thuasje gjithë nivelet intelektuale të vendit janë përfshirë në një debat të gjerë për rivlerësimin e historisë. Historiografia është një shkencë më vete dhe si e tillë kërkon të studiohet nga profesionistë të kësaj fushe. Por, meqenëse kemi të bëjmë me një disiplinë shkencore të formimit të përgjithshëm, si gjatë debateve të ndryshme televizive ashtu edhe në shtypin e shkruar, hera-herës artikulohen dhe bëhen publike mendime apo qëndrime, të cilat shpesh nuk janë produkt i një trajtimi të mirëfilltë shkencor historik. Sigurisht që, çdo njeri me sadopak formim të përgjithshëm, ka një version të vetin për historinë – ç’ka është plotësisht e drejtë. Por, nëse këto këndvështime personale fillojnë e shiten si të vërteta dhe ndikojnë opinionin, mendoj se kjo gjë nuk i shërben shumë ruajtjes dhe trashëgimisë së kujtesës historike kombëtare. Prof. Fischer nuk bën pjesë në këtë grup njerëzish, prandaj lind pyetja nëse kjo është një lajthitje profesionale apo ai thjesht kërkon të tërheqë mbi vete vëmendjen e publikut.

Rivlerësimi i historisë është një proces krejtësisht normal dhe i nevojshëm në shkencat historike dhe nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Po ashtu, edhe fenomeni i revizionizmit të historisë – ç’ka mjaft shqiptarë e shikojnë si një përmbysje të historisë, pra ajo që deri dje ishte e bardhë, tash është e zezë dhe anasjellas, po ashtu nuk është një fenomen veç shqiptar. Ajo çka është shqiptare është politizimi dhe radikalizimi i tejskajshëm i trajtesave historike dhe deformimi i historisë.

Si pasojë e politizimit të historisë gjatë sistemit komunist, procesit të rivlerësimit të historisë i janë nënshtruar gjithë vendet e Europës Lindore. Në ndyshim nga Shqipëria, ku tashmë prej mëse 20 vjetësh ende diskutohet për datën e çlirimit të saj, 28 apo 29 nëntor dhe së fundmi edhe 4 dhjetor 1944, historianët e këtyre vendeve kanë arritur të dalin në një version të pjekur shkencor për ngjarje të ndodhura gjatë Luftës së Dytë Botërore, madje edhe për ato që i kalojnë përmasat e datës së një feste çlirimi. Nëse në këto vende u ngritën komisione gjithpërfshirëse historianësh, në Shqipëri ende nuk ndodh kjo. Për fat të keq kostatojmë se, edhe në konferencën shkencore që Akademia e Shkencave po organizon në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit mungojnë historianët ushtarakë, ndonëse aktiviteti i kushtohet pikërisht luftës. Kësisoj, dikush që nuk mund të kuptojë specifikat e historisë ushtarake na suprizon me teza të reja- siç është kjo e 4 dhjetorit 1944- apo ndonjë tjetër, i cili rreket të shpjegojë organizimin e luftës për çlirimin e Tiranës me parimet e strategjisë Klausewitz-iane, a thua se drejtuesit partizanë vinin fill nga Akademia Prusiane e Luftës.

Historiani ushtarak. Marenglen Kasmi
Historiani ushtarak. Marenglen Kasmi

Por çfarë thonë dokumentet/ raportet ushtarake gjermane për ditët e fundit të qëndrimit të Wehrmacht-it gjerman në Shqipëri? A janë këto zhvillime të mirëdokumentuara?

Pas tërheqjes së gjermanëve më 17 nëntor 1944 nga Tirana, më 22 nëntor, trupat e mbetura të Korparmatës XXI arritën në qytetin e Shkodrës. Të gjendur në kushte të vështira dhe nën një presion të vazhdueshëm luftarak nga forcat partizane, Komandanti i Përgjithshëm Gjerman i Juglindjes shkoi më 22 nëntor 1944 në Shkodër dhe mori vendimin që tërheqja të mos bëhej përgjatë bregdetit sepse rruga ishte shumë e rrezikuar nga partizanët malazezë dhe trupat të ktheheshin në Podgoricë dhe të vazhdonin tërheqjen në drejtimin Ura e Bioçes – Vjetarnik – Kolashin – Prijepolje (Serbi), ku do të bashkoheshin me trupat e tjera gjermane që tërhiqeshin nga Maqedonia.

Pavarësisht se kjo rrugëtërheqje ishte tepër e vështirë për t’u ndjekur, sepse në të kishte shumë ura dhe po ashtu rruga ishte shumë e ngushtë, ky ishte opsioni më i përshtatshëm. Më 22 nëntor, pararoja e Grupimit të Forcave Tokësore E, që tërhiqej nga Greqia arriti në Sarajevë dhe krijoi kështu një pikëmbështetje për tërheqjen e trupave gjermane nga Shqipëria. Fati i tërheqjes dhe shpëtimi i trupave të Korparmatës Malore XXI. përcaktohej nga ura e Bioçes, pranë Podgoricës, e cila ishte shkatërruar nga partizanët jugosllavë dhë duhej që së pari të rindërtohej. Le të shikojmë raportimt ditore të Komandës së ushtrisë gjermane në 2-3 ditët e fundit, para se të largohehsin nga Shkodra.

Situata e trupave gjermane të «ngecura» në Shkodër si pasojë e bllokimit të rrugës së tërheqjes, raportohet në Ditarin Luftarak të Komandës së Lartë të Wehrmacht-it edhe në datën 27 nëntor 1944. Në të shkruhet: “Fronti i Adriatikut: Korparmata Malore XXI: presion i vazhdueshëm i bandave (partizanëve – M.K) në pozicionin pengues në jug të Shkodrës. Në jugperëndim të Podgoricës rritje e intensitetit luftarak. […] Zgjerim i pozicioneve tona në kryeurën Bioce.

Në raportimin sekret të Komandantit të Përgjithshëm të Juglindjes të datës 30.11.1944 për situatën e 24 orëve të kaluara, pra për datën 29 nëntor shkruhet: “[…] b) Fronti i Adriatikut: Korparmata XXI Malore: Shkodra u lëshua, praparoja e div. 297 arriti në Koplik (15 km në veri – veriperëndim të Shkodrës) […].

Pra, praparoja e div.297 në datën 29 nëntor ishte ende në Koplik, duke vazhduar tërheqjen dhe siguronte njëherazi lëvizjen e kolonës gjermane nga shpina. Po ashtu, data e largimit të Wehrmacht-it nga Shkodra është e shënuar edhe në dokumentet e div. 297 dhe 181. të këmbësorisë gjermane. Arritja në këtë përfundim nuk është aspak e vështirë – siç thotë Prof. Fischer. Sigurisht që në këtë përfundim

arrihet duke bërë një analizë si mësipër, pasi është absurde të pretendohet ekzistenca e ndonjë dokumenti gjerman të kohës së luftës ku të shkruhet me gërma të mëdha se “ne ikëm në këtë apo atë datë nga Shqipëria apo që Shqipëria u çlirua në këtë datë”.

Ballafaqimi me dokumentet ushtarake gjermane nuk le asnjë shteg për të dyshuar se data 29 nëntor është de facto data e largimit të tyre nga Shkodra dhe njëherazi data e çlirimit të Shqipërisë, siç do të përcaktohej nga fituesit e luftës. Të dy këto aspekte janë të pranishme. Themi u larguan sepse dihet që, gjermanët ishin në tërheqje në të gjithë frontet e luftës. Po ashtu u çliruam, sepse sado modeste që mund të ishte kjo përpjekje, ishte e rëndësishme që Shqipëria u radhit në koalicionin botëror antifashist.

Një ditë më pas, më datën 28 nëntor po në këtë ditar raportohet: “Fronti i Adriatikut: Presion i vazhdueshëm i bandave ndaj pozicioneve penguese në jug të Shkodrës. Një regjiment i Korparmatës XXI, filloi nga Bioçe më datën 28.11 herët, lëvizjen për të hapur rrugën deri në Matesevo.”

Në këto kushte, situata ishte përmirësuar disi për gjermanët, sepse rajoni në të cilin ndodhej ura strategjike ishte siguruar dhe rruga po çahej me luftim edhe nga drejtimi tjetër. Hapja e rrugëtërheqjes nga të dyja krahët është një metodë që u aplikua me sukses nga gjermanët gjatë luftës.

Në Ditarin Luftarak të Wehrmacht-it të datës 29.11.44 shënohet: „Fronti i Adriatikut: Pozicioni pengues Shkodra është lëshuar nën presionin e bandave në mbrëmjen e datës 28.11. […] Një kompani turkmene dezertoi dhe kaloi te armiku. Sulmet e bandave ndaj kryeurës Bioçe janë sprapsur. Hapja e rrugës së tërheqjes është kryer deri në rajonin e Klopotit.“

Pra, siç lexojmë dhe nëse bëjmë një analizë historiko-ushtarake të situatës, në mbrëmjen e datës 28 nëntor trupat gjermane filluan të lëshojnë pozicionet e tyre në rrethinat e qytetit. Për këdo që kupton sadopak nga arti ushtarak, është e qartë që tërheqja me luftim është një nga llojet më të vështira të luftimit, sepse duhet të maksimizohet koordinimi i lëvizjes me zjarrin ndaj kundërshtarit. Pra, për t’u shprehur më qartë për lexuesin e thjeshtë: largimi i gjermanëve nga Shkodra nuk duhet menduar si një udhëtim i shpejtë mes për mes qytetit brenda një ore – siç mund ta kryejmë sot me një autokolonë ushtarake në kohë paqeje – por si një shkëputje e ngadaltë nga kundërshtari sipas planit të tërheqjes, duke ndjekur me rreptësi kohën, intervalet dhe radhën e tërheqjes (pararoja, forca kryesore, praparoja) së trupave nga pozicionet. Kësisoj, praparoja e div. 297 të këmbësorisë u largua nga qyteti i Shkodrës duke gdhirë 29 nëntori.

*Faksimilet e raportimt ditor të Komandës së ushtrisë gjermane në 2-3 ditët e fundit, para se të largohehsin nga Shkodra i gjeni në versionin print të gazetës.

 

Share This Article
41 Comments
    • I kam lexuar me interes dhe respekt shkrimet e historianit ushtarak,Marenglen Kasmi dhe e pershendes per objektivitetin dhe saktesine e fakteve dhe argumenteve qe perdor!!
      Historine e Shqiperise e kane bere shqiptaret,si ata qe luftuan kunder pushtuesve per CLIRIMIN e Shqiperise,por edhe ata,qe bashkepunuan me PUSHTUESIT per te SUNDUAR pas lufte per interesat e tyre antishqiptare te kamufluara gjoja ne emer te popullit!
      LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE KUNDER PUSHTUESVE NAZI-FASHITE DHE BASHKEPUNTOREVE TE TYRE,e bene USHTRIA NACIONAL-CLIRIMTARE e ORGANIZUAR DHE E DREJTUAR NGA PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE nen udheheqjen e ENVER HOXHES!!!
      Pra PARTIZANEVE DHE KOMUNISTEVE shqiptare u takon merita si CLIRIMTARET E SHQIPERISE te mbeshtetur nga mbare populli shqiptar dhe aleatet ANGLO-SOVJETO-AMERIKANE!!
      Kjo eshte historia e FITUESVE TE LUFTES,ndersa shqiptaret e tjere,qe doemos kane hyre ne HISTORINE E KESAJ LUFTE,pra Ballistet,Zogistet e te tjere,u takon merita ,qe u rreshtuan ne BLLOKUT HUMBES te kesaj lufte,pra kane DERDHUR GJAK PARTIZANI duke luftuar ne krah te pushtuesve!!
      Te dy keto forca shqiptare,pra ne nje ane PARTIZANET dhe perballe tyre Ballistet e Zogistet,kishin objektiva dhe qellime te kunderta para,gjate e pas luftes.
      PKSH ishte per LUFTE KUNDER PUSHTUESVE PER CLIRIMIN E SHQIPERISE DHE VENDOSJEN E NJE SHTETI DEMOKRATIK,ndersa shqiptaret e tjere,kundershtare te tyre ata Ballisto-Zogiste,kishin objektiv dhe qellim te kundert me ata:
      -ATA U BASHKUAN ME PUSHTUESIT KUNDER PARTIZANEVE JO VETEM SE ISHIN ANTIKOMUNISTE,POR EDHE SE U INTERESONTE PROPAGANDA MASHTRUESE E PUSHTUESVE,SE ME KETE PUSHTIM DO BASHKOHESHIM TE GJITHE SHQIPTARET NE TROJET ETNIKE!
      Me larg pames u tregua PKSH,qe u bashkua ne KOALICIONIN BOTEROR ANTIFASHIST,duke e rreshtuar Shqiperine me nder ne anen e FITUESVE..
      Ne se edhe PKSH do te kishte ndjekur IDETE dhe QELLIMET e Ballisto-Zogisteve,duke bashkepunuar me pushtuesit,gjoja per krijiim e Shqiperise etnike,pas luftes,jo vetem kjo Shqiperi nuk do te krijohej,por edhe keto 28 mije km/2 teritor, qe quhet sot REPUBLIKA E SHQIPERISE,nuk do te ekzistonte,sepse do ndahej me copa per cakenjte fqinje,qe edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris ne 1946 kerkonin pjesen e teritorit shqiptar nga Shkumbini e poshte si toke greke,duke e quajtur Shqiperine BASHKEPUNTORE ME PUSHTUESIT NAZI-FASHISTE,qe sulmuan e pushtuan Greqine me 1940-ten dhe se qeveria shqiptare e asaj kohe i shpalli Lufte Greqise,ndonese ishte e PUSHTUAR vete nga ata.

      Persa i perket diskutimit dates 29 nentor 1944 si date CLIRIMI e Shqiperise,une bazohem ne te dhenat e babait tim PARTIZAN I BRIGADES 22 SULMUESE TE USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE,qe mori pjese ne CLIRIMIN E qytetit te Shkodres me 29 NENTOR 1944!
      Babai im i ndjere me ka treguar se forcat e disa brigadave partizane rrethuan qytetin e Shkodres ne te gjitha anet (Brigada e 22 Sulmuese ishte vendosur ne drejtim te fshatit MES ne lindje te qytetit) dhe pasi moren urdherin per sulm,gjate nates se dates 28 NENTOR 1944 kane zhvilluar luftime te ashpra kunder gjermaneve(midis partizaneve te vrare dhe plagosur eshte plagosur edhe babai im tek URA E MESIT NGA SHPERTHIMI I NJE MINE MORTAJE) dhe ne te gdhire mengjesi i dates 29 NENTOR 1994,me luftime e siper ,forcat partizane iu afruan qytetit te Shkodres ne afersi te tij!
      Nderkohe gjermanet, te ndodhur nen GODITJET E FUQISHME TE FORCAVE PARTIZANE moren urdher te terhiqeshin,per te mos pesuar himbje me te medha!
      Ne oren 11.00 te dates 29 NENTOR 1944,BRIGADAT PARTIZANE QE MOREN PJESE NE CLIRIMIN E SHKODRES,PARAKALUAN NE MES TE QYTETIT te PERSHENDETUR SI CLIRIMTARE ME GEZIM E DASHURI NGA TE GJITHE POPULLI I SHKODRES!!!
      Ky eshte rrefimi,e verteta dhe historia e jetuar ne lufte nga nje CLIRIMTAR!!
      Keto fakte ,pinjollet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit KURRE NUK DO T’I PRANOJNE se ndryshe do te pranonin edhe TRADHETINE E ETERVE TE TYRE!!!
      Me 29 NENTOR 1944 mbaron historia e LUFTES NACIONAL-CLIRIMTATE dhe,qe vulosi pergjithmone se fituesit e saj jane PARTIZANET DHE PKSH SI UDHEHEQESE E DREJTUESE E KESAJ LUFTE HEROIKE!!
      DATEN E CLIRIMIT TE SHQIPERISE E CAKTUAN PARTIZANET SHQIPTARE ME GJAKUN DHE SAKRIFICAT E TYRE ME LUFTE TE PERGJAKESHME PER 3-4 VJET RRESHT,ndersa qeflinjte e PULAVE DHE RAKISE,pra ballisto-zogistet,si bashkepuntore te pushtuesve u takon vetem TURPI SI TRADHETARE TE KOMBIT SHQIPTAR!!!
      Tentativat anti shqiptare dhe poshteruese,qe duan te ndryshojne daten e CLIRIMIT TE SHQIPERISE APO DUKE E QUAJTUR ATE LUFTE CIVILE,APO DUKE E PERBALTUR FARE SE GJOJA ENVER HOXHA PASKA TRADHETUAR IDEALET E KESAJ LUFTE me vone,jane pjese e skenareve kriminale per shperberjen e Shqiperise si shtet dhe zhdukjen e pjeses me te LAVDISHME TE HISTORISE SE SAJ,LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE, vetem se ate e udhehoqen KOMUNISTET SHQIPTARE e jo ata!!
      Ne se ndryshohet data 29 NENTOR si date CLIRIMI,me siguri kjo do perbeje nje AKT TE TURPSHEM TRADHETIE NGA KUSHDO qe T’A
      MARRE PERSIPER,se do te ishte preludi i HEDHJES POSHTE EDHE TE LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE dhe do ngjalle perbuzjen dhe URREJTJEN nga te gjithe shqiptaret e ndershem e patriote kudo ku jetojne!!
      Vete parullat qe te dy kampet kundershtare shqiptare kishin shpallur gjate luftes,percaktojne hapur edhe qellimet e tyre ne kete lufte:
      -PARTIZANET:”VDEKJE FASHIZMIT-LIRI POPULLIT”!
      -BALLISTET:”SHQIPERIA E SHQIPTAREVE-VDEKJE TRADHETAREVE”!
      Ne se tentohet sot per njollosjen e LANC-it si lufte civile,ky TURP U TAKON Ballisteve,si bashkkepuntore me pushtuesit,se ne parullen e tyre nuk e zene ne goje luften kunder pushtuesit por “VDEKJE TRADHETAREVE”,qe nenkupton PARTIZANET!!!
      LAVDI PARTIZANEVE HEROIKE!!!
      LAVDI DESHMOREVE TE ATDHEUT!!
      LAVDI 29 NENTORIT 1944!

      • Dushnikut,ish ushtarak dhe komunist,
        dje,me dt.28/11 kam qene ne Beograd,ne nje fakultet te Universitetit te Beogradit…ne tavoline me dy Profesore me titull,ndersa po flisnim se si e gjetet dhe si e bete shqiperine ju,komunistet,biseda shkoi tek data e clirimit te cilen une,si gjithe pionieret e asaj kohe,instinktivisht e quaj 29 nentorin…u habiten ! edhe neve,( ne ish Jugosllavi ) me thane,kemi patur dite feste 29 nentorin !!
        ..Pa hyre ne te thella,nuk besoj se data e clirimit te shqiperise e fiksuar nga komunistet te kete qene rastesi por,shqiperia,e projektuar nga ” Komandanti ” si republika e shtate e Jugosllavise domosdo 29 netori ” hynte ne dashurine e perjeteshme ne mes popujve vellezer ”

        te fala

        • @ anonim!
          Anonim mbetet ju te gjithe pinjollet e atyre qe derdhen gjak partizani duke bashkepunuar mee pushtuesit!
          Dil me emrin e vertete dhe bej replike me mua duke perdorur emra ,data dhe fakte konkrete e jo llogje kavaje neper tavolinat e rakise!!
          29 NENTORI perfaqeson nje LUFTE HEROIKE dhe nuk eshte thjesht nje date kalendarike!
          Per me teper per mua si bir i PARTIZANIT,qe luftoi per Shqiperine qe ne 7 prill 1939 ,ne vitin 1942 ne CETEN E PEZES SE BAB MYSLIMIT,ne Batalionin PARTIZAN “DAJTI”,ne “BRIGADEN E 3 SULMUESE dhe ne fund ne BRIGADEN E 22 SULMUESE,qe Cliroi Shkodren dhe te gjitha trojet shqiptare ne ish Jugosllavi!!!
          Ti mund te sjellesh ketu plot data,emra,akuza te gjetura neper SENDYQET E KALBURA TE KOLABORACIONIZMIT SHQIPTAR E BOTEROR,por e verteta e 29 NENTORIT 1944,kjo dite e LAVDISHME qe simbolizon CLIRIMIN E SHQIPERISE eshte merite vetem e PARTIZANEVE SHQIPTARE DHE PKSH ,ndaj nuk keni te drejte te ULURINI ne kupe te qiellit sikur jeni PJELLE E SE VERTETES ABSOLUTE!!!
          SERA e juaj prej TRADHETARESH me e shumta qe mund te beni,RREFENI KONTRIBUTIN TUAJ GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE PER SHPORRJEN E OKUPATORIT NE INTERES TE Shqiperise!
          Tregoni se cfare repartesh krijuat,komandantet e tyre,sa luftetare dhe armatim kishin,luftimet qe kane bere dhe kunder kujt kane luftuar,te vraret ne keto luftime nga ana juaj dhe kundershtaret,ndertoni lapidaret e ketyre ngjarjeve tuaja,beni filma,romane,kenge,poezi,dokumentare etj!!!
          Na tregoni dokumente te kohes ku permendeni ju si BALLISTE E ZOGISTE,qe paskeni luftuar kunder pushtuesve,dokumente te arkivave gjermane,qe permendeni ju se paskeni luftuar kunder tyre dhe ne fund:PSE BOTA NJOHU VETEM PARTIZANET SI PJESMARRES NE KOALICIONIN BOTEROR FITUES E JO BALLISTET E ZOGISTET???
          Ne cdo pervjetor,te mbarimit te LUFTES SE DYTE BOTERORE,organizatoret nderkombetare te ketyre festimeve FTOJNE VETEM PERFAQESUES NGA PARTIZANET SI FITUES E ASNJEHERE nga ju si bashkepuntore meb pushtuesit dhe TRADHETAREW TE KAUZES BOTERORE KUNDER NAZI-FASHIZMIT GJAKATAR!!!
          Ne fund:29 nentori i ish Jugosllavise nuk eshte dita e clirimit te tyre,se ish Jugosllavia u clirua nje vit pas nesh!
          Edhe daten 17 nentor,qe eshte data e CLIRIMIT TE TIRANES,qe shume nga ju pinjollet e KOLABORACIONISTEVE e provokojne si date te CLIRIMIT,ne bote ka disa shtete qe 17 nentorin e kane feste KOMBETARE,bile edhe ORGANIZATA NAZISTE NE GREQI quhet “17 NENTORI”!!
          LASVDI PARTIZANEVE CLIRIMTARE!!!
          POSHTE TRADHETARET E ATDHEUT!!!

        • @anonim
          29 Nentori jugosllav i takon vitit 1943 dhe nuk eshte dite clirimi, po data e mbajtjes se Konferences se Dyte te Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar Jugosllav (AVNOJ) ku u hodhen bazat e Jugosllavise se re.
          Kerko ne Google per:
          The Declaration from the Second Session of the Anti-Fascist Council of National Liberation of Yugoslavia, November 29, 1943

        • pER GOMARIN ME PSEUDONIMIN ” aNONIM “: dATA 29 NENTOR, QE KA QENE DITE FESTE NE ISH-JUGOSLLAVI NUK KA PASUR KURRFARE LIDHJEJE ME DITEN E TYRE TE CLIRIMIT. aJO DATE KA QENE VENDOSUR NE 1946 TE PERKUJTOHEJ DHE KISHTE TE BENTE ME NJE MBLEDHJE TE AVNOJ-it. Pra jane dy data qe tregojne gjera te ndryshme dhe iu perkasin viteve te ndryshme.Nuk eshte cudi qe kete gje te mos e keni ditur edhe dy profesoret e beogradit sepse, po qe puna per ” profesore “, kemi edhe ne Shqiperi sa te duash gomere te tille.Ne respektojme si ” historian te madh ” berndt Fischer, i cili thoshte para dy muajve se ” Turqia nuk ka qene armik i shqiptareve ” . hajde mos qesh po deshe.

      • Pershendetje ,komandant Ladi! Gezohem qe je shendoshe e mire.
        Jo vetem une ,por te gjithe ushtaret qe kane kryer sherbimin ushtarak nen komanden tende,ruajne respekt te vecante per figuren e nje ushtaraku mjaft te pregatitur,korrekt , njerezor e mbi te gjitha patriot,sic ishte komandanti i grupit te artilerise Vladimir Dushniku.

        • Te falenderoj nga zemra,jo vetem ty,por te gjithe djelmoshave si ty,qe kam patur fatin te stervit ne radhet e USHTRISE POPULLORE!!!
          Kemi qene bashke ne ZAGORE te Shkodres bashke dhe ruaj kujtimet me te mira per te gjithe ju si ushtare te ATDHEUT,por edhe per fshataret e kesaj zone mikpritese!!
          Ruaj respektin me te madh per te gjithe ju ushtaret,si vellezerit e mij me te vegjel,se ju ,duke kryer me nder detyren ushtarake ne mbrojtje te ATDHEUT,me keni nderuar edhe mua si komandantin tuaj!!
          LAVDI 29 NENTORIT HEROIK,DITES SE PAVDEKESHME TE CLIRIMIT TE SHQIPERISE,QE NA DHA RASTIN TE KOMUNIKOJME ME NJERI TJETRIN PAS NJE KOHE KAQ TE GJATE!!!
          FALEMINDERIT SHUME!!!

      • Partizanet te kene lavdi,por ti eshte me mire ti thuash vehtes
        kapter i ushtrise,jo ushtarak.Dylberi i gjirokastres mbante vetem
        kaptera ne ushtrine e tij….. se nga ushtaraket e verete kishte frik
        nga rezimi i tij nga pushteti. Ushtaraket e vertete jane reziku me i
        madh per te permbisur xhdo pushtet te te gjitha ngjyrave.
        Une nga komenti tend ,mesova dhe e dija mire ,qe ti je nje tru shplare kapteri. Kapterat gjithmone zbatojne detyrat,nuk komandojne e te diskutojne per problemet e atdheut.

        • Bravo Tartuf!
          Ke thene ca fjale te mencura,sa as gomari im nuk i thoshte dot!!
          Dukeni ju kelyshet e Ballit e te Zogut,se jeni kafshe te zgjuara!!!
          Lum ne per IDIOTE si ju,o Terrrtuffff!!!
          Pas 50 vjet SOPCIALIZEM,doemos,qe TRUTE TUAJA do te shplaheshin neper BURGJE,INTERNIME,miniera,Spac,Burrel etj!!
          Kulmi eshte kur thoni se SEKRETARET E PARTISE,BRIGADIERET,DREJTORET etj,ju kishin PERDHUNUAR gratemmotrat,nrenat,vajzat etj,pra cdo femer e juaja,cfare mban pragu i shte[ise paska qene e PERDHUNUAR nga komunistet!!!
          Haaaaaaaaaa!!!
          Po mire,more birbo,ku eshte e keqja ketu???
          Se pari ato jane kenaqur ne orarin e punes,kane perfituar pune me te lehte se shoqet,dreken e kane kaluar nen hijen e pemeve,rrogen e kane marre pa punuar dhe ne fund kane fituar edhe ca FEMIJE BUKUROSHE qe jeni ju te sotmit!!
          Po te kishit ju mend,do benit mire te kerkonit ATESINE TUAJ,qe te perfitonit ca miliona nga ta ish sekretaret apo brigadieret komuniste!
          Helbete ata sot mund te jene bere DEPUTETE,MINISTRA APO KRYEMINISTRA dhe pare do kene plot!
          Pse te uani edhe tani,kur nenat tuaja jane “shtypur ” nga komunistet???
          Urime TAFUTI(me fal Tartufi),se kaq kisha!!

          • @ o Thomadhija
            Pse mor derezi e ben vehten te tallen dhe
            nga ata qe jane ne krahun tend.
            Nuk kishin kohe komunistet te perdhunonin
            familjet tona,se per dite degjeneronin pjesen
            tjeter te komunisteve.Nga ne kishin frik dhe
            na burgosnin dhe internonin.
            Trute e kafshes qe ke ti me shok ,nuk e dallon
            perdhunimin nga burgimi.
            Ata qe perdhunojne,jan te perdhunuar brez pas brezi nuk do koment.
            Po te lexosh me vemendje komentin tend eshte me teper per te qare se per te te urier.

  • PER CILEN ETIKE E KANE FJALET MODERATORET ENVERISTE NE DITA?

    qe dine te censurojne komentet me etike te plote te nastradinit, moderatore qe veprojne si Papa Piu Inkuizitori ne mesjete kur urdheri Mikelanxjelon t’i veje gjethe fiku gjenitaleve te skulpturave te tij famoze te vleresuara nga e gjitha Bota? Prandaj per kete arsye po dergoj serish shkrimin tim te mbuluar me GJETHE FIKU si me poshte vijon:

  • Nuk jam historian mgjithese lexoj shume libra historike. Keshtu qe nuk mund te shes mend ketu dhe te bej si specialist. Por te pakten nuk ndikohem nga partite ne kete diskutim historiografik. Se eshte e sakte apo nuk eshte e sakte kjo qe thote Marengleni le ta thone historianet. Por ajo qe me pelqen tek ky artikull eshte hedhja propozimit per nje komision gjitheperfshires historianesh te cilet te pandikuar nga politikanet teper diletante dhe driteshkurter qe ka sot Shqiperia, do te bejne rivleresimin e historise. Politikanet tane si derrat kerkojne te futin nockat e tyre edhe aty ku nuk u arrin truri. Ashtu si edhe disa komentues ketu, te cilet shiten si kompetente dhe shajne pa kriter artikujt cilesore qe botohen ne gazeten Dita. Gazeta, faleminderit per kete artikull te shkelqyer.

    • 29 NENTORI ESHTE DATA ME E ZEZE E HISTORISE SONE KOMBETARE

      sepse:

      Kjo date u IMPONUA me dhune nga Jugosllavia Komuniste
      Kjo date VULOSI ndarjen e Kosoves nga Memedheu
      Kjo date implementoi MURTAJEN bolshevike ne vendin tone
      Kjo date shenoi PUSHTIMIN e Shqypnise nga familja sadiste Hoxha
      Kjo date shenoi IZOLIMIN e Shqypnise nga Bota e Cvivilizuar
      Kjo date FALIMENTOI ekonomine dhe RENOI shtetin ne agonine e vet
      Kjo date fatale i ka bere shqyptaret si nje fis fanatikesh prej Afrike ZULU
      Kjo date famekeqe eshte TURPI dhe REZILI i politikes sone kombetare

      • ne kete date perdhunuan dhe gjyshen tende te sarajet e lena pas te mbretit zoge dhe keshtu dole ti qe te cane trapine dhe te ha mutine rofshi ju dhe gjithe hajdutet e kombite se tani gjoja ju erdhi radha aaaaaaaaa pse ju gnjen mendja mor ju te mjer

      • 29 Nentori eshte Dite e Lavdishme! Le te pelcasin gomeret e tipit nastradin, tradhetare dhe bashkepunetor te fashizmit. Kostrecet, kastravecet dhe kotecet e pulave ku futen koken balliste, legaliste dh zogiste, jane mikrobi i ketij vendi qe duhet te zhduken.
        Poshte fashiszmi dhe lavrat e tij ne bote dhe Shqiperi!

      • Shume fotografi e bukur .
        Ushtaraket , shqiptare me Uniforma Fashiste ,
        Intelektual te shkolluar ne perendim ,
        Pranojne ti sherbejne me Besnikeri Hitlerit dhe Musolinit ,
        Besen keta baballare ja dhane Hitlerit dhe Duçes .
        Po çfare kerkojne Tani keta Oficeret shqiptare qe i sherbyen Hitlerit ?

        Dekorata ? Dinjitet ? Apo leke me keste ?
        Perse nuk ja kerkojne Gjermanise ? se ciles i sherbyen ?

      • ore te varish kosova eshte ndare ne ne 1913. lexo o i pa lexuar .
        GJERMANIA U NDA E NE FUND KUR I ERDHI VEZA BOTES E BASHKOI.
        shikoni intervisten e fisherit tek ilva tare si e kA NJOHUR SHQIPERINE KY I ASHTUQUAJTUR HISTORIAN

      • Ik ore ti Uran Kostreci. S’e ke kuptuar ende se je nje gomar i klasit te pare qe shfryn vetem mllefe. Nuk te ka faj ty historia pse ke shkelur ligjet e shtetit dhe ke bere burg. Te ishe sjelle si 96% e shqiptareve do ta kishe kaluar jeten prane familjes dhe shoqerise. Dukesh qe je ende i frustruar dhe i tille do te vdesesh.

  • BERN FISHER ESHTE NJE GJERMAN ose Cifut gjerman (QE JETON NE AMERIKE) dhe ky ka interes qe ti shitet libri duke bere disa ndryshime te qellimshme dhe per te cuar uje atje ku i interespon klikes ku ai ben pjese!

    NE JEMI MESUAR ME TRADHETARET E SHQIPERISE DHE ATA KANE QENE GJITHMONE TE PRANOISHME NE POLITIKAT E GLOBIT!

  • -Nuk perben objekt diskutimi data 29 Nentor. E pranoj qe Shkodra qenka cliruar me 29 Nentor.Problemi eshte tek kriteri per te percaktuar festen. Si eshte zgjedhur qe data e clirimit te Shqiperise eshte data e clirimit te qytetit te fundit? Perse neve duhet te pranojme qe pas Shkodres nuk ka Shqiperi? Te dy forcat qofte me 28 ose 29 bazohen tek ky kriter. Ketu qendron paradoksi .Neve nuk mund te vendosim per situata gjeopolitike te Europes por sepakut mos te permendim se ku mbaron Shqiperia. Ne periudhen e Mbreterise quhej Mbreteria Shqiptare dhe Mbreti i Shqiptarve pikerisht per mos te pranuar vijen e kufirit. Greket kane nje dite perkujtimore dhe sic e verejtet erdhen per ta perkujtuar deri ne Kelcyre.!?? Ndersa neve duke patur tokat tona i largojme me “ligj” se eksiston nje ligj i festave. Prandej dita e clirimit eshte dita qe clirohet Kryeqyteti.

    • Ja nje mendje e qarte, qe me urtesi dhe korrektesi, te ben te mendohesh, se mund te bisedohet dhe ska nevoje te cirremi, si ujqit.
      Kujtesa te pergezoj per mendimin e qarte dhe pa mbulesa politike.
      Edhe mua nuk eshte se me ngaterron mendimin dita 29 apo edhe 28, jam edhe per 17 nentorin, por menyra se si ti e arsyeton, eshte teresisht shqiptare dhe se Shqiperia nuk eshte kjo qe kemi zyrtarisht.

      • @ Horri i Bulevardit!
        Me vjen keq qe ke rene preh e provokimeve te pinjolleve te atyre qe nuk i lidh asgje me LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE!!!
        29 NENTORI 1944 perfaqeson PJESEN ME TE LAVDISHME TE HISTORISE SE SHQIPERISE NE KETO 500-600 VJETET E FUNDIT!!!
        Kjo lufte na rreshtoi per here te pare ne HISTORI si FITUES I NJE LUFTE TE PERGJAKESGHME BOTERORE ,per krah FUQIVE ME TE MEDHA TE KOHES!!
        Ne se Enver Hoxhen e akuzojne sot se e izoloi Shqiperine nga Europa,po te ishim bere pjese e BOSHTIT ITALO-GFJERMAN,do te ishim zhdukur si shtet nga harta e Europes me keq se ne 1913!

        Kunder 29 nentorit jane vetem ata qe bashkepunuan me pushtuesit,ndaj ata tere jeten kete pune do bejne!!
        Ti pranon te nderrohet data e CLIRIMIT nga 29 te behet 17 nentori!
        Po kush e ka kete te drejte te TALLET ME GJAKUN DHE SAKRIFICAT E PARTIZANEVE DHE POPULLIT MBARE qe luftuan dhe dhane jeten 28 mije deshmoret e Atdheut???
        A e di ti,HORRI…,se kete date feste,pra 17 nentorin e kane disa shtete ne bote,per me teper edhe NAZISTET GREKE keshtu e kane emertuar organizaten e tyre:17 NENTORI!!!
        Cdo te thoni atehere???
        Te diskutosh sot per 29 nentorin,te jete apo mos te jete doita e CLIRIMIT te Shqiperise eshte pararoja e HEDHJES POSHTE TE LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE!!!
        Pas kesaj KOLABORACIONISTET TRADHETARE,do kerkojne (sic po thone),qe ENVER HOXHA I TRADHETOI IDEALET E LUFTES,NDAJ AJO KA QENE LUFTE CIVILE PER PUSHTET E JO CLIRIMTARE!!!
        Pra kesaj i thone te BEHET NJE MUKJE E DYTE,ku ata,qe bashkepunuan me PUSHTUESIT te kene te drejten te NJOLLOSIN DHE HEDHIN POSHTE NJE LUFTE TE TERE HEROIKE!!!
        KJO DO JETE TRADHETI ME E MADHE SE AJO E MUKJES, o HORR…!!!

  • Akoma merreni me kete çifutin e Amerikes ,ky thote shyqyr ka budallenj qe ma blejne librin mua, me e mira e çdo historiani Shqiptar eshte injorimi i tij pa i kthyer fare pergjigje

  • Or,arvizu dhe tavarishi rus,po ju vetem hani mutse ju as dini histori dhe as dini,njerzi ju jeni ca qe e keni msue tastaturen me perdor,si ky idioti bernt fisher,qe vetem historian nuk eshte,ky eshte nji spiun i cia,amerikane dhe mosadit izraelit,qe eshte shum irezikshe.ervizu dhe tavarish,Jugosllavia eshte cliruar nji vit ma von,dhe nese i bije ju te muncurit e dynjas si thoni.atehere i bie qe judot e kan mar nga shqiptaret diten e clirimit,por nuk eshte ashtu or ballist zogist,legalist tradhtar,29.nentor jugosllav ka te beje me daten e AVNOIT;1943,or te mjer,por me keta rena e parulla qe thuhen jan pjell e tradhtarve dhe humbseve te luftes dhe e gjeten kete dat te jugosllaveve,dhe mule bura ti biem ksaj pike se,dhe kta komunistat tan e kan bere te njejten dit,festen e clirimit.Po,per mue dhe per njerez te ditun,dhe te ndershum shpejt zbulohen hilet tuaja,se a po,e shifni se dilni lakuriq me parulat e juaja.mashtrus dhe renaxhi,manipolator dhe hajdut,te pe nder dhe pa njnja njerzore.Pra viti,dhe dita e clirimit te shqipris eshte 29,nentor1944,kurse ai jugosllav,29,nentor,dita e AVNOIT,te dyte,1943,dhe pas liftes qe ne jugosllava mbaroi gat nji vi ma von,a la si dita e RePublikes federative jugosllave,kjo date,data e avnoit or te mjer tradhtar dhe mashtrus,a po e shifni se,nuk perputhet dita jon e clirimit me ate jugosllav,ju mundni me mashtrue vetveten bashk me bernt fisherinpor jo mue dhe njerzit cka kan ne kok mend dhe argumentet qe flasin or kopilat e shkieve dhe te tradhtarve te kombit.Jasht duhet te flaket nga shqipria bernt fisheri,dhe te shpallet PERSON NON GRATA,ky spiun i degjeniruar.

    • dike rusisht dhe italishtI (fjalet e ndyra natyrisht) o marka gjoni qe gjithmone e ke shitur shqiperine sllaveve dhe fashistave. Mjere Shqiperia qe ju mekoi juve o plehra.

  • Ju lumte Z. Kasmi! Skrimi Juaj eshte plot argumente dhe nivel. Ju konsideroj me plot kompetence ne historine ushtarake. Te juajt si Z. Fisher keputin ndonje argument as mish as peshk (qe mbase iu nevojitet per te “pasuruar” currikulat e tyre andej ku punojne). Ju falenderoj per punene tuaj dinjitoze.

    • Po ku mbaron mor ti Zotni, se keq me jua vleresuar Shkodren e keq mos me jua vleresue! Nuk dini se cfare doni ju shkodranet! Na e trego ti tahsti se ku mbaron.

    • Or Kola!
      Nuk ke faj qe nuk e di se kush quhet REPUBLIKA E SHQIPERISE!!!
      Ne vitin 1913 ne Konferencen FAMEKEQE E ANTISHQIPTARE u vendosen keta kufij,qe ka sot REPUBLIKA E SHQIPERISE prej 28 mije km/2!
      Ushtria Nacional-Clirimtare,si pjese e KOALICIONIT BOTEROR ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN luftoi per CLIRIMIN E KESAJ Shqiperie,sepse keto kufinj njihte edhe bota ne ate kohe!
      Tjeter politike ndoqen FUQITE E BOSHTIR ROME-BERLIN-TOKIO,qe propaganduan fort,se me pushtimin e te gjithe Europes,do bashkoheshin te gjitha trojet shqiptare ne Ballkan,njelloj sic kane qene ne kohen e PERANDORISE TURKE TE SULLTANEVE!!!
      Te pranoje “SHQIPERINE ETNIKE” ne ate kohe,do te thoshte te pranoje PUSHTIMIN NAZI-FASHIST,prandaj ketu ndahen perfundimisht PARTIZANET HEROIKE SI CLIRIMTARE ME BASHKEPUNTORET TRADJHETARE BALLISTO-ZOGISTE!!!
      Edhe ti,si pinjoll i atyre TRADHETAREVE te KOMBIT shqiptar qe bashkepunuan me pushtuesit,prandaj derdellit,si IDIOT se “SHQIPERIA NUK MBARON NE SHKODER”!!!
      Po sot,a di gje se ku mbaron Shqiperia,o shpellar???
      Me IDIOTE si ty cdo pushtues ben palle ARIU!!!

  • Mire e ka ky Fisheri, sepse ne 4 dhjetor kane dale nga kufiri i shqiperise gjermanet pasi ata Kosoven e konsideronin Shqiperi. Luftetaret e LANÇ-it shkuan deri ne kufirin me Serbine duke e debuar okupatorin Gjerman.

  • Historine e bejne fitimtaret. Fisher i munduri te vijne e mbledhin kockat (ato qe kane mbetur)e te mos beje ze! Shkodra eshte çliruar me 29 nentor 1944 dhe si qyteti i fundit mbetet edhe Shqiperia ta festoje ne kete date! Perulje para kesaj date, kush mohon kete date nuk eshte shqiptar!

  • Roberto i nxehur, mos u irrito, kur them se MUND te jete edhe 17 nentori, dita e clirimit te kryeqytetit, nuk me shkon mendja fare as tek greket dhe as tek ndonje shtet tjeter.
    MUND te jete them une, duke e lene te hapur diskutimin per kete date.
    Une festoj 29 nentorin si feste clirimi, se se pari kjo date eshte zyrtare dhe sjam une ai qe mund te diskutoj dhe te vendos, ndonje date tjeter.
    Prandaj para reagimit tend, me lexo deri ne fund dhe me kupto, se cfare dua te them.
    Gezuar gesten e clirimit, 29 nentorin.

  • kjo e Fisherit ngjan me historine e Schliemann,qe vajti ne Hisarlik e gjeti nje arke me sende te florinjta dhe ia vuri emrin thesari i Priamit. Shkoi ne Mikene, gjeti nje maske floriri dh ia vuri emrin maska e Agamemnonit. Vjen Fisheri nga Amerika dhe i ve emrin Luftes,e quan lufte civile,i gjen edhe nje date siç gjeti Schliemann briskun e rrojes se Priamit dhe i vuri edhe daten, po te mos ishim ne do kerkonte nje Shqiperi neper bote ti kepuste kete teorine e Fisherit. Po mire na e bejne…Thote populli i varfer qe i zoti e nxjerr gomarin nga balta.

    • Te pranosh qe te huajt te te shkruajne historine,per me teper ta RISHKRUAJNE ATE sipas interesave te tyre,eshte njelloj si te pranosh,qe ………FEMIJA QE TE KA SJELLE NE JETE GRUAJA JOTE,TA KETE………… ME KOMSHIUN,prandaj e therret ate qe t’i veje……. edhe emrin!!!
      Keshtu edhe ky Fisheri,qe sillet tamam si RRAPUSH XHAFERRI NE VAKTIT!!!
      Privatizojeni edhe HISTORINE E SHQIPERISE dhe jepjani DAMIR FAZLLICIT se ai e njeh mire kete fushe!!!

      • Feniks :
        jo dhe jo Damirit serb :

        Ne kemi djem qe e dine mire historine .
        Nasruddini dhe Mark.uk .
        Vetem keta munde ta bejne Historine .
        dhe munde ta vene daten e çlirimit .

        Te gjithe ju te tjeret , populli , dhe historianet nuk merrni vesh nga Historia .

        Eshte nder , dhe duhet te Votojme qe daten e çlirimit te bejme 7 prillin ose 4 dhjetori e vrasjeve pa gjygje te xhafer deves .

        Xhafer Deven e dekuroje nishani ?
        Po NASRUDDINI mori ndonje dekorate per çlirimin e Vatanit nga Komunistet ?

  • I kam ndjekur me venendje qysh nga 93 debatet per 28 e 29 Nentorin.Ky diskutim,do ta quaj shterp,vjen nga idjotizmat e politikes shqiptare ne keto 24 vjete .Politkane pa formin dhe antikombetare e hodhen kete ide per tu treguar se jane kunder komunizmit e diktatures se Hoxhes Me kete llogjike ,qe perfaqsohet nga Berisha dhe mbeturinat e bashkpuntorve te nazifashizmit ,nuk kerkohet saktesia e datave por injorimi i LNCL. Arsyeja eshte e thjeshte. Grumbullimi i plehrave per te triumfuar ne marrjen e pushtetit .Per Berishen dhe pinjollet ,qe u vjen per shtate, historia e Shqiperise duhet te shkruhet sipas konceptit qe kushdo ka te drejte te japi mendimin e tije .E keqja qendron se zhurmen e bejne ata qe nuk jane pjestare te ksaje epoke te lavdishme .
    Shume balte u munduan te hedhin edhe per 28 Netorin dhe figuren e Plakut I.Qemali.Qellimi eshte te goditen momentet me te rendesishme te historise se popullit tone .Te mohojne identitetin kombetare shqiptare e te autoktonise me te lashte ne Ballkan. Ashtu sic kerkojne fqinjet tane .
    Te dy keto data kane firmen e popullit qe u dhane shqiptarve Mevetesine dhe Lirine .Ne qe i gezojme te perulemi me respekte ndaj vepres se tyre e jo ti sabotojme ne sherbim te armiqve te kombit .
    Keto anomali ne demokracine shqiptare zgjidhen shume lehte me Kushtetuten e Republikes Demokratike Shqiptare ku te shprehet prerazi per datat historike te kombit .Te thuhet qe 28 eshte data e Mevetesise dhe 29 e Clirimit. Cdo festim jashte ketyre datave, apo keq perdorim i tyre ,sic bejne te perndjekurit ne Lulin qe festojne ne te njejten date bemat e diktatures ,te denohet me ligj .Te shpallet ato parti te jashteligjshme qe deformojne apo diskriminojne sakrificat e popullit per Mevetesi e Liri . Shkoni po u mbajti bytha te luani me keto data ne ndonje vend tjeter te botes .Ne stiven e druve u djegin te gjalle sic i kane djegur.Kjo qenka pa u regulluar ne Shqiperi se kur jemi cliruar dhe lejojme kriminelet dhe hajdutet ta shkaterrojne vendin .
    Turp per politiken qe nuk ndajne te shkuaren me te tashmen .Keto pune ngelen pa u zgjidhur nga politika apo mjerimi ,hajduteria, kriminaliteti ,narkomania qe mbizoteron ne cdo cep te Shqiperise .Keto jane idjotizma qe burojne nga shterpsia e klases politike e intelektuale te vendit .

  • Ne bythen e langonjève kane dalè po langonjè tè rinj por pa rrènjè,do tè shkojnè ca ditè dhe do tè thahen,do ti djegin vetè po langonjte, do tè hanè njeri tjetrin.Si zotria fisher dhe lekistat kolaboracinistè ta mèsojnè mire nga z.Marenglen Kasmi.E vèrteta historike èshtè 29 Nèntori dhe nuk lèviz.Tè ngrihen nga varri kolaboraconistèt por nuk ndryshojne dot tè vèrtetèn.Mizat e haleve le tè mblidhen dhe tè gumzhijnè por miza haleje do tèngelen.

    • O Sulo kapedani, kapedanet nuk shkruajne dhe kuvendojne keshtu ??
      Kapedani eshte simboli i trimerise dhe i urtesise… jo i brockollave qe te ben
      te kuptosh,se ti nuk je Sulo Kapedani…. por Sulo hajvani. Me nje popull me
      mendjen e hajvanit Sulo ,bhet tallija e gjith botes qe e rethon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *