Të rrekesh të shpëtosh nga e keqja me anë të së keqes, do të thotë të biesh edhe më keq në kthetrat e së keqes. Vetëm kaq mund t’u thuhet të gjithë atyre, përfshi edhe profesorin e nderuar Servet Pëllumbi që shpëtimin e PS nga “intriga Blushi”, përpiqen ta arrijnë jo me anë të së mirës, pra duke e përballur demokratikisht, por me anë të së keqes, duke dhunuar demokracinë e brendshme, statutin e partisë. Nuk duan të kuptojnë se një rrugë e tillë të shpie te një formë tjetër e së keqes, ndërsa çështja është t’i largohesh asaj.
Të gjithë ata që duan të shmangin një zgjedhje të kryetarit në Kongresin e ardhshëm të PS edhe pse nuk e thonë, e mendojnë Ben Blushin, si një karrierist apo delfin të Fatos Nanos që po tenton të përçajë PS dhe të rrëzojë Edi Ramën nga posti i kryetarit dhe vetëkuptueshëm, edhe nga ai i kryeministrit. Ndoshta kanë të kenë të drejtë. Lufta e klaneve brenda llojit nuk vdes kollaj dhe etja e shpagimit për lidershipin e humbur, lavdinë dhe privilegjet që e bashkëshoqërojnë atë, është një karburant i pashtershëm. Aq më shumë në Shqipëri. Kuptohet, një gjasë e tillë do të qe e uruar edhe nga shpresëhumburi por ustai i intrigave afatgjata, Berisha, që nuk bëri më kot dikur aleancë me “të ikurin” Nano. Ndoshta frytet e hidhura të asaj aleance po shfaqen sot. E megjithatë, edhe në qoftë kështu, a është rruga e antidemokracisë ajo shpëtimtarja dhe e vetmja për përballjen e një intrige të tillë?
S’ka asnjë dyshim që një përmbysje e Ramës nga “fraksioni Blushi” do të qe ndjellakeqe jo vetëm për PS, por edhe për Shqipërinë. Sepse në qeverisjen e Ramës mund të qëmtosh jo pak të meta, por njëherazi, edhe mjaft arritje në shtetformim që nuk mund t’i qëmtosh në asnjë nga qeverisjet e derisotme të tranzicionit. Në fakt, kjo qeveri po kuron shumë nga plagët antishtet (sëmundja kronike nga e cila kanë vuajtur përherë shqiptarët) që i kanë shkaktuar vendit keqqeverisjet e deridjeshme. Një rrëzim i qeverisë Rama sot, do ta rifuste fatin e Shqipërisë në kthetrat e gjithë zorzopëve dhe klaneve të politikës së vjetër që e kanë zhvatur dhe përgjakur në këto më shumë se dy dekada tranzicion duke pasuruar kafshërisht veten, familjet dhe klientët e tyre. E kam fjalën, në radhë të parë, për klanet berishiste dhe nanoiste, harmonia e gjakimeve të të cilëve kundër Edi Ramës, nuk është më një sekret.
E mira e vendit dhe e integrimit të Shqipërisë në BE, e do që stabiliteti i qeverisë Rama të ruhet me çdo kusht. Por “me çdo kusht” nuk do të thotë edhe duke dhunuar demokracinë e brendshme në PS sepse, një gjë e tillë, do na shpinte pikërisht te ajo e keqe që duam të shmangim, do të thoshte që nga një e keqe të kalojmë për shpëtim në një të keqe tjetër. Të shpëtojmë “Rilindjen” duke ja hequr demokracinë?! Po a nuk është kjo njësoj si të përpiqesh të shpëtosh pyllin nga zjarri duke hequr ajrin që, edhe pse ushqen zjarrin, është po aq jetik edhe për pyllin?
Një lidership që i shpëton sulmeve dhe intrigave duke mbytur demokracinë në parti, nuk mund të mos përfundojë duke mbytur demokracinë edhe në shtet. Eshtë aksiomatike. Kjo është, në fakt, metamorfoza e të gjithë liderëve që janë shndërruar në diktatorë, katilë dhe vrasës jo menjëherë por gradualisht, nga nevoja për të mposhtur një të keqe të momentit apo një rrezik të përkohshëm, “për të mirën” e Shqipërisë, publikut, “popullit”. Kështu u bë diktator edhe Enver Hoxha. Kështu u bë autokrat edhe “sjellësi i demokracisë” Berisha. Thjesht duke i mbyllur gojën sot Sejfulla Malëshovës apo Spartak Ngjelës, nesër Liri Belishovës apo Uran Butkës, pasnesër Todi Lubonjës apo Neritan Cekës. Oreksi vjen duke ngrënë. Partia nis e ushqehet me bijtë e vet, lideri duke ngrënë shokët e vet dhe në fund fare, kullufit edhe demokracinë duke u justifikuar dhe racionalizuar se “nuk kishte rrugë tjetër”. Rrugë tjetër po për ku?! Befas, kur është tepër vonë, shohim se kemi ecur në të përkundërt të saj që synonim, se lufta në emër të demokracisë dhe lirisë (së mirës) na ka flakur në polin e autokratizmit e më pas, edhe të diktaturës ( së keqes).
Shqipëria duhet të largohet me çdo kusht nga vrima e zezë e traditës, ende të fuqishme, të autokratizmit dhe antidemokracisë që tenton të rithithë. Dhe për këtë nuk ka rrugë tjetër veçse duke i qëndruar besnik parimeve mbi të cilat funksionon demokracia. Në radhë të parë në PS, që është partia më e madhe dhe që ka shpallur ambicien e lavdërueshme për një Rilindje të aspiratës së demokracisë dhe në shteti me liri.
Por PS nuk mund ta rilindë demokracinë në Shqipëri duke e shtypur atë në gjirin e saj. Prandaj Rama duhet ta sigurojë vazhdimësinë e lidershipit të tij në PS demokratikisht, me anë të rizgjedhjes sipas normave të Statutit nëse dëshiron që karriera e tij të mbetet një investim në rrugën e demokracisë. Ndryshe do të ecë në shtigje të stërshkelura nga autokratë e diktatorë para tij.
Këtu është radha për një replikë me Servet Pëllumbin i cili, në një prononcim dy ditë më parë, këshillon që PS të anashkalojë demokracinë:
“Ne gjendemi para një situate të tillë që kryeministri që është edhe kryetar partie, u votua në 2013 edhe nga socialistët edhe nga elektorati, u votua në 2015-n, pra mori dy herë mandate edhe nga socialistët edhe nga populli, atëherë pse u dashka të bëhet edhe një votim pa u mbaruar mandati, në mes të mandatit, kur ka probleme të tjera më të mprehta, kur dihet se ka një skenar që duan t’ja ndërpresin jetën kësaj mazhorance për të kaluar në një mazhorancë tjetër me PD-në, apo në zgjedhje të parakohshme”- thotë Pëllumbi.
Arsyetimi nuk qëndron sepse është i mbështetur në premisa jo bindëse që e shndërrojnë në sofizëm. Një fitore reale në zgjedhjet e para një viti vetëm mund të rikonfirmohej nga kongresi i partisë. Atë mund ta zhvlerësonte vetëm ndonjë superskandal në qeverisje, nga zgjedhjet e fundit e këtej, i ngjashëm me masakrën e “21 janarit” apo atë të Gërdecit. Por, fatmirësisht, kjo qeveri nuk ka në bilanc skandale të tilla kriminale. Fitorja e zgjedhjeve të 2015-tës mund të zhvlerësohej edhe nëse delegatët në Kongres, nuk e përçojnë vullnetin e shumicës së socialistëve dhe elektoratit që u manifestua në zgjedhjet e 2015-tës. Po a është e mundur një gjë e tillë? Nëse po, atëherë kjo nuk do të kishte të bënte me gjendjen reale të punëve dhe qeverisjes, por me deformimet që sjellin në proces intrigat në gjirin e elitave politike. Në fakt do të qe provë e kalbëzimit të thellë të forumeve të PS që unë nuk e besoj por që Pëllumbi, me këshillat e tij për shmangien e demokracisë, e nënkupton.
Pëllumbi flet për një skenar që synon t’ia ndërpresë jetën kësaj maxhorance për të kaluar në një tjetër maxhorancë me PD (që do të qe në kob për Shqipërinë sepse do të thoshte të riktheje në qeveri vrasësit e pandëshkuar të “21 janarit”) apo për kalim në zgjedhje të parakohshme. Kjo është plotësisht e vërtetë. Por është po aq e vërtetë se shmangia e këtij skenari me anë të dhunimit të demokracisë në PS, do qe dobësi dhe mungesë besimi që, në fakt, do e ushqente një skenar të tillë, duke i dhënë mundësi hartuesve të tij, të rrëmbejnë flamurin e mbrojtësve të demokracisë. E ushqen atë skenar duke i falur flamurin e një akuze të drejtë. Ngritja e autokratit Berisha në Kuvend për të denoncuar shkeljen e demokracisë në PS, sado groteske, madje pikërisht pse është e tillë, duhet të na e lehtësojë punën për të kuptuar kaq gjë.
Shkurt, sugjerimi i Pëllumbit, ndryn dyshimin se respektimi i Statutit dhe demokracisë në PS, do i hapte rrugë një skenari përçarës nanoisto-berishist. Nuk e përjashtoj një gjë të tillë, por përjashtoj mundësinë e suksesit të një skenari të tillë. Ndryshe, duhet të pohojmë se PS ka hyrë në udhëkryqin e të këqijave të pashmangshme. Por nuk besoj. Ashtu sikundër nuk besoj se shumicës së forumeve të PS, shumicës së Kongresit të saj, intrigat, xhelozitë, pakënaqësitë e ndarjes së posteve, mllefet apo kostot e reformave të vështira shtet-formuese, do ja kenë zalisur arsyen deri në atë shkallë, sa lidershipin me suksese të faktuara të Edi Ramës, ta ndërronin me premtimet romaneske të Ben Blushit që, kur është fjala për të kaluar tek veprat, e ka treguar me “vepra” se nuk është aq elokuent.
Dhe nëse punët nuk qëndrojnë kështu, atëherë kemi të bëjmë me një gangrenizim nga i cili PS nuk shpëton dot duke sharruar statutin e saj dhe demokracinë. Sepse, sikundër na e ka provuar kaq e kaq herë historia, përdhunimi i demokracisë e mbars partinë me përbindësha a leviathanë shumëkokësh, që pasi i pjell, e gëlltisin partinë dhe demokracinë vetë. Madje edhe baballarët që e përdhunuan demokracinë në emër të “popullit” apo të së mirës “publike”!

nje permbysje e rames do te qe ndjellakeqese jo vetem per Ps por dhe per Shqiperine.
Mendoj qe nje largim i Rames do qe shpetimtar per te majten dhe nje pleh me pak ne krye te shtetit.
Zoti Krtist 1,na flet me mllef per kryeministrin e sotem , duke aluduar per kryebanditin e Vucidolit,si alternative e nenkuptuar prej teje . Ne se ndjek vertet me dashamiresi zhvillimet politike ne vend ,( qe m,e sa duket shikon me ate “pa xham”), duhej te na jepje edhe rrugen e zgjidhjes, ne se bie E.Rama,per te na thene se ke shikon ti,te denje nga kreret e PS-se per te ringritur shtetin,se….sot per sot, nuk duket as edhe njeri qe te shpresojme ta ngrere vendin nga bataku ,qe e la vendin bajraktari tropojan,si me 1997,ashtu dhe me 2013 ?!
Ben mire ta vjellesh ate luge corbe te prishur,qe ke ngrene,qe te shpetosh nga dilema qe ke . Nuk eshte komenti i pare,qe pozicionohesh keshtu !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Faleminderit,neqoftese je i ndershem je shume naiv qe mendon se Rama ndryshon nga Saliu.
Me vjen shume keq Z. Stefani por,edhe ju u futet ne vorbullen shqiptare per te mos thene ne hilen e konspiracionit Nano-Berisha -Meta! Ne Shqiperi perdirisa kjo treshe eshte gjalle c’do gje eshte e pergatitur! Dhe Blushi eshte nje mashe! A eshte naiv Blushi? Nuk besoj! Por disa njerez kodoshe po i perkedhelin sedren Benit! Nuk eshte koha! Pas reformes ne drejtesi Po! Por jo tani ! Tani eshte nje komplot per te shpetuar koken e tyre me rezimin e Rames ose me hapjen e ketij debati! Shqiperia vuan nga nje kancer tresh Nano-Berisha -Meta! Kene blere edhe nderkombetare qe te shpetojne! Kane vene ne funksio mafien e tyre! Te eleminohet Rama te shpetojne keta vrases! Ky eshte qellimi! Por ka dhe komentues injorante si Kris1! Dy fjali qe kundershtojne njera tjetren!
Z.A.Stefani. Je lodhur kot ti shpjegosh Pr.Pellumbit qe ka gabuar.Ne qe kuptojme pak nga filozofia nuk i marrim kaq serjozishte ato qe ti shpjegon.Nuk shohim dhe as kuptojme ndonje hata te ndodhi nese ndryshojne rregullat e brendshme te nje Partie.Ne kuptimin klasike ti ke te drjejte gjithashtu po te kemi nje demokraci te pelqyshme eshte ashtu sic thua ti.
Pr.Pellumbi shprehet shume racjonal dhe nuk le asnje shteg qe te kuptojme se po shkelet demokracia.Ai qe fitoi dy pale zgjedhje nenkuptohet qe eshte i votebesuar.Kjo mjafton per kedo si brenda Ps dhe per Saliun e Lulin qe po u digjet shpirti se po ndodh hataja me te majtet.Qajne ujqerit se blegerijne delet soze.
Edhe ta marrim te qene nje rivotim do te lere me shume nje shije te hidhur se sa llogjika per te mos shkelur statusin.Pra nje fitues duhet te garoje perseri se ka te tjere qe hyjne ne gare pa u lodhur fare vetem se thot statusi.Pra ne menyre artificjale rihapim nje kapitull te karrjerizmit dhe brylave brenda nje partie per ate karrike qe eshte shume e majme ne politiken shqitpare.
Argumentet e tjera jane mese te verteta.Blushi zbene gje tjeter me shume se ata qe duan dobesimin e figures se Rames per ta nxjerr nga politika.Si thua Rama nuk eshe pa te meta por me i mire se gjithe te tjeret ne 24 vjete demokraci.Te minosh nje figure te tille do te thot qe nuk ka vullnet te kapesh pas atyre qe hapin nje dritare per demokracine.Rama eshte akoma ne prove.Le te durojme dhe disa muaj ku jane per tu kryer disa reforma te rendesishme.Suksesi i tyre dhe vazhdimesia ne prioritetet Evropjane do te rivlersoje te qenurit e tij ne kry te Partise.
Ti merr vesh nga filozofia?! Ky togfjalësh, “…vazhdimesia ne prioritetet Evropjane…”, thotë që je analfabet. Si mund të marrë vesh nga filozofia një nalfabet?
PELLAZG…..!,TE PESHTYSH TJETRIN, ESHTE
GJEJA
ME E LEHTE, QE MUND TE BEJE NJE “FILOZOF” ,
SI PUNA JOTE ! CILA ESHTE ALZTERNATIVA E
“FILOZOFISE ” TENDE , QE TU JAPESH MEND TE
TJEREVE ?!
Pra ti shpatar mendon se ne nje parti nuk duhet statuti ose ne rastin me te mire per ty, nuk duhet zbatuar statuti.
ne se ne statut nuk thuhet qe ” kryetari qe fiton dy ose dhe me shume paqle zgjedhje nuk duhet te votohet, atehere ashtu le te behet : te zbatohet statuti. Por ne se ne statut nuk thuhet nje gje e tille, atehere duhen bere votime.
Kur te ndryshoje statuti dhe ne te te shprehet se ” kryetari qe fiton zgjedhjet nuk duhet votuar me” atehere nga data e ndryshimit te statutitit duhet medopemos te zbatohet ndryshuimi me perpikmeri.
Bota, ka aritur perparimin nepermjet te zbatimit te ligjeve dhe te statuteve. Por ne Shqiperi nuk zbatohen ligjet dhe statuutet dhe rregulloret. Ato zbatohen kur t’i teket kryetareve, prandaj Shqiperia vuan dhe do te vuaje perhere.
Pellumbi eshte nje i drejte ne rruge te gabuar. Stefani eshte nje gabim gjenetik.
‘Intervista ‘manifest’ i 95 vjeçares Nexhmije Xhuglinit(Hoxha )dhe stefanaqeve te ‘informacionit’ qe pas 25 vjeteve u ka dale bishti !
—————————–
Te perdoresh fjalen ‘demokraci’ pas 25 vjetesh ne nje vend pa shtet,pa shtet te se drejtes,pa pushtete si shtyllat e shtetit nga legjislativi tek gjyqesori,nga ekzekutivi si pjelle e nje legjisòativi qe nuk perfaqeson popullin apo nga gjyqesori i ‘kadiut kur i rrefen parane ters e vertit sherihane…’q me tragjikja tek pushteti i katert apo informacioni tregon as me pak e as me shume qe ‘Stefanaqet’ o jane te semure psiqike ,o me alzjmer o te ‘burgosur’ dhe firmosin shkrimet e te tjereve o vuajne 100 perqind ‘sindromen e Stokolmit’ qe jo vetem nuk jetojne dot pa perdhunuesit por ata i mbajne si idhuj e u sherbejne me devotshmeri!.Ky jo vetem nuk eshte informacion por as diformacion por ‘SHPIFJE’!
Si mund te marre persiper nje ‘gazetar’ pas 25 vjetesh e ta quash ‘normal’ nga pikpamja ‘psiko-fizike’ te perdore fjalen ‘demokraci’ kur vete populli nga e ka prejardhjen fjala eshte gjysma e arratisur nga trojet e te pareve neper Bote e gjysma tjeter e pa pune dhe e pa ngrene jeton ‘sistemin’ skllavo pronar apo gjysem feudal ne mes te Europes!?
Si mund te flitet per ‘demokraci’ kur nje ÇEREK SHEKULLI ne kete vend nuk flitet per sistem ekonomik,baze ekonomike e shkaterruar mardhenjet e prones mbi mjetet e prodhimit ,politika ekonomike per zhvillim BUKE e punesim e ky mender informacioni ANTISHQIPETAR injorant flet per ‘demokraci’!
A e kupton ky ‘mender’ gazetar qe aqe sa mund te flitet per demokraci ne Afganistan,Siri Egjypt apo Liban mund te flitet edhe ne Albanistan!?
A eshte ne gjendje ky mender gazetar te kuptoj pa le te zbertheje se pa sistem ekonomik nuk mund te kete emertim te sistemit politik e shoqeror e pse nuk na thote si ‘quhen’ pas 25 vjetesh sistemi ekonomik e ai politik ne kete vend pa shtet ku kane ngelur vetem njeez te Neandertalit me emerat Sali,Servet,Berisha,Blushi, e tere nje kallam kusur me ramusha Berisha blusha e karabusha….!?
PER KE DEMOKRACI FLET O NJERI PER KOMUNITETIN PRIMITIV QE EGZISTONTE ME MIRE SE NE ISH SHQIPERI!?
Intervista ‘manifest’ do ta quaja ate te Nexhmije Xhuglinit nepermjet nje gazetareje Xhunga qe duket se ka dale nga Xhungla ku pas 25 vjetesh shtroi per zgjidhje dilemen HAMETLIANE:’te jesh apo te mos jesh’!?Nje grua 95 vjeçare ne pake minuta permbysi 25 vjet dizinformacionin obskurantist Beograd-Biberaj-Berisha e u beri thirrje tere brezave nga pikepamja filozofike.politike,kulturore e shkencore apo historike e gjuhesore :SE KY VEND ESHTE BERE DHE MUND TE BEHET VETEM NGA SHQIPETARET E AS NGA ZERBIJA AMERIQIJA APO PERENDIJA!
Mire qe ke ‘frike’ o ‘gazetar’ te permendesh Nexhmijen pa marre leje nga ‘ambasadoriì ,mire qe e quan edhe ‘armike klases ‘gazetaren Xhunga qe kerkon te shpetoje nga xhungla e ti jape liri mendimit e krahe informacionit por te pakten para se te nxjeresh bajga nga goja me emerat Servet,ServilSali,Blusha,Busha,Berisha pse nuk mer mundimin te ‘analizosh’ cvetem thenjet e 2 apo 3 intekektualve te fundit rilindas te ketij vendi:
Fan S.Noli
————–”Ketu i pa dituri i di te gjitha….
Ketu,brenda dite si me magji,tradhetari behet patriot dhe patrioti tradhetar”
F.Konica
——”’Populli shqipetar ka disa veti shume te mira…por nje bande maskarenjsh,rryshfetxhinjsh kane zene te gjitha pozitat kyçe ne politiken e vendit dhe eshte fare e pa mundur ti çkulesh”
MIGJENI
—-”Mjerimi rrit femine ne hijen e shtepive
te nalta,ku nuk mrrin zani lypsise,
Ku nuk mund tu prishet qetesija zotnive
kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnise”
P.s-Stefani si i ‘krishtere’ po qe se je besimtar si ‘gazetar’ ne nje ‘shtet’ laik beji thirrje ‘zotit’ te te jape forcen te ‘heshtesh’ kur ske gje per ti thene e tu jape forcen te flasin Xhungat 25 vjet te mbyllura ne kopshte zeologjike natyrale ne ish Shqiperine pa kufi me zbutes kafshesh Blenda Fevzin e Sali—–pastaj fole per lirine e demokraci!
Nuk e di se cfare hipotezash jane ngritur mbi motivet e “forta” te z.Rama per te neutralizuar me lloj-lloj marifetesh ambicjet e kandidateve potenciale per kryetar partie (kete ndoshta na e shpjegon here tjeter z.Stefani), por ne kushtet aktuale, kur premisat e TIJ per te dale fitues absolut ndaj cdo lloj kundershtari jane mjaft te medha, orvatja e liderit socialist per te mos respektuar statutin e partise me duket nje veprim aq absurd per nje demokraci te brishte, sa dhe vete diktatori Kim Jung do ta kishte zili.
Kush e mban mend thenien: Do provoj te mos behem diktator i radhes…
Provokimi me kete thenie te leshuar asokohe si lopa bajgen ka te beje ne fakt me ndryshimin qe ekziston midis te provuarit , dhe te premtuarit.
Te preferosh te testosh qendrimet qe duhen mbajtur ne politike, pa arritur te demostrosh bindshem se je nje lider i vendosur dhe i ekujlibruar, heret apo vone do ta humbasesh kredibilitetin si person i afte per te drejtuar.
Nderkohe qe prapa te premtuarit qendron nje fare shprese per ta mbajtur sadopak ate, prapa te provuarit qendron gjithmone nje pikepyetje aq e madhe sa dhe vete hija gjysemdiktatoriale e kryeministrit.
I nderuar SH.KOLONJA
Lexova editorialin e pregatitur nga AS-i dhe per te dhjeten here u befasova.Thjeshte eshte bere nje analist me pagese qe nuk afron asgje pervec nje RRETH-RROTULLIMI si ai Mekes.
Absolutisht ke te drejte qe pohon se jemi kthyer ne FERME KAFSHES si ajo e Xhorxh Orwellit qe po na trembin me “kapitenin Xhon’-lexo salisatanain
Ndjej keqardhje jo vetem per AS-in por dhe “kaun e lodhur me jarge” pordhesor Pallumbin ( qe kam patur respect dikur)
Une nuk urrej njeri por eshte dyshja Edi Rama-Benblushi po emetojne nje ndyresi kozmike se po bejne nje loje te ndyre pas asaj te Donald Lulushit qe tani “e mbylli” sesonin e gjahut me dekriminalizimin.
PAK VEMENDJE JU LUTEM “SH.KOLONJA”
Te pakten sot ndodhi nje poshtrim tipk Europjan…Nje fare Kukani me rendesi ne VENDIMMARRJEN EUROPJANE..takon serial- killerin Sa’leh Berishaj
Po keshtu gaztori..edhe njehere e peseris GAZTORI DONALD LU e ka takuar me shume se 30 here MONSTREN BERISHE ……
PRA LE TE PYESIM
ISH PROFESORIN E MLPPSH ZOTIN A.S.
Qe shqiperi eshte nje vend pa sovranitet dihet por kush jane pushtuesit e padukshem ?
Jane dipllomatet euroatllantike dhe kane KUISLING serberishen..apo eshte pushtues serberisha dhe ka KUISLINGE keto ambasadore qe I kane tredhur koqet Rames.
A kane sy keto monstra qe nuk shohin kete NEKROLOGJI te saliserbit??
_____________________________________
Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike. Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë.
Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.
Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri?
Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore. Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna.
Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar.
Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha:
Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë.
Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret.
—————————————–
Zoternj AS & DL ( ai i rruges elbasanit)
Jeni te pafajshem qe nuk shikoni krimet e perbindeshme te saliserbit..Fajin e ka okulisti jua qe ju ka dhene syze extra-extra large….Turp per okulistet e AS-it
Beu servet, eshte nje aizberg qe i ka nen uje gjithe katraurat e tij,qe kur ishte ne organizaten e rinise,deri tani . Kot quhet politikan, eshte tregatar i grupit te matrapazeve politikane.
Perseri Stefani,me nje retorike te gjate,si nje mulli fjalesh,qe vertit pa kuptim mokren rreth vehtes.
Mor Stefani,kete e di dhe bufi,qe puna kulmore e nje kryetari partie eshte ti jape fitoren partise se vet te zgjedhjeve te pergjitheshme dhe qershia mbi torte,ti shtoje dhe fitoren e zgjedhjeve lokale.
Dhe te dyja keto Rama i ka arritur dhe natyrshem vjen vijushmeria e tij si kryetar.
Ahere cfare kryetari kerkon ti “gazetar“,per te shpenzuar ne menyren me inefektive kohen e partise socialiste dhe qeverise me te humburit.
Dhe per me teper kur ky emrin e ka Blushi,qe dhe ti e di shume mire kur Saliu vodhi ne mes te dites zgjedhjet e pergjitheshme,Blushi ne vend qe te barrikadonte me shoket, per te pare rezultatin real te zgjedhjeve,u bashkua me Saliun duke e mare te mireqene vjedhjen dhe si i nje semure keq,zgjati duart ethshem,drejt karriges se kryetarit.
Me gjithe simpatine qe kam per zotin Stefani si analist, ketu nuk bie dakort me nje gje. Me mire te sakrifikosh pak demokraci se nuk egziston, apo ashtu si thua ti zoti Stefani, te sakrifikosh gjithe vendin? Une pyes, ka qiell te paster, po uje te paster, po ndergjegje te paster, e pra nuk ka e jo me te diskutosh demokracine ne Shqiperi qe u sakrifikoka! Absurde. Shqiperia sot ka nevoje per dore te forte me mendimin per shtet, sepse eshte me keq se 29 nentori 1944. Mos shiko pallatet prej xhami, kurvat qe u propozojne depueteteve, por shiko ku eshte katandisur shpirti njerezor. Me pelqeu shume intervista e Pandeli Majkos, konkret, kritik, por dhe logjik. Per hater te parimeve nuk duhet te shkelim mbi logjiken e sotme. Prandaj, zoti Stefani, sot nuk bie dakort me ty e jo me me Ben Blushin qe historia prej kaq kohesh ka treguar se nuk eshte demokracia ajo qe e shqeteson, por ngerçi Fatos Nanos dhe Kastriot Islamit, te dy xhuxhe nga trupi; por xhuxhe nga mendja e me e keqja xhuxhe nga dashuria per njerezit.
Komenti OKULISTIT,me la pa fjale!…
Pra,ai na tha se shqiptart jane ne:
Udhekryq,
Kembekryq,
bejnekryq,
Hane fjlekryq!..
Por, a ka rruge xhanem?!
“… S’di sesi, sot m’u kujtua,
Filmi,” Me duar te pastra!”
Mafja,kurre s’u gjykua
Se gjykatat ishin mafja!…
U kujtohet komisari?
(Miklovani,gjalmeziu…)
Qe pa ligj u hiqte bythen
Kriminelve,si Saliu.
Duhet,te thyejme ligjin!
Nese duam drejtesi (!)
Ne zinxhir do vene Maliqi
Se c’do vakt ha nje njeri..
Rame,po shoh,qe s’je i zoti,
Ik,qe Sala prap te vi.
U mesuam me ket’, m…
Nje lug’ une,vec tri luge Ti…