Replikat/ Berisha, Bashës: Ka tradhti… kam dalë kokulur nga Parlamenti

DITA Online

 

Votat demokrate pro Gramoz Ruçit e kanë tërbuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Është e pafalshme ajo që ndodhi. Duhet të vendosim rregulla serioze dhe të ndëshkohen ata që votuan Ruçin. Dje kam dalë kokulur nga salla e Parlamentit. Jam ndjerë i fyer dhe i lënduar, Kam bindjen se votat u shitën dhe aty ka një tradhti”, ka deklaruar sot në mbledhjen me dyer të mbyllura Berisha.

Dy deputetë të PD, Gent Strazimir dhe Grida Duma, nxituan mbrëmë të akuzojnë PS se i vodhi votat.

Por edhe ky variant nuk i shërbeu Bashës.

Si rrallë ndonjëherë, ai ka parë të ketë kundër në grupin parlamentar, Sali Berishën, mbështetësin e tij në çdo rrethanë, deri më sot.

Berisha nuk ka kursyer edhe deputetë që folën në emër të grupit për vjedhje të votave.

Replikat me Salianjin:

Berisha: Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Ata që e bënë duhet ta dinë që ne e dënojmë. Na duhen prova për të qenë serioz. Të kërkojmë prova nga komisioni se nuk na shërben të mbajmë qëndrim në fallsitet. Se nuk jemi vetëm, janë populli që na gjykon. Nuk mund të gjejmë pretekst që t’i hedhim hi syve.

Salianji: Unë bindem vetë…

Berisha duke ju drejtuar Salianjit:

“Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcoheshit. Grupi është grup. Të pranoj unë se je ti i bindur për gabim s’e pranoj. Unë kam bindjen që aty është tradheti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del në emër të grupit, merr miratimin e grupit nuk del vetë. Këta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit.

Më vjen keq Ervin po këtu s’jam dakord. Kjo që thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohë që kjo që themi ne, shitblerja e deputetëve ka ndodhur. Ky ka hyrë në parlament rishtar dhe nuk e di. Në 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë”.

Replika me Grida Dumën

Grida Duma: Unë mendoj që mjafton qëndrimi që mbajta dje, t’i qëndrojmë asaj.

Berisha: Grida nuk kemi qenë dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund të flasësh dhe të thuash në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit.

Share This Article
18 Comments
  • Ato maja rripa rripa
    here ma hype hera ta hypa.

    Mos u nevrikos zogisti i vonur i zogut te kurves naltmadheni,per dy vota ne favor te te madhit Ruci.
    Kur ishe ne siklet per te votue presidentin nga te majtet kalune 5-6 vota ne favorin tend.U krekose me fodullekun e nji maloku te pa mend edhe pse ti ishe me “plot” mend.
    Tashti kruej kryet e nxjerrshi trut ne kolektivin SHQUP-is.
    Ti me “shume” mend mos harro se monizmi u shkrumoq nga brenda,nga vete anetaret e PPSH sa ti kalove si zepelin e direkt ne balle te “fortunes” me dy gishta larte per ti nxjerre syte vatanit ku bajagi ke kontribue.Kudo perceptohen gjurmet e tua.
    Keshtu rradha vjen ne oborrin tuej ne voter te oxhakut SHQUP-is nga ma psilleku i gjithe historise shqiptare.
    Gjeja ma e favorshme asht te heshtni.Nese germoni halen do ju vije era e nuk rrin kush ne oborrin tuaj e jo ma ne oxhak.Sepse asht e drejte e cdo deputetit te kendoj kangen qe ia bluen stomaku.Dhe nji e dy kalojne ne krahun tjeter krejt vullnetarisht,pa nderhyrje.Ndaj mos ngacmoni halen ne SHQUP-isin e pa riciklueshem.

  • Pse ,ore Sali nuk doje ta votoje G Rucin. . Pse ka qene Minister ne diktature ,kurse ti sekretari i partise PPSH ,bile nja nga karjeristet me te flakte .Nuk shoh ndonje ndryshim . Bile une personalisht , me gjithe se e kam kundershtar politike Rucin ,sinqerisht ,do ulesha per nje kafe me Rucin , se te pakten ai , nuk e nderoi lekuren , e kjo eshte karakter o Sali,e jo si ty ,ku nuk denjoj te ulem per nje kafe me ty , qe je me peseqint faqe ,pa karakte dhe me e keqja eshte , se vazhdon te tallesh me kete popull fukara duke lozur teater majmunash .. Pse ore hurjahip ,tallesh akoma me kete popull. ? I shkreti ti o Sali ,po e ben vehten balte para popullit tend…

  • E mor Sali . Si i rrotullon ti ata derdimenet e shqupit . E ka hedhur vete voten , e tani ben sikur nxehet . Ka 27 vjete qe vazhdon lojen me maska .

  • Ke te drejte ne kete rast o Sali!
    Po haje te mbash ushtaret Salihanje, Strazimire e Dumer te kryetarit te ri tani. Pse mbaheshin ushtaret e tu dikur!?? Ysh… thoje ti dhe qe te gjithe “germonin” per te “pasuruar” ne menyren me te zellshme dhe servile “legjimitetin” e asaj “te vertete” te padiskutueshme te dale nga goja e “liderit te madh” qe sot eshte katandisur te debatoje me nje pinok dhe nje kukumjaçke. Qe te dy humbes te padiskutueshem. Njeri ne garen per kreun e rinise demokrate dhe tjera ne garen per bashkine e Durresit.
    Po votat aty jane. Ke te drejte o Sali. Si mund tu hedhesh hi syve njerezve kur shume lehte mund te shohesh pamjet filmike ku Caci me pasion i tregon perpara kamerave cdo vote salles se dallkaukeve te Bashes ( jo te gjithe jane te tille ne fakt). Ti o Sali nuk je dallkauk, ti je i dhelper plake me pervoje qe e kupton qe politika nuk behet me profka dhe histori me hajdute gjithe kohes. Po kush e beson me tani pinokun ms Bin dhe kukumjacken me Armani se u paskan vjedhur votat mu perpara syve, “ushtareve” dhe “komandanteve” syleshe? E ore Sali si e katandise PD ne kete dite o Sali? Me mire te kishe futur Argiten se 100 here me i sigurt do ishe ti dhe me mire do ishte PD se sa u le peshqesh demokrateve njeriun qe qesh me pinoker e kukumjacka pas. Se ja shiko Meten! Kush foli qe gruaja e Presidentiit u be kryetare partie? Asgje te keqe ska kjo pune. Rendesi ka qe sekretet mos dalin jashte shtepise.

  • Oh c’u kenaqem, kokat hengshi me keq sec i kane ngre.
    Dita e pare e kuvendit…. tradhetia e pare… ha ha ha.

  • Sali Berisha e mprehu sopaten
    edhe i here o per situaten
    Kjo asht sopata qe u rrin te supi,
    gjith’armiqve qe ka SHQUP-i.

  • Kryekomunisti i parlamentit, me ne fund zbuloi nje grup armiqesor shume te rrezikshem! Bravo more Sali, se serish na ndrite! Kemi dhe ne supe qe te mbajme me para! Aferim moj PD!

  • O Sali Shkaperdhata, kujt ia beni keto filma? Nderkohe qe Gramoz Ruçi u vu haptaz nga Ramiz Alia ne postet drejtuese, ty te vuri fshehurazi dhe me kopillek ne krye te PD.

  • Berisha filloi qe te leviz guret e te turbulloje menjehere ujrat ne pedene re qe ngriti dhe konstrukturoi luli. Duke pare se situata po i dilte çfo dite nga dora dhe ai po humbte kontrollin ne pertine e re te bashes, egzistojne qe te gjitha probalitetet qe sipas nje skenari te ri te jete pikerisht ai nje prej tre atyre qe e votuan gramozin. Mundet qe te jete edhe i votes se prishur, por e sigurte qe dy te tjeret jane nga zaret e tij me te afert qe me urdherin dhe direktiven e tij te kene dale nga rreshti i partise. Kjo mjafton qe ai te pozicionohet tashme si nje ze kritik ndaj krijeses se djalit te tij shpirteror Lulezim Basha. Me kete goditje realizon dy qellime. E para e ve ne zap dhe e neshtron qe ta kete nen kontrollin e plote lulin, dhe e dyta permireson mardheniet me te ikurit qe ne nje fare menyre edhe pse nuk e shprehin publikisht e kane kuptuar qe pas gjithe ndryshimeve te fundit ka qene dora vete e saliut. U jep shprese dhe i mban te tonuar per te mos i lejuar me qe te ikin dhe te krijojne nje grupim e parti te re qe gjithsesi votat pa diskutim do ti marrin nga militantet e vjeter te partise se tij. Rasti ishte ideal edhe per faktin se votimi nuk ishte me elektronike qe gjithsesi eshte krejtesisht i verifikueshem dhe i zbulueshem. Keto dite saliu do te gjemoje dhe do te bubulloje per ti strukur qe te gjithe dhe per te forcuar rreshtin. Sot ne mesdite ishte vetem hapi i pare.

  • A DO TA SHPALLI “POLIAGJENT” SALIU LULIN E TIJ?

    Njashtu sic e shpalli Mehmetin Enver Hoxha para se te vdiste?

    sepse:

    Deklarata e Saliut:

    KETU KA TRADHETI BURRA!

    Tregon se Saliu po pret fjalen e fundit te Argites dhe se dicka po leviz perbrenda Sigurimit te Shtetit qe la pas Enveri me Nexhmijen per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG te Mafies se Kuqe me pushtet.

  • Mu kujtua shprehja e Artistit te Popullit,Ndeke Luca,ne nje film:”Per shill e per dhe,ktu ka tradhti burra.”Ne shqip eshte nje shprehje popullore.”Kush e ka mizen nen ksule,i kruhet koka.”Tradhetaret nuk kane pse i kerkojne larg.Kokat u kruan,me deklarata,pa marre miratimin e grupit parlamenter.

  • Edhe ma koke ulur do te dalesh mbas ushtrimit kerkese llogarie nga Vettingu.Kjo qe thue sot asht llafe per cfare do te gjej halli.Apo ti nuk vuan nga hallet se ate truthare gezon.

  • Kafsha plake do me i vene ne resht, kjo eshte e gjitha flet si udheheqes i pamohueshem, mos e lini o njerez se eshte turpi i juaj, me keto idete e grupit e te tradhetive do ju mbaje ne resht per kater vjet, ngrihuni mbi nivelin e sherbetorit, behuni perfaqesues te njerezve.Berishizmi duhet te vdese si mentalitet ,e la vendin sa s’ka me keq.Kjo eshte e gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *