Replikat në Kuvend, Meta debaton me Boden: Shkresat e tua krijuan DIA-n

anazapta

Pas fjales se Kreut te Kuvendit Ilir Meta ne Kuvend ku dha versionin e tij ne lidhje me akuzat e fundit per implikimin e tij ne aferen e CEZ-it, Bode, ish-minister i Financave ne qeverine Berisha, ka debatuar ashper me Meten.

Bode: Apologjia juaj më bindi edhe më tepër se ju nuk jeni i pastër në këtë histori. Atë letër e tundni si një gjethe fiku për të mbuluar turpin e atyre që janë implikuar në këtë aferë sipas raportit të avokatëve të qeverisë, por bëtë një gabim fatal se kjo letër ka një zhvendosje kohe prej 2 vitesh nga afera për të cilën ju përmendeni drejtpërdrejt apo tërthor.

Meta: Zotëri ke ndonjë shkresë të lutem? E ke fjalën për shkresën time apo për tënden. Se shkresa jote është shumë më e rëndë dhe pas shkresës tënde u krijuan ato kompanitë e borxheve.

Bode: Me qetësi dhe durim…kjo letër që ju e tundni si gjethe fiku s’ka të bëjë me ulje çmimi, por me detyrimin e institucioneve të shtetit për të respektuar letrën  e angazhimit të qeverisë dhe deklaratën rregullatore..

Meta: E cila favorizonte CEZ, ato që ke kërkuar ti favorizojnë CEZ ke përgjigjet e drejtorit të KESH të asaj kohe thuaj të vërtetat tamam.

Bode: Është kjo letër e BB-së që i është adresuar Naco që kërkon marrjen e masave…njohjen  e borxhit të keq…që të merren masa për të mos humbur 66 mln euro ..

Meta: Ajo letër presion mbi ERE për të justifikuar veprimin… mund ta sqarosh në Prokurori më mirë.

Bode: Me qetësi dhe maturi… E gjithë kjo histori e devijuar me qëllim nga ana juaj ka disa pikëpyetje. E para, pse s’u çua në arbitrazh? Kush ka të drejtë që pasurinë  e vendit ta trajtojë si pronë private? Tani ju mbeti patatja e nxehtë e DIA që implikon edhe emrin tuaj me veprime mafioze dhe të dënueshme. Së dyti, pse ju vendosët në prishjen e kontratës së privatizimit paragrafin për të penguar çdo hetim ndërkombëtar? Tani ju i ndershmi po akuzoni ne të pandershmëve se veprimet tona kanë shkaktuar pasoja. Ne po kërkojmë një hetim ndërkombëtar dhe le ta nxjerri ai se kush është apo jo i implikuar. Nëse do gjeni një zyrtar, prokuroria të bëjë veprimet konform ligjit, pse hallakateni? I largoheni si djalli temjanit për t’i shpëtuar hetimit të shpejtë.

Share This Article
2 Comments
  • Bode-ja nga Rakicka, fytyra perverse e katundarit qe hyri pa breke ne politike dhe tani nuk mban mend se ku i ka milionat e Eurove qe merrte nga pazarxhinjte e pushtetit kriminal te PDH-se Mane & Co.
    Merreni te pandehur kete lango dhe do ti vjelle te gjitha zullumet qe ka bere bashke me Salushen e Vucidolit.

  • Keshtu vepron salehqenserbi ne profesionin e agjentures serbe duke vendosur ne vende delikate njerez te pa afte si z.Bode nje financier hamullor i cili ne çdo rast mundohet te mposhte dhe perbalte financierèt e zote.Kjo eshte dhe vazhdon strategjia e saleshit lulash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *