Duke lexuar replikën e z. Haxhia, në mendje të vijnë sa e sa krime që ka kryer me duart e tij të gjata e të gjakosura monstra Sali! Izet Haxhia ja di edhe pikat e dobëta edhe pikat e forta kriminelit që po terrorizon Shqipërinë prej çerek shekulli. Duke lexuar Izetin, në mendje të vjen vetvetiu pyetja: A do gjykohet një ditë për krimet e tij makabër Sali Berisha?! Në këtë xhungël krimesh dhe mafieje që është kthyer Shqipëria, vështirë se një ditë drejtësia do të veprojë, siç veprohet në vendet demokratike ku sundon ligji.
E mira është të gjykohet dhe hetohet. Saliu e ka mbushur kupën, ndaj edhe është i përligjshëm zemërimi i Izetit kur thotë: “Matuf i lig, nëse do vrisja njeri, i pari do ishe ti…!” Nuk i përkrah kurrë veprimet e ashpra, por në një vend ku drejtësia nuk vepron, do të ketë gjithnjë Avni Rustem. Replika e Izet Haxhisë është një paralajmërim për drejtësinë shqiptare, për të mos i lënë shteg hakmarrjes primitive.
Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
