Ndodhi pra, në TV Klan
Mbushën gojët me yndyrë
Na shanë ne. Dhe “Ditën” tonë,
Dy-tre tipa pafytyrë
Tani dihen këto punë,
Vallja shkon e ndjek muzikën,
Meqë ne në studio s’ishim
Po e bëjmë këtu replikën
Po fillojmë me Hoxhën Tan,
Që për president u nis,
Tanua që kulloshtrën hëngri,
Që në moshën e rinisë!
Bëri Tanua ca “shpjegime”:
“Isha unë, po s’isha unë”
Po atje n’ato “shënime”,
Mbetet Tanua një spiun!
“Dita” Tankën paska nxeh,
E iu sul si me yrish.
Tankë, “Ditën” dot s’e zbeh,
Një i rrahur që kulish!
E mban veten për të thekur,
President i propozuar?
Nuk të nxorën për të djegur,
Po për të… diskretuar!
Ti mendon se e di lojën?
Epo krimb si ty nuk gjen,
Ata keq ta nxorën bojën,
Ti me zell prap’u shërben!
Unë ta them dhe fare hapur,
Për ty ndjej veç neveri,
Në çdo kohë ke qenë i kapur,
Si del sheshit, o njeri?!
Po e mbyll me ty zgjyrak
Të putht’ në dy faqet halla
Mos u merr me Ditën prap’
Sa di ti, ne na di palla
****
Iu turr “Ditës” edhe Rrakua
Keq u bë me sy të nxira
(me mbiemrin Rakipllari,
bëhen rima shumë të mira)
Rrakon, unë e njoh që lashtë,
Qe nga ana e së mirës,
Ndaj për dreq s’e kuptoj dot,
Pse u bë një bythëlëpirës?!
Rrakon veçse e kuptoj
Ka me “Ditën” hall vërtetë,
Se është Rrakua që drejton,
Tek Irfani një gazetë!
Bëri “Dita” në 5 muaj,
Sa e Rrakos në 10 vjet
Ndaj me vete më s’e bluaj
Pse ish’ Rrakua në siklet
Mbaje veten Rrako djali,
mos u dridh si në dit’ zbori
Dita, Panoramës, Rrako
Po ja merr gjer’ nga qershori
Ti je goxha djalë o Rrako,
Në pasqyra përkëdhele,
Mos u katandis o Rrako
Kok’e këmb’ në një cop’zhele!
Sot që dhe me ty u mora,
S’jam i lumtur sigurisht,
Po ti vetë o Rrako xhani
Vetes i ke vënë një bisht!
moren ate qe meritonin HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
shume e goditur, sidomos per Tanken,
Artan Hoxha do te mbahet mend ne historine e politikes shqiptare te ketyre dekadave te fundit si lolua me i keqperdorur, pa personalitet e dinjitet me te cilin u be zgjedhja e nje palo presidenti.
E shkelqyer, vecanerisht “(me mbiemrin Rakipllari,bëhen rima shumë të mira)!!!!!! Je i madh Duka.
hahahahahaha sa mire e ke thene