Replikë e shkurtër me çfarë tha dje Ministri i Ekonomisë në analizën vjetore

anazapta

Haxhinasto: “Ekonomia shqiptare  …. mundi të realizojë një rritje ekonomike prej mesatarisht në nivelin e 2.5%”

Replikë: Së pari, kushdo qoftë rritja ekonimike, është më e ulëta në periudhën 15 vejcare 1998 – -2012. Së dyti, Ministri i Financave deklaron rritje 1.5 %, Fondi Monetar Ndërkomëbtar 0,5 %, ndrës Banka Botërore deklaron ritje 0,8 %. Vetëm ministrit tonë të ekonomisë i ka mbetur ora. Dhe, nëse pranojmë se bujqësia u rrit me 4 %, pjesa tjetër e ekonomisë jobujqësore është rritur -0,3 dei në 0,95 %.

Haxhinasto: “Parametrat makroekonomike janë të gjitha stabël, optimale dhe nën kontroll të plotë, ndërsa këtë fundvit papunësia shënoi një ulje domethënëse.”

Replikë: Për herë të parë, pas shumë vitesh borxhi bublik kaloi mbi kufirin 60 % të GDP-së dhe mazhoranca u detyrua të heq kufizimin ligjor përt tavanin e borxhit.

Haxhinasto: “Gjithashtu klima shumë e favorshme e regjimit të taksave, dhe lehtësia e pagimit të tyre ka kontribuar shumë në këto arritje.”

Replikë: Raporti më i fundit i Bankës Botërore “Paying Taxes 2013” e rendit Shqipërinë në vendin e 160 midis 185 vendeve dhe me një përkeqsim krahasura me një vit më parë. Raporti më i fundit i FMN i para disa ditësh kërkon dhënien fund të arbitraritetit të administratës tatimore.

Haxhinasto: “ky vit ka qenë vërtet shumë pozitiv, përderisa ekonomia shqiptare ka njohur rritje të ndjeshme të punësimit”

Replikë: Sipas burimeve zyrtare numri i të punësuarve në qershor 2009 ka qënë 973 mijë vetë, ndërsa në shtator 2012 është 922 mijë vetë. Në dhjetor 2012 ishin 932 mijë vetë. Këto raportohen nga INSTAT. Ministri I Ekonomisë duhet të ketë ndonjë shërbim që mat vendet e punës “të padukshme”.

Haxhinasto: “dhe performancës prodhuese në sektorët kyç të ekonomisë, si psh në atë energjetik, hidrokarbur apo atë minerar, etj.”

Replikë: Ministri ynë i Ekonomisë është i vetmi shqiptar që nuk e sheh krizën e sistemit energjitik në vend.

 

Opinion i dërguar në

adresën e Kryeredaktorit 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *