Në gazetën “DITA”, e enjte 16 Qershor 2016, me titull: “ENVERI SI SULEJMANI, MEHMETI SI IBRAHIMI”,
ka një krahasim mes dy udhëheqësve të diktaturës së proletariatit Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehun me Sulejmanin dhe Ibrahimin, pavarësisht nga koha e ndodhive.
Së pari; paralelizma të tilla në histori nuk ka përse të bëhen sepse Enver Hoxha, jo vetëm që ishte një udhëheqës gjenial, komandanti dhe komisari i përgjithshëm i luftës ANÇ strategu legjendar i saj Lufte titanike dhe i periudhës 40 vjeçare të ndërtimit demokratik popullor e socialist të vendit tonë, por dhe një nacionalist i zjarrtë e internacionalist i flaktë botëror, sepse ne bënim pjesë në koalicionin çlirues anglo-sovjeto-amerikan, ndërsa racistët gjermanë-italo-japonez bënin pjesë në koalicionin pushtuer së bashku me bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistët ballisto-zogist.
Së dyti; Sulltan Sulejmani dhe Ibrahimi e kompani ishin feudalë të mëdhenj, çifligarë të mëdhenj, pushtues të popujve.
Së treti; Enver Hoxha me shokët e tij besnikë i mbronte me propagandë të fortë marksiste-leniniste, ndërsa sulltanët dhe këlyshët e tyre i shtypnin me metoda shfarosëse, me hekur e litar etj.
Së katërti; do të ishte deri diku e drejt, që krahasimin pozitiv të Enver Hoxhës ta bënin me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, sepse Skënderbeu nuk ishte pushtues por udhëheqës strateg mbrojtës i Shqipërise dhe Europës nga pushtimi osman, pavarësisht se ishte feudal dhe besimtar (ashtu ishte në atë kohë). Ashtu si Enver Hoxha pati bashkëpuntorët dhe besnikët e vet në rrugën marksiste-leniniste deri në vdekje si dhe kundërshtarët e tij deri në vdekje, ashtu edhe Skënderbeu pati besnikët dhe kundërshtarët e tij deri në vdekje.
Së pesti; ta dish mirë ti Andrea Stefani, herë hiqeshe si marksist-leninist, herë si social-demokrat, se partitë social-demokrate e tradhëtuan marksizmin gjatë Luftës së II Botërore dhe u bashkuan me borgjezinë ashtu siç e tradhëtuan Hrushovi, Brezhnjevi, Jelsini, Gorbaçovi e kompani dhe vazhduesit e tyre tek ne, ashtu si grupi në ideologji me “Malokun” e “Çakmakun”, si Ramiz Alinë e Hekuran Isain, apo grupi i puçistëve në ushtri dhe ai në ekonomi e ai “MISHA”, “MJEKRA”, “FISARI”. Pra, Mehmet Shehu (që vrau veten), Fiqiretja, Kadri Hazbiu me Feçorr Shehun etj. Po ashtu social-demokratët dorë e Ramiz Alisë janë edhe Fatos Nano, Sali Berisha e Skënder Gjinushi me shokë e dorë e Fatos Nanos janë sot Ilir Meta dhe Edi Rama, ashtu siç mund të themi për Bujar Nishanin, Lulzim Bashën e Josefina Topallin që janë dorë e Sali Berishës. Kjo është e vërteta o “shoku” zoti Andrea Stefani!
Letër e nënshkruar,
Bujar Karagjozi
