Nuk je dashi i kopesë,
Po je kthyer në një gore,
Kundër ‘Smail Kadaresë,
Me yxhym të madh e more?!
Ç’të duhet o i uruar,
Ku kanë qënë e si kanë qënë,
Dhe në regjimin e shkuar,
Kë kanë pasur babë e nënë?!
Po ç’të duhet ty o lumë,
Nëse kishin Partinë nënë,
Kush më pak e kush më shumë,
Atë çorbë e kemi ngrënë!
Po ti je komplet i shkarë,
Po ta them me të vërtetë
Malua është krye shkrimtar,
Dhe ka shkruar siç di vetë!
Se atij çdo gjë i falet,
që ta dish, se është gjeni,
Ndonjëherë tunden dhe malet,
Jo më një, që është njeri!
Ti nuk hiqke dorë nga tëndja,
Po i njëjti muhabet,
Duket të është mbushur mëndja,
Se ti je kryepoet!
Do të quaj dele e zezë
E do të të jap një dru,
Sepse kundër Kadaresë,
Nuk shkruan njeri këtu!
Ndryshe pun’e Kastriotit,
Si ai ka me kamjona,
O poet për hir të zotit,
Mos i prek figurat tona!
Malua është figur’e shquar,
Një i tillë veç na rrit nderin,
Punë e madhe që ka shkruar,
Dy-tri libra për Enverin!
Malua nuk është si Lufteri,
Që i bëre epope,
Fundja kujt të duash bjeri,
Malon me gojë mos e ze!
Kur të mari çmimin “Nobël”,
Ti ç’do thuash o këndez?
Malua s’është më i vogël,
Se një komunist kinez!
Them kështu se një i tillë
Qe sivjet që mori çmimin,
Ndaj për Malon ka një shpresë,
Se ka për ta marrë me “Dimrin”!
I nderuar Lirim, une te kam lexuar edhe libra poetik, edhe proze, edhe shkrime gazete dhe kam admirim per penen tende dhe per moralin e personalitetin tend, si njeri qe edhe en ditet e tua me te veshira te denimit prej diktatures, ke ditur te manifestosh dinjitet. Por mendoj se nuk duhej ta beje kete vargezim per Arben Duken jo se eshte poet, por duekt sikur e presionon per te mos thene mendimin dhe vleresimin e tj per njerin ose tjetrin, qofte edhe ZEUSI. ismail kadare eshte pene e madhe, por eshte njei i vogel, atdheu i tij fllon dhe mbaron tek interesat e tj dhe kete e ka treguar me qendrimet e tij
Po keta kryma ku u struken
Ku krymzojne,ne c’kalbezim?
Po c’far ke me Arben Duken
Pse kruen bythen o Lirim???
I paska ra pija,n’but t’krese
E marre mendet Lirim Zavallit
Avokat i Kadarese???
Paska mbet Malua n’pike t’hallit
O Lirim,
Malua fitoi popullaritet me c’krijoi ne monizem, se tani ka ngelur prapa listes. Krenohet me to, qe vertet i ka te shkelqyera, por madheshtia bie, kur mban nje qendrim te tille edhe ne nje rast te tille si 100 vjetori, refuzoi pjesmarrjen. Negativitet i shkalles me te larte ndaJ KOMBIT.