Lexova dje shkrimin në këtë gazetë mbi planet e fshehta kahera të Berishës, të supozuara për ta futur vendin me dashje në kolaps ekonomik. Për editorialin e Ditës jemi përpara asaj që kjo gazetë e quan si: “Sabotimin dhe destabilizimin e financave dhe cënimin me paramendim të sigurisë kombëtare të vendit”. “Laku po i ngushtohet” Berishës, konkludon Dita. “Mjafton që dora që mban lakun të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjin, të tjerat do jenë formalitet”. Më duket personalisht, se po hyjmë në një fazë obsesioni kolektiv që rrezikon të na bllokojë horizontin për të parë prioritetet dhe sfidat e vërteta. Do shpjegohem.
Situatë globale delikate
Edhe sikur të vdesë Berisha, gjë që s’do të mungonte t’i kënaqte pa masë ata që duan ta shohin pas hekurave të burgut, ekuacioni sot mbetet i njëjti: çfarë do të bëjë kjo qeveri e re për ta futur vendin në rrugën e rritjes ekonomike? Duhet që shqiptarët ta kuptojnë se dhe me 5% rritje ekonomike, tregu ynë ka treguar se nuk është i aftë të krijojë vende pune. Për 2014, rritja parashikohet 2%… Duhet ta kuptojmë bashkarisht se suksesi kolektiv nuk vjen nga mbushja e burgjeve me Berishat e kompani, por me mbushjen e tregjeve të huaja, të paktën atyre ballkanike, me eksportet tona. Bota moderne me triumfin e kapitalizmit në thuajse çdo skaj të sajin ka hyrë në të njëjtin proces që Darvini e kishte parë tek speciet nëpërmjet teorisë se evolucionit. Më të fortët mbijetojnë, si dhe ata që adaptohen. Për civilizimet e hershme të kontinentit europian, – franceze, angleze, italiane, spanjolle e portugeze – në një krizë të rëndë ekonomike dhe në një rënie të paparë të influencës së tyre në dosjet e botërore, ky refren i nevojës për adaptim të të gjithë aparatit ekonomik tingëllon nga mëngjesi në darkë në media. Nuk e sheh aspak një frymë të tillë në mediat shqiptare ku toni është tek prerja e kokave. Koha nuk është t’u prihet koka atyre që nuk i parashikuan këto ditë të errëta për ekonomitë europiane. Të mbytura në borxhe për të ruajtur në mënyre fiktive arritjet e dekadave të shkuara (sigurime shoqërore e shëndetësore bujare, kohë pune javore e kufizuar me ligj, pushime të paguara, punësim të garantuar për milionat e funksionarëve), vendet europiane duhet të ndërmarrin tani reforma të llahtarshme, përballë popujve të hedhur në garë mbarë planetit, si ai kinez që mjaftohet me një tas oriz dhe s’njeh as orare pune, as moshë pune, duke hedhur në erë me “dumping”-un e tyre social traditat e ekonomive europiane, bash si në teorinë e evolucionit të Darvinit.
Miopia e Berishës
Shqipëria nuk po u shpëton këtyre zhvillimeve globale në formë cunami kur një vend si i yni nuk është i përgatitur apo i federuar në organizata më të gjera si Bashkimi Europian për t’i bërë ballë më të keqes. E keqja tek Shqipëria shtohet jo vetëm me vonesën e reformave, por dhe me vonesën skandaloze të ndërgjegjësimit se kemi arritur në fije të perit. Gjithë këto zhvillime të mbrapshta ekonomike për vendet europiane u intensifikuan në gjysmën e dytë të viteve 2000 deri sa absesi plasi me krizën globale të vitit 2008. Bash në momentin kur Partia Demokratike rierdhi në pushtet në Shqipëri me zgjedhjet e 2005-s. Miope siç u tregua në kohën e skemave piramidale të mesit të viteve 90, PD-ja dhe kryetari i saj Sali Berisha nuk e parashikuan kur rierdhën në pushtet, se kriza ekonomike ndërkombëtare që po kurdisej larg Shqipërisë do të kishte pasoja edhe më të forta në Shqipëri në fundin e viteve 2000. Ekonomia shqiptare që mbahej nga transfertat e emigrantëve, detyrimisht do të humbiste shumë në këtë tallaz botëror, pasi diaspora jonë s’mund të fitonte e të transferonte po aq shumë sa më parë. Doktor Berisha e refuzoi diagnozën, dhe preferoji të thyejë termometrin që i tregonte temperaturë të lartë, në vend që të kthjellohej e të adaptonte vendin në kontekstin e ri global që po krijohej. Shqipëria kishte shansin e madh të tërhiqte investitorë europianë të panikuar nga kriza dhe rritja e taksave në vendet e tyre për të delokalizuar prodhimin në vende jo shumë larg gjeografikisht dhe me fuqi punëtore të lirë. Shqipëria mund të ishte kthyer në një Kinë në miniaturë të Europës. Por investitori i huaj ka alergji nga situata politike të destabilizuara. Kush e harron fjalimin surrealist të kryeministrit Berisha në Parlament në dhjetor të vitit 2009 ku merrej me familjen e Edi Ramës, kërcënonte t’i shkulte dhëmbët me darë aleancës “punisto-mafioze” dhe të burgoste një sërë sipërmarrësish të afërt me opozitën? Doktori kishte zgjedhur përfundimisht rrugën e konfrontimit me politikanët dhe sipërmarrësit që nuk i bindeshin. Dyfishuar kjo me një çmenduri tjetër, ndërtimin e një rruge me çmim e borxhe astronomike sepse kështu krijonte më shumë klientelizma tek ata biznesmenë të luhatur e në nevojë qe vetëm punët publike mund t’ua mbanin gjallë aktivitetin. Por me çdo lahej ajo rrugë, kur transfertat e emigrantëve po tkurreshin, dhe rritja ekonomike në vend po shkonte si në një “crach” avioni drejt nivelit zero, nga 8% që e gjeti Berisha kur rierdhi në pushtet? Apo bënte llogarinë se Rruga e Kombit ishte përgjigja ndaj krizës, se rruga do të krijonte aktivitetin ekonomik dhe jo e kundërta? Një strategji e gabuar! Berisha e la pushtetin me rritjen më të vogël ekonomike të dy mandateve të tija, aty afër 1%, dhe me nivelin më të vogël të investimeve të huaja, jo vetëm në Europë, por dhe në Ballkan. Jo vetëm që asnjë firmë e fuqishme e huaj, markë botërore, nuk është instaluar në Shqipëri për të krijuar punësim në masë, siç janë industritë (automobila), apo veshjet, apo prodhimet ushqimore, por, as dhe një firmë e vetme shqiptare nuk dallohet të paktën në shkallë rajonale. Shqipëria është pra ende shumë larg fillimit të adaptimit ndaj kontekstit të ri ekonomik botëror ku lufta po zhvillohet si të thithësh a të provokosh në tokën tënde investimeve prodhuese që krijojnë rritje ekonomike, punësim dhe rente fiskale për arkën e shtetit. S’e kishte menduar gjeneral Berisha një strategji të tillë? Të lësh vendin pa biznese të shëndetshme në këtë epoke darviniane të globalizimit, është sikur ta lësh pa ushtri në kohë lufte.
“Shtëpia jonë e përbashkët po digjet, ne shikojmë gjetiu”!
Por a meriton kjo fiasko ekonomike e dy mandatave të PD-së të harxhojmë ende kohë me Berishën siç po e bën një pjesë e shtypit që ëndërron ta shohë në pranga? 10 vjet harxhoi Putini me hakmarrje ndaj Kodorkovskit dhe sot e liron se kujtohet që Rusia është në krizë ekonomike dhe se u duhen dhënë urgjentisht garanci investitorëve të huaj të friguar. Sa vite harxhoi Berisha në karrierën e tij politike duke u marrë me larje të ndryshme hesapesh kur ishte në pushtet, deri në burgosjen e një ish-shefi opozite, por më në fund zemërimi popullor e çoi dy herë në opozitë? As mjaftojnë këto dy prova se një ndërgjegje «e qetësuar» me burgosjen e tyre që kujtojmë se e kanë hak, nuk e bën stomakun popullor të mbushur. Presidenti francez Zhak Shirak, mbahet mend për një fjali me vlera universale kur më 2002, në Samitin e Tokës në Johanesburg, gjeti këtë shprehje për të dhënë alarmin ekologjik: “Shtëpia jonë e përbashkët po digjet, ne shikojmë gjetiu”. Kjo shprehje mund të parafrazohet në rastin e Shqipërisë si një vend që ka sfida shumë më të mëdha sesa të merret me fajet, qofshin penale, të një Sali Berishe. Është sikur në Titanikun në mbytje, pasagjerët të kalonin kohën me një proces kundra kapitenit që kishte zgjedhur një shef kuzhine aq mediokër! Po të merremi me Berishën, do kemi aq më pak kohë të merremi me qeverinë, qofte për ta ndihmuar, qoftë për ta kritikuar në rrugën që ajo po zgjedh për të na nxjerrë nga kriza, përmasat e të cilës ende nuk janë rrokur sa ç’duhet nga opinioni. Shqipërisë i duhen në këto momente idera dhe reforma, jo të burgosur. Por jo vetëm reforma fiskale që dominojnë në të gjitha diskurset e mazhorancës. Duhen idera për rritje ekonomike. Duhet që ministri i Ekonomisë të dëgjohet ku e ku më shumë se ai i mbledhjes së taksave! Ka urgjencë! A krijon strategjia e re ekonomike e mazhorancës së majtë besim në opinion për rritje ekonomike dhe punësim? Çfarë mendojnë sipërmarrësit, sepse ata janë më të besueshmit? Të gjithë bashkarisht duhet të diskutojmë e të japim mendime. Jo të biem në kurthin ku sapo një Berishë hap gojën për oponencë, pasi dhe ai e ka këtë të drejtë, shikojmë menjëherë nga ai, nga i pafytyri që guxon të japë leksione, me grushtin kërcënues për ta futur në burg, për ta ndëshkuar një herë e mirë për të kaluarën, duke harruar kështu të ardhmen: çdo bëjmë me një milion të papunët? Ishte opozita e djeshme, sot në pushtet, që e denoncoi këtë shifër marramendëse dhe që duhet ta riparojë. Edi Rama nuk është “Superman”. Europa ia tregoi duke ia refuzuar statusin aq të dëshiruar për egon e çdo kryeministri në Shqipëri. Kryeministri i ri duhet ndihmuar. Me ide të reja, konstruktive dhe të paqshme. Kurrsesi me këshilla ogurzeza që të burgosë këtë e atë. Po a e ka legalisht në dorë ai? Burgosjen sigurisht që jo, por kërkimin dhe mbledhjen e provave, sigurisht që po.
Reformë në drejtësi përpara se të kërkojmë drejtësi
Sa për Berishën, ne s’kemi përse të tregohemi më “katolikë se papa»”, më europianë se europianët, pasi në asnjë vend të qytetëruar nuk mund të hapësh procese pa prova. Çdo shtetas që disponon prova, përfshirë këtu dhe gazetarët e Ditës që e kanë bërë burgosjen e Berishës një çështje parimore, t’ja vërë ato në dispozicion drejtësisë. Si ata në Ministrinë e Mbrojtjes, që menduan se kishin prova të vlefshme për padi ndaj ish-ministrit Imami dhe ja dorëzuan Prokurorisë. E njëjta gjë mund të bëhet dhe ndaj Berishës, ashtu si dhe Berisha mund të paraqesë prova, nëse disponon, kundra çdo qeveritari të tanishëm. Paradoksi i Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera europiane, është se ka shumë fjalë, shumë “linçime” publike në media, dhe fare pak procedurime. Krejt e kundërta me praktikat në Perëndim. Dhe nëse s’kemi besim tek drejtësia, ta reformojmë atë. Një drejtësi apatike, nuk mund të jetë një alibi për shtypin për të marrë rolin e Prokurorit. Përkundrazi, duhet të jetë një motor i fuqishëm në mendjet tona për idera të reja si ta përmirësojmë pushtetin. Opsioni i reklamuar nga Mustafa Nano për gjyqtarë a prokurorë të huaj, është shembulli më i mirë i asaj ç’ka duhet bërë. I duhen servirur vazhdimisht idera mazhorancës në pushtet për të adaptuar një sistem ekonomik, juridik, arsimor, shëndetësor në kushtet ku bota po evoluon shumë shpejt dhe bashkë me të nevojat e shqiptarëve. Fundi i fundit edhe sikur të arrestohej, gjykohej e dënohej Sali Berisha, a do ta kishin kundërshtarët e tij ndërgjegjen e pastër po t’ja kërkonin këtë një institucioni drejtësie që e mallkojnë po aq shumë, në mos më shumë, se vetë Sali Berisha. Qeveria e re ka një bulevard për reforma. Është një shans për ata të rinj ministra për të qenë në lartësinë e misionit dhe për të hyrë në histori. Të njëjtin mision ka dhe shtypi, të kërkojë nga qeveria më të mirën për lexuesit e tij. Jam i bindur se burgu për disa nuk mund të jetë më e mira për një komb, ndonëse “atyre disave” mund t’u bënte shumë mirë…
Berisha, bashkë me të tjerë që i kanë shkuar mbrapa në shkeljet që ka bërë, duhet të shkojnë në burg, që t’i hapet rruga konfiskimeve të pasurisë së tyre, se ekonomia s’është keq thjesht se ai ka bërë gabime në të menduar apo në reforma, por është nga informaliteti, nga futja e duarve në thasët me para, kjo është e gjitha.
E dyta, jo më kot janë institucionet me përgjegjësi të ndara, drejtësia të bëjë drejtësi, dhe pavarësisht se u dashkan provat, ka mjaftueshëm dëshmitarë që, për fatin e keq të tyre, janë dhe ata të përzierë në veprimet e tij, ndërsa ekonominë ta bëjnë institucionet e tjera që e kanë përgjegjësi.
@ Genc Burimi!
E mban veten si FILOZOF,por me kete shkrim ti,ke vulosur SHITJEN E SHPIRTIT TEND PER 5 LEKE TEK KRIMI!!!
Derdellit se duhen reforma,por nuk na tregon se si MUND TE NDERTOSH NJE SHTEPI KUR NUK KE LEKE NE XHEP???
Edhe budallenjte e dine se REFORMAT JANE ME TE MIRA SE ARRESTIMET,por A NUK JANE KETO DOSJET PENALE ME KRIME DISA QINDRA MILIONE EURO…..PJESE E KETYRE REFORMAVE???
Asnje shtet nuk mund te ece perpasra,nese LE PA NDESHKUAR KRIMINELET,PERCARESIT,SHKATERRUESIT E SHTETIT E LIGJIT,PERDHOSESIT TE HISTORISE etj,sic ben BANDITI Berisha me LANGOJTE E TIJ????
Ne cilin vend te botes,SHTETI DURON KAQ GJATE NJE ISH KRYEMINISTER TE SAPO RREZUAR NGA SUNDIMI I GJATE FASHIST,si Berisha,QE TE BEJE THIRRJE PER RREZIMIN E QEVERISE ME FORCE???
Llogjika jote,o Burim eshte sa ANTI SHQIPTARE edehe e URRYER!!!
Te vleresoj si SHARLATAN,ndersa ne kete rast ME SIGURI DO JESH PAGUAR MIRE,qe shet TRUTE E TUA(ne ke akoma pa shplare) per 5 leke!!!
Cdo gje ka radhe:
-PAS CLIRIMIT TE VENDIT NGA PUSHTUESI(ne kete rast Berisha),qeveria ZHDUK PASOJAT E PUSHTIMIT DUKE RINDERTUAR VENDIN!!!
Drejtesise i duhen dhene DOSJET ME KRIMET E PUSHTUESIT dhe FAJTORET te dalin para gjyqit SPECIAL!!!
Pas vendimit.SEKUESTROHEN TE GJITHA PRONAT E TYRE dhe i jepen shtetit per shfrytezim!!!
-Behet pASTRIMI I ADMINISTRTES NGA MILITANTET EKSTREMISTE DUKE I ZEVENDESUAR ME PROFESIONISTE!!!
Pas ketyre,mund te fillohen REFORMAT,o zoti Burimi!!!
Ti e ke emrin Burim,por nxjerr HELM!!!
Autori ,me sa duket shume qarte ,ja shitur shpirtin ,padijes.!
Nuk mendoj se autori eshte aqe miop. une them qe autori eshte nje vegel e infektume me berishizem, ose i lidhur per qafe nga ajo rrace mashtruse e mafjoze anti Shqiptare. Qeverija e re ka shum hapsira per reforma, po eshte Sali Krimineli qe e ka lene gropen aqe te madhe (e kete me qellim)sa nuk ka miliarder qe e mbushe. Sali Berisha pengon e shqetson Popullin ne shumic e qeverine ne vecanti me lidhjet e tija ne Shtet, kryesisht ne Drejtesi. Pra ky kriminel ka punu me vetedije per te korruptu, kompromentu e afru sa me shume bashkepunetore ne organizaten e tije Mafjoze. Saliu qe ne 92 krijoi Shikun shteteror e ate privat te tijin, ku pergjonte seicilin e ndiqte e persekutonte kundershtaret, kete se kishte nga dija por nga mesimi i UDB se, ku ishte ushtare i saji. Autori thote nuk e deshirojne te vdekur berishen por ne burg. Eshte e vertete qe une jam njeri nga ato qe nuk ja deshiroi vdekjen, por ja deshiroi vendin qe meriton per ato krime, vjedhje e shkaterrime qe i ka ba Popullit e Atdheut, deri njerezve te vecante me deshire e perkushtim per ti shkaterru e zhduk edhe familjarisht.Por dhe te bahet mesim qe edhe nese del ndonje Berish tjeter te dije se cfare e gjen po punoi keshtu si ky. Une pres me pa durim qe keto sa shkruj e sa kam shkru tja dokumentoi para Drejtesis ati Krimineli. Po ashtu dhe Gazeta Dita si ajo Tema etj jane ne te vertete realiste e objektive ne shkrimet e tyre, e jo si ato Gazeta e Televizione qe marrin miljona Euro e Dollare padrejtesish nga Qeverija e Sali Kriminelit vetem per ti ba reklam Mafjes e Krimit te Saliut. Keto Gazeta nuk pranojne ti bajne reklam krimit e mezi mbijetojne. Pra Hajduti i Korruptumi ban miljarda e i drejti mezi mbijeton. Edhe Genc Lustra don me na largu me qellim vemendjen nga aktualiteti e perparesija me finokllek. Genc Burimi per Sali Berishen eshte nje avokat i mire por nje mashtrus i madh kunder te vertetes.
LIGJERATEN E KE SHUM TE BUKR AQE TE BUKUR SA NUK JE I VETMI QE LIGJERON KESHTU KEMI 23VJET QE DEGJOJM PROFKA TE TILLA POR POPULLI KA NJE THENEJE –BATH BATH DHE KOKRA HIC– SOT ME SHUM SE KUR DUHET TE HIQE DORE NGA MOSNDESHKIMI .NE QOFTE SE NUK DO TE ZBATOHET KJO NE DO TE NGELEMI PRAPE NE VORBULLEN E RETORIKAVE TUAJA JU DO TE VAZHDONI TE PASUROHENI NE KURIZIN TON QOFTE DHE ME SHKRIME TE TILLA SEPSE NORMAL QE MERRNI PATATE PER CDO SHKRIM DHE PER INTERESAT E ATYRE QE JU KAN NEN HYQEM KURSE NE JETOJME SI GJITHMON NE PADREJTESI NE MJERIM .TI PO NA KERKON DY STANDARTE NJE PER ATA QE KAN KRYER GJITHE KETO VEPRA PENNALE TE MOS DENOHEN DHE TJETREN TE MEREMI ME QEVERIN QE PSE SPO I LE REHAT KETA KRIMINEL DHE HAJDUT E QE POPULLI I KA MBJT NE KURIZ 23VJET .SE PER CFAR REFORMASH PO NA FLET NJE ZOT E DIJE
Shqiperia ka nevoje per ndeshkime, burgosje dhe sekuestrime pasurish, ashtu si dhe cdo vend tjeter I botes se qyteteruar, ku nuk te lejon njeri Tia hedhesh paq as per keqberje ordinere dhe jo me per vrasje vjedhje dhe shperdorime. Denimet nuk perjashtojne reformat, megjithese reforma ketu ka mbi njezete vjete qe reforms when apo pretendohet se behen. Aq sa na merr frika kur e degjojme fjalen reforme
O genc burimi apo shterimi, nuk di se nga ku i ke keto neurone qe te prodhojne kete shkrim i cili nuk ka dicka te vertete per klimen shqiptare. Ndoshta kjo vjen ngaqe nuk jeton ne Shqiperi dhe ben ca pershtatje nga Parisi i ftohte dhe trukues. Gjithsesi puno pak me frengjishten dhe do ia dalesh. Do perkthesh ndoshta dhe me mire e pa gabime…
Genci .Te me falesh por dhe ti pa dashje po na fute ne auditorin e leksjoneve per te cilat nuk kemi nevoje .Ju mire e konceptoni gjendjen sot te ekonomise dhe ashtu eshte jo per tu shqetsuar por per te uluritur dite e nate .Shqiptaret kane ngecur neper kembet e politikave te mbrapashta sa eshte shume veshtire te gjejme rrugen e duhur .Vetem ne ne Ballkane bejme perjashtim qe nuk korigjojme dote defektet e provuara .Kemi 23 vjete qe i biem fyellit ne nje brime.Kemi 23 vjete qe cfare nuk kemi pare tek kapitalizmi shqiptare aq sa te tijeret i kane pare ne 3 shekuj .
Rekomandimi juaj eshte shume i moderuar qe ka vlera per shtete me nje demokraci te zhvilluar.Ne nuk munde te kopjojme te tjeret se nuk kemi te njejtat probleme.Shume mire e citon Darvinin por ai konstatoje se jo cdo gje transformohet natyralisht .Sot shkenca ka arritur te nderhyje dhe atje ku Darvini nuk e konceptonte.Troc nuk duam “Specie”si Berisha apo ndonje tjeter i ngjajshem si ai .Llogjikishte me te deshtuarit nuk duhet marre por ja qe keta qe i kane zene frymen ekonomise qellimishte apo nga injoranca duan perseri pushtetin. Rrjedhimisht shqiptaret Medjat sot jane perqendruar tek koka e Berishes .Dhe une jam me ate qe ky kapitull te mbyllet .Berisha me kompanine e tije te hajdutve te dalin para Drejtesise dhe Qeveria e biznesi te shohin sherimin e ekonomise .
Nuk eshte as e para dhe e fundit qe shqiptaret vuajne pasojat e politikanve ne keto 23 vjete Arsyeja eshte tashme ne tavoline .Ndeshkueshmeria e kokave drejtuese ka munguar dhe ne nuk korigjojme dote asgje .Jemi rokullisur per hire te ligjit universal qe bota nuk rri ne vend por shkon perpara .Kemi shume eksperienca boterore qe kur ka vepruar Drejtesia shtetet kane ndryshuar .
Ke te drejte kur thua se nje koke eshte ajo e Saliut .Eshte nje e keqe shume e madhe per vete faktin se cfare ka prodhuar kjo koke e na ka lene ne teren .Ka lene nje menrye te konceptuar Bajraktar ,krahinor ,ka futur unin dhe ndeshkimin nese del kundra ,ka korruptuar me skema finacjare gjithe aparatin drejtues per te komanduar mbi gjithcka. Vete Saliu kur mori goditjen e popullit ne 97 duhej qe per hire te Shqiperise e shqiptarve te dilte nga skena politike .Por nuk ndodhi atehere dhe spo ndodh dhe tani .Populli ka nje shprehje .Do te shpetosh .Hiqe te keqen nga kemba .
Ja shume dakord me zotin Burimi, sidomos me pjesen e trete, pushteti u nderrua per te rregulluar vendin qe shkateroi Berisha por edhe per ti dhene njerezve qetesine qe duhet te kete nje vend normal demokratik. Ne cdo vend kush shkel ligjin shkon perpara drejtesise, nqs ka prova te mjaftueshe duhet te drejtohen ne prokurori dhe jo te bejme ate qe ka bere Berisha, me gjithe lango qe i shkojne pas, keto 23 vjet demokraci, vetem ulurima dhe klithma ne media per te ushtruar ate qe quhet presion psikologjik mbi popullin. Duhet ti rikthehet qetesia me mendje dhe ne moral popullit sepse eshte e vetmja menyre per te dale nga kjo krize ekonomike, politike, morale dhe mendore qe ka zaptuar Shqiperine.
o genco mos u lodh mer bab,,,,,,,,,,sekuestro pse 7 vila 5 maqina 3 dyqone, 5 dashnore, 1 arap qe i bo fresk zonjes,kalamojt bojn shkollen perjashta,hanomet e tirones vishen firmato, ene me heq lesht shkojne maton detit etj etj vetem per 23 vjet kapitalizem,,,,,,,,,,,,ai merhumi paska lon gjo tmodhe me vjedh ene e shajne pa pik torpi.e kshu genco mos u lodh mo.
Ju Kujtohet ! -Popull,intelektuale, puntore, fshatare, police, ushtare, xhandare e gomare; mblidhuni te gjithe! Te me mroni mua pronat e mia nga keta katile te paudhe …e .
Sepse…sepse …une jam une….!
Te zeste I genjen mendja edhe FMNja ja u paska me hile pale LSI-PSja
Biles…Paska edhe ca shtete qe te ardhurat per fyme I kane me te vogla se ne por evropi do I beje pjese te saj. -Tha z Luli sot!
Shqiperia dhe populli shqiptar kane nevoje per reforma te ngutshme, te thella dhe rrenjesore! Por, reformat nuk mund te behen pa arrestimin e hajnave te medhenj ne krye te Shtetit Shqiptar dhe te shqiptareve pergjithesisht ne trojet e tyre etnike. Abuzimet e vazhdueshme me pushtetin kane kaluar permasat e krimeve te renda… Kete duhet ta shohe shteti. Kriminelet dhe abuzuesit me pushtetin, drejt e ne burg, pastaj u hapet rruga reformave!…
DRENICA E KUQE
E lexova me shume vemendje kete analize te autorit.Me duket mjaft e drejte,me ide te sakta e propozime te sinqerta e te drejta.Ai te provokon te futesh vertete ne mendime dhe te gjykosh e analizosh edhe ti vete mbi ceshtjet qe diskutohen e shtrohen per zgjidhje.Dhe une konstatoj se ai ka paraqitur ide e mendime te drejta qe nuk mund t’i hedhesh poshte.Keshillat e rekomandimet e tij per qeverine e rilindjes dhe drejtesine jane koherente e te realizueshme ne keto vite shume determinante te tranzicionit shqiptar.
Une,nga ana ime,me mjaft modesti,do te shtoja nje ide atyre te autorit: qeveria e re t’i kushtoje kujdes me te madh reformave,e mbi te gjitha ne gjithe sistemin e drejtesise bashke me masa te kujdeseshme e te provuara e studjuara mire per denimin ne te gjitha shkallet te shkaktareve te kesaj gjendjeje te rende ku e ka hedhur qeveria e mepareshme popullin dhe vendin tone,pra reforma bashke me denimet per kriminelet e hajdutet potente te vendit.Kjo duhet shoqeruar me masa te fuqishme e te ligjeshme te percaktimit me prova te qarta ligjore te pasurive dhe mjeteve financiare te grabitura nga ish personalitetet qeveritare e te parlamenti apo te biznesit dhe te familjeve e sejmeneve te tyre,qe i kane vene keto pasuri e prona nga mashtrimet dhe aferat korruptive dhe pervetesimet e shumta te paligjshme.Kjo do te ndihmonte mjaft edhe financat e shtetit dhe permiresimin e gjendjes ekonomike te vendit,pra edhe ate te popullit.
Forcimi i ligjeshmerise dhe sundimit te rendit ne Shqiperi,lufta kunder papunesise dhe parazitizmit dhe kthimi i njerezve ne pune me masa konkrete per zhvillimin e industrise dhe bujqesise ne vend,permiresimi i nivelit te punes se parlamentit shqiptar dhe ne pergjithesi administrates se vendit dhe zhdervjelltesi e reforme e thelle ne sistemi e diplomacise dhe marredhenieve nderkombegtare,sidomos ato tregtare,do te ishin disa nga rruget kryesore edhe per futjen e Shqiperise ne Europen e Bashkuar.
Pas refuziumit te Europes se Bashkuar per t’i dhene Shqiperise statusin e shumekerkuar te kandidatit nuk qendrojne aspak mendimet dhe qendrimet mbi gjoja “Shqiperine myslimane” e aq me pak per rrezikun nga ndonje gjoja”fundamentalizem islamik” shqiptar ne Shqiperi e Kosove, dhe aq me pak nga mungesa e reformave dhe e ligjeve ne vendin tone(te cilat jane bere e po behen me pjesemarrjen konkrete te organeve te specializuara te SHBA,BE-se dhe organizatave kryesore nderkombtare),etj.Pas saj qendrojne faktet konkrete kryenece: Shqiperia mbetet nje vend shume i dobet ekonomikisht,me papunesine me te larte ne Europe,me nje bilanc teper negativ te borxhit te brendeshem e te jashtem,me nje korrupsion teper te larte,me i larti ne Europe,me nje sistem drejtesie te korruptuar e te kapur nga mafia e krimi,me nje trafik te frikshem te droges,emigranteve te huaj e vendas,prostitucionit dhe trafiqeve te tjera ilegale drejt Europes e botes.Europa e Bashkuar ka krizen e saj financiare e ekonomike brenda gjirit te saj,sic e treguan Greqia,Italia,Spanja etj.Dijme se ajo po harxhon “qimet e kokes” per te nxjerre keto vende nga kriza,etj,etj.Te gjitha keto te dubluara edhe me nje levizje ne rritje kunder zgjerimit te BE dhe bile daljes prej saj,kunder emigracionit ne rritje ne vendet e tyre nga Afrika e Azia por edhe mjaft nga Ballkani Perendimor.Mendoj se si qeveria Berisha ashtu edhe ish-opozita, edhe qeveria e re Rama ne kete 100-diteshin e pare te drejtimit te vendit,kane bere mjaft perpjekje dhe vajtje-ardhje me boten politike e sociale te Europes se Bashkuar.Pra mos dhenia e statusit e ka fajin tek vete Shqiperia dhe shqiptaret dhe ne rradhe te pare tek “muskuli” i dobet ekonomiko-financiar e vendit dhe sidomos tek perspektiva e erret e forcimit te tij dhe te sundimit te ligjit e rendit ne vend dhe te gjitha te keqiat qe duhet t’i luftojme brenda vehtes,pra brenda vendit.Askush nuk e don ne shtepi nje te semure te rende e me shume semundje ngjitese.Pra zgjidhjet qendrojne ne vendosmerine e popullit shqiptar dhe qeverise se tij se tij per t’i luftuar me force keto semundje.Disa nga ilacet per kurim,autori i artikullit i paraqiti qarte e bindshem.Mendjet e mprehta ne gjirin e popullit tone duhen vene ne sherbim te gjithshkaje qe te permiresohet,zhvillohet e ndryshoje,mbi te gjithe forcimin e unitetit te mendimit e veprimit te qeverise me popullin e tij dhe midis politikaneve e biznesmeneve shqiptare forcimit te luftes per ta luftuar korrupsionin ne cdo fushe e mbi te gjitha ate te drejtesise.
Analiza,idete dhe rekomandimet e vlefshme te autorit te artikullit meritojne te vleresohen drejte nga qeveria e re.Poipullit tone nuk i mungojne mendjet e mencura dhe specialistet e duhur per t’i sherbyer ketyre aspiratave te vendit.Ata duhen gjetur e nxitur gjithnje e me shume ne te mire te vendit dhe popullit tone.Le ta ndihmojme e kontrollojme qeverine e re te rilindjes per arrtitje dhe venien plotesisht ne jete te premtimeve e angazhimeve te saj ne programin dhe planet e saj.
Ngo shume te paverteta e perceptime subjektive te fituara nga mediat soialiste si Dita, po vecoj vetem njere o z.Bashkim.
Ju thoni se Shqiperia ka nivelin me te larte te papunesise ne Evrope.
Nuk eshte aspak e vertete kjo qe thoni.
Mundohuni te lexoni studimet per nivelet e papunesise ne Evrope e gjithe boten te bera nga institucione nderkombetare te specializuara, duke plikuar ne internet, e do te shikoni se jeni krejtesisht i gabuar.
Nuk po te coj me larg, por hidh nje sy per nivelin e papunesise ne vendet fqinje Greqi e Itali e te shohesh se sa larg jane diferencat.
Puna eshte mesa duket se si per ju z.Bashkim, edhe per lexuesit e preferuar te Dites qe hapatazi e shprehin dashurine e tyre per enverizmin, ka zene vend deklarata e “nje milion te papuneve” qe do ti kthehet si bumerang Edi Rames.
Ps. E shoh se Dita komentet e mija i shoqeron me nje vije te kuqe e i fshin, por se paku do te desha qe zoterijte qe drejtojne kete media, te kuptojne se nuk jane gjithe shqiptaret me mendimet e tyre enveriste.
Mr. Burimi ! shqiptaret ne atdhe e dine me mire nga Ju e mua se ku pikon çatia , mire qe nuk i bejme dot te qeshin te pakten mos i bejme te qajne , tu dhimkerka Berisha me soj e sorollop qe i verdallosesh hallit te Shqiperise e shqiptareve te varfer , zoteri shiko seç dimer po vjen pas ne Parisin tuaj e timin duke kopjuar praktiken shqiptare me xhaketa te kthyera mbrapsh , Genci ti shkruaj per ate turp te politikes franceze ndoshta me rikthimin e alias- Berishes se UMP. Sarko-mania , nuk dua te zgjatem se kjo per momentin nuk i interson aktualisht shqiptareve . ST-Maur 94
po nuk eshte e ndershme dhe as njerezore qe te mbushen burgjet me njerez qe kane vjedhur 10 kg hekur per te jetuar, apo se kane bere ndonje gabim ne pune , gje qe eshte njerezore dhe te rine jashte ata qe i bene hatane ketij vendi .Kjo nuk eshte drejtesi ,kjo eshte padrejtesi
“kinez që mjaftohet me një tas oriz”
Shkrim racist dhe si i tille idiot ne kulm.
Autori i shkrimit duket se ka njohuri siperfaqesore dhe te veteruar lidhur me ekonomine boterore dhe ca me teper tingellon Biased dhe i politizuar lidhur me ato qe thote per pozicionin e qeverise se re Rama lidhur me burgimin e Berishajve.
Me fjale te tjera eshte nje pjese e medias (dhe padyshim edhe nje pjese e ster-madhe e opinionit publik) qe i trumbeton arrestimit dhe burgimt te pergjegjesit kryesor te rrenimit ekonomik te Shqiperise (Berishes) dhe Rama vete po tregon vete-permbajtje te admirueshme per kete – po te ishte Maskarai i Bishes ne vend te tij tashme nje pjese e mire e kundershtareve politik do te ishin prapa kangjellave te burgut per shume me pak (ose aspak) nga ato qe ka bere ky kriminel.
Jam dakort me Burimin lidhur me prioritetin ekonomik te cdo qeverie te re ne pushtet – sic shoh qe Rama eshte duke e u perpjekur te bej pikerisht kete (le ti japim pak kohe dhe te shohim e gjykojme nese ajo qe po nis me kete buxhet do te jete pozitive apo negative per ekonomine shqiptare). Por n=kjo nuk do te thote aspak qe te mos denosh ligjerisht korrupsionin skandaloz te lases politike/pushtetore dhe te biznesit ne Shqiperi ne keto 10-15 vjetet e fundit. Te dyja keto nderhyrje- 1.ajo ekonomike per nxitjen e biznesit dhe barazine e shqiptareve ne pagimin e taksave dhe 2. ndeshkimi ligjor e financiar e grabitesve te pasurise sone te perbashket – duhet dhe mund te behen paralelisht.
Cdo perpjekje qaramane nga Burime Berishiane te pushtetit te vjeter per te ruajtur (Monstren.Bishe) dhe status-quon e qelbur te Bicim-Biznes/politikes korruptive shqiptare nuk i sherben as intersave tona kombetare as edhe vete interesit te biznesit te ndershem shqiptar. Une besoj se cdo biznesman/woman i/e ndershem nuk ka perse ti trembet nje sistemi ekonomik te ndreshem e te barabarte per te gjithe pasi keshtu fitojne pikerisht ata qe jane me te miret (ne kuadrin e Darvinizmit qe permend Burimi ketu me siper).
Ne sensin ekonomik Zoti Burimi harron te na sjelle si shembull modele ekonomike qe i kemi prane dhe qe kombinojne fort mire fuqine dhe kompeticionin ekonomik e inovativ me nivelin relativisht te larte te taksimit dhe nje sensi moral e social te shoqerise ne shperndarjen e te mirave materiale e financiare per popullaten – e kam fjalen ketu per ekonomite e tipit Gjerman apo te vendeve Skandinave qe jane shembulli me i mire qe ne duhet te ndjekim…
E vetmja Ministri qe punon me kapacitet te plote eshte e Brendshmja.
Burg , dinamit jane dy fjalet me te dashura te qeverise se re.
Jane dy fjale qe mentaliteti yne i dashuron. Te huajt , investoret i tmerron.
Ne nje shtepi qe ka sherr nuk merr guximin njeri te shkoj mik, aq me teper te coje dhe leket per te investuar.
Fatkeqesisht nuk mund te jemi ne lartesine e Europes kur ke ministra qe nuk kane punuar nje dite. Kane studjuar jashte por jo punuar.
Nje student i mire nuk eshte automakisht nje menaxher i zoti.
Te thithesh investime duhet te dish te kerkosh dhe afrosh, eshte si nje spine qe duhet ti gjesh prizen.
Keta politikanet tane gjejne kollaj vetem vrima me lesh por jo ato ku kalon korrenti i investimeve.
Per merakun tend , Shqiperija do vazhdoje te digjet e kurvat Rama e Berisha do vazhdojne te krihen.
Ule koken Tomorr se te pa KALAJA!!!
Investitoret e huaj nuk kane FRIKE NGA LIGJI DHE DREJTESIA,o tomorr gjysmaku!!!
Perkundrazi,ata duan nje Shqiperi te QERUAR NGA HAJDUTET DHE KRIMINELET,qe te jene te QETE E TE SIGURTE NE INVESTIMET E TYRE!!!
Nuk po arreston njeri BIZNESMENE TE NDERSHEM,por Rezart Tacin,qe ka TALLUR MENDEREN ME GJAKUN E POPULLIT!!!
Kerkon te luash me nervat tona,por je nje BASTARD I NDYRE!!!
Idashur mike je shume larg realitetit shqipetare,saliu me kompani duhet te gjykohen dhe tu sekustrohet pasuria e vene me leket e popullit tani te rri te numeroje gjemat e sales zenit apo profesoreshes qe merre 14 miljone leke ne muaj.per mendimin tim sikur te ishte ligji me pushkatim keta duhet te shkonin para toges pushkatimit se jane tallur pa mase me tatim paguesit shqipetare.do zoti qe ligji te veproje sa me shpejte.
Nuk ka paqe pa u shkateruar Berisha ekonomikisht .Ai duhet te ktheje gjithshka qe i ka vjedhur ketij populli,dhe te jape llogari per krimet qe i ka bere ketij populli jo pa dashje por me paramendim.Biles ai duhet te jape llogari per gjendjen e mjerushme qe e katandisi vendin,ndryshe n.q.s. i jep pak kohe berishes ai eshte si bishe e terbuar qe kthen permbys cdogje.Prandaj te marim masa kunder tij e te mos i leme kohe te mare veten.pastaj ne fund te fundit ai nuk eshte me i mire se te tjeret n.q.s. ka demtuar duhet te ndeshkohet sipas ligjit.Se po vene ne burg ata qe vjedhin per bugen e gojes jo berisha qe eshte bere si nje perbindesh tani.Nuk behen reforma ne drejtesi pa u gjykuar ai.nuk kemi pse ta kursejme se ai nuk kurseu nje popull te tere,e ne te na vije keq per nje cope Sale..
Kam nje verejtje per editorin e komenteve ne DITA: Paragrafi i komenteve duhet te filloje majtas (left alignment) dhe jo ne qender. Mendoj se “alignment” ne qender eshte shume i bezdisshem gjate leximit.
Personalisht me pelqen gazeta juaj dhe do te vazhdoj ta lexoj me kenaqesi. Faleminderit!
Sa per shkrimin e mesiperm, jam dakord me shume komentues qe eshte mundim i kote. Kur shtepia eshte katandisur si kjo e jona, puna e pare eshte ta pastrosh nga plehrat dhe plehrat duhet te hidhen ne vendin e caktuar – ne burg. Ka edhe nje opsion modern: ti djegesh ne impiantet e armeve kimike te Sirise.
Sindromi i politikes se sotme shqiptare qe FAJTORET E VERTETE TE MOS DENOHEN…!
Keta lloj teoricienesh jane gati t’ja marrin kenges ne varrim. S’mund te behet fjale per asnje reforme pa ndeshkuar shtetin e familjes qe na katandisi ne kete mjerim.
Lexon njeriu ketu gallatat e radhes nga njerez injorante qe dine vetem te bejne bla bla, pikerisht ata qe ngriten dy gishta perpjete ne 1990 dhe tani kerkojne qiqra ne hell.
Kujtojne keta injorante se ky vend ky nevoje per reforma!!! Por harrojne keta majmunet se kush do ti bej keto reforma? Kafshet qe vodhen dhe shkaterruan nje shtet dhe ekonomi te tere, qe para 1990 ishte ekonomi ne krize por ama e organizuar ne menyren me moderne te kohes. Atehere kur ishte taman koha e vertete per te bere reforma, kafshet me dy gishta perpjete e kishin mendjen per te luftuar komunizmin dhe grabitur dhe vjedhur pasurine kombetare! Tani qe pas 23 vitesh jane kthyer ne mesjete mendojne ufot injorante per reforma te preshit, pasi te gjithe ne albanistan jetojne sot nen efektin e preshit! Popull majmun me nje elite harbute dhe kriminale do na ndertoje kapitalizem ne albanistanin ne kohen se qepes! Ha Ha Ha!
Ti nuk je Genc Burimi,por Genc Dështimi. Ke dështuar për ç’shkruan. Bën oponencë të dështuar dhe merr në mbrojtje ata që e rrënuan vëndin dhe u pasuruan. Mos u hiq si lektor, por si një demagog i mirëfilltë.
O Genco je mire me shendet, po kosheren si e ke , a ke blete a te kane ikur. C’na harxhon kohen me kete palo shkrim. Pa ndeshkim te shkaktareve nuk ka konsolidim ekonomik. Sikur te te grabisin personalisht ty, shtepine, sot ose neser, ti do te kerkosh reforma apo ndeshkimin e grabitesit kur ky eshte i ditur.
Ne na kane grabitur jo vetem Saliu me soje e sorollopin e tij, por mjaft persona te lidhur me te, prandaj ndeshkimi eshte i domosdoshem dhe ligjor. Ndeshkohesh dhe kur nuk bene detyren sipas rregullores, jo me te pervetesosh mundin e te tjereve.
pa arrestime per te korruptuarit nuk mund te kete reforma.
sepse kjo eshte reforma e pare qe duhet bere.
Keshtu gjithmone ! Askush te mos mbaj pergjegjesi.Kush vjen ne pushte te pasurohet per veten e tija ndersa ne te tjeret te presim reformat, verte keshtu ja kane hjedhur gjithmon.U shkatrrua nje shtet i ter ne vitin 1997 dhe te gjith i futen duart ne xhepa dhe pyesnin.Kush e shkatrroi shtetit.?Edhe ata qe i vune flaken shqiperi edhe ata pyesni kush e ndezi flaken. Edhe kete radhe keshtu po ngjet.Te bejme reforma se me arrestime nuk ka nevoje.Po ata qe e vodhe tere shqiperin a do te pergjigjen.?Pore pasuria e tyre perse mos ti kthehet popullit qe ja moren me paire.? Une nuk e kuptoj kete njeri qe shkruan.Kjo do te thote vidhni edhe ju se pas 8-vjetev do te vijne te tjeret dhe do te bejen reforma. Reforma ka pasur qe ne kohen e greqise se lashte qe ne kohen qytet polise. Pore edhe pergjegjsi eshte mbajtur madje edhe jen ndeshkuar kush ka shkelur ligjet.
Me kete shkrim une them qe autori u thote pushtetarve .Bete mire qe vodhet ju lumte se ne do te bejem reforma dhe juve do te shpetoni.Bukur forte.Keshtu edhe ket radhe Berisha dhe Berishianet do te kalojne lumin ndersa populli do te haje reforma.
Te lumtr ty o Burim, mos e ndalo burimin e korrupsionit asnjeher.!
Pa ndëshkim të Saliut dhe shpurës së tij nuk mund të ketë rilindje.Dhe jo vetëm ndëshkim por të rikthejnë ato pasuri që ia kanë vjedhur këtij populli.Vetëm atherë do të kemi shpresë për një shtet europian.
O mashkull(Genc Burimi), te punon truri ty apo te punon prapanica.Per cfare provash thua ti per Sali Berishen.Ai vete ka pranuar publikisht urdherimin per hapjen zjarr ne 21 janar ne bulevard, madje kercenoj se do vriste dhe 1000-2000 apo 3000 demonstrues nese do vinin para kryeministris.Ti Burim je UFO, apo njeri me sy e vesh qe shikojne e degjojne.Kush e shiti Shqiperine 1$, kush e shiti detin te Greket, kush e dogji Shqiperine ne 1997, Kush ishte Komandanti i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise kur ky vend u shkermoq brenda tre ditesh e nuk mbaka pergjegjesi.Po vjedhje kolosale te pasurise kombetare me VKM te firmosur nga ky mashkull nuk jane prova.Po biznesmeni qe eshte intervistuar ne SUEDI dhe qe u dha live ne te gjitha televizionet ne Shqiperi nuk te duken prova ty.Thyerja e embargos qe vendosi OKB-ja ndaj SERBISE per naften, nuk te duket prove zoterise tende.Dalja hapur ndaj luftes se UCKse dhe ceshtjes se Kosoves ne takimin e Frances.
Keto qe ju permenda jane te vertetuara me firme e vule, por mund te jeshe larg zotrote dhe te jane veshur dylbite e nuk i shikon.Jo me falje per kete njeri dhe te tjere qe e kane ndihmuar dhe shoqeruar ne keto paudhesi te renda qe i ka shkaktuar popullit shqipetar.
Genc Burimi nuk flet kot: ka mbeshtetjen e asaj pjese te mazhorances qeverisese qe eshte kunder korigjimit te deformimeve qe Ali Baba Saliu dhe 40 hajdutet e kriminelet e cetes se tij kane bere ne Kushtetuten e RSH per t’u mbrojtur nga ndeshkimi i merituar, Te gjithe shqiptaret qe votuan per denimin e korrupsionit duhet ta dine se pa u zgjedhur kupola me e larte e shtetit me 3/5 e deputeteve, nuk do t ekete kurre drejtesi ne Shqiperi. I lumte Genc Burimit qe tallet me 1 milion votues anti-Berishe!
Mendoj se shkrimi i G. Burimit vlen per tu respektuar sepse eshte po ashtu parimor. Sipas leximit tim, shkrimi e ve theksin tek efektet probable te nje arrestimi te hipotetik te Berishes. Pra eshte konsekuencialist. Eshte shume e drejte te kerkosh zbatimin e ligjit por nga ana tjeter duhen llogaritur edhe pasojat kur ato kane nje impakt kaq te madh. Dhe ne rastin tone pasoja mund te jete destabilizimi i vendit, qe eshte per momentin rezultati me i cmuar i zgjedhjeve te 23 qershorit.
Sulmi ndaj Berishes eshte mire qe i behet indirekt duke i goditur cdo ortak qe ka ne bizneset e tija kriminale. Ne kete menyre nuk i jepet atij shkak per te kerkuar meshtetje popullore dhe destabilizuar vendin. Saliu ngjan me nje egersire qe po i prihen gjymtyret nje nga nje ndaj dhe c’ekuilibrohet ne fjalor. Ne finale prerja e kokes do te jete me e kollajshme.
Genc edheBurim.Sa i vogel qenke me nje burim uji ne bjeshke!!??Sa tragjiko – komike eshte cdo ligjerate per mbrojtjen e kriminelit Berisha.Shume njerez ne media ,per mua “qenie te peshtira ” mbrojne Berishen.Berisha eshte personi me i poshter ne historine e kombit shqiptar.Une nuk e di ne duhet futur ne burg apo duhet egzekutuar pa gjyq Berisha ,sepse krimet e tij jane shume te dukshme. E vetmja mundesi te qetesohet Shqiperia eshte denimi i Berishes.Kjo jo vetem se ai eshte krimineli por edhe ka kaluar c’do limit te arsyes njerezore.
o ti me nofke feniks a knaqesh ti me shi ne burg berishen o i njer shko bnu me grek ta q nanen grekt se sali berish ju ka shpetu juve nga edwin greku se juve u duft me ju lan sa te asht jeta te okupum se ju jeni njerz pa kurfar morali rrnoft sali berishaaaaaaaaaaaaaaaaaaa kush ja ka inati ju qift nana shkurt e shqip
Ty “korab” dhe malokeve te tjere,ju duket se Sali Berisha ju pruri ne Tirane,Durres,ju futi ne Dogana,Polici,Tatime etj,ju lejoi te VIDHNIT TOKA DHE PASURI SHTETERORE duke ndertuar shtepi pa paguar asnje lek per ato dhe drita,uje etj!!!
Por ti nuk e kupton,o TRU SHPLARE, se Sali Berisha te dha 5 leke,por te ka bere SKLLAVIN E TIJ PER JETE!!!
Ti dhe te tjeret si ty ,merrni fryme nga hunda e Berishes!!!
Ti vepron sic te thote Berisha!!!
Ti vret se ashtu te thote BAJRAKTASRI YT Berisha!!!
Po mire,more njeri:KAQ PA TRU BEN PUNEEDHE GOMARI,megjithese nuk i ka bere dem askujt!!!
Ti dhe maloket e tjere mund t’u duket se keni fituar me Berishen,por mos harronj:
-JU KENI FITUAR URREJTJEN E MBARE POPULLIT SHQIPTAR PER JETE TE JETEVE!!!
Ju KAFSHE LINDET,KAFSHE U RRITET DHE SI KASFSHE PO JETONI!!!
NJEREZ ASNJEHERE NUK KENI PER T’U BERE!!!
Edhe kur shani njeri tjetrin tregoheni KAFSHE:
-“SHIFSHA NANEN TEME!!!”-ulurini ju!!!
edhe ti kris qenke jeri i poshter se nuk fyhet ni simbokl i demokracis i cili i solli shqipris drit po ju jeni njerz te eger se juve su duft me ju lan gjall asnjave se gjysa jeni gabel grek serb veq encer hoxha qe ju k ba shqipar
Moderatori ne Dita i fshin komentet e lexuesve kur dalin jashte frymes se gazetes.
Dita mendon si Burimi se ndryshe do bente shenimin: mendimi i autorit mund te mos perputhet me mendimin e redaksis!
Shkrimi ne fjale eshte shume i dobet! Flitet per nje shtet virtual, imagjinar dhe jepen receta dogmatike te mykura, nga ato qe per 23 vjet me radhe, na e kane prure shpirtin maje hundes!
Ore Burim, ku jeton ti, ne c’bote jeton?!
Kemi perballe nje bande gangsterresh, hajdute dhe vrases gjakatare te pameshirshem qe duhet tu thyejme hundet per te rilindur Te mjeren Shqiperi!
S’ka demokraci, kur gati gjysma e parlamentit duhet te ishin ne burg! Boll me hipokrizi e me genjeshtra!!
Post scriptum!
Dikur,” demokrati i madh Fatos Nano” thoshte: do leshojme pushtet per te ndertuar shtet! Mblodhi ne qeverine e tij te majte nje mori legenesh nga e djathta- Imami, Ceka etj.dhe plot legene nga e majta, ashtu sic ishte edhe vete , legen. E pame se c’e gjet: humbi edhe pushtetin edhe shtetin. Opozita gangsterre e beri te ikte nga syte- kembet, si lepur i frikesuar! Ishte po ajo opozite qe eshte edhe sot, me po ata kriminele!
Edhe analiza me e siprfaqshme te con ne perfundime krejt te kunderta me ato te Burimit
Po ndersa ky autor qe here ben shkrime të mira,here keq e me keq, si sot, mbron idene e mosndeshkimit dhe sjell disa raste europiane qe nuk jane Shqiperi,nga sna tjeter ben spektakolaren, kur lavderon Nanon per sjelljen e prokuroreve te huaj(ne fakt nuk eshte ide e Nano,por perendimore,pikerisht per gjendjen e krimit korrupsionit) gje qe do te thote ndeshkim! Ketu duhet perqendruar analiza, sepse po nuk u ndeshkua krimi,korrupsioni,nuk ka perparim,BE! Dhe ne krye te ketyre te ndeshkuarve,si te mos jete Berisha,o njeri?Duhen rikthyer dhe vlerat e vjedhura!Ku ka vend europian te mos ndeshkojë?Shiko Italine me Berluskonin,o Burim!..”Frode Fiskale”(mashtrim fiskal) kater vjet burg,pa folur per ata qe jane ne proces! Dhe Berluskoni u vra nga protestues,iu thyen dhe dhembet,nese kujton?Berisha ka vrare,je ne kaptine ti?Kush te lejon te harrosh të vraret ne Gerdec,21 janar!Mosdenimet prodhojne spirale mosndeshkimi dhe nuk ka shtet!Italia me M5S te Beppe Grillo,po therret GaiJOTINE ligji korrupsionit,mafjes,financimeve të partive dhe kete te fundit e shtriu pertoke!Nuk do financohen me partite politike!Kupton c’po behet?Saliu nese nuk merr GIJOTINEN e ligjit nga Rilindja,Sovrani do ta beje,por teper ashper dhe nuk do kursehet mesiguri as Rilindja! Kush gabon ne perendim,paguan gabimin!Kete duhet ta dish! Analizë e papergjegjshme!
Nuk kishe çfare te beje dhe shkrove diçka.Kjo sa per te nxjere bojen tende.
Arrestimet japin rezultat kur vijne si rrjedhoje e reformave.Sikur prokuroria te arrestoje sot sa per sy e faqe Berishen dhe ministrat e tij mafioze eshte e sigurte qe me ndihmen e po kesaj prokurorie(sic beri me dosjen e Lul Bashes) dhe me vendimet e gjykatesve te larte te emeruar nga Saliu dhe bishti i tij ne presidence,ata do te dilnin te pafajshem.Do te kapardiseshin pastaj edhe me shume dhe do te riktheheshin edhe me te fuqishem se sa me pare sepse do ti tundnin popullit karten e “pafajesise”.Pra arrestimet pa reforma perfundojne ne deshtime spektakolare.
Reformat ne Shqiperi kane vetem nje kryefjale:DREJTESINE.Drejtesia me kushtetute varet komplet nga presidenti.Pa reformuar drejtesine qe do te thote ta clirosh nga kthetrat e Berishes dhe te lolos se tij ne presidence cdo diskutim per reforma ne Shqiperi eshte i kote.Jane vetem llogje per tu justifikuar,pa buke dhe pa permbajtje.
O genco po su ben arestime jane te pavlera reformat dhe investimet .dhe ne shqiperi ka nevoje cik si shume per arestime .