Replikë me Fatos Tarifën për legjitimitetin e socializmit shtetëror

redaktor
Muharrem Xhafa

 

Nga Muharrem Xhafa

Pasi kam lexuar me vëmendje ciklin e gjatë të shkrimeve të Fatos Tarifës në ‘DITA’ nën titullin bombastik Sa legjitim ishte socializmi shtetëror? Mbi një debat të vjetër nga një perspektivë teorike e re” po i përgjigjem zotit Tarifa nga një këndvështrim tjetër realist për socializmin.

Është e vërtetë që për socializmin bëhen pyetje e vihen pikëpyetje, bëhet zhurmë dhe ka jo pak paqartësi, siç bëhen edhe vërejtje. Po është një masë njerëzish miliardëshe në botë, që e do socializmin, në veçanti ata që e kanë jetuar (po edhe të tjerë), të cilët i njohin dhe duan t’i njohin vlerat e tij. Një tregues i fuqishëm është sondazhi i bërë nga OSBE dhe i publikuar prej saj në fillim të këtij viti për socializmin dhe Enver Hoxhën, ku 52 përqind e të anketuarve shtetas shqiptarë shpreheshin se socializmi është më i mirë se kapitalizmi dhe se në kohën e Enverit jetohej më mirë se sot.

Një fenomen i veçantë ndodh me brezin e ri, i cili ka dëgjuar te flitet vetëm keq për socializmin prej borgjezisë e tellallëve të saj, prej “komunisteve” të kthyer në antikomunistë e të tjerë, që borgjezia i ka shndërruar në “mish për top”! Kjo ka nxitur te ky brez dëshirën dhe kureshtjen për të mësuar më shumë për socializmin si një rend ekonomiko-shoqëror, të cilit i përket e ardhmja. Sepse dëgjon të pavërteta, brezi i ri, rinia, s’binden, për çfarë lexojnë e dëgjojnë prej borgjezisë e ish-palokomunistëve të shndërruar në antikomunistë, pëdëistë, socialistë e të tjere, ku zoti Tarifa zë vend “nderi”! Të rinjtë e të rejat, edhe nxënësit e studentët, edhe të tjerë, prandaj duan dhe kërkojnë të dine çfarë përfaqëson socializmi, ç’vlera ka dhe përse e anatemojnë dhe e sulmojnë egër forcat e borgjezisë e të reaksionit antikomunist! Po kështu, kërkojnë të dinë edhe përse komunistët e mbrojnë socializmin deri me fanatizëm. Brezi i ri është shumë interesant!

Socializmi është legjitim dhe jo ilegjitim, siç thotë “karrieristi” Tarifa! Po e them, që në fillim, se Tarifa është treguar i “mençur” duke mos i sugjeruar “konkluzionet” e tij “si përfundimtare”, sikurse shkruan vlerësuesi i “veprës” se Tarifës, profesori amerikan, Rory J. Conces.

Socializmi është rend shoqëror, politik e ekonomik, një rend që lind objektivisht e pavarësisht vullnetit të njërit a tjetrit, si pasojë e shkatërrimit të mënyrës kapitaliste të prodhimit me anë të revolucionit proletar dhe vendosjes se diktaturës së proletariatit, është rend shoqëror që bazohet në pronën e përbashkët mbi mjetet e prodhimit, në marrëdhëniet e ndihmës e  të bashkëpunimit midis njerëzve të çliruar nga shtypja e shfrytëzimi kapitalist, në unitetin dhe aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë punonjëse, është rend që çon në zhdukjen hap pas hapi të kontrasteve midis qytetit e fshatit, midis punës fizike e punës mendore. Por jo vetëm brezi i ri, po edhe të tjerë, duhet të dinë se në socializëm ekonomia zhvillohet me ritme të shpejta dhe në mënyrë të planifikuar e se qëllimi i prodhimit në socializëm është plotësimi i nevojave materiale dhe kulturore në rritje të pandërprerë të masave punonjëse, bazuar në parimin “secili sipas aftësive, secilit sipas punës”.

S’ka nevojë të jesh filozof dialektik materialist për të kuptuar se një fenomen, që lind, ekziston e zhvillohet, pavarësisht vullnetit tënd a vullnetit tim, të shoqërisë, është i ligjshëm, legjitim, çka e kupton edhe një i pashkolluar! Legjitim socializmin si rend shoqëror e regjimin e tij e bën pra të qenët dukuri objektive e shoqërisë njerëzore, jo vullneti, mendimi a opinioni i një filozofi, sociologu a politologu të borgjezisë, cilidoqoftë prej atyre që përmend zoti Tarifa!

Intelektualët borgjezë, që Tarifa citon: filozofë, sociologë, politologë, të gjallë a të vdekur, amerikanë a europianë, në thelb, nuk flasin për ilegjitimitet të socializmit, po është zoti Tarifa ky që flet për një  socializëm të tillë, është ky që e vë në dyshim legjitimitetin e socializmit! Dhe jo se nuk e di të vërtetën, po sepse kërkon të bëhet edhe më “i dashur” e edhe më servil se sa është bërë deri më sot i borgjezisë! Por bëhet qesharak, se Tarifa e di se për ç’arsye borgjezia i përzgjedh e i bën të vetët bijtë e ish-komunistëve, pedagogët e regjur në shërbim të socializmit, që e dredhin nga t’ia ketë oreksi padronit dhe marrin gjithmonë anën e së keqes kundër vendit e popullit të vet, deri sa borgjezia t’i shtrydhë si një limon i bërë mirë!

Socializmi, as me ligj të ndonjë organi të një regjimi të caktuar e as me ndonjë vendim tjetër të regjimit nuk bëhet as legjitim, as ilegjitim! Se ai është objektivisht legjitim dhe s’ka nevojë për një tjetër konfirmim administrativ! Socializmi nuk i merr leje borgjezisë kur vjen ne pushtet. Të shtrosh pyetjen: A është legjitim socializmi dhe një regjim i vendosur prej tij, kjo, përveçse shërbëtor i lig i borgjezisë, tregon dhe për një njeri injorant në kuptimin materialist dialektik të shoqërisë njerëzore. Tarifa, që nuk është një injorant, se paku nuk duhej të kishte rënë në pozitat e një qytetari të rëndomtë! Një njeri, një intelektual i pa paformuar, mund të ndryshojë mendim e qëndrim, po nuk mund të shpëlahet e të tjetërsohet, sidomos Tarifa jo, i cili ka qenë pedagog i mirëfilltë i filozofisë marksiste-leniniste dhe e ka shpjeguar mijëra herë socializmin shkencor, shtetëror a në pushtet, në zbërthim e sipas mësimeve të Marksit, Leninit e Enverit! Kjo “vepër” e tij nuk është vështirë të gjindet e të provohet, mjaft të hapen e të publikohen revistat, shtypi i kohës e botimet e Tarifës, prej nga do të mësohet metamorfoza e mbrapshtë e tij.

Tarifën e të tjerë si ky i ka bërë zap e mposhtur një hall i madh: karrierizmi e servilizmi politik ndaj borgjezisë, se trajtimi ekonomik nuk u mungon! Tarifa e di këtë, tjetër që nuk e thotë! E di se ardhja në pushtet e socializmit, po të mos ishte një fenomen objektiv, do të kishte ndodhur pas feudalizmit, po nuk ka ndodhur kështu, jo për tjetër, po sepse nuk mund të ndodhte, se ky është një ligj i përcaktuar qartë nga dialektika e zhvillimit të shoqërisë njerëzore! E di se socializmi në botë e në vendin tonë nuk është vendosur e nuk është mbajtur në fuqi me dhunë mbi masat popullore, e di se nuk ishte dhuna e shtetit socialist mjeti kryesor me anën e së cilës ky tip shteti bënte të ruhej legjitimiteti i tij! E di se partitë komuniste në botë e në vendet e Europës Lindore nuk i përdorën për të legjitimuar pushtetin e tyre mjetet e edukimit e të propagandës, në frontin e së cilës Tarifa ka milituar vetë, me qëllim që të realizohej indoktrinimi i tyre, as dhunën e terrorin për të imponuar këtë. Se, po të mos kishin qenë arritjet e mëdha në ekonomi, në jetën shoqërore, kulturore, shpirtërore e sigurinë e jetës, çfarë thonë filozofët e borgjezisë do të kishin qenë krejt të pamjaftueshme për të krijuar e për të ruajtur besimin e qytetarëve për legjitimitetin e rendit e të shtetit socialist. Ato që thuhen se masat e popullit e ndiqnin pushtetin komunist në mënyrë rutinë, të pandërgjegjshme e se për këtë arsye socializmi qëndroi shumë në pushtet, janë përralla për të gënjyer e vënë në gjumë njerëzit që besojnë te borgjezia.

Një “çudi” përbën edhe fakti që profesor Tarifa, ndryshe nga kur ishte student, asistent e pedagog, intelektual i përkëdhelur e jo larg udhëheqjes së PPSH, nuk i referohet asnjëherë, për ta bërë më ballafaquese analizën e tij, ideve e analizave të klasikëve të marksizëm-leninizmit dhe Enver Hoxhës! Jo vetëm ne që e kemi njohur, jo vetëm kolegët e studentët e tij, po të gjithë qytetarët, e edhe ndonjëri “idhull” i tij i gjallë, të gjithë do të “befasoheshin” po të publikoheshin ato që Tarifa ka shkruar e botuar duke ngritur në qiell Marksin, Engelsin, Leninin, Stalinin e Enverin dhe duke bërë “fërtele” ideologët e borgjezisë, përfshirë disa nga këta që ngre tani “në qiell”, jo se ata i “dogji malli” për Tarifën, po se ky ka nevojë për ata! Nejse, ky tip intelektualësh kameleonë e pa moral kombëtar, e ka një model – “modelin Kadare”! Jo më kot nga fundi i “analizës” së tij Tarifa i merr si etalon thëniet e Kadaresë për gjykimin e regjimeve komuniste. Nuk mohoj që disa prej intelektualëve të borgjezisë, që Tarifa përmend, për të “argumentuar analizën e tij” janë të njohur në përmasa të gjera, po si teoricienë të borgjezisë, jo të socializmit dhe se asnjë prej tyre nuk ka shtat të matet me Marksin e Leninin, madje as kanë guxuar të thonë se, për shembull, Marksi, i ka analizuar fenomenet gabim në veprat e tij. Citatet që ka shkëputur Tarifa prej “idhujve” të tij : Ëeber, Habermas, Giddens, Gaetano Mosca, Juan Linz, Milovan Gjilas, Samuel Huntigton, Richard Loëenthal etj. janë “çikërrima a thjeshtëzime”, krejt të pamjaftueshme për të “argumentuar” se socializmi është “jolegjitim”! “Idhujt” e Fatosit, në analizat e veta, kurrsesi gjithëpërfshirëse për shoqërinë njerëzore, i janë referuar plot herë Marksit, po edhe Leninit, më shumë për të paraqitur kapitalizmin të përjetshëm e për të bindur padronët borgjezë se janë vërtetë në shërbim të borgjezisë! Ndryshe borgjezia, të paktën do t’i kishte lënduar, siç ka bërë me Heminguejin, Barbysin, Gramshin etj.

Duke abuzuar me ndryshimin e kushteve e të rrethanave historike, me përmbysjen e socializmit, e duke pasur mbështetjen e fuqishme të shtetit borgjez, tellallët e borgjezisë “vrasin e presin” sa djathtas – majtas! Në kohën e vet, sidomos të Luftës së Dytë Botërore, kishte shumë intelektualë me zë botëror, që Tarifa i përmend, të cilët e kishin Stalinin idhull dhe e ngrinin në qiell socializmin! Borgjezia, siç thashë, i ka përndjekur ata, por, pavarësisht kësaj, ata kanë mbetur me veprat e tyre, kolosë në shërbim të shoqërisë njerëzore!

Unë edhe një herë dua të theksoj se socializmi (komunizmi) është rend shoqëror, ekonomik e politik legjitim, ashtu siç është legjitim çdo fenomen tjetër objektiv! Tarifa bën mirë që, siç thotë profesori amerikan, Conces, ia le kohës të provojë “vërtetësinë ose falsitetin e pikëpamjeve të tij”. Po, kjo “garë”, Tarifë, është e humbur! Bota kapitaliste po studion Marksin, Leninin e Enverin për qëllimet e saj. Ti vazhdo të gënjesh studentët me “megalomaninë” tënde, po, dëgjoje mirë, se rinia universitare nuk bindet me çfarë u thua ti! Ajo i lexon vetë Marksin, Leninin e Enverin. Klasa punëtore e masat e tjera të shtypura e dinë mirë se socializmi e shteti socialist kanë qenë legjitime për këta, por jo për borgjezinë e shërbëtorët e saj!

Share This Article
20 Comments
  • Ky Tos Tarifa me duket ka qene ambasador ne ShBA dhe ka vjedhur nje dore paresh te shtetit Skiptar..shtet i thonçin…
    Ene hajn ene fillozof….Tos merre me kos!
    Kapitalizmia i omel si hallva…!
    Ah more Sevo pse nuk bere nje kerrcu e do te ishte ngrohur nje dimer te tere,por vajte bere kopaçe per dimer…!?

    • Hera e pare qe po e lexoj kete gazete dhe lexova artikullin e Muharrem Xhafa. Nuk i kam lexuar ato cfare ka thene Tarifa por me thene te drejten me vjen per te dhjere kur degjoj komentet e njerzeve qe gjate kohes se socilaizmit kan shkruar e kan shkruar sa nuk mund te imagjinohet dhe nuk jua mbante bytha te shkruanin qofte edhe nje vrejtje per ate sistem. Une them se nuk nuk ka fuqi Shqiperia te studjoje socializmin sidomos nga keta bashibozuke qe u bene menjerere ne PD dhe shkaterruan PD e verte dhe e dredhin bythen sa andej ketej.Ne kete bote nuk mund te zbatosh socializmin ne se je nje vend i vogel dhe pike. Ta zeme se Amerika kethehet ne socializem keta bythe pa cipe do fillojne te shkruajne menjehere dhe ti thurin lavde socializmit. Une theme se socializmin po e studjojne me shume vendet e zhvilluara me ekonomi te tregut sidomos ne drejtim te assistences sociale the ate mjeksore. Cdo rend nuk eshte i perkryer dhe kerkon qe te gjeje me te miren. Nuk ke te ardhura mer nga shteti, nuk paguan dot per shrbimin shendetesor te mbuklon shteti cfare element jane keta . Besoj se jan sipas mundesis dhe aftesise. Shume njerze ngaterrojne socializmin se si u zbatua ne shqiperi dhe se cfare eshte ne fakt rendi socialist. Socializmi nuk thote qe te kesh ndermarje pa fitim, nuk thote qe popullin ta besh qe te mendoj se cfare do te hash per dark por mutrit servila bene te pamunduren qe ti thoshnin qeverise qe populli po kendon qe po dorezon bagetit ne fakt populli po qante. Muterit i thoshnin qeverise qe pulat qe ka fshatari po demtojne se po hane barin e rrugeve dhe injorantet ne krye te shtetit dhane urder tu pritet koka pulave dhe fshatari te punoj me barkun bosh. Socializmi nuk thote qe te kesh te njetit maskarenje per nje kohe te gjate ne pushtet por duhet te vihen ne krye te puneve njerzit me te afte me te pregatitur. Cfare po bene Kina, cfare po bene ekonomia Kineze por ata qe jan ne krye po zgjidhen me vote te fshehte dhe nderrohen ne nje apo dy legjislatura.Ne qanim per nje Enver dhe nje Memet sikur shqiperia nuk lindte djeme te tjere. Mund te shkruash libra per ate periudhe por burre eshte ai qe shkruan duke e analizuar objektivishte dhe jo te dredhesh bythen per te perfituar. Ka shume deshmitar te kohes qe ne vitet 1968-72 mishi rrinte i varur dyqanet plote e perplote por cu be nga u zhduk dhe ne vitet 1980-1990 gjeje vetem presh te kalbur ne dyqane. Ku jane ata muter qe punonin pran qeveritareve dhe nuk u a mbante bytha te thoshnin nje gje por thoshnin te kundrten qe populli po jetonte ne gezim e hare ne fakt kishte ulur koken dhe ishte ne zi. Fuck the people that are kamelon dhe qe nuk e lane PD te rritej si nje parti e progresit por nga qe u futen hileqaret batakcinjet shpresa qe lind u venit shume shpejt. Nuk ka rendesi se cfare ngjyre ka macja por mjafton qe te zej minjet ka thene dikush Pra nuk ka rendesi se cfare e quajme vehten, socialist, demokrate, komunist ballist por mjafton qe populli shqiptar te jetoj i lumtur ne trojet e tija dhe te kete bollek per cdo gje duke ju permbajtur ligjeve deri tek ata qe jan perkohesishte per ti sherbyer popullit

  • Ne Universitetin e Nju Jorkut eshte bere nje anketim kohet e fundit mbi nivelin dhe aftesite shkencore te profesoreve qe japin mesim dhe cudia me e madhe eshte se per prof. Tarifen, i bere profesor me Vendim gjyqi dhe me bekimin e znj. Lindita Nikolla, ish ministren mediokre te Arsimit, vleresimi per rektorin ishte me negativi nga te gjithe koleget e tij.

    Ky rektor servil i Familjes Hoxha dje, se bashku me te jatin Sevo Tarifa, ka aksione ne kete Universitet dhe shtrojme pyetjen se ku i gjeti parate ky ish amabasador i denuar ne SHBA ?!… Vettingu te veproje ndaj ketyre sherbetoreve servile e medioker ndaj cdo sistemi qe vjen ne pushtet.

  • ah mar shoku Muharram ,çfare dite erdhi !!!
    rrite qenin te haje koken i thone kesaj
    une po i bej nje permbledhje te shkurter artikullit tend po dhe ne pergjithsi gjithe socializmit tend
    jo qe mos te lodhen dhe shoket e birose duke lexuar
    nje grua socialiste , ishte ndare 3 her nga burri dhe thoshte qe ishte e virgjer
    tani kolektivi u habit , si ishte e mundur kjo gje ?
    burrin e pare tha e kisha avokat , perdorte vetem gjuhen
    burri i dyte ishte pianist , perdorte vetem doren
    burri i trete ishte socialist , ai ma vuri ne byth

    ja ky eshte socializmi legjitim , te gjithe ata qe e duan kete frazen e fundit te baracaletes kane si shperblim 😛

    • BLACK SWAN, kush ta ka treguar ate qe citon me larte se mund te jeshe me pak 45 vjeç (18+27) dhe nuk di gje fare as per socializmin, po as per gjyshin dhe gjyshen tende ne qoftese ke pasur. Vetem nena jote mund te ta kete treguar ne qoftese i ka ngjare. Prandaj kur te komentosh here tjeter, mos ler shteg te te thone keto qe po te theme une.

      • e dashur Vere
        dhe ti burrin socialist e ke qe je kaq e nxehte ? apo nuk keni uje andej nga qiveria socialiste dhe rrini gjithmone te nxehte ?? nejse
        jam me pak se 45 vjeçe , po socializmin tuaj e mbaj mend mire kur si lojra kisha vetem balten , bunkerin ,ah dhe emrin qysh pa lere armik
        po sidomos e mbaj mend mire socializmin tuaj kur ju pashe dhe ne direket e anijeve si majmunet ne xhungel , kur moret arratine nga syte kembet nga mrekullia socialiste

        gjyshrit e mi ishin ata qe thoshnin “me mir derr se muharrem , ashtu komunist ” !

        prandaj ti komento sa her te duash , se une çdo her nga nje histori socialiste do tregoj 😛

  • Pse jo, mund te behet nje analize profesionale mbi Socializmin si sistem shoqeror, po, por as mos t’ju shkoje mendja te beni analiza per socializmin shqiptar, ashtu dhe per kapitalizmin shqiptar, sepse do te jete humbje kohe. Jemi popull qe ne aspektin shoqeror nuk jemi ne gjendje te katranosim gje, pike.

  • O shoku Muharrem , c’merresh,pash zotin me kete Tarifen, te birin e Sevos . Ti dhe une e kemi njohur
    mjaft mure Sevon qe edhe kur ecte rruges kishte ma-
    pozat e Enver Hoxhes, Ai dhe Haxhi Kroi. Aq qesha-
    rake ishin bere ne syte e shqptareve sa qe qarkullonin
    edhe anekdota per ta. Tani le te vijme te “Tosi” ! Qe t’i
    dini ju ,miku im, bemat e “Tosit” kur ishte ambador i
    Shqiperise ne SHBA nuk do te denjonit ,ashtu si une,
    te merrnit lapsin e te shkruanit per te. Tipa te tille bene
    kete ne socializem: e molen mire e mire socializmin me
    servizizmat e temenarat e tyre te neveriteshme dhe sapo
    u permbys rendi soc. vrapuan te paret per ta hedhur poshte si limon i shtrydhur.Nuk na duhet me Ai sistem ,
    thane ,o burra te hedhim balte sa te mundemi mbi te qe
    te sigurojme pizicionet ne pushtetin qe po vjen . Keshtu
    bene me radhe popajt , tarifat ,etj.etj.
    ” Bota eshte nje tango qe duhet te dish ta kercesh apo nje kokerr qepe qe duhet ta qerosh pa derdhur” ,thone
    argjentinasit apo edhe spanjollet dhe tipa te tille me
    “Vdiq mbreti,rrofte mbreti” ,ja tek i ke perpara syve tuaja,
    Duhet te bertasesh me sa fuqi ka gurrmazi qe ta ndegjoj-
    jne tere shqiptaret: i madh e i vogel,gra e burra,se kush po na servir sot “sermone” ,duke na dhene leksione cdo
    dite se si ka qene,si duhet te ishte,pse duhet ishte dhe
    ishte apo s’ishte legjitim ai sistem,bijt e atyre qe kane qene me ekstremistet e dogmatiket per “mbrojtjen e vijes
    se Partise” .Keta ishin qe dikur te benin gjemen duke
    mashtruar e genjyer kupolen e larte te asaj kohe .
    Prandaj duke patur parasysh keta elemente qe ia pane mire hajrin socializmit sot jane versulur si hiena kunder
    tij per t’ i mbushur mendjen atyre qe vertete e realisht u
    burgosen dhe u internuan se keta jane bere tash me
    ” katolike se Papa” ! per te mbuluar e justifikuar bemat
    e gjemat e babalkareve te tyre. Sinqerisht une i jap te
    drejte atyre qe per nje aresye ose edhe nga gjemat qe
    benin keta individe,kane vuajtur me te padrejte luften e
    klasave qe te shkruajne kunder atij rregjimi sepse ne fund
    te fundit ata nuk pajtohen me nje rregjim qe eshte sjellur
    keq me ta. Por te beje “heroin” e vangardes kunder atij
    rregjimi i biri i Sevos,Haxhiut,apo “Kasheja i pavdekshem
    M.B, kjo ben te mendosh se si eshte mashtruar keqazi
    PPSH ku keta tipa kushin pushtet te fuqishem dhe kane
    bere nje mal me krime ne ate kohe. Ne kete kuptim duhet
    nje meditim i thelle mbi tragjedine shqiptare qe po e vuaj-
    me edhe sot . Kaq kisha per sot,neser na pret nje dite e re ! Te fala Muharrem nga nje miku yt i larget !
    O tempora, o mores …..!!

  • Po nuk beme debat mes nesh, nuk mund te arrihet nje analize dialektike, kritike, ndertuese, mohuese dhe me perfundime reale per socializmin dhe Enverin.
    Dua te them se shosha duhet te shoshitet dhe te shoshite ishantaret e PPSH, dhe, ata joanetare qe perfituan me mullare nga PPSH dhe socializmi shqiptar, dhe, keta te fundit quhen populli.Pikerisht ai popull qe para 1945 nuk kishte as mut te hante, e jo me shkolle, veshje, e gjelle me mish.Nuk po flas per pushtetin sepse: ne ate kohe po te mblidheshin bashke tre fshatare ose puntore dhe te te akuzonin se ke thene kete apo ate kundrabullundra, shkoje ne hale. Kjo ishte me dy fjale forca shkaterruese e pushtetit te ishpuntoreve dhe ishfshatareve te varfer qe zoteronin zyrat e Partise dhe shtetit socialistoenverist.Nuk ishte pak. Keta ishin Tarifat, Papajorgjet,Berishajt,ca tironsa, ca vlonjate, dhe ca shkodrane, pa harruar edhe ca korcare, Nanoistet, Rucistet, Palokistet, etj., etj., udheheqes, sot, socaliste dhe demokrate!!!!???…
    Per te mos u zgjatur. Eshte mire te dalin te gjithe Tarifat ose Tarafllaret, te demaskohet retorika e tyre sahanlepirese ne cdo sistem, te diferencohen, dhe pastaj ti vihet emri i vertete Enverit: ne piedestal, ose atje ku eshte te rrije.
    Sepse, nuk jane me shuma ballistet ata qe nuk e duan nderimin e Enverit, socializmit, dhe popullit – se sa jane batalioni i servileve, bytheceve, mesallave me dy faqe etj., etj., ata qe e ngatarojne te shkuaren, per perfitime te poshtra vetiake, socializmin, gjakun, djersen, mundin, arritjet humane … deri dhe Enverin.
    Eshte rasti qe shkerdhatokomunistet te dalin edhe me shkrim publikisht. Ti njohi rinia.
    Sa i perket historianeve te historise te Shqiperise dhe te historise PPSH, eshte mire qe ata te shuajne. Koha e tyre ka mbaruar. E paten ne dispozicion 27 vite rresht. Dhe: pervec Gjecovit, Milos e ndonje tjetri, kallam kusur, vecse u diplomuan per “Eksperte te Afsheve Pervese Politike”.
    Falni se u zgjata. Tung.

  • PO EDHE TI O MUHARREM-BRUTTI E SHAVE TARIFEN E ENVERIT?

    sepse:

    Nuk po marrim vesh ketu ne DITA se cfare ka bo vaki:

    ose:

    RREM-FANATIKU ESHTE LATHITUR DHE I KA MARRE KOKA ERE

    ose:

    Tos Tarifa i Sevos qe ishte besnik po kaq i Enverit si Rreme Fanatiku dhe tani pas pilafit ka devijuar nga rruga e marksizem-leninizmit enverist dhe eshte bere TRADHETAR dhe poliagjent i gjithe Botes, njashtu si Mehmet Shehu, por edhe si shume komuniste te tjere besnike te Enverit qe kur u priste koken therrisnin ne grahamt e fundit:

    TE ROJE PARTIA DHE ENVERI! AMANET FAMILJEN!

    He mo Rrema Fanatiku i Enverit a eshte TRADHETAR cuni i Sevo Tarifes, i perkedhelur nga Partia e Punes apo ka kuptuar me ne4 fund pas pilafit te VERTETEN lakuriqe per socializmin e Enverit dhe Stalinit?

    sepse:

    Nuk njohim ndonje vend ne Bote me perjashtim te Korese te Veriut ku Mjetet e Prodhimit te jene ne dore te Partise dhe Shtetit, njashtu sic i shtiu ne dore Mjetet e Prodhimit, por edhe Pasurite tona Kombetare Enveri me Nexhmijen si KULCEDRA te verteta per 50 vjet me radhe dhe qe falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin ne fund si kurre me pare ne histori.

    KETE GJEME KOMUNISTE PO VUAN SHQYPNIA SOT O MUHARREM FANATIKU

  • PO EDHE TI O MUHARREM-BRUTTI E SHAVE TARIFEN E ENVERIT?

    sepse:

    Nuk po marrim vesh ketu ne DITA se cfare ka bo vaki:

    ose:

    RREM-FANATIKU ESHTE LATHITUR DHE I KA MARRE KOKA ERE

    ose:

    Tos Tarifa i Sevos qe ishte besnik po kaq i Enverit si Rreme Fanatiku dhe tani pas pilafit ka devijuar nga rruga e marksizem-leninizmit enverist dhe eshte bere TRADHETAR dhe poliagjent i gjithe Botes, njashtu si Mehmet Shehu, por edhe si shume komuniste te tjere besnike te Enverit qe kur u priste koken therrisnin ne grahamt e fundit:

    TE ROJE PARTIA DHE ENVERI! AMANET FAMILJEN!

    He mo Rrema Fanatiku i Enverit a eshte TRADHETAR cuni i Sevo Tarifes, i perkedhelur nga Partia e Punes apo ka kuptuar me ne fund pas pilafit te VERTETEN lakuriqe per socializmin e Enverit dhe Stalinit?

    sepse:

    Nuk njohim ndonje vend ne Bote me perjashtim te Korese te Veriut ku Mjetet e Prodhimit te jene ne dore te Partise dhe Shtetit, njashtu sic i shtiu ne dore Mjetet e Prodhimit, por edhe Pasurite tona Kombetare Enveri me Nexhmijen si KULCEDRA te verteta per 50 vjet me radhe dhe qe falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin ne fund si kurre me pare ne histori.

    KETE GJEME KOMUNISTE PO VUAN SHQYPNIA SOT O MUHARREM FANATIKU

  • Tani qe mbaroi epopeja e Don Kishotit te Tarifajve….priten te dalin kalores te tjere te vrerosur si ky Xhafa per ti mbushur mendjen miletin per te kunderten.
    .
    Pse kane zgjedhur Tarifen per te “sterrosur’ kamunizmin..socjalizmin-enverin leninin dhe deri marksin.
    .
    Dihet qe kjo “shiit storm antikamuniste ” ka qe ne 1991 qe eshte artikuluar nga dyshja anti-amerikane dhe antishqiptare Biberaj-Rajerson ka filluar qe kur ky i fundit (rajersonoviqi) i kerkoi Ramiz Alise te filloje dekomunistifikimin ashtu si gjermanet ne 1945 me denazistifikimit.
    .
    Kjo politike antihumane arriti deri ne genocid antikomunist dhe i ka bere dem atij vendi me shume se NACERTANIA SERBE & MEGALIDHEJA GREKE..sepse sot shteti shqiptar nuk egziston…por jemi katandisur me poshte se nje vilajet i kohes osmane dhe kane ndodhur dhe po ndodhin ndyresira midis krye-politikanve tane dhe ambasdoreve te huaj qe as ne vendet e pushtuara dhe as ne koloni nuk ndodhin..
    .
    Pikerisht per te mbuluar kataklizmone nga 1991 qe vazhdon dhe sot jane zgjdhur nga ” garantet tane nderkombetare” sic thote drejtori i komunales kombetare Edi Rama njerez te lidhur me sistemin e Enverit ku kohet e fundit ka spikatur Sevo Tarifa Son….Per cudi ky ka zevendsuar te ndjerin Andrea Stefani i cili edhd pse ishte Oficer turboservil i enverit..edhe pse ishte profesor marksizmi…..u be i terbuar ne kanibalizmin e nje sistemi te vdekur shekullin e kaluar.
    .
    Pra ketij takemi vampiresh i takon dhe Sevo Tarifa Son qe ashtu si berisha-mehmet elezi-besnik mustafa-ismail kadavra e mijra turbo-komuniste karrieriste perverse kaluan nga preheri i enverit te suma e elezbiberit brenda 24 oresh…
    .
    Qe te nxirrnin nga 1991 dhe sot keto elezbiberiste-makartiste-xhoxhsorroiste per te demaskuar “kamunizmin” ballistat-zogistat-diversantet-kulakat-serbofilet dhe grekofilot nuk shkonte dhe ishte e kote…Prandaj u gjet modeli i Svjetallanes…vajzes Stalinit qe poshtroi babain e saj…dhe perseri urrehej nga vete amerikanet.Pra kesaj hordhie i perket edhe ky “deletet” ( ne vend fjales “delete” mund te perdorni shprehjen me te ndyre ne shqip)….pra paguhet per kete “shit storm”.
    Perfundimisht:
    Nuk kam asnje lloj vlersimi apo nostalgjie per sistemin e kaluar….e thene shqip as me rruhet fare…POR…..ne krahesim me ate qe ka ndodhur pas 1991 qe jemi faktikisht me keq se nje vend i pushtuar apo koloni klasike….eshte mire te mos merremi me te shkuaren ne nje kohe qe e sotma dhe e ardhmja eshte pak te quhet katastrofe…
    Pra ja vlen shprehja:
    ISHIM MIRE KUR ISHIM KEQ…..qe do te thote se te pakten nga 1961-1991 Shqiperia edhe pse kishte te meta serioze ne lirite individuale..kishte te pakten sovranitetin dhe lirine kombetare..kurse sot…..nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje hale xhambasadoresh dhe ca Fucktos Tarifa qe po poshtrojne lexuesit dhe komentuesit qe per fat nuk jane pak…

    STOP TARIFA’S SHIT STORM

  • Zjarr nga toka zjar nga qielli,neno u sterrua DIELLI.
    Ngeuni o te rene atdhetare na VARRI.
    Se po na sterrohet vatani ! .
    ” Mjeri une e mjera ke te qaj me pare;
    Malon e kam NIP e Selmanin djale” !
    Pasardhese PASHAKOS.

  • MUHARREM MOS ME KOPJO (!),

    e kam me te te qeshur, se ke bere nje pershkrim sa realist aq edhe konçiz, ne pergjigje te nje truthari si Tarifa i Sevos, llafazanit qe Enveri e udhezoi te dilte fushave te Dropullit per tu njohur me jeten, para se te mbushte gazeten e Gjirokastres me teorite e ujit te vluar ne kanaqe prej kartoni.

    Nuk e kuptoj akoma nje gje ama, perse fut ne kllapa (komunizmin) per ta barazuar me socializmin real te ndertuar ne enveroxhizem.

    Me qe te eshte kujtuar parimi baze i socializmit real (ai i fazes se pare ), mund te sillje edhe ate te komunizmit, qe keshtu Tarifet e turnit, te shkundeshin nga morrat perendimore, sa here qe flasin per enveroxhizmin dhe shoqerine qe ai ndertoi pa arritur deri ne fund te fazave te mirepershkruara nga Marksi e Engelsi ne Manifestin Komunist.

    Sepse, edhe nje gje desha te te kujtoj, se ky sterdhembeci i Universitetit te New Yorkut te Bathores, perdor thenje e studime te te tjereve, per realitete qe as nuk kane te bejne fare me ate shqiptar te se kaluares, duke i vene etiketen e similte me ta. Per me shume per asnje prej tyre, realiteti shqiptar ka qene, mbase pas shume dekadash do behet e mundur per ta, i prekshem, i njohur ne brendesi, i dokumentuar, andaj nu ka se si ti atribuohen studimet e tyre realiteti tone te jetuar.

    Edhe nje gje per ta mbyllur, Tarifa e tarifet e Bathoreve te turnit, mund te qafethyhen ne teorizimet e tyre bajate, vetem duke i hyre ne brendesi çdo aspekti qe trajtojne, duke i perlasur ne surrat fakte e dokumentua, qe nuk kane nevoje te kene kallauze per tu kuptuar nga te gjithe.

  • Nuk mund t’u besoj syve kur lexoj shkrime te tilla; si edhe shume komente.
    Pse, sipas jush ai c’ka perjetuam ne vitet 1945-1990 ishte socializem???
    Kur diskutoni per socializmin si sistem shoqeror me te vertete merrni si shembull Shqiperine e viteve qe permenda???
    Socializmi si sistem eshte shume pozitiv. Shikoni si jetohet ne vendet Nordike ne Europe dhe mund te keni nje ide se percfare po flasim. Por Shqiperia jo vetem qe nuk e provoi socializmin, por as qe i mori ere.
    Ajo c’ka perjetuam ne ishte nje diktature e mirefillte qe iu veshen gjoja cilesite e socializmit.
    Ishte nje sistem i stisur, i ngritur mbi mendesi feudale qe iu servir sklleverve te tij si gjoja socializem, qe do te na conte ne komunizmin perfekt ku te gjithe do ishim super te kenaqur.
    Ishte nje periudhe e erret per te cilen duhet te na vije turp. Dhe jo me ta mbrojme.
    Njerezit nuk rrojne per nje cope buke, per dy pale rroba e per nje vend ku te fusin koken. Ndryshe c’ndryshim do kishim nga kafshet?
    Si mund t’i thurrni lavdi asaj kohe e te thoni se ishim te qete e te sigurte, nderkohe qe ishte Komiteti Qendror ai qe vendoste si duhet te mendoje, cfare duhet te besoje, si duhet te visheje, c’libra duhet te lexoje, c’gabime duhet apo jo te beje, c’kenge duhet te kendoje, me cfare urimi duhet te hapje dasmen e djalit apo te vajzes, ke duhet te ftoje, me ke duhet te rrije etj. etj. Mund te vazhdoj pa fund po deshet.
    C’siguri kishit ju ne ate kohe kur edhe nje fjale e juaja e thene pa as me te voglin nenkuptim mund te shkonte diku e transformuar nga nje komshi ziliqar dhe jeta juaj dhe e farefisit merrte fund.
    Sot behen plot krime, faje, gabime; eshte korruptuar nje sistem i tere.
    Por cdo njeri eshte i lire te beje c’te doje dhe per ate qe ben mban pergjgjesi. Heret a vone kjo pergjgjesi do bjere mbi te.
    Une denohem, por ama nese i bej keq tjetrit, qofte duke vrare, duke vjedhur, duke mashtruar.
    Dhe nuk denohem nese lexoj kete apo ate liber, nese degjoj kete apo ate kenge, nese besoj apo jo ne Zot, nese kam kete apo ate mendim, nese ftoj ne dasem nje hajdut apo nje bamires etj. etj.
    Liria ime mbaron aty ku ajo cenon lirine e tjetrit.
    E pra, kete parim ai far sistemi qe ju keni paturpesine dhe e quani socializem nuk e zbatoi por e shkeli, e baltosi, e beri copash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *