Sa shumë!…Sa shumë Universitete dhe departamente me emëra të epërm; sa shumë fakultete “planetar”, “europian” “mesdhetar”; sa institute studimore me “gjeo”; sa shumë agjensi kërkimore të hidrokarbureve dhe xeherorëve; sa shumë departamente për të drejtën ndërkombëtare dhe detare; sa shumë agjensi hulumtimi mjedisi për detin dhe valët, për peshqit dhe ngjalat; sa shumë kërkime për lagunat dhe gunat; sa “OJF” me dhëmbë e pa dhëmbë; sa shumë skafe dhe motoskafe, kërkues shkrimesh në Grammata, në thellësitë ku kanë rënë anijet antike; sa shumë Akademi Shkencash (edhe të Kosovës, pse jo dhe atë të Tetovës), sa shumë “shkëncëtarë” që merren me gjeofizikën e Remote Sensing të radarëve; sa shumë Krisafë (profesori në fjalë është kryetar i Akademisë së Re) me qendër në Universitaten Europian të Tiranës… Sa shumë! Dhe për lumë! Në Shqipërinë e lume!
Dhe (o zot!) sa pak, aspak, në firomë të fundit të përkushtimit studimor dhe të përgjegjësisë intelektuale shqiptare, për objektivët madhorë, studimorë zhvillimorë të Shqipërisë, në këtë dy dhjevjeçarë të greminës sonë. Para syve të “ shkencëtartëve” u nda një Det i historisë dhe pasurisë shqiptare dhe ndërkohë polifonia e ngjirur e thënë aty sipër, “qeshte në vedi” dhe mblidhej skrupull në vetveten e saj të dështuar. Dhe o zot sa pak… aspak dinjitet, në sy të këtij shteti, që u kap dhe ende është i kapur, që në hapësirë-kohën e dhimbjes së fatit kombëtar shqiptar, ia nxjerrin sytë, dhe ia shkëpusin me “shkencë” hapësirat detare siç ndodhi.
Prof.Krisafi, tani nga poltroni i tij studimor i epërm, zëdhënës dhe zëmarrës ia merr këngës shqiptare për shtatë palë qejfe për të na thënë për të “ashtuquajturën marrëveshje” e cila shkaktoi “reagimin e rretheve të gjera të specialistëve, gazetarëve, politikanëve dhe njerëzve të thjeshtë…” (!)
E gënjeshtërt është kjo thënie përgjithësuese. E trishtueshme dhe e pavend. Krisafi e di se në atë fillim dramatik të ububushëm për diplomacinë dhe krahun studimor shqiptar (nuk mund të kish’ akt më të turpshëm dhe unik në botë) nuk u pa në skenë, asnjë specialist, asnjë kontribut teknik, me përjashtim të dy-tri mediave që dolën në natyrën e tyre të “isos” ndaj një fakti. Por fakti dhe hulumtimi vjen prej agjensive hulumtuese. Që i ka shteti me shumicë. Dhe këto mbyllën sytë, mbyllën gojën, lexuan gazetat dhe komentuan pranë filxhanit me kafe si fallxhorë. Qëndruan spektatorë. Edhe kryetari aktual i AKSH ngriti supet “se s’kish lidhje Akademia”. Heshtën në kokëulje dhe stepje shtetërore Instituti Gjeografik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave të komanduar nga shteti.
Opinioni duhet ta dijë se asnjë hartograf, hidrograf, topograf, gjeolog, hidrometerolog, Jurist i të drejtës Detare dhe Ndërkombëtare (përveç Profesor Pëllumb Xhufi, historian e Prof Dr. Lisen Bashkurtit, diplomat) dhe asnjë e asnjë tjetër për be ! nuk u bë i gjallë për të dalë në transhenë e dinjitetit studimor. Ndërkaq nuk mund të lihen në harresë dhe i ndjeri Veli Llakaj, po kështu Gjeneral Vinçani, të cilët dhanë kontributin e tyre si ushtarakë. Ata “na paskën qënë të shumtë” – thotë Krisafi dhe shton: “Kërkohet angazhimi i specialistëve më të mirë në këtë fushë (nga intervista e së hënës në DITA).
Na duhet të flasim hapur, ndonëse hidhur. Ky realitet i gjymtuar, ku lëngu thelbor i përkushtimit studimor dhe kombëtar, ka mbërritur në cipën e tharjes, duhet të ishte kryefjalë.
Do sjell më poshtë dhimbjen që kam përjetuar në 3 raste kur në vetminë studimore të fushës sime, pata nevojën e konsultimit dhe të mbështetjes dhe për këtë iu drejtova profesorit tim të njohur Agim Shehu. Në jo më shumë se tre apo katër orë në telefon ia mbërrinë telefonata kërcënuese familjare të zërave qeveritarë që donin të përgënjeshtronin atë që Profesori kish deklaruar. Kështu ai “u largua apo e larguan…” prej këtij fronti të përbashkët studimor dhe oponencial. Të dytit iu drejtova mikut tim që është aktualisht Sekretar i Akademisë së Shkencave Prof. S.Bushatit duke i thënë se do t’i shkoja në zyrë. Po ai më dha shenjë se nuk kish punë “me atë çështje” në zyrën e tij.
Të tretit iu drejtova një gjeodeti të njohur: Dr Përparim Likaj, i cili më mbështeti me fjalë urimi, por nuk iu bashkua forumit që doja të krijoja.
Ato ditë qeveria organizonte lektoriume të turpshme, siç ishte ai në Universitetin Europian të Tiranës, ku Krisafi është Profesor, ku iu jepej argumenti madhor njerëzve që u bënë personazhë groteskë të marrëveshjes si Ferit Hoxha, diplomat i lartë në OKB dhe Kundëradmiral Gervenit, që u bënë laborantë virusalë antikombëtarë sup më sup me Berishën e sundimit; gjithçka në harmoni me vijën melodike të këngës së vdekjes në shtetin e kapur të turpit. Dhe sytë e “shkencëtarëve” ndrinin nga ngazëllimi.
Më pas u njoha edhe me Prof.Krisafin i cili ishte njeriu që bartte vlera njohëse shumë kompetente të së Drejtës Ndërkombëtare, kontributi i të cilit në materialin e përgatitur për Gjykatën Kushtetuese ishte themelor. E pyeta Krisafin, përse vallë më parë se të shkohej në Gjykatën Kushtetuese, ai të dilte në arenën e argumenteve të hapur, me qëndrimin e tij professional, mbasi kështu edhe më mirë do të dukej një front më i gjerë dhe më i besueshëm edhe në planin diplomatik. Por ai ma shprehu hapur se “ishte anëtar në disa borde, dhe ju e dini se ç’ndodh në to” (!!) përfundoi Profesori i cili sot në mengjes doli e tha se paska pasur kaq shumë specialistë e shkencëtarë…të harruar.
Pata rastin që të njihesha me dy juristë politikanë të rinj, S.Tahiri e D.Gjiknuri; një predispozitë e lartë vlerësuese për këtë brez të ri, të cilët me përkushtim, lodhje dhe stres real, që të dy bënë në GJK një nga mbrojtjet më të bukura dhe dinjitoze të cilat do të shënohen në historinë e të Drejtës Ndërkombëtare dhe atë Detare por edhe në kontributin e tyre. Më pas, asnjë nga institucionet apo “shkencëtarët” që gjasme janë me shumicë nuk ka marrë pjesë në debat; asnjë Ëorkshop apo Lektorium i organizuar, me përjashtim të një Refereati të mbajtur nga Prof Krisafi në “Shoë”-n themelues të Akademisë së Re të Shkencave., ku Profesori tha po të njëjtën frazë “lapidare”: “ Pazaret e Zogut dhe të dajës së tij, Esat Pashë Toptanit me Pashiçin e Sërbisë, Vermoshi e Shën Naumi, etj” që s’janë studim, dreqi e mori.
Po kështu edhe citimet që po sjell nga artikujt e Prof. Krisafit nuk janë aspak profesionale e të vërteta: “…Kurse sipas Protokollit të Firences së vitit 1925, në hapësirën detare që shtrihet nga piramida 79/III, kufiri detar ndjek perpendikularen që fillon prej saj dhe vazhdon në zonën e kanalit të Korfuzit në vijën e mesit midis dy brigjeve. Sikurse Shqipëria ka pranuar në heshtje gjerësinë e ujërave territoriale greke në masën e 6 miljeve, ashtu edhe Greqia, në të njëjtën mënyrë ka pranuar gjerësinë prej 12 miljesh detare të shpallur nga shteti shqiptar dhe përcaktimin e vijës së kufirit detar në zonën e Kanalit të Korfuzit tek mesi i tij”.
Po kështu skandaloz është edhe citimi i mëposhtëm se “Kufiri ka mbetur atje ku ishte deri para 27 prillit 2009 dhe nuk është zhvendosur as një milimetër, kurse territorit shqiptar nuk i është hequr asnjë milimetër kub tokë, ujë apo ajër. Ai duhet të shqyrtohet e të përshtatet me realitetet bashkëkohore dhe me parimet dhe normat e së drejtës aktuale të detit”.
Autori i këtij shkrimi i ka dhuruar Krisafit një libër voluminoz studimor “Deti që nuk falet”, duke i kujtuar se për studime të ndërsjellta kemi nevojë të diskutojmë së bashku, jo që të thurim ditirambe dikujt. Por në radhë të parë të promovojmë studimet. Mirëpo heshtja, me sa duket, është pjesë e rrënimit që kanë agjensitë studimore të këtushme dhe narcisizmi i tyre foshnjor. “Kur do të hedhësh gurin, mate se ku deri të arrin…” Guri që hodhi në këtë intervistë në DITA, prof Krisafi, nuk arrin atje ku na duhet që të zhvillojmë se ç’po ndodh me këtë shtet të kapur; që edhe shkencën e ka po kësilloj “të kapur”.

Lexova me vemendje repliken e kolonel Pashes me prof. Krisafin.
Nuk do te komentoj kolonel Pashen se, e njoh qe ne vitin 1960 per intelektin dhe guximin e tij prej nje intelektuali dhe atdhetari. Ate, e kam ndjekur ne gjithe procesin e denoncimit te aktit te turpeshem te Qeverise Berisha dhe te vasalit te tij, Basha, ne lidhje me shitjen e hapesires ujore te Republikes se Shqiperise, Qeverise Greke.
Per gjithe ate arritje, qe me ne fund Gjykata Kushtetuese e anulloj ate plan te turpeshem e tradhetar, Kolonel Muslim Pasha, meriton te dekorohet me urdhrin e larte “NDERI I KOMBIT”.
Por, dua te ndalem te mendimi i disa intelektualeve, te cilet shpesh jane te vonuar, dhe me sa duket ata dine shume gjera ne nje fushe te caktuar, por fatekqesisht nje pjese e tyre nuk jane atdhetar dhe jo ne pak raste shkojne pas nje “racioni”. E turpeshme per ta! Eshte, ky rasti i prof. Krisafit dhe te tjereve, qe jo ne pak raste ne menyre te turpshme kan akuzuar popullin, madje edhe e kane fyer, duke e cilesuar: nje mercenar qe shitet per nje thes miell dhe per 100 €, e te tjera e te tjera. Prandaj, bej thirrje te mos behen komentues kafenesh, te mos presin se kush u jep nje therrime, por te ulen me dinjitet e te marrin ne mendje dhe ne dore fatet e nacionalitetit shqiptar dhe pas nje analize te gjere dhe kryesisht nga psikologet, sociologet dhe historianet, duke lene pas historite e njerit apo tjetrit sistem, te percaktojne: Pse ne, shpesh kemi mbete peng e se kaluares, peng e atyre mendimeve qe shekujt dhe ne veçanti shekulli qe lam pas, i kane lane prapa, ne pjesen e historise?
Respekt, kolonel Myslim Pasha!
KOLONEL..SI ASNJE ATDHETAR TJETER NE KETE VEND E KE BERE DETYREN SHKELQYSHEM .DEKORIMIN E KE SHUME PAK ,POR KUSH DO TA BEJE PRESIDENTI I SALIUT JO …..LE TE PRESIM ,KOHA DO TE VIJE SHUME SHPEJTE
O ndue sanaj! Sa vjet u béne qe s’jemi pare? Por nga komenti per z. Pashaj kuptova se vazhdon të mbetesh po ai burrë i mire që kam njohur. Ju pershendes dhe perqafoj!
Edhe une dyshova tek intervista e krisafit i dashur myslym por pa hyré ne çeshtjet profesionale u ndala veçanerisht tek akti tradhetar qe perfaqeson kjo marreveshje turpi(lexoni komentin tim dje tek intervista e krisafit,dita online,internet). Me thene te drejten si ushtarak me erdhi inat qe ky “trim pas beteje” nuk e permendte gjekundi kontributin tuaj qe ishte determinant ne demaskimin e marreveshjes sé tradhetise dhe lundronte neper lloj-lloj institutesh e institucionesh qe nuk bene gëk kur shqiperia tradhetohej. Per te nxjerre disi inatin per mospërmendjen e emrit tend si demaskuesi kryesor komentova se gjykata qe do ta gjykoje çeshtjen të formuloje per berishen e te tjeret dhe nje denim plotesues per t’i kerkuar ndjese publike prof. Pashajt. Por megjithate nuk më shqitej mendimi se ku ka qene ky njeri deri tani. Sot u sqarova plotesisht çfare perfaqeson ky lloj profesori qe pa pike turpi kerkon te rrembeje ate qe jo vetem nuk i takon por ku ka dhe pjesën e vet te turpit. Citimet nga artikujt e vet jane vetvrases per krisafin. Çfare profesoresh kemi? U ngjajne vjedhesve te rendomte ordinere dhe padyshim heshtja dhe shmangia e tij kur duhej te fliste per tradhetine e madhe e meriton nje ndeshkim. Nuk di çfare lloj ndeshkimi por une qysh tani po e konsideroj pa pikë droje profesor lëngaraq. Këta lloj burrash qe rrinë prapa ferrave kur beteja kercet e buçet dhe pastaj pa pike turpi rendin te bejne flamurtarin e saj une i kategorizoj ne llojin me te peshtire te burrave shqiptare sepse perpiqen te vjedhin trimerine e luftetareve të vertete. N.q.s do ta kisha ne dore nje lloj burri të tillê gjeja e pare qe do t’u bëja do të ishte tredhja. Që te tregoheshin me gisht dhe te mos ngaterroheshin ne mesin e dalëzotêsve te vërtete te ketij vendi. Institutet,universitetet,ojq-te,akademite e ku di unë çfare permend krisafi i shumëzoj me zero kur mbajne gjithe këta tuafë si ky qe nuk e hapen pipzen hiç kur shqiperise i pritej deti nga trupi! Marrshin mallkimin e detit dhe te tokës sonë!
Pellumb. Une e njof mire kete ceshtje. Meritat e Kolonel Pashes nuk i mohon askush. Njoh edhe meritat e Prof. Krisafit. Edhe te disa te tjereve qe nuk i permend Kol Pasha apo Krisafi. Por, historia e Marreveshjes shkon pertej asaj cfar shikon Kolonel Pasha. Shteti dhe marredhenjet nderkombetare funksionojne pertej shkrimeve gazetareske. Kol Pasha nuk eshte mire te replikoj per meritat sepse duket si shprehje e egoizmit. Meritat e tij nuk i mohon askush.
Ti dukesh qe nga “nickname” qe s’je egoist…Anglezet e percaktojne egon si nje ndjenje vetvleresime e cila eshte pozitive…”ne” na ka ngel sahati ne kohet e dikurshme kur tipar themelor ishte modestia…”te flasin te tjeret per ty,jo ti per veten..”…Nderkohe qe jo vetem askush s’flet per ate qe ke bere,por dhe ja atribuojne vetes keto vlera…duke u reklamuar sikur te ishin “per shitje”…C’i mbetet tjeter autorit te vertete pervec se “rifreskimit te kujteses” …Nqs nuk fillojme ta korrigjojme “historine” qe ne “gabimet e para”,do na dalin historiane dhe “doktoret”…E vertet qe mardheniet nderkombetare funksionojne pertej shkrimeve,por po te jap nje shembull nga une o “une”-> Ka nje vit qe kam kallezuar per kete ceshtje BERISHEN ne Prokurorine e Pergjithshme(neni 210 K.P),kane kaluar te gjithe afatet dhe akoma s’e kane derguar ne Gj.L,qofte dhe me Vendim Mosfillimi,sado qe per mua qe e thjeshte pas Vendimit te Gjykates Kushtetuese…Pra shfuqizuan marreveshjen si antikushtetuese dhe s’nxorren para pergjegjesise ate qe e perpiloi(doktor-juristin)….Kjo sjell precedente te mosndeshkimit dhe mosrespektimit te ligjit nga te gjithe….Kush eshte ne dijeni te kesaj,askush….?T’i le qe neser t’me dale ndonje “Krisaf” dhe te deklaroje se do beje kallezim ne prokurori? Kur nje person ben dicka pozitive per popullin apo njerezit,ka nevoje dhe per stimul,per nje fjale te mire….Nqs nje politikan pa piken e turpit nxjerr ne foto vilen e vet te bere me para te pajustifikuara duke u krekosur(kur nje pensioniste futet brenda per te njejten gje,por ne shuma shume here me te vogla…pse s’i justifikon->Fieri),pse Pashai mos te marre ate qe i takon?!
Pashai ta marre ate qe i takon. Ka marre dhe do mari edhe me shume. Po nuk ka pse ofendon te tjeret qe kane kontribuar me pak se ai. PS thirri Krisafin qe beri padine ne GJK. Arsyeja eshte e thjeshte: eshte jurist dhe ekspert ne te drejen detare dhe ka eksperience ne Marreveshjen me Italine te vitit 1992. Beteja per Marreveshjen nuk ishte e nje njeriu te vetem. Ky eshte thelbi i problemit.
Ky Kristafi eshte nje lloj si shume te tjere qe punojne ne ate universitet,:nje dore ne revani e nje ne bakllava,as mish e as peshk…nje lloj me Henri Cilin,rrace bastardesh,rrace te tredhurish(gje qe nuk keni nevoje t’a beni ju z.Pellumb,pasi ata jane tashme te tille).Koha do flasi vete per to dhe do gjykoje.Ju Z.Pasha jeni njeri i nderuar dhe do kujtoheni ne historine e ketij vendi,jeni modest,patriot dhe specialist ne fushen tuaj.Ju na duheni,ruajeni shendetin dhe perpiquni te merrni kenaqesi nga jeta pasi e meritoni.
Ju falenderoj per objektivitetin i nderuar “psy “.
Edhe une dyshova tek intervista e krisafit i dashur myslym por pa hyré ne çeshtjet profesionale u ndala veçanerisht tek akti tradhetar qe perfaqeson kjo marreveshje turpi(lexoni komentin tim dje tek intervista e krisafit,dita online,internet). Me thene te drejten si ushtarak me erdhi inat qe ky “trim pas beteje” nuk e permendte gjekundi kontributin tuaj qe ishte determinant ne demaskimin e marreveshjes sé tradhetise dhe lundronte neper lloj-lloj institutesh e institucionesh qe nuk bene gëk kur shqiperia tradhetohej. Per te nxjerre disi inatin per mospërmendjen e emrit tend si demaskuesi kryesor komentova se gjykata qe do ta gjykoje çeshtjen të formuloje per berishen e te tjeret dhe nje denim plotesues per t’i kerkuar ndjese publike prof. Pashajt. Por megjithate nuk më shqitej mendimi se ku ka qene ky njeri deri tani. Sot u sqarova plotesisht çfare perfaqeson ky lloj profesori qe pa pike turpi kerkon te rrembeje ate qe jo vetem nuk i takon por ku ka dhe pjesën e vet te turpit. Citimet nga artikujt e vet jane vetvrases per krisafin. Çfare profesoresh kemi? U ngjajne vjedhesve te rendomte ordinere dhe padyshim heshtja dhe shmangia e tij kur duhej te fliste per tradhetine e madhe e meriton nje ndeshkim. Nuk di çfare lloj ndeshkimi por une qysh tani po e konsideroj pa pikë droje profesor lëngaraq. Këta lloj burrash qe rrinë prapa ferrave kur beteja kercet e buçet dhe pastaj pa pike turpi rendin te bejne flamurtarin e saj une i kategorizoj ne llojin me te peshtire te burrave shqiptare sepse perpiqen te vjedhin trimerine e luftetareve të vertete. N.q.s do ta kisha ne dore nje lloj burri të tillê gjeja e pare qe do t’u bëja do të ishte tredhja. Që te tregoheshin me gisht dhe te mos ngaterroheshin ne mesin e dalëzotêsve te vërtete te ketij vendi. Institutet,universitetet,ojq-te,akademite e ku di unë çfare permend krisafi i shumëzoj me zero kur mbajne gjithe këta tuafë si ky qe nuk e hapen pipzen hiç kur shqiperise i pritej deti nga trupi! Marrshin mallkimin e detit dhe te tokës sonë! Pergezime myslym i dashur qe na tregove te vérteten dhe i dhe çezarit dhe këtij ferracakut até që ju takon!
o shef pellumbi ky krisafi mos eshte ai qe u mor me punimin tend dhe qe nga maja piramides se cilit pretendonte se nuk bente?
I dashur mondi! Te lutem me sqaro pak me tej per ate qe kerkon nga unê. Per cilin punim timin e ke fjalen,ne cilen kohe? Te perqafoj mondi. Nr.i cel.tim-0695404383(club).
Ksenofon Krisafi eshte nje filogrek qe tani ben gjoja si i merakosur per kufirin detar shqiptaro-grek. Megjithese mbahet rende eshte nje njeri i vockel qe synon vetem akumulimin e parave si fajdexhiu Gobsek. Vitin e kaluar mbeshteti publikisht Fatos Nanon per president me anen e nje peticioni http://www.panorama.com.al/2012/06/07/peticioni-27-figura-publike-mbeshtesin-fatos-nanon-eshte-i-denje-per-president/
Se sa ”nacionalist” eshte Krisafi e tregon pergjigja qe i ka dhene Myslim Pashajt kater vite me pare (medemek se ishte anetar ne disa borde prandaj nuk dilte dot publikisht kunder marreveshjes se turpit). Eshte skile e vjeter Krisafi, por tani e tutje ben mire te mos pronocohet me per kete ceshtje se po i nxjerr bojen vetes.
Fatkeqesisht SHQIPERIA ka shume, si ne njerin krah ashtu edhe ne tjetrin, si ajo nusja qe thoshte: Per inat te sime vjerre do shkoj te fle me mullixhiun! Dje doli Krisafi, para ca ditesh doli PATOZI, prisni kur te dalin ZHELFINA&IMAMI mbase edhe vete saliu (saliun e shkruaj gjithmon me te vogel per mungese respekti) e te thone na ka detyru baza e PD(????????)me vepru ashtu si kemi vepru. Zot na rruj.
Për të mirën e përbashkët mendoj se është e udhës që si Kolonel Pashai dhe profesor Kristafi të diskutojnë me të njëjtin preokupim, ideal, përkushtim. Ne shqiptarët ngelëm duke u varë mes veti. Kjo asnjëherë dhe në asnjësituatë nuk na ka selle asnjë të mirë por vetem të këqia. Deri kur do vazhdojme kështu?
E keqja e kesaj pune eshte se ne te kane marre pjese historia, topograf, politikane, ekonomiste dhe nuk i eshte lene specialisteve te kufirit dhe detareve por jo ata qe drejtojne anijet por specialisteve HIDROGRAFE……nuk ul meritat e Kol. Pashes por koloneli eshte topograf dhe pak i nje punet e detit, dicka me mire se te tjeret por jo aq mire sa te caktoi kufijte detare…shikoni, ne materialet e tija perdoret Km dhe Milje detare……hero eshe munde te jete por jo venes kufijshe detare…..ajo marre veshje u be sipas konventave te OKBs gje qe eshte e detyrueshme persa ka ngushtica detare nderkufitare….kur keto marreveshje nuk arrihen atehere vendos OKBja si edhe na ka vendosur kufijte qe kemi sote ne dhe te tjeret…….lerini historianet, politikanet, dhe te gjitha zanatet e tjera dhe te merren hidrografet dhe kufitaret…..sa per herojte ata bejini se ne keshtu i bejme herojte…nga hici……
Pershendes komentet dinjitoze te Kolonel Ndue Sana e Kolonel Pellumb Zaimi. Nuk kam ç’ te shtoj. Keta Krisafet ne marshime zvarriteshin ne fund te rreshtit. Mirpo ne vitin 1990 kolones marshuese iu dha komanda “prapa ktheu”. Krisafi me shoke dolen te paret e, pas beteje moren flamurin. Turp per ta. Nder per kolonelat patriot e mendje shumePashaj, Sana, Zaimi.
Pashaj, si specialist i fushes, shpegoi e argumentoi konventat nderkombetare per ndarjen e deteve. Çuditerish grekut i fillon matja nga vija e derejte qe bashkon dy kepat e nje gjiri, kurse ne nga fundi i gjirit, bie fjala e Sarandes. Ne esence kete tha koloneli pashaj, por iu versulen grerzat, minjt, muskonjat, gjarperinjt, neperkat e gjer tek arinjt e luani mbret i tyre, per interesa servile pro grekut e ne dem te vendit. Gjithçka u be per te mbreteruar sa me shume e per te zbatuar paketen famekeqe te Micotaqis…
Ju falenderoj per vlerësimet në adresën time i nderuar “rb”. Çfare magjie fshihet pas këtyre bashketingelloreve enigmatike “rb”!? A mund te ma sqaroni? Apo po hyj ne zonen e rreptesisé te kodit ” privacy”? Ju kerkoj ndjese n.q.s po e teproj. Ju pershendes ngrohtesisht!
Ky Kristafi eshte nje kuader de-mo-de i familjet Kristafi qe Enveri e mbante me hater dhe ende’ na rreket te na shes mend se di gjera e shume gjera ai s’di asgje nga kjo ceshtje qe shkruan, Kolonel Pashaj eshte jo vetem kopetent por dhe intelektual i perkore sic s’eshte fare Kristafi i Enverit !!!!!!
O njerez te dy jane kopuke
.
Ky Pashaj ka qene 40 vjet ne Institutin e Topografise dhe paguhej per te bere hartat e Shqiperise dhe kufirin e saj. Pse nuk e beri?
Apo kur e hoqen nga puna u kujtua per patriotizem.
Ky Kristafi eshte edhe me keq. Gjithe jeten ha buke me te drejten nderkombetare dhe kur ishte per te folur nuk foli.
Ti themi faleminderit Artan Hoxhes dhe Tedi Blushit, Pellumb Xhufit se po te ishte per Pashate dhe Kristafet greku i kishte marre jo vetem ato ujra por edhe me shume
Nuk je shume objektiv i nderuar Aqif! Nuk mund te vihet kurré shénja e barazimit ndermjet prof. Pashajt me Prof. Krisafin? Dokumentat flasin ndryshe. Duket qe e ke nje qefmbetje. M. Pashaj nuk u bë patriot kur e hoqën nga puna. Myslymi ka qënë patriot dhe patriotizmi i tij u shfaq hapur kur erdhi momenti historik. Edhe Skenderbeu sherbeu ne oborrin e sulltanit por bëri atë qe bëri kur erdhi momenti historik. Po keshtu dhe shume patriote te tjere si p.sh. Ismail Qemal Vlora edhe pse qe deputet i turqisë e beri aktin e madh kur u “poq” momenti historik. Prof. Krisafi e dogji momentin historik. Gjykoni me zëmer më te madhe aqif i dashur! Kam lexuar komente te tjera shume objektive nga ju. Kete radhé me duket se nuk ke qelluar tamam ne shenje?! Pershendetje!
Myslimi eshte dehur nga jehona e madhe qe pati e ka ceshtje e Detit.Ne kete akt tradhetie te Saliut Myslimit i eshte mbushur mendja se eshte ai heroi qe shpetoiShqiperine.Sa me shume te ngulesh kembe ne kete,aqe me qesharak do behesh.
Triumfalizmi qesharak ne politike krahas Spahiut nuk paska qene i rastit!
O HAQIF! Foli Kol. PASHAI pse deshen me nderru kufijt pa folen A.Hoxha, P. Xhufi etj. Se Kol. PASHAI me shoke i kishin hedh neper harta kufijt pa e ngriten zerin mos i ndrroni kufijt spiunit sali dhe kurvarit lulush ( se qe thoni ju qe s’thate asgje lulushit i pqeu DORA BAKOJANIS dhe tha: Se mos ekamnga baba kufirin detar, un po i jap firmen per kufijt detar Dora pomlen me ifirmos “PETLLEN”) Po s’e di LULUSHI se greket te qijn me ç’ke o LULUSH e s’te len me iqi se s’ke tallafere ti me u brojt prej t’qimes grekut.Kur them ti nenkuptoj TIIIII dhe jo SHQIPTARET mbare.
O kolonel shqiptare
Me vjen per te qeshur kur i beni lavde njeri-tjetrit.
Nese ka njerez pergjegjes, qe i hapi rrugen kesaj marerveshje (te shfuqezuar Lavdi Zotiti) jeni ju.
Cfare keni bere ju? si e keni justifikuar rrogen kaq vite, kur nuk keni percaktuar as vijen e kufirit?
Si do te perballonit sulmin nga te gjitha shtetet njeheresh (nga toka, deti, ajri), kur nuk dinit ku ishte kufiri?
Sinqerisht me dhimbseni. Nje miku im me te drejte thote qe koloneleve shqiptar dy here u eshte dhene mundesia te tregojne veten dhe dy here kane deshtuar:
Ne 7 prill te 1939 te hapnin depot e armeve dhe ata i mbyllen dhe
Ne mars 1997 te mbyllnin depot e armeve dhe ju i hapet.
Megjithate shyqyr qe jane keto mundesi per te folur dhe clironi veten dhe perkedhelni njeri-tjetrin.
Ne shqiptaret mbetemi provinciale si gjithmone ne histori.Per hire te vertetes pervec atyre qe e gatuan ate corbe per te miren e Shqiperise apo jo , kete do ta tregoje historia se loja nuk ka perfunduar meriten kryesore e ka Karlo Bolino i cili ka vecuar kete problem gati 1 vit e gjysem perpara se te kakarisnim ne shqiptaret duke vertetuar thenjet e Konices .kjo nuk ul vleren e guximit qytetar te Kolonel Pashait i cili si Ushtarak dhe si specialist kreu detyren ndaj Shqiperise .Por duhet te mesojm ne shqiptaret se jo rralle ne histori kete vend e kan dashur me teper te huajt(a per vete a per ne kjo duhet pare hap pas hapi)
Per Kolonel Pashaj dhe grupin entusiast te kolonelve qe komentojne ne kete forum:
Rrall i takon nje ushtaraku ne kohe paqe te behet figure publike dhe per me teper e respektuar nga nje numur kaq i madh njerezish te moshave dhe profesioneve te ndryahme. Kolonel Myslim Pashaj e arriti kete moment me perkushtimin dhe atdhedashurine e tij. Ky eshte moment kulmor ne jeten e tij dhe ai duhet te jete shume krenar per kete arritje. Por mbas kulmit, po kalove ne vetkenaqesi, fillon tatepjeta. Qofsha i gabuar, por kam pershtypjen se per Kolonel Pashaj ka filluar e tatepjeta, madje ne renie te lire. Angazhimi i tij politik ishte nje katastrofe e vertete ndersa shkrimet e tij te pafundme jo vetem qe e demtojne emrin e mire qe ai krijoi por e bejne edhe joserioz. Shpresoj shume qe Kolonel Pashaj ta kuptoj qe raste te tilla jepen vetem njehere ne jete. Per ju kolonelet komentues nuk kam cfar ti shtoj asaj qe ka shkruajtur personi me emrin Granit. Tung
Kolonel Pellumbi, te uroj gjithe te miret! Faleminderit per komplimentin. Nuk mendoj se bej ndonje gje te veçante, por them se ky vend duhet dashur pa ndjenjen e mercenarit. Mjaft kemi qene mercenar, duke shkuar pas te fortit se, ashtu ishte koha, ishte pa dija, dikush mendonte se keshtu i sherbeje me mire, dikush mendonte ndryshe. Mjaftonte te ishe ushtare ne doren e Sulltanit, pavaresisht se ndeshkoje te tjeret, qofte dhe fqinjet, keshtu mendonte qe ishte nejs sherbim jo i keq ndaj vendit te tij. Keshtu ndodhi edhe ne kohen Luftes Nacionalçliritare, qe nje pjese u bashkuan me pushtuesin se, ai ishte me i forte per momentin, te cilet jo pak naiv moren me veti, dhe tani done te marrin flamurin ne dore. Ah, sa te paturp jane keta mercenaret! Por, atdhetaret, i ndaj pak nga partriotet!? Ne kete nocion sikur fyten shume gjera, eshte sikur ajo perqindja e rrumbullakosjes. Atdhetar ishte Luigj Gurakuqi, i cili edhe pse ishte Minister i Financave, kur i ben antentat, i gjeten ne xhep vetem disa lireta; ndersa sot keta Ministra jane bere milionere dhe nuk e kan probleme nese do te rrije minister apo do te lirohet se, ka siguruar jeten e tij dhe te femijeve, madje dhe te nipave e mbesave te tij. Ndersa kolonel Pashaj, kur ngrinte zerin, luftonte me mercenaret e graduar gjeneral nga Saliu, jo vetem qe nuk ju dridh syri e dora, por prej nje shkencetari dhe atdhetari te vertete mbronte atdheun e vete. Ky atdhetarizem i tij, nuk vinte nga hiçi, por i vinte qe ne djepin e rritjes femije. Ai u edukua: Atje ku per here te pare ke filluar te qash, ku per here te pare ke filluar te thesash babe e nane, atje ku per here te pare ke mesuar te kerkosh buke e uje, duhet te mbrohet pa kushte, me gjithe sakrificat personale e familjare. Me kete ndjenje luftuan atdhetaret per Shpalljen e Pavaresise, me kete ndjenje luftuan partizanet kunder hordhive fashiset e naziste, me ket ndjenje luftoj edhe kolonel Pashaj se, kete ndjenje e kishte bere mish dhe gjak te tije ne edukaten qe mori qe kur ishte 14 vjeç ne shkollen Ushtarake “Skenderbej” dhe nuk mund te dilte nga vetja. Lexova dhe keto komente, te them te drejten disa te zhgenjenje, por ani se keshtu e ka jeta, ani se secili shpreh ate qe mendon, por me vjen ende me keq kur dalin anonim, çka tregon se ende nuk jane te çliruar nga frika.
Respekt, kolonel Myslim Pashajt!
Respekt, kolonel Pellumbi!
Ndjeva ngrohtesine e nje miku te vjeter dhe te nje shqiptari te vertete ne pergjigjen tuaj. Besoj se kam nevoje per nje numer telefoni tuajin. Nese nuk bezdisesh imi eshte-0695404383. Te perqafoj!
Te nderuar ishkolonele Pellumbi, Sanaj
Ju lutem mjaft. Sinqerisht mjaft.Vertete besoni se keni bere heroizma dhe patriotizma? Nese po
edhe Donkishotizmi ka nje kufi.
Kauza qe mbrojti kolegu juaj Pashaj ishte e drejte dhe kontributi i tij i lavderueshem, por tani sa vjen e behet qesharak e folklorik.Na recitoj papushim per llogari te monstres qe shkateroj drejtesine Kreshnik Shpahiut; na ngeli duke dhene mend me opinionet e tij te tipit Hasan Zyko Kamberit.
Boll pra, i dime meritat e tij dhe e falenderojme, por deri ketu. Sic duket ju ishkolonelet vuani nga egocentrizmi.
Edhe nje here ne respekt te kolegeve tuaj te thjeshte heshtni
Aqif, po ti pse kaqe i dogendisur a derbardhe? Po ja, ta zeme, se fjala as bie e as shpie gje, ai Gerveni, me pashaporte greke,dhe ai mjekermuti qe ma dergoi salibanditi dhe ne OKB per Shqiperine, keta do danin ” vellezerisht ujrat Thua ti Aqifi gjithe mene?Mire Koloneli se beka na menia si Hasani i Kambereve, po kjo menia jote, rrathe rrathe si bajge lope, nuk thote xhanem : more pse u vune per te dare ujrat me grekun dhe plasen te na mbushnin menen me kompaste se ishin ata, djemte e saliserbit qe e dane ” vellazerisht” per grekun …edhe ujin tone?
Rri ore mercenar e mon na caj trapin me menen tene te ckurdhjasur.Kush nuk e di sot se deti ishte shitur more derrdomuz qe ben moralizime sot. Degjove more A- Qif….veten!
I nderuar Gava
Cfare ke shkruajtur ti nuk koptohet, perveç banalitetit ne fund.
Megjithate po te them dicka Shqiperia e jote me timen nuk kane pika takimi. Nese Shqiperia mbrohet nga njerez si ti, mua nuk me duhet as ajo.
Gjithmone e keqia kombeve i ka ardhur nga injoranca dhe deliranca.
Per ta ditur i gjithe grupi negociator eshte promovuar me dekrete te ishpresidentit Topi, i cili sot po punon per te na sjell begati. Kurse Greveni eshte bere gjeneral dhe ambasador ne NATO me propozim te Oketes.
Edhe dicka te fundit o i mjere Te jesh i paditur nuk eshte faj, por te japesh mend kur je i tille eshe krim dhe fatkeqesi.
Zoti te ndjefte.
Po debatoni si naivet.Idealistet bejne luften dhe maskarenjte fitojne.
Mendoj se, mjaft kemi komentuar ndaj njeri-tjetrin se, sa per ate qe ishte dhe eshte thelbesore! Nuk doja te shtoja asgje per ato qe kam thene se, ne to kam shpreh bindjen time, ashtu siç i ndjeje dhe qe bej perpjekje te shpreh diçka qe ja vlen. Kundershtite e secilit jane normale dhe nuk marre persiper te reagoje ndaj tyre.
Megjtihate me lejoni te thoja diçka te nderuarit Graniti, me te cilin nuk desha te replikoj, por sot pashe edhe nje replike kunder ushtarakeve, te cilat e kane zenafillen nga komenti i Granitit. I nderuar Graniti, me siper theksoni se: “Nje miku im me te drejte thote qe koloneleve shqiptar dy here u eshte dhene mundesia te tregojne veten dhe dy here kane deshtuar: Ne 7 prill te 1939 te hapnin depot e armeve dhe ata i mbyllen dhe ne mars 1997 te mbyllnin depot e armeve dhe ju i hapet”. Keni te drejtuar i nderuar se, kaq e keni thellesine e dijes suaj per ushtrine, por une po ju them sepse nuk keni te drejte: Ne te dy rastet kolonelet i tradhetuan komandantet me gjeneralet e tyre. Me 7 prill 1939, Komandanti i Forcave te Armatosura Shqiptare, Naltmadhnia e tij, Zogu i Pare, veshi “opingat” dhe ja mbathi per ne Greqi, me gjeneralet e tij se, keshtu e kishte bere marreveshjen me Duçen. Ne muajin mars 1997, Komandanti i Forcave te Armatosura Shqiptare, Presidenti i Republikes se Shqiperise, profesor doktor Sali Berisha, me gjeneralet e tij, te cilet i gradoje si kur te ishin zogj kurbatori, madje ju dha dhe nga kater yje sikur kishin zhvilluar disa beteja ne Luften e Madhe …. por ne fakt Lufta e Madhe ishte vetem servilizimi per pushtet e per para; e tradhetuan ushtrine, i tradhetuan oficeret e ushtrise, i tradhetuan kolonelet, per vetmin qellim, qe duhej nje Shqiperi e shkaterruar nga te gjitha anet, per te pasur Serbi nje dore te forte ne Kosove se, keshtu e kishte marrveshjen Saliu me Serbin. Se fundi, duhet te dish se, ushtria eshte viktime e politikes, jo vetem tek ne, por ne gjithe boten. Gjithsesi, respektoj mendimin tuaj.
Falenderoj te gjithe pe rmendimet qe japin se, ne fund te fundit secili ka kendveshtrimin e vet, ka te drejten e vet.
Respekt!
Zoti ushtar Mysliman Pasha.Pasi lexova me kujdes repliken tuaj me duhet patjeter te te pergjigjem pasi replika jote sjell vetem dizinformin per shoqerine civile.Jeni i lutur qe babezine ndaj nje personaliteti te spikatur si Prof Kristafi tja rezervoni vetem qenies tuaj.Nje logjike e shendoshe nuk do te aludonte ne kte menyre ndaj nje individi me karriere diplomatike dhe lugjore aq te pasur…. A.Beqiri