Ndoqa me vëmëndje konferencën për shtyp të Kryeministrit përpara gazetarëve të enjten më 7 shkurt, ditën kur gjykata mori vendimin për lirimin e të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit, të them të drejtën u befasova kur ai filloi të fliste për bujqësinë. Në se do të vija nga një vend tjetër e nuk do të njihja realitetin shqiptar dhe sjelljen e këtij njeriu ndaj institucioneve të pavarura natyrisht do të mendoja si lum ky popull me një kryeministër të tillë që nuk komenton vendimet e gjykatave por meret me punët që i takojnë, por të gjithë e dimë që nuk është kështu e për këtë nuk ka nevoje për komente prandaj unë nuk kam ndërmënd të argumentoj të kundërtën sepse më duket e tepërt kur këtë e dëgjoj çdo ditë nga cilido, qoftë edhe militant i partisë së tij. Prandaj unë do të merem me deklaratat e tij për bujqësinë e të argumentoj të kundërtën për disa nga çështjet që z. kryeministër shtjelloi në këtë konferencë.
Z.kryeministër deklaroi se zhvillimi i bujqësisë, rritja e të ardhurave në familjet fermere, rritja e prodhimeve bujqësore, përpunimi i tyre, tregu dhe eksporti i tyre kanë qënë, janë e do të mbeten epiqendër e programit të qeverisë që nga 2005 e deri më sot. Në se i hedhim një sy shifrave që vetë qeveria afishon na rezulton që familjet fshatare janë në gjëndjen ekonomike më të keqe gjatë 10 viteve të fundit, të ardhurat bruto për një familje fermere janë vetëm 23,500 lekë në muaj (sipas Vjetarit Statistikor 2011), me këto lekë një familje do të duhet të ushqehet, të vishet e të plotësojë të gjitha kërkesat e domosdoshme për jetesë. Si mund të pretendohet që bujqësia ka qenë në epiqendër të programit të kësaj qeverie kur buxheti i MBUK është i shtati në listën e 13 ministrive? Kur buxheti i saj, megjithese kontribuon me 18 % në PBB, zë vetëm 3% të buxhetit të shtetit .
Përsa i përket deklaratës që qeveria do të heqë TVSH për çdo vegël , paisje …të cilat kanë destinacion bujqësinë si edhe do të ndërmarë nismën ligjore për heqjen e TVSH për të gjitha llojet e kimikateve, plehrave kimike, substancave të ndryshme ..etj, besoj se e ka fjalën për makineritë bujqësore, plehrat kimike, pesticidet, etj, natyrisht që jemi dakort sepse PS, pas një konsultimi pararak me fermerët në të gjithë vendin, e ka vënë këtë një nga pikat kryesore në programin e saj për zhvillimin rural. PS në kuadrin e një Rilindje Kombëtare të vendit vlerëson në mënyrë objektive rolin e madh të sektorit rural dhe prodhimtarisë rurale e shërbimeve si një rilindje dhe përmirësim total të jetës rurale dhe kontributit të saj në ekonominë kombëtare. Kështu zotimi ynë është se do të pesëfishojmë financimet publike për zhvillimin rural dhe kjo rritje të shpërndahet sipas kontributit. Në programin e PS kemi parashikuar aplikimin e TVSH 0 % për plehrat kimike, pesticidet dhe makinerive bujqësore.
Në rrugëtimin tonë për hartimin e programit kudo hasëm në probleme me të cilat përballet bujqësia sot, ata janë shumë por më kryesoret janë pamundësia e ujtjes e mungesa e kullimit, kosto e lartë e prodhimeve bujqësore e blegtorale si dhe vështirësia e daljes së prodhimeve në treg për shkak të mungesës së infrastrukturës. Çmimet e larta të plehrave e pesticideve, çmimet e papërballueshme të karburanteve nuk lejojnë rritjen e prodhimit bujqësor e si rrjedhim të të ardhurave të familjeve fermere. Sot janë rreth 100 mijë ha tokë bujqësore e pa mbjellë (nga sipërfaqja që është privatizuar), akoma nuk ka përfunduar reforma e privatizimit, jemi akoma në shifrat e vitit 2005, për tetë vjet nuk është rregjistruar në ZRPP asnjë zonë kadastrale rurale.
Në këto kushte jo vetëm që nuk mund të pretendohet që bujqësia ka qenë në epiqendër të programit qeverisës, por duket që akoma nuk është, sepse ky është vizioni i qeverisjes aktuale, nuk ka se si të jetë kur çmimi i naftës për bujqësi është njëlloj me çmimin e naftës që përdoren për veturat e qeveritarëve. Kur gazetari i thotë se: nisma që ju deklaruat është nismë që ka marë opozita për vitin 2013 kryeministri i përgjigjet se opozita ka vetëm një propozim se si të vjellë naftën për bujqësinë dhe i dredhon kështu përgjigjes së pyetjes. Por programi i PS për një Rilindje Kombëtare, ku përfshihet edhe zhvillimi rural, është shpallur më 5 nëntor 2011, pra rreth dy vjet më parë, kështu që gazetari edhe nëse nuk e ka lexuar programin tashmë të përfunduar e ka dëgjuar të thënë me dhjetra herë nga zoti Rama në takime të ndryshme me fermerë. Megjithatë për ne kjo nuk përbën asnjë problem, për rastin në fjalë kopja ka shërbyer për mire. Më kot rreket gazetari e kushdo qoftë ai, edhe nëse e ideon dikush tjetër dihet që, për z. Kryeministër kjo është e papranueshme, prandaj po ju kujtoj që edhe për naftën keni qenë ju që keni thënë në fushatën elektorale të vitit 2005 se sapo të vijmë në pushtet do ta bëjmë 40 lekë. Duke qenë një gjë e thënë nga ju, ndoshta ndërmerni nismën ligjore ashtu siç doni të bëni me TVSH e plehrave e makinerive bujqësore të hiqni akcizën e naftës për bujqësinë ose të paktën taksën e qarkullimit. I vetmi ndryshim është që ne në programin tonë kemi parashikuar heqjen e akcizës e të taksës së qarkullimit e nuk marim përsipër të japim një çmim fiks duke qenë që nafta është mall burse e çmimi i saj ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Nëse një gjë të tillë do ta bëni që tani do të ishte shumë mirë për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, nëse jo ne jemi të vendosur dhe e kemi të parashikuar në programin tonë që në vitet e qeverisjes socialiste karburantet për bujqësinë, agroindustrinë e peshkimin do të jepen pa akcizë.
Nuk ka asnjë vend të rajonit aq më tepër të BE që nuk aplikon dhenien e naftes për bujqësinë pa akcizë, kjo nuk është një shpikje e jona por një realitet që ja vlen të kopjohet (jo në çdo rast kopja është e keqe) edhe ne, këtë po bejmë, jemi në konsultë me vendet që aplikojnë skema të tilla për ta përshtatur atë me kushtet e Shqiperisë.
Që nga viti 2002 Ministria e bujqësise në Itali aplikon tarifa lehtësuese për karburantet e përdorura ne bujqësi.
Shteti bën ulje cmimi për karburantet nga 40 deri në 100 % për raste të vecanta, si në kushte përmbytjesh ,thatësire apo të kushteve të ngjashme me to dhe kjo bëhet ne bashkëpunim e në varësi të pushtetit vendor. Normativa për dhënien e karburanteve me cmime të ulta për fermeret në Itali quhet UMA (Utenti Machine Agricole-Përdoruesit e makinerive bujqësore në shqip), ky shërbim ofrohet ne mënyre te kompjuterizuar on-line,ku fermeret plotësojne të gjithë proceduren e duhur e më pas ju jepet nje karte e vecantë (si credit card)ku mund të paraqiten në pika karburanti të vecanta per të terhequr atë sipas punimeve qe do të kryejnë. Përfundimisht mund të themi që shteti italian subvencionon çmimin e karburantit që përdoret nga fermeret,por sigurisht në baze të kritereve dhe rregullave përkatese.
Skemat për dhenjen e karburantit me çmim te reduktuar kanë nisur edhe me pare se viti 2002 , ato kanë ardhur në persosje natyrisht qe tentativa për abuzime ka patur dhe do te ketë por shteti italjan nuk eshte tërhequr kurrë në mënyrë që fermeri italjan në ndryshim nga ai i joni të përdorë karburant me çmim të reduktuar. Të njëjtën gjë mund të themi për fermerët e vendeve të tjera të BE ,pra që në start fermeret tane janë në nje garë të pabarabartë e si pasoje mallrat tona janë në kushte të disfavorshme te konkurencës. Për ata që abuzojne apo kapen duke shpërdoruar ligjin,pra në vend qe te plugojne tokën furnizojne makinën private shteti italian aplikon sanksione deri në heqje lirie. Prandaj ftojmë opozitën e nesërme që së bashku të monitorojmë zbatimin sa më rigoroz të skemave te shperndarjes se naftes pa akcise ne bujqesi , sepse e rëndësishme është që ajo të shkojë me çmim të reduktuar tek fermeri, e si pasojë të rritet prodhimi bujqësor dhe të rriten vërtetësisht të ardhurat për familjet fermere.
*Ish-ministër i Bujqësisë
MBARËSHTIMI DHE SHFRYTËZIMI RACIONAL I BURIMEVE NATYRORE EKZISTUESE BAZË E ZHVILLIMIT RURAL DHE KOMBËTAR NE SHQIPËRI
Nga: Mehmet Metaj *
Le të citojmë në parantezë-disa parime-bazë te mirënjohura, por të panjohura (të paaplikuara) ende’ tek ne, elementët strategjikë si dhe politikat e nevojshme inovative për zhvillimin rural në Shqipëri (adoptuar dhe sprovuar për vendet në zhvillim nga: FAO/SARD, IFAD, BB, BE):
Parimet e Përgjithshme të Zhvillimit të Qëndrueshëm
Qëndrueshmëria ekonomike: jetesë të qëndrueshme nëpërmjet rritjes së përmirësuar dhe uljen e varfërisë
Qëndrueshmërinë e mjedisit, tokës bujqësore, pyjore, burimet ujore, zonat e mbrojtura, dhe biodiversiteti, kështu që mundësitë dhe opsionet e brezave të ardhshëm nuk janë të degraduara
Qëndrueshmërinë fiskale dhe institucionale, duhet të jetë realiste në lidhje me koston dhe kërkesat institucionale të instrumenteve dhe
Pesë dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore
Reduktimi degradimin e tokës
Përmirësimi i menaxhimit të ujit
Mbarështimi i qëndrueshëm i pyjeve
Peshkim të qëndrueshëm
Përfshirja ngrohjen globale në planifikimin e zhvillimit
Roli i tregëtisë në bujqësi dhe zhvillimin rural
Përse Bujqësisë është e rëndësishme për reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural?
Bujqësia Varfëria dhe zhvillimi rural
Pse kaq e importit për bujqësi të qëndrueshme vendet në zhvillim dhe të varfërit rurale?
63 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale
73 për qind jeton në zonat rurale të varfërve
Bujqësia dhe fusha e përpunimit të përbëjnë 30-60 për qind të PBB-së në vendet në zhvillim, si dhe një pjesë edhe më të madh të punësimit
ndodh me urbanizimit të shpejtë, pakujdesia, si 50% e të varfërve do të jenë në zonat rurale nga 2035, dhe në mënyrë të konsiderueshme varur në Bujqësi
Pesë element për zhvillimin e qëndrueshmërisë rural
Reduktimi degradimin e tokës
Përmirësimi i menaxhimit të ujit
Mbarështimi i qëndrueshëm i pyjeve
Peshkimi i qëndrueshëm
Përfshirja ngrohjen globale në planifikimin e zhvillimit
Reduktimi degradimin e tokës
Rritja e produktivitetit në tokën “më të mirë”
Mbrojtja e agroekosistemeve te diversifikuar të sistemin e ushqimit, për të përmirësuar dietën, minimizuar Ajo qeshi, diversifikuar të ardhurat dhe ruajtur agrobiodiversity
Rehabilitimi produktivitetit dhe funksionet e ekosistemit tokës së degraduar për të rritur e mjedisit p.sh. rolet 100 izolimi – BioCarbon xhepat.
Technologies Menaxhimit të përfshijnë pjellorisë së tokës, i integruar varieteteve adaptuara, rotacionin kulture, lëvrimi ruajtjes shirit, tampon, dhe bujqësinë organike
Forcimi i institucioneve lokale komunitetit dhe objektit të shtyrë të tokës dhe të ujit burime për goditjet e Menaxhimit, thekson menaxhimin, dhe të japë barrierat globale
Parimet e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit
Parimet “ekologjike”
Masat duhet të jetë gjithëpërfshirëse (duke përfshirë mjedisin) plotësisht ndër-sektoriale
Parimet “institucionale”
Pjesëmarrja e aktorëve
Subvencione për BN (shtetërore, komunale-përdoruesve, privatë .)
Mbështetje më të meadhe për sektorin privat, OJQ-të dhe gratë
Parimi “instrumental”
Kujdes të madh ekonomik
Mbarështimi i qëndrueshëm i PYJEVE
Pyjet janë veçanërisht të rëndësishëm për zhvillimin rural, mjedisin dhe në ekonominë globale ……
Bërja i qëndrueshëm e mbarështimit të pyjeve
Mbështetja e zhvillimit të politikave dhe projekteve për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve;
Forcimi i kapaciteteve për përmirësimin e qeverisjes;
Mbështetja e kontrollin e aktiviteteve të paligjshme;
Trajtimi fiskal dhe ne sektorin e Pyje dhe produkte të tij;
Nxitjen proaktive e investimeve katalitik në menaxhimin e pyjeve dhe konservimin.
1.6 miliard njerëz rurale janë të varur mbi pyll lidhur për të lundruar.
1 miliard nga 1.2 miliard jashtëzakonisht të dobët të varur në resurseve pyjore për pjesën e jetesës së tyre
350 milion njerëz janë shumë të varura nga pyllit.
60 milionë njerëz indigjene janë pothuajse tërësisht të varur nga pyjet.
Globalisht, rreth 47 milion njerëz jetojne duke punuar për të siguruar jetesën në industrine e drurit.
3-Shtyllat e Pylltarisë së qëndrueshme
Shfrytëzimi potencialin e pyjeve për të reduktuar varfërinë
Integrimi i pyjeve në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik
Mbrojtja e vlerave Forest lokale dhe globale
Peshkimi i qëndrueshëm
Pse janë kështu peshkimit importet në vendet në zhvillim?
Tregëtisë dhe gjenerimi i të ardhurave në nivel kombëtar dhe global:
Një Burimi kryesor i të ardhurave dhe eksportit për vendet në zhvillim: të paktën 13 vendeve në zhvillim ku peshkimi është 5 për qind të PBB-së më të pakujdesshme;
Tarifa e liçencës ardhura.
Luftimi i varfërisë
Mbështetja e politikave, kornizave ligjore dhe institucionale për zhvillimin dhe për të siguruar të drejtat e pyllit Forest-varur popujt;
Promovimin i Mbarështimit të Pyjeve;
Integrimi në terren të Pylltarise, Zhvillimit Rural dhe Ndërmarrjeve të Vogla.
Po cili ёshtё realiteti Shqiptar dhe cilat do tё ishin politikat imediate pёr zhvillimin rural ?
Neni 59, pika 1/dh e Kushtetutës sё Republikës së Shqipërisë për mjedisin dhe pyjet (që askush s’i referohet dhe as që përmendet ndonjëherë edhe kur ndodhin katastrofa si përmbytjet, zjarret në pyje etj ?!) sanksionon se: “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotesim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:
dh) mbrojtjen dhe shfytëzimin racional të pyjeve, kullotave, ujërave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;
Pyjet dhe kullotat përbëjnë rreth 62 për qind të sipërfaqes së përgjithshme të vendit dhe përbëjnë një bazë shumë të rëndësishme të burimeve natyrore. Në vitet e fundit, nxjerrjen druri ka rënë dhe pyjet janë dëmtuar nga prerjet e paplanifikuara për, prerjet ilegale të karburantit brendshme dhe presioneve kullotjes. Kjo ka pasur një ndikim të madh mbi erozionin, përmbytjet dhe mbushjen me sedimente dhe ka çuar në reduktimin e biodiversitetit.
Potenciali ekziston per sektorin për të rritur kontributin e saj në rimëkëmbjen ekonomike, duke gjeneruar të ardhura nga shitja e lëndës drusore, duke rritur punësimin rural, dhe duke gjeneruar përfitime mjedisore. Strategjia 2004 i qeverisë Pyjor ka objektivat e mëposhtme: (i) rivendosjen e, pyje të degraduara në pronësi të shtetit dhe në zonat kullosore dhe promovimin e përdorimit të tyre të qëndrueshëm; (ii) nxitjen e ruajtjes së ekosistemeve pyjore natyrore; dhe (iii) nxitjen e tranzicionit të pyjore / kullotave sektori në ekonominë e tregut, ndarë funksionet komerciale nga ato rregullatore dhe krijimin e mekanizmave për vetë-financimin e aktiviteteve tregtare.
Këto hapa do të kërkojnë reforma institucionale të administraten pyjore/kullotave përfshirë krijimin e një njësie të mjedisit pyjeve administrimit dhe zbatimin e legjislacionit ekzistues / miratimin e reformave të politikave të reja për të kontrolluar prerjet ilegale në pyje, si dhe marketingut dhe reformat e çmimeve. Strategjia përforcon parimin e decentralizimit dhe transferimit të pronësisë në qeveritë vendore, me kusht që ata të përgatisin dhe zbatojnë një plan të menaxhimit të pyjeve. Kjo do të mbështetet nga përdorimi i një kadastër pyjore. Theksi është dhënë për një qasje pjesëmarrëse nga komunitetet lokale në menaxhimin e pyjeve shtetërore dhe kullotave.
Shqipëria ka një larmi biologjike dhe peizazhore që ruan një shumëllojshmëri të gjerë të bimëve dhe kafshëve specie. Ka rreth 3.200 lloje të bimëve vaskulare dhe 756 specie kurrizor në vend. Rreth 30 për qind e të gjithë florës europiane ekziston në Shqipëri, si dhe pyjet e larta janë në shtëpi të komuniteteve të gjitarëve të mëdha të tilla si ujq, arinj, rrëqebulli, dhi të egra dhe komunitetet e zogjve karakteristikë lidhur me pyje të virgjer. Shqipëria është gjithashtu një udhëkryq i rëndësishëm për të shpendëve, bat, insekteve dhe migracionit. Ka rreth 91 lloje të rrezikuara globalisht në Shqipëri. Llojet kryesore të ekosistemeve dhe habitateve përfshijnë dunat ranore, deltat e lumenjve, pyjet aluvionale, Inland laguna, liqene bregdetare, shkurre mesdhetare, alpine livadhet, liqenet kontinentale dhe akullnajave, si dhe pyjet gjethegjerë dhe halore. Sistemi i lagunave bregdetare, në veçanti, është një nga komplekset më të rëndësishme të rajonit të Mesdheut dhe është nën kërcënim nga një rritje e aktivitetit njerëzor, duke përfshirë zgjidhjen dhe turizmit. Habitatet detare janë të rrezikuara, sidomos nga humbja e habitateve dhe gjuetia ilegale sportive. Rënie interesin publik në mënyrën se si burimet natyrore të Shqipërisë janë duke u përdorur nuk kontribuon pozitivisht në përpjekjet për përmirësimin e biodiversitetit
Nëse menaxhohen mirë, këto zona do të ketë potencial të madh për të siguruar të ardhura nga turizmi dhe rekreacion, si dhe për të ofruar shërbime të ekosistemit. Në mënyrë për të ruajtur qëndrueshmërinë e përdorimit të burimeve natyrore, disa nga hapat Qeveria do të ndërmarrë janë: (i) të vazhdojë të zhvillojë dhe zbatojë politika që synojnë përmirësimin e menaxhimi i burimeve ujore duke lehtësuar menaxhimin nivel fshati të kullotave malore dhe pyjeve; (ii) të siguruar përdorimin e qëndrueshëm afatgjatë të burimeve ujore midis kërkesave konkurruese, dhe (iii) të zhvillojnë dhe zbatojnë politikat e burimeve detare dhe ujërave në brendësi monitorimit dhe mbikëqyrjes. Rreth 6% e territorit të vendit ka qenë e dhënë statusin e mbrojtur në 58 zona, duke ndjekur parimet e ngjashme me ato që zbatohen për rrjetin e Natura 2000 të BE. Kjo krahasohet me 18% për BE-në si një e tërë. Aktualisht, zonat e mbrojtura janë përqendruar në habitatet pyjore. Më shumë habitate bregdetare dhe bregut janë duke u shtuar, dhe nuk ka një plan për të më shumë se dyfishi i zonave të mbrojtura. Megjithatë, studimet dhe zbatimi pengohen nga mungesa e financimit.
Ndryshimet në politikat ekonomike kombëtare në përshtatje me kushtet e ekonomisë së tregut dhe kërkesat shoqërore në pyje kanë patur ndikime direkte dhe substanciale në institucionet e qeverisjes së pyjeve dhe në rregullimet administrative për menaxhimin e qëndrueshëm dhe shumë-funksional të tyre. Këto përfshijnë përshtatje të politikave qeverisese dhe reformimit institucional te sektorit te pyjeve, me objektiv rritjen e efektivitetit mbareshtues dhe decentralizimit te tij dhe pershtatjen e strukturave menaxhuese. Per periudhen ne vazhdim kerkohet te zbatohen objekrivat me prioritare te zhvillimit te sektorit te pyjeve dhe kullotave qe jane:
a) Intensifikimi përpjekjeve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e tëresisë së fondit pyjor dhe kullosor përmes forcimit të strukturave të Shërbimit Pyjor dhe decentralizimit të formës së administrimit të burimeve pyjore dhe kullosore, reformës institucionale dhe ligjore për sektorin e pyjeve dhe kullotave.
b) Rritja e efektivitetit të Task-Forcës ndërministrore për parandalimin dhe kontrollin për shfrytezimin racional dhe uljen e prerjeve ilegale në pyje.
c) Organizimi i kontrolleve operative të programuara në bashkëpunim me institucionet e tjera për prerjet ilegale në pyje dhe trafikun e lëndës drusore, druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit dhe forcimin e masave parandaluese dhe kontrollin për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga zjarri, mbrojtjen e bimëve mjekësore dhe faunes së egër dhe gjuetisë.
Në kushtet e reja të ndryshikmeve klimatike dhe ngrohjes globale dhe të inefiçiencës së sektorit pyjor në Shqipëri politikat e reja qeverisëse për pyjet dhe kullotat duhet të konsistoj në:
• Përmirësimi i Qeverisjes dhe ulja e nivelit të prerjeve ilegale në pyje;
• Strategji e re e Sektorit të Pyjeve, Kullotave dhe Ujrave Malore;
• Ligj i Ri “Për Pyjet ” dhe përmirësimi dhe fuqizimi i legjislacionit pyjor në tërësi
• Riinventarizimi kombëtar i fondit pyjor dhe kullosor;
• Reforma institucionale, ristrukturimi dhe zhvillimi i mëtejshme institucional;
• Krijimi i Axhensisë Kombëtare të Pyjeve, Kullotave dhe Ujrave Malore (AKPKUM)
• Mbyllja dhe kompletimi i proçesit të dhënies së pyjeve ne përdorim-komunave ;
• Rritja e aftësive menaxheriale te stafit të strukturave pyjore shtetërore dhe komunale;
Po cila është gjëndja dhe cilat do të ishin prioritetet e zhvillimit rural bazuar në mbarështimin dhe shfrytezimin racional të potencialit ekzistues të burimeve natyrore lokale në Shqipëri;
Zhvillimi rural nënkupton së pari zhvillimin nga i cili përfiton popullsia rurale dhe që sjell një përmirësim të qëndrueshëm të standarteve të jetesës apo mirëqënjes së popullsisë se këtyre zonave. Së dyti, me zhvillimin rural kuptojmë transformimin strukturor të ekonomisë së karakterizuar nga diversifikimi i ekonomisë, nga ekonomi thjesht bujqësore tradicionale në ekonomi të zhvillimit përmes mbarështimit të integruar të burimeve potenciale natyrore ekzistuese të zoanve rurale dhe zhvillimit të kapaciteteve menaxhuese lokale.
Parë në këtë këndveshtrim, zhvillimi rural dhe bujqësia në vëndin tonë ka ende’ një traditë primitive, ku nocioni fermer nuk e ka fituar statusin e vetë per shkak dhe te sassise se reduktuar dhe te copezuar dhe mos-kooperimit te “shfrytezimit” të tokës që zotëron, pamundësise së aplikimit të investimeve të qëndrueshme, te mungesese se “Bankës Agrare” dhe të mos-aplikimit të kredive dhe subvencioneve aftë-gjata, të mungesës investimeve në ruajtjen, mbarështimin dhe mirëmbajtjen e burimeve natyrore, infrastrukturës rurale dhe bujësore, ripyllëzimeve, mirëmbajtjes së ujëmbledhësave, të sistemit të ujitjes dhe mbi të gjitha mungesës së kapaciteteve të kualifikuara njerëzore etj.
Pas kaq vitesh tranzicion dhe për bujqësinë, eshte bëre tashme imediate dhe e domosdoshmëri nje system i ri pune, krijimi i kooperimit bujqësor, pa të cilin bujqësia jonë nuk ka dhe nuk mund të ketë zhvillim. Qe ne vitet ’93—’95 nje grup ekspertesh nga Universiteti Amerikan i Wiskonsin-it ka tentuar krijimin e disa “grupeve-pilotë” kooperimi bujqësor në Shqiperi, por kjo nuk pati suskses at’here nga “hija” ende’ e gjallë e ish-kooperativave bujqësore kolkozianë) ku bashkohet: toka, puna dhe administrimi) sistemi i ri i kooperimit bashkon tokën dhe administrimin por jo punën.
Në vitet 2000, u krijuan disa embrione kooperimi si në Maminas të Durrësit, në Divjak, Karbunarë dhe Këmishtaj të Lushnjës etj, por ato nuk patën jetë të gjatë se nuk u mbështetën në vazhdimesi nga shteti.
Dihet se çdo gjë e re e çan rrugën e vetë me vështirësi. Por ne kushtet e nevojës imediate te nxjerjes nga varferia te zonave rurale dhe futjes se tyre ne rrugen e zhvillimit te qendrueshem dhe qe të dilet nga ky kolaps zvarritës që ndodhet bujqësia në tranzicion, e vetmja rrugëdalje apo “shpëtim” është “kooperimi bujqësor”, duke ngritur fillimisht rreth 70-80 ferma bujqësore në tërë vendin, te cilat të paktën do të kenë jo më pakë se 3000-5000 ha tokë në përdorim dhe “komunat pyjore” ne zonat veriore të vendit ku sipërfaqja dominuese e teritorit janë pyjet.
Të ashtuquajturat ferma bujqësore, në gjëndjen aktuale, me prodhim artizanal në kushte primitive, mesjetare, ku ende në shumicën e tyre punohet me qe dhe kuaj, pa asnjë perspektivë zhvillimi, dhe për transformimin e tyre kërkohet medoemos një revolucion në ekonomi rentable, të prodhimit të madh bujqësor. Kjo arrihet me një strategji të menduar e studjuar mire, pasi nuk mund të ketë Shqipëri të pasur, me bujqësi të prapambetur dhe fshat të varfër. Kjo do mbështetur në investime kapitale për të krijuar kooperativa model prodhimi dhe konsumi, ekonomi të prodhimit të madh bujqësor, të mbështetura fuqimisht nga shteti.
Krahas bujqësisë ne duhet të krijojmë politika mbështetëse dhe për mbarështimin e blektorisë, për shtimin e numurit të krerëve dhe rritjen e prodhimtarisë së tyre, në mënyrë që ta bëjmë prodhimin vendas te konkurueshëm që të mos ndodh si deri më sot, që mollët dhe qepët e fermerëve të Korçës, patatet e Kukësit, agrumet e bregdetit apo mishi vëndas, të mbeten pa u shitur, se i mbyt prodhimi me stimulant që vjen nga vendet fqinje.
Fillimi i rrrugës së zhvillimit rural mund të arrihet vetëm nëse shteti, me politikat e tij të zhvillimit merr një rol parësor fuqizimi i ekonomisë dhe mirëqënjes së popullsisë së këtyre zonave.
Prioritetet strategjike për zhvillimin rural në Shqipëri, sipas direktivave të BE-së janë:
a)-Synimet strategjike afatë-shkurtёr: Gjashtë prioritetet e ndërhyrjes te rekomanduara nga BE-ja deri në vitin 2020, në zonat rurale janё:
1. Nxitja e transferimit të njohurive dhe inovacionit në bujqësi, pylltari dhe në zonat rurale.
2. Rritja e konkurueshmërisë së të gjitha llojeve bujqësore dhe rritja e qëndrueshmërisë së fermave.
3. Promovimi i organizimit të zinxhirit të ushqimit dhe menaxhimit të riskut në bujqësi;
4. Kthimi, ruajtja dhe zgjerimi i ekosistemeve të varura nga bujqësia dhe pylltaria.
5. Promovimi i efikasitetit të burimeve dhe mbështetja e ndryshimit drejt një ekonomie të ulët në karbon dhe elastike për mjedisin në sektoret e bujqësisë, ushqimit dhe pyjeve.
6. Promovimi i përfshirjes shoqërore, reduktimit të varfërisë dhe zhvillimit ekonomik në zonat rurale.
b)-Prioritete për mbarështimin e integruar të burimeve natyrore:
– Hartimi i një strategjie dhe legjislacioni të ri të mbarështimit të integruar të burimeve natyroe;
– Investime në mbarështimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore (pyje dhe kullota, ujra, bimë mjekësore dhe eterovajore, zhvillimi dhe përmiresimi i qëndrueshmërisë së pyjeve, kullotave dhe bimesise spntane mjeksore;
– Krijimi i sistemeve agro-pyjore në e zonat e përshtatëshme klimatike;
– Pyllëzimi dhe krijimi i zonave pyjore të mbrojtura me vlera të veçanta eko-turistike;
– Parandalimi dhe rikuperimi i dëmeve në pyje nga zjarret dhe fatkeqësite natyrore per shmangien e përmbytjeve dhe ngjarjeve katastrofike;
– Investime për rehabilitimin e ujëmbledhesave dhe përmirësimin e vlerës mjedisore të ekosistemeve pyjore;
– Investime në teknologji të reja pyjore dhe në përpunimin dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve pyjore (rreshirë, esenca etj);
– Aplikimi dhe shtrirja e metejshme e zonave dhe sistemit te zonave te mbrojtura ne rrjetin e ngritur Evropian: “Natyra 2000”;
– Zhvillimi i partneritetit Evropian per inovacionin për produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimeve;
c)-Prioritetet imediate të politikave tё zhvillimit tё qёndrueshёm rural duhet të jenë:
– Inkorporimin e politikave rurale nё strategjitё kombёtare tё zhvillimit afatё-shkurtёr, afatё-mesёm dhe aftё-gjatё.
– Politika pёr veprime dhe masa urgjente nё mbёshtetёje tё rekomandimeve tё institucioneve ndёrkombёtare (Raporti i Zhvillimit Njerёzor 2007/2008) lidhur me krizen globale dhe ndryshimet klimatike, tё shprehura nё thirrjen: “Botёs i mbetet mё pakё se njё dekadё pёr tё ndryshuar kursin e zhvillimit”).
– Vёmёndje mё urgjente dhe marrja e masave tё shpejta pёr zhvillimin rural perms mbarёshtimit tё integruar te burimeve natyrore dhe kapaciteteve njerёzore.
– Mbёshtetja e fermerёve si pro-motorё pёr rritjen ekonomike.
– Nxitja dhe shfrytёzimi i potencialit tё plotё tё bujqёsisё dhe burimeve natyrore nё tёrёsi pёr tё reduktuar varfёrinё dhe urinё dhe rigjallёrimin e zonave rurale, duke ruajtur zhvillimin e qёndrueshёm rural nёpёrmjet shёrbimeve tё ekosistemve tё ofruara nga fermerёt.
– Pjesё e politikave tё reja tё jetё paraprirja e debatit pёr reformёn “CAP 2013” pёr tё siguruar qё problemet jo-tregёtare si ato tё standarteve mjedisore dhe sociale, si dhe ato tё sigurisё, vetё sigurimit dhe sovranitetit tё ushqimit tё shteteve;
– Nxitja e ri-angazhimit tё fermerёve nё mёnyrё afatgjatё dhe tё qёndrueshme nё reduktimin e varfёrisё dhe tё urisё dhe gjenerimi i stimujve ekonomik shumё tё nevojshёm dhe pёrfshirjen e tyre nё paketat e stimujve fiskal tё pёrdorura nga qeverisja pёr tё luftuar reçesionin global.
– Mbeshtetja me mikro-kredite perms hapjes se “Bankës Agrare” për kompletimin me infrastrukturё tё tregjeve lokale qe ato tё jenё siguruesit kryesor tё ushqimit.
– Duke marrё parasysh rolin kyç tё bujqёsisё nё ekonomine Shqiptare, qeveria duhet ta zhvendosё vёmendjen e saj drejt sektorit tё zhvillimit rural (bujqёsisё, pyjeve, kullotave bimeve mjekёsore, vlerave natyrore ko-turistike etj) duke siguruar menjёherё njё paketё pёr mbёshtetjen e orientuar ndaj imputeve bujqёsore pёr tё zbutur ndikimin e krizёs sё sotme;
– Nё kuptimin afatgjatё, Shqipёria do tё kapёrcejё krizёn globale duke hartuar politika rurale pёr zhvillimin kapilar;
– Shqipёria ka nevojё pёr projektimin e politikave dhe sigurimin e stimujve pёr pёrdorimin e dёrgesave tё emigrantёve pёr zhvillimin bujqёsor dhe tё pёrgjithshёm tё zonave rurale tё vёndit;
– Shqipёria duhet tё pёrdorё potencialin e madh tё tyre me burime tё ripёrtёritshme tё energjisё, veçanёrisht tё burimeve ujore, jo vetёm pёr tё pёrballuar krizёn energjitike por edhe pёr t’ju pёrshtatur ndikimeve tё ndryshimeve klimatike.
* Drejtor ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST
Më pëlqeu replika e Zotit Agron Duka , me Kryeministrin delirant . Artikuj të ngjashëm nuk kam parë nga shkencëtarë dhe specjalistë kopetentë , që nuk i mungojnë vëndit . Kolapsi i bujqësisë fillon nga toka bujqësore , që është në pragun e kënetëzimit . Zoti Agron , këto çështje i trajton drejt , por do të ishte normale , që gazetarët t’u drejtojnë pyetje të kësaj natyre dhe të mos e lënë të flasin kodra pas bregut Genci me Mediun , që dhe rogën nuk e meritojnë . Dalin dhe numurojnë sukset hipotetike , kur faktikisht duhet të zhvillohet gjyq për dëmin kolosal , që i është shkakëtuar vëndit nga bllokimi i rrjetit inxhinjerik dhe prerja masive e pyjeve.
Dikush duhet të përgjigjet . Shqipërija nuk është e Ministrave , që askush nuk mund të argumentoi si e ngrysin ditën e punës . Illo
SHFAROSJA BARBARE E PYJEVE DHE MORATORIUMI !
Nga: Mehmet Metaj*
A ka më pyje Shqipëria, ç’fond pyjorn dhe kullosor kemi në letër ?
• Po t’i referohemi të dhënave statistikore të inventarit kombëtar të pyjeve në letër fondi pyjor dhe kullosor zë sot rreth 62% të sipërfaqes së Shqipërisë (1.5 mln ha pyje dhe 480 mijë ha kullota, (sipas inventarit me te fundit, 2004), nga të cilat 36% janë pyje, 18% kullota dhe 8% sipërfaqe me bimësi pyjore, djerr e inproduktive, dhe nëse do të ishin vërtetë të tilla në sipërfaqe dhe vëllim do të përbënin një pasuri të madhe kombëtare në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, sidomos atij rural.
• Sa pyjet dhe sa pyje janë zhdukur gjatë tranzicionit ?
• Gjatë tranzicionit u prenë në mënyrë të parestaurueshme dhe 100 mijë ha, ku nuk u kursyen dhe drurët e mbjellë anës rrugëve auto-nacionale në rreth 150 km linear, ku ende s´janë ripyllëzuar dhe janë një dëshmi e vandalizmës sonë. dhe u degraduan mijëra ha të tjerë apo u kthyen në shkurre e toka djerrë, shumica e të cilave janë ende të parestauruara.
• Janë zaptuar rreth 50 mijë ha teritore në bregdet dhe zona te tjera me vlera te veçanta natyrore e biodiversiteti duke shkatërruar me vandalizëm pyllëzimet e zonës bregdetare, rivierën e vendit dhe rizortet turistike dhe rrezikuar në mënyrë të parikthyeshme potencialet e zhvillimit të vendit, që nga Velipoja (Shkodër) e Kune-Vaini (Lezhe), Patoku (Kurbin) e duke vazhduar ne Gjirin e Lalësit e Golem (Durrës), Divjakë (Lushnje) dhe deri në rivierën e Vlorë-Sarandë´s, etj, fenomen ky që vazhdon ende, megjithë kuadrin ligjor të miratuar, konventat e ratifikuara nga vendi i ynë dhe
V. K.M-te. për këtë qëllim (Dajt, Karaburun etj),.
• Janë dëmtuar rëndë dhe janë në gjendje të shkatërruar zonat që janë biokoridore të rëndësisë ndërkombëtare si masivi PK-Lurë, Dajt-Bizë-Martanesh, Bozdovec, Gërmenj-Shelegur, riviera bredgdetare dhe u prenë shumica e kurorave te qyteteve.
Per ironi ka patur dhe një V.K.M Nr. 692, date 14.10.1996, “Për miratimin e PK-Lurë si objekt i rendësishëm”(vendim që nuk u zbatua asnjëherë dhe sot Lura nuk është më PK-?!).
• Pyjet përveç rrudhjes së sipërfaqes që pyjet pësuan nga sistemi i kaluar (në rreth 300 mije ha) paguan një haraç edhe më të madh gjate këtyre viteve të fundit dhe u shfarosen ne menyre te parikthyeshme rreth 100 mije ha dhe u demtuan rende dhe po demtohen dhe digjen cdo vit rreth 30-50 mije ha pyje dhe kullota dhe nuk ka snje investim rehabilitues. Gjatë tranzicionit korruptiv dhe të paaftësisë së shtetit për kontrollin ndaj tyre, për mbrojtjen e tyre nga abuzuesit dhe trafikantët e lëndës drusore, dhe druve të zjarrit dhe i qymyrit të drurit gjithashtu, duke u bërë një gangrenë e pyjeve të ulet dhe shkurrve mesdhetare në jug të vendit. Dhe për mrojtjen e pyjeve ka një strukturë “de jure” që quhet inspektoriati i kontrollit të pyjeve, dhe 36 Drejtori te Sherbimit Pyjor,
• A ka strukture shtetërore per mbrojtjen dhe administrimin e pyjeve ?
• Po ka një strukturë të ç’organizuar ”nën” Ministrine e Mjedjist, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujrave, ku punojnë rreth 1000 vetë por ky shërbim dhe ky inspektoriat dhe DSHP-te e rretheve janë bërë aq inaktiv, sa priten dhe eksportohen në sytë e tyre çdo vit rreth 1 mln m3 dru zjarri dhe mijra m3 lëndë punimi dhe shifrat as nuk evidentohen dhe as raportohen, sepse është i pafuqishëm dhe i ç’orgnaizuar, sepse vet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave punon në konflikt interesi, ku Ministri ka të drejtën e dhënies së lejeve të shfrytëzimit të pyjeve dhe burimeve natyrore dhe vet bën dhe kontrollin e zbatimit të ligjit përmes këtij inspektoriati (si asnjë vend në Evropë).
Mjafton të shkojmë këto ditë (se kjo ndodh çdo fillim dimri) tek fushat e depozitimit dhe tregëtimit të materialit drusor kudo në Tiranë dhe rrethe dhe do të gjejmë qindra mijra m3 lëndë dhe dru zjari (rreth 500 mije m3 në rang vendi) të prera ilegalisht nga kontrabandiste dhe patrapazë të pyjeve dhe të bëra gati për tu eksportuar, shumica e të cilave tregëtohen në sheshe në mes të Tiranës.
Ç’thotё Kushtetuta jonё pёr mbrojtjen e pyjeve ?!
Neni 59, pika 1/dh e Kushtetutës sё Republikës së Shqipërisë për mjedisin dhe pyjet sanksionhet se: “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotesim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: “mbrojtjen dhe shfytezimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm”.
• Ç’ka bëre shteti për mbrojtjen dhe shfrytëzimin racional të pyjeve ?
• Ndryshimet në politikat ekonomike kombëtare në përshtatje me kushtet e ekonomisë së tregut dhe kërkesat shoqërore në pyje kanë patur ndikime direkte dhe substanciale në institucionet e qeverisjes së pyjeve dhe në rregullimet administrative për mbarështimin e qëndrueshëm dhe shumë-funksional të tyre. Këto përfshijnë përshtatje të politikave qeverisëse dhe reformimit institucional të sektorit te pyjeve, me objektiv rritjen e efektivitetit mbarështues dhe decentralizimit të tij dhe përshtatjen e strukturave menaxhuese.
• Po përse është degraduar Shërbimi Pyjor për mbrojtjen e pyjeve ?
• Shkatërrimi i Pyjeve filloi me shkatërrimin e institucioneve të qeverisjes së pyjeve: në v. 2005 u prish Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, dhe në vend të sajë ju dhanë pyjet dhe kullotat, bashke me ujrat dhe peshkimin Agrarëve-ose-Ministrisë së re të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (MMPAU) dhe kjo Ministri “funksionon” ende’ në konflikt interesi, pasi bën vet polikat dhe ligjet dhe amendimet e tyre dhe vet lëshon liçensa dhe bën administrimin e burimeve natyrore, kur në asnjë vend të Evropës nuk ka një Ministri të tillë, Ministritë e Mjedisit kan dhe duhet të kenë vetëm funksione rregullatore dhe politike bëresë dhe monitorojnë mjedisin në tërësi të një vendi.
• Pas 2005-ës filloi dhe prishja e administratës së pyjeve dhe sot në 36-Drejtori Pyjesh vetem 7 Drejtorë janë inxhinjere pyjesh të tjerët janë militant-partiak të PD apo PR (?!) kur Ligji i Pyjeve dhe Shërbimit Pyjor, pranon të punojnë në drejtimin e sektorit të pyjeve vetëm inxhinjere pyjesh. (?!). MMPAU ka tre Zv. Ministra dhe nga këta
asnje nuk është inxhinjer pyjesh, kur nga rreth 1300 punonjës qe ka kjo Ministri rreth
1000 janë personel pyjor, dhe pyjet dhe kullotat mbulojne mbi 50 % të teritorit të
vendit.
• Ende kemi në shkelje të Ligjit të Pyjeve Nr. 9385, datë 4.05.2005, me 36-DSHP kur në kete ligj është e sanksionuar riorganizimi me 12-rajone i Drejtorive Rajonale të Pyjeve dhe konvertimi në zyra pyjore në rrethe, kemi akoma një DSHP me 800-1500 ha pyje ose fond pyjor kur dihet se vetëm një inspektor pyjesh duhet të ketë nen patronazh (mbrotjtje dhe mbarështim) rreth 1500-2000 ha ! ).
• A ka patur fonde investimesh për mbrotjen dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të pyjeve nga zjarri ?
• Është sa anakronike dhe shkatërruese politika shtetërore e viteve të fundit, ku për mbrojtjen e pyjeve nga prerejt ilegale dhe zjarret, për pyllëzime dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të djeguar (nga viti 2007- 2012 janë djegur mesatarisht rreth 25-30 mijë ha/vit) dhe për mbrojtjenen dhe parandalimin e zjarreve në pyje nuk ka patur asnjë fond investimesh per pyllezime, dhe ato pak fonde qe akordoheshin vite me pare ju aluan gjoja fondit të zhvillimit të rajoneve dhe mbjelljes së ullinjve dhe arrorëve duke
devijuar fondet e rimbjelljes dhe rehabilitimit të pyjeve.
• A ka patur mbështetje të huaj dhe investime për pyjet ?
• Për pyjet gjatë periudhës se tranzicionit ka patur dy projekte të mëdha mbështetëse dhe pyjet u shfarosen dhe Shërbimi Pyjor nuk mundi te riorganizohej dhe ngrihej ne nivelin e një administratë të përgjegjëshme për mbrojtjen dhe mbarështimin e pyjeve. Dy projekte me vlera relativisht të konsiderueshme janë implementuar për pyjet (20 mln USD sejcili, njeri në v. 1995-2005 dhe tjetri në vazhdim, 2005-2012), dhe një projekt i Ri që po përgatitet për Shërbimet Mjedisore të Pyjeve (2013-2018), përsëri ristrukturimi i Shërbimit Pyjor dhe gjendja e rënde në pyje, nuk po gjejnë ende përgjigjen e kërkuar me një strukturë efikase mbrojtëse dhe mbarështuese ku pyjet të kenë rolin e tyre ne zhvillimin e zonave rurale dhe ekuilibrojne ndryshimet klimatike.
• Po dhënia e pyjeve komunave a ka qënë efektive për mbrojtjen e tyre ?
• Në në këtë gjendje impasi Qeveria me justifikimin se s’mund ti qeveris dot pyjet me miratim të KM pas v. 2005 gjeti “zgjidhjen” në formën më e papërshtatëshme dhe ju dhanë 50 % (750,000 ha) e pyjeve dhe kullotave komunave pa administratën teknike-menaxhuese por pa administratën menaxhuese, këto pyje janë sot res nullius (pronë e askujt), të paregjistruara nga komunat dhe “të bera dalje” nga shteti, dhe kur ne shumicën e komunave të vendit nuk jane ndarë përfundimisht kufijt administrativ dhe ka mbivendosje të sipërfaqeve dhe këto pyje kan mbetur ende të parregjistruar prej tyre dhe kjo u bë që në fillim e pamenduar dhe në kushtet kur komunat tona kan mungesën e kapaciteteve të tyre njerëzore dhe financiare. Dhe këto pyje sot janë ne mëshirë të fatit pa administratë mbarështuese lokale dhe 50 % e zjarreve të kësaj vere kan qën në këto pyje.
• Cilat janë pasojat nga prerja e pyjeve dhe zhveshjes së ujëmbledhësave ?
• Përmbytjet e mëdha dhe të papërmbajtëshme në zonat e Shkodërs, Lezhës por dhe në shumë zona të tjera të vendit, ku ka vite apo po bëhen tashme dekada që nuk bëhen më investime as për rimbjellje as për prita malore, dhe pyjet e lartë janë prere dhe s’ka kush e pengon ujin, pyjet e vërtete do të mbanin rreth 20 % të reshjeve.
• Nga shkretëtirëzimi dhe vandalizmat ekologjike në pyje, sot ne kemi erozion drastik nga më të mëdhenjt ne botë, me një gërryerje të shkallës më të lartë dhe prurje të ngurta që matet nga 20-30 ton/ha/vit.( më e larta ne Evropë dhe nga me te lartat ne bote).
• Nga prerjet e pyjeve ne zonat e larta, kodrinore dhe malore, kan ndodhur dy-përmbytje masive në zonat Shkodrës e Lezhës, kemi mbushje të baseneve ujëmbledhës të hidrocentraleve ne masen mbi 30 % për rreth 40 vjet dhe ato po shkojnë drejtë skadencës ( nga 100 vjet të parashikuara ne project) , që një dite do të bëhen shqetësim për në por për më gjerë etj.
• Vihet re prej vitesh pakësimi i ujërave të lumenjve, tharja e burimeve dhe ndryshime klimatike e mikroklimatike, dhe në qytete shtimi i smogut dhe i dioksidit te karbonit, nga prerja e kurorave te qyteteve.
• Ditët e fundit për ti thënë stop abuzimeve me pyjet është hedhur ideja e një moratoriumi për pyjet, a mund të “shpëtojnë” pyjet nga ky moratorium ?
• Nisur nga shfrytezimi ilegale dhe trafikimi i materialit drusor (ku çdo vite pritet në mënyrë të paligjshme jane prere dhe eksportuar rreth 1.5-2 mln m3 material drusor, nga e cila rreth 1.5 mln m3 jane dru zjarri dhe nga e cila prodhohen dhe qymyri drurit që del jashtë (kjo e stimuluar dhe nga parimet e pranuara të antarësimit të Shqipërisë në OBT (Organizata Botërore e Tregëtisë)…u mor iniciativa dhe doli një V.K.M. Nr. 648 date 13.12.2002 per “Ndalimin e përkoheshem të prerejes së lendës drusore, me përjashtim të asajë që përdoret për dru zjarri”, i cili u abrogua pasi mbeti i pazbatueshëm.
• Shqipëria megjithe gjëndjen e rëndë të pyjeve dhe daljen nga kontrolli të prerjeve ilegale të tyre, nuk mund dhe nuk duhet të bëj moratorium për shfrytezimin e pyjeve (se kjo s’mund të ndalohet se fshataresia në zonat rurale do ngrohet domosdoshmerisht me dru zjarri ) por mund e duhet të adoptoj një moratoriumi rajonal i shfrytëzimit të pyjeve (resilience, me përjashtim të druve të zjarrit dhe kjo vetëm për plotesimin e nevojave të fshatarësisë), dhe moratorium kombëtar për eksportet e materilalit drusor për një peruidhë të pacaktuar dhe promovmi i maksimizimit të funksioneve turistike dhe publike të pyjeve, deri në një rivlerësim të gjendjes dhe rikuperimi i pyjeve dhe ekosistemeve pyjore (mbi 10-vjet), kjo ka qënë dhe pika e parë e objektivave strategjike që në vitin 2004.
• Cila do të ishte një politika e re për ringritjen e sektorit të pyjeve dhe të Shërbimit Pyjor në Shqipëri ? (2013-2023)
• Strategji e re e Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave;
• Ligj i Ri “Per Pyjet dhe Sherbimin Pyjor”;
• Uljen e nivelit të prerjeve ilegale permes moratoriumit të eksportit të materialit drusor
• Përmirësimi i qeverisjes së pyjeve pëmes ringritjes institucionale;
• Reforma dhe zhvillimi institucional duke krijuraa institucionin e mbarështimit të pyjeve;
• Riinventarizimi kombëtar i fondit pyjor dhe kullosor;
• Mbyllja dhe kompletimi i proçesit të dhënies së pyjeve në përdorim te komunave dhe krijimi i njësive/strukturave lokale për mbarështimin dhe shfrytëzimin e pyjeve komunale nga vet komuniteti;
*Specialist për pyjet, Drejtor Ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST ([email protected]),
Trajtim i bere nga Z. Agron Duka (Ish-Minister i BU) per bujqesisne dhe zhv. rural-eshte shume i qarte, ky sektor ka rene ne zgrip nga Qeverisja e PD-se dhe sidomos nga Ministri i fundit Ruli qe vetem nga bujqesia nuk merr vesh, saqe nuk figuron me as ne GDP-e Qeverise.
Mbas kaq vitesh pervoje dhe mesimesh nga pesimet me fitoren e PS-se pashmangesisht ne 2013-en Ministria e Re e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural qe do te ngrihet-sipas skemave dhe strukturave me efikase tashme te sprovuara te vendeve Evropiane dhe me mbeshtetjen dhe ne bashkepunim dhe me asistenen e institucioneve Evropiane dhe Nderkombetarpor dhe me pergatitjen e nje strategjie te re dhe projekteve per marjen e fondeve-aktive edhe ne fushen e bujqesise dhe zhvillimit rural, si IPA, IPARD etj,(qe dri me sot pak kan marre keto fusha) edhe bujqesia dhe zhvillimi rural ne Shqiperi eshte si veza e Kolombit, perveç problematikes se prones e cila kerkon nje zgjidhje perfundimtare, dhe Bujqesi duhet te kete si objektiv te kontribuoje rreth 20-25 % ne GDP se perdor rreth 65 % te teritorit dhe burimeve natyrore te vendit bashke me pyjet dhe kullotat. Dhe programi i ri i PS-se e ka elaboruar per here te pare kete program-platforme per 10-15 vitet e ardheshme.
Ju lutem , në se është e mundur të çoni në prokurori opinionin e zgjeruar , që ka shënuar Z. Mehmet Metaj. Kjo është një akuzë e argumentuar , që nuk besoj të mos jetë i ndjeshëm organi i akuzës . Më falni , për ndërhyrjen e dytë . Sinqerisht : Illo Foto