Në shkrimin e Mero Bazes “Bojaxhiu në kurthin e një kandidati OJF-je”, ai nënvizon faktin që fushata e Bojaxhiut është e stilit OJF, duke marrë si referencë modelin e MJAFT-it të dikurshëm. Së pari, kjo klishe që është krijuar, se çdo fushatë që denoncon sjellje të klasës politike merr për bazë veprimet e MJAFTIT, sikur sahati na paska mbetur aty, është fare pa vend. Në botë këto reagime krijuese qytetare janë si buka e përditshme, ku shoqëria civile, qytetarët, krijuesit denoncojnë në mënyrë të vazhdueshme “mëkatet” e klasave të tyre politike, sa në mënyrë qytetare aq dhe efikase, pa qenë nevoja të mbushim sheshet tona me autobusë plot me militantë partish, apo t’i falemi emisioneve politike të formatit “Opinion” apo Balla, e aq më keq, Zonë e lirë.
Së dyti, gjithkush mund të mendojë “ore këto janë zgjedhje lokale ku duhet të merremi me një milion probleme të përditshme të qytetit apo zgjedhje të përgjithshme për të zënë një kolltuk ne Parlamentin e zhurmuesve dhe memecëve…?” Ne koherencë me zgjedhjet lokale, Bojaxhiu po bën pikërisht gjënë e duhur. Akuzon mëkatet e ish-kryetarëve të Bashkisë dhe jep alternativa zgjidhjeje. Nuk mendoj që Bojaxhiu dhe Bojaxhijtë e Ne Tirana duhet medoemos të bëjnë politikë partish, sepse qyteti nuk është as blu, as mavi, si hibrid simbolik i se kuqes me blunë. Nëse analistët kanë dëshirë që Bojaxhiu të sillet si kandidati i anti-klasës politike, Bojaxhiu po e bën. Me deklarata të përditshme në mediat që nuk e kanë censuruar dhe duke përdorur rrjetet sociale, të cilat mbledhin një publik shumë më të gjerë se mediat tradicionale. Akuzon të thënat dhe të pabërat e kryetarëve të bashkive, që e kanë përdorur Bashkinë si trampolinë për karrigen e kryeministrit, duke dhënë zgjidhjet në mënyrë realiste. Bojaxhiu nuk bëhet pjese e teatrit të stisur të kandidateve, ku duket sikur il popolo jeton në një oaz të gjelbër me bar sintetik, ku çdo gjë është e kuruar në paradhomën e teatrit absurd nga mjeshtrit e kozmetikës elektorale, ku sajohet një gjoja diskutim me pjesëmarrësit që kanë parapërgatitur pyetjet, duke e kthyer në një shfaqje pantonimash qesharake. Ai po e bën thjesht, duke takuar brenda unazës dhe në fshatra njerëz që nuk përdorin Facebook-un gjatë orarit të punës, që nuk shohin mediat e partive se e dine që nuk presin t’u zgjidhet halli i tyre. Bojaxhiu po u thotë dhe partive në zemër të Tiranës, që bëni transparencën, deklaroni financimet tuaja të errëta, bëni publike listën e bizneseve që ju financojnë. Në një kohë krize, kur në vendet perëndimore nuk kanë bërë asnjë ditë zgjedhje, për të kursyer financat publike, partitë tona e kanë mbuluar qytetin me postera elektoralë dhe citylight-e, duke shpenzuar shuma marramendëse që shkojnë në 70 mijë Euro në ditë, gjë që irriton çdo qytetar apo fshatar të këtij vendi.
Bojaxhiu nuk po bën reality show, ku mistifikohet kandidati i partisë që përfaqëson. Bojaxhiu nuk i thotë personit që gjoja ka hyrë si popull apo si grup interesi, ta bej pyetjen gati. Bojaxhiu nuk ndërton skenografi të lëvizshme me një ekran si letër rekomandimi i madh, ku e sjell popullin aty, por shkon ai tek populli, duke i parë njerëzit drejt e në sy, pa përdorur kamerat dhe prozhektorët, që pas fikjes nxjerrin në pah realitetin e zymtë ku jetojmë.
Së fundmi, Bojaxhiu dhe të gjithë bojaxhijtë që e kanë kandiduar, janë të vetëdijshëm që ndryshimi nuk vjen sa hap e sa mbyll sytë, por kërkon kohën e vet të piqet dhe me një përpjekje të shumanshme të mbarë shoqërisë shqiptare. Bojaxhiu nuk premton qytetin e ëndrrave, por po u thotë njerëzve më votoni mua, që të mos keni më shkolla me 2 turne, më votoni mua se unë nuk premtoj qendra rinore kur nuk ka pune për të rinjtë, më votoni mua se ju premtoj referendumin që të shpëtoj dhe ato pak hapësira të gjelbra që kanë mbetur. Bojaxhiu nuk ngatërron zgjedhjet lokale me ato të përgjithshme, ku premtohet ulja e energjisë elektrike, por po u thotë: unë do merrem me hallet e qytetareve dhe grupet e interesit brenda ëndrrës së përbashkët.

KyBojaxhiu po mashtron kur thote se do ve ne dispozicion 10 milion euro per strehimin!!!
Ku i gjen keto para ky Bojaxhi kur as e di fare gjendjen ne Bashki??
bashkia parate i ka dhe shume bile, por deri tani nuk ka bere asgje….perse nuk kercen pupthi ti kur Eriona thote qe do te shpenzoje 18 mil euro per trotuaret??? apo kur degjon Kosoven qe do shpenzoje dhjetra milione per budallalleqe…
jepi Gjergji, sidoqofte behu guri i fitores ne bashki…
po kta bojaxhinjte e ne tiranes do e vazhdojne dhe pas humbjes se sigurte me 21 qershor apo do perfundojne si ata spahinjte e Ak s
Bojaxhiu eshte njeri i sinqert,por pasi e shtrydhi Saliu,kerkon te hakmerret drejt-perdrejt me PD se nuk eshte opozit per hallet e popullit por per tu pasuruar vet.Ai do marr ca vota nga te PD e te pakenaqurve,por nuk do jet as antar i keshillit bashkiak
Me vjen mire qe Dita i kushton vemendje deri diku te paaneshme kandidateve. Ne shume TV gazeta dhe portale ka nje bojkotim pothuajse 100 % te lajmeve dhe denoncimeve qe ben kandidati i pavarur Gj. Bojaxhi.Nuk shoh asgje te gabuar ne ato qe thote dhe per here te pare degjoj dike ke nuk te mbush me rrena dhe me shtirje te shpifura qe te bejne per te vjelle dhe kemi 25 vjet qe i degjojme dhe genjehemi prej tyre. Ngelen duke na trguar drejtimin e duhur, perralla dhe barcaleta.
Mero Baze eshte nje nga gazetaret me te talentuar dhe kjo jo vetem ne Shqiperi por me gjere! Te tjere jane te shitur mercenare, te vene ne sherbim te parase apo pushtetit ,politik dhe Mafie! Si c’do gje ne Shqiperi edhe gazetaria eshte kthyer ne bisnes!Mero ke mbeshtetjen tone!
Meroja yt more tutkun pasi ja lepiu bythen Salushes tani ka filluar te Edushes. Ky eshte morali i gazetaruceve tane pa shtylle kurizore dhe i blogareve si ty
Mero baze ose ndryshe ymeri dha nje kontribut te madh ne rezimin e sali berishes me gazeten e tij natyrisht edhe gazeta shekulli me prapaganden medjatike por qe sot esht ashtu sic e pershkruan edhe ti gazetari biznezi ku nuk ka politika e ligje qe te ndaloje shum shpifes ose pazare ne medjet shqiptare sidomos tek tema,ku esht bere nje gazete e blog shfryrjesh e ekstremistesh,natyrisht gazeta jeton nga kto lloj burimesh ,bile jemi ne pikerisht qe kontribojm per financimin nga klikimet dhe luajm edhe role te armikut ne rastin e nje filmi dhe atij patriotik ne rastin tjeter pozitiv i irituesit?
Kam frike se cdo tentative e cdo gazetari qe ne mendje bluan komunizmin,ateizmin ortodoksizmin apo katolicizmin e islamizmin si mjet fitimi ne gazetarin e sotme ne shqipri do te perballet gjithnje me ate qe ne shqipri mungon ligjin te cilin e le te spekulloje ne favor te interesit te tij por ne dem te nje pjese te asj qe ne e quajme biznez e jo asaj qe jep efekte pozitive ne mbarvajtjen e nje sigurie te shtetit e sistemit politik qe ndjek ky shtet?
Gazetaria duhet te mos jap shenja te ktij lloi por ti pergjigjet paansise se partive politike sepse esht mjet medjatik qe prapagandon shtetin si fillim e jo shijet partiake,ku ato ngelen vetem per ata tifoze te semure qe nuk mundet te kontrollohen per shkak se nuk ka medikament ti heq tifosllikun!
Gazetarine e ka shpikur cifuti marks,ku idete e tij mundet ti shese edhe tek tjetri duke paguar ai qe i mer kto ide!