Replikë me nipin e Bedri Blloshmit

redaktor

Para disa ditësh një person i quajtur Ilirjan Blloshmi, nipi i Bedri Blloshmit shkruan në gazetën “Panorama” një shkrim të mbushur me mllefe të pavërteta. Fillimisht dua të sqaroj opinionin publik, jo atë si person, se jam larguar nga puna në Policinë e Shtetit në korrik të 1995 dhe kam rifilluar sërisht në qershor të 1997 deri në tetor në Drejtorinë e Policisë, Fier. Informacioni yt se kam punuar në SHIK është një disinformim sa qëllimkeq aq edhe naiv, sepse për ta vërtetuar këtë disinformacion jo vetëm që janë gjallë personat me të cilët kam punuar në polici, por janë dhe dokumentat shtetërore që zhvlerësojnë këtë informacion tëndin.

Në Elbasan nuk kam qënë kurrë me punë,dhe aq më tepër në SHIK, siç pretendon ti. Ngasja jote djallëzore për trillimet e tua e ka origjinën e vet jo tek origjina e familjes tënde të nderuar, por ti siç duket prej këtij vendi ke marrë pjesën më të keqe, duke u keqpërdorur kundër xhaxhait tend, si dhe ndaj meje. Ti shkruan në artikullin tend se unë punoj në Drejtorinë Rajonale të Patentave për Tiranën. Meqënëse e avancon kureshtjen tënde për të mësuar se me kë kam folur në tel kur isha në grevën e urisë në tetor të 2012-ës., po të them se kam folur me Gramoz Ruçin, për ta ngritur çështjen tonë në Parlament, i cili edhe sot është i vonuar, meqënëse PD-ja nuk begenisi të dërgonte dhe një sekretar të thjeshtë, sepse ata njerëz të dëshpëruar kishin nevojën për një ngushëllim , qoftë edhe t’i gënjejë sa për të mbyllur grevën dhe mos t’i linte të digjeshin dhe piqeshin.

Ilirjan!

Përpjekja ime modeste në shkrimin e titulluar “Jejona e një sms-je” , të ndihmonte sadopak për mire acarimin e tajskajshëm që keni ju me xhaxhain tuaj dhe jo të bëjë rolin e Kasandrës, siç pretendon ti, se ti ndoshta e ke dëgjuar Kasandrën si personazh mitologjik, por je shumë larg në përdorimin e këtij personazhi në shkrimin tuaj. Në jetë e vërteta duhet të jetë kriter parësor në karakterin e çdo individi, por ti siç duket ke zgjedhur të pavërtetën dhe disinformacionin,e cila është një rrugë që nuk të çon larg dhe jam i sigurtë se një ditë do të ngecësh në baltërat e saj të pista.

Në Amerikë ke burrin e hallës Muharrem Xhidollari, me të cilin kam qënë në burg. Merre mundimin te pyesësh një herë para se të shpifësh dhe të denigrosh të tjerët.

BEDRI-BLLOSHMI-MAJTAS-ILIRIAN-BLLOSHMI-300x198

Shkrimi për të cilin është bërë kjo replikë mund të lexohet këtu:

http://www.panorama.com.al/2014/06/09/nipi-sulmon-bedri-blloshmin-xhaxhai-vodhi-me-letra-false-vellain-e-pushkatuar/

Share This Article
32 Comments
  • Mos ja vini re nipit puna e amerikes te lodh shume pastaj i thone rrite qenin te te kafshoje megjithate i uroj nipit te pakten te behet njeri sa gjysma e bedriut

  • Ndoshta jam vec une, por ndihet nje fare bozerie ne kete mjedis. S’flas thjeshte ndermjet personave por ne Shtypin Shqiptar. Maksimumi mund te behet nje lajm i vogel a nje “punim gazetaresk” ne forme interviste permbledhese e te tereve; jo nje editorial, akuza kunder akuza, link ketu e aty; sepse dikush po akuzon dike. Nje poet i denuar/ pushkatuar; nuk i jep te drejten kujtdo te bertase nga catite se DIKUSH ka lidhje familjare, kontakte me te a persona te III-te qe kane lidhje me njerin nga (!) familjaret. Kjo nuk eshte as kulture, as stil, as etike e as ne interesin publik. Nje vajze ka probleme me xhaxhain, miku i xhaxhait flet; nipi nga ana tjeter, perseri miku, pastaj bedriu…ka “rene pjaca ne nivele” te tilla, sa sikur gjithe Republika po mban frymen per repliken No5. C’eshte kjo pelhura e Penelopes, a muhabete Baresh? Ka nje tendece, si virulente si demtuese ne patetizmin e saj, ku individe qe jan pak-kushi [ose askushi] vetem se dine te shkruajne Shqip, me a pa ilidhje me Personin ne fjale; qofte ai Qosja, Kadareja, A. Klosi a Bedriu, i “japin leje vetes” te dalin me dacibao akuzatore [a sqaruese] duke dhunuar vemendjen e Op. Publik; e Shtypi – per fat te keq- i boton!

    Ketu eshte katandisur Publicistika Shqip, + 3 gjenerata Shqiptaresh te shkolluar brenda e jashte? Dita per nga pozicioni qe ka … (1) shitjen ne treg (2) pavaresine editoriale (3) rritjen e pakrahasueshme me asnje media te shkruar ne keto 15 vjet, te pakten online [ shihet/ matet me statistika nga kushtdo] (4) s’ka asnje alternative tjeter serioze, shtyp elitar a platforme krejt te pa-anshme; … mund te tregohet me selektive. Efekti zingjir shpejt do vije qe lexuesi lodhet me persona “te cilet kujtojne se jane te rendesishem” a “mbrojne nje person/qellim Madhor” si “kombi, dhimbja e ish-persekutuarve” dhe marrin penen pa u menduar 2here. Te botohesh ne nje gazete arsyetimi primar vjen ne (1) interesin publik (2) kualitet. Ne fakt eshte nje privilegj qe u jepet vetem personave profesioniste te zanatit; njerezve te letrave, eksperteve te fushes qe kane reputacion te fituar ne kohe, a me/ne raste te rralla individeve me aftesi te jashte-zakonshme ” qe deri diku te forcojne doren” e ke kenaqesi ti lexosh, e qe kane dicka per te thene…dhe ne fund dine ta Thone.

    Zoteria me lart – me shume respekt per te – as Bedriu e asnje nga familja Blloshmi nuk plotesojne keto kushte; me respekt po ashtu per poetin e vrare. Perseris…s’dua te hyj fare ne replike a ne merite per artikullin; thjeshte ne Parim. Kane kaluar dhe shkrime (te me falesh i nderuar z. Thano!) ku analfabete funksionale, megjithese rreshtojne germat normalisht kalojne ne panergji ekstreme per te “mbrojtur Qosen” me nje egersi te shfrenuar, me nje servilitet qe te dhimbset gjuha Shqipe e me poshtersi ekstreme sa kur autori sheh persona qe zihen, “vjen ne forum publik!” perkrah ate qe i thote nje komentuesi tjeter K*rve, “se shau autorin/ rexhep qosen” duke ardhur dhe thene te LUMTE! Keta “autore” pa mend e pa etike, qe s’kane asgje per te thene, pa llogaritur qe krejtesisht u mungon finesa/kultura, njohurite; s’duhet te jene pjese e “Gazetes Tone” qofte dhe kur trajtojne Subjekte Madhore.

    Shqip flasin 3.000.000 dhe te gjithe “jemi interesante” me lidhje, kujtime a kontakte “direkte” me “njerez te famshem e probleme esensciale” por jo te 3.000.000 nga ne, jane te kualifikuar te Publikohen ne Editoriale. Gazete e Nderuar kemi rene ne territorin ku ne shkrime po lexojme: “Në Amerikë ke burrin e hallës” (!) …ju lutem mos e fyeni veten, keshtu na ulni 2x dhe ne si lexues.

    Sinqerisht i kerko ndjese z. F. Lamj, kjo as ka te beje me te as nuk eshte faji i tij; ta kuptoje fjalen sic e shkruajme dhe aspak personalisht; me a shumta qe do merrte kjo “replike” nese zoteria ndihet i fyer eshte te botohej tek “letrat e lexuesit” sic dhe i kerkoj ndjese DITA-s dhe ketyra cunave te sakrifices, te mire a pa-lodhur; me nje kujtese te miresjellshme ne lidhje me Standartet. Duke shpresuar ne mirekuptimin e paleve, etj.

  • Nipi Ilirian, ashtu si dhe mbesa Enerieta e njohin kete xha Bedri me mire se kushdo tjeter. Dhe nuk e sulmojne pa arsye, por me te drejte. Merrni ne interviste Enerieta Blloshmin, vajzen e Vilsonit te pushkatuar, dhe do shohin te gjitha se c”fare plehre eshte Bedriu. Emerimi i Bedriut si drejtor i entit te perndjekurve nga qeveria dhe heshtja e tij per fotot e Enverit qe dalin kudo, tregon se Bedriu paska gelltitur lugen e corbes se prishur me kohe.

    • ne pergjithesi burgaxhinjte politike kane qene bashkepuntore te sigurimit te diktatures
      nuk mund te fliste njeri kunder diktatures ne prani te antareve te p.p.sh.
      ai fliste ne prani te shokut te vuajtjeve
      ai qe e degjonte duhet ta raportonte,per ndryshe do ti thonin pse nuk ke treguar ,ndersa ai qe shante ishte provokator

    • po keta niper e mbesa po te ishin me tru e zgjidhnin ne menyra te tjera keto dhe jo duke i publikuar ne gazet dhe behen gazi i botes. por fajin e ka xhaxhi

  • Bedriu, i ka hyre frika ne palc, ka filluar te mbledhi perseri dokumeta per tu mbrojtur duhet te arrestohet, po te jene te verteta ato qe thuhen per te dhe gruan e tij qe punon ne Hryeministri,me emrin Nora pe Korçe.

  • Ore fatmir po nuk na the gje per ato qe te ka akuzu ky djale, se vertet je burre shume i mire, ose me sakte ke qene, por per rastin ne fjale ngele ne klase. Une te njoh mire dhe i vertete je qe je burre me karakter, por kjo nuk do te thote qe nuk mund ta humbesh krejt pa dashur pa e kuptu, pasi i del ne krah nje plehre si bedriu. Ti mendon se e njeh me mire se nipi e mbesa ate moster. HARROJE, nuk ke shanse. O zoteri i nderuar pse nuk del njeriu vet ti kundershtoj por flet lart e poshte qe po ma ben Berisha, sa qesharake, mendoj se Berisha nuk ja di emrin jo te merrte me te por keshtu ky mostra rrit dozat e servilizmit ndaj Bamir Topit. Te futi ne vallen e turpit duke thene se keni kthy leket, po te them nje fjali. MOS GUXO TE THUASH QE I KEMI KTHY LEKET SE DO FILLOJ ME LISTEN E NJEREZVE QE NUK JA KENI KTHY DUKE MOS ZENE EMRIN TIM. kaaaaaqqq. Qendro ne hisen tende e kthehu ne fisnikerine qe te karakterizon(te). Te uroj gjithe te mirat, sa per bedriun o fatmir, minimalja, po minimalja nese do kish shtet e prokurori me ato qe jane thene per te thjesht nje ndjekje penale por, nuk kam deshire te shoh njeri ne ate situate aq me pak BEDRI BLLOSHMIN. kalofsh mire

  • Burre pa karakter, jo vetem ky por te gjithe te persekutuarit qe behen me PS. Cfare kerkon ky Blloshmi ne aleance me kete qeveri qe i ka persekutuar si familje ???????????

  • M’u duk letër shumë civile kjo e z. Fatmir lamaj. Shtrimi i problemeve ishte korrekt. Sidoqoftë kundershtite eshte mire te sheshohen me mirekuptim. Te vuajturit duhet t’i bashkoje vuajtja, sakrificat e njejta dhe jo politika. Por mesa shoh politika i ka perçare ata. Keshtu politika e ka me te lehte t’i sundoje e t’i manipuloje. Siç ka bërë dhe me ne ushtaraket!? Gjejeni gjuhen o njerez te vuajtur!

  • Moj vajze fatkeqe,me vjen keq per ty dhe njerzit qe te rrethojne ty,pse nuk ekupton sa deme I ka bere partia e berishes njerzeve tuaj,sa ju ka percare,sa ju ka genjyer,sa ka mbajtur ne partine e tij nga ju te perndjekurit dhe se fundi si nuk te vjen turp I kundervihesh njeriut tend z.Bedri qe ka bere burg per gjakun e vet pjese e te cilit gjak je edhe ti.MOS beso ata qe kane 22 vjet qe genjejne

  • Per kete Bedri Blloshmin duhet te nxirren dokumente te tjera se si ai ka marre shtepine e vellait dhe e ka shitur, madje ka marre kestet sipas nje dokumenti ne mirebesim qe i ka dhene kunata dhe e bija dhe i ka ngrene … qe i mbetshin ne fyt maskarait!
    Dava hajduti ordiner qe mund te kete gisht dhe ne pushkatimin e vellait per te shpetuar kaplloqen e vet, te pakten keshtu thone ca ish-hetues qe sot kane frike te prononcohen. Ishalla nuk eshte e vertete kjo, por me tipa te tille te liq ccfare nuk pret insani i mjere!

  • Asnje nuk mund te matet me Bedri Blloshmin!
    Badriu edhte burre dhe e njeh historia. Ka kerkuar te nderroje denimin me vellain e tin dhe ky eshte fakt.te nderuar zoterinj opinionrt tuaja jane te gabuara! Me falni po kush duhet te ishte drejtor i te persekutuarve? Mos duhet te vihej nje komunist?
    Iliruani edhte i zhgenjyer nga qe nuk e gjeti karrigen gati ne Amerike, shume te rinj te zhgenjyer kane kryer veprime te tmerrshme! Pse nuk ja leme kohes ajo verteton gjithcka. Faleminderit!

  • Jo nuk jam Miranda Gjyzeli,jeni perseri i gabuar zoti Lusha! Nuk po mbroj Bedrine, po mbroj te verteten, dhe jam shume e sigurte se e drejta do te fitoje. Ne shqiptareve na vret suksesi i tjetrit A nuk e vrau Hamzain suksesi i Skenderbeut qe shkoi dhe u bashkua me me armiqte e tij.Iliria dikur e madhe sot Shqipetia nje pike ne glob qe po hane njeri tjetrin.mjaft me intriga dhe urrejtje, ky vend ka nevoje per me shume dashuri! Faleminderit.

  • Zoti Gjelosh Prela Tropoja ish sigurims ne bllok para 1990,para se ta arrestonin ne vitin 1996 informohet nga Bedri Blloshmi,dhe largohet drejte Amerikes ky eshte Bedri Blloshmi shfrytezoj besimin qe kishte Berisha te ky tip i poshter.Zoti Gjelosh Prela a jeni ju aktualisht sot ne Amerike?Ju keni te drejte qe e mbroni se ne prag te arrestimit Bedriu ju njoftoj dhe ju iket ne Amerike kete ka bere Bedriu per ju.Ju Gjelosh i falet shtepin qe kishe te garda e republikes.Shtepin qe mori Bedriu e ka aktualisht ka shitur ate qe mori ne emer te Vilsonit.

  • Bedriu per interes shet dhe vllane gruan kedo qan shpif trillon mashtron serviloset thot te paverteta keshtu ka dhe gruan injorante fare.

  • Zoti Xhafer Angaraj dhe zoti Lamaj Lamaj ju lutemi mos u mundoni te mbroni kete njeri kaq te ulte siq eshte Bedi Blloshmi,kur flasin keq nipi dhe mbesa a me fakt kokfort?

  • Drejtori i institutit të ish-të pëndjekurve politiki, akuzohet nga nipi i tij për fallsifikim me qwllim pwrfitimin me dëmshpërblimet e vëllait të pushkatuar nga komunizmi, Vilson blloshmi

    Vazhdojnë akuzat e familjarëve të Bedri Blloshimit, për abuzime që supozohet prej tyre të ketë kryer Blloshmi me paratë e burgut të vëllait të pushkatuar nga regjimi komunist. Bedri Blloshmi i cili aktualisht është drejtor i institutit të ish-të përndjekurve politik, u akuzua pak ditë më parë nga mbesa e tij për abuzime me dokumentet dhe përfitime të paligjshme me dëmshpërblimet për vitet e burgut.

    Një tjetër denoncim publik bëhet nga familjarët e Blloshmit. Ilirian Blloshmi, djali i vëllait tjetër të poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi, Selmanit, denoncoi xhaxhain e tij, Bedri Blloshmi, për fallsifikim të dokumentave me qëllim përfitimin nga burgu i vëllait të tij Blloshmi.

    Gazeta Panorama publikoi sot një letër publike të Ilirian Blloshmit ku përforcohen akuzat e vajzës së poetit, Enerjetës, drejtuar Bedri Blloshmit. Në SHBA prej shumë vitesh, Ilirian Blloshmi e vazhdon serinë e kësaj problematikë familjare me akuza direkte për Bedriun. Sipas Ilirit: “Bedri Blloshmi ka falsifikuar në vitin 1995 dokumentacionin sikur poeti i ndjerë Vilson Blloshmi ishte beqar, pa grua e fëmijë, për përfitimet e veta.

    -Shtëpia që i është dhënë Vilsonit si dëmshpërblim, është shitur nga Bedriu (me aktshitje false). Ka vazhduar të vjelë pensionin e nënës së vet, që ndërroi jetë në 2003-in, me prokurë false, ndërsa kjo e fundit nuk dinte asgjë. Ka marrë lekët e dëmshpërblimit të babait të vet (dhe të Vilsonit), që janë derdhur jo në llogarinë bankare të personit direkt, por të Bedriut” shkruhet ndër të tjera në letrën e Ilirian Blloshmit.

    Bedri Blloshmi u emërua në krye të institutit t ëish-të përndjekurve politik si nja kandidaturë që vjen nga kryetari i FRD-së Bamir Topi në marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

  • Bedri Blloshmi largohet nga puna brenda muajt korrik 2014 per ambuzime te medha financiare,mbas auditit te bere muajn Qershor.

  • Bedri Blloshmi eshte shkak i vrasjes se dy poeteve-
    Gjithcka filloi ne mars 1976.Bedri Blloshmi kishte zene te hasdisej me magazinjeren e Quksit dhe ju duk vetja si me i bukuri fshatit.Filloi ti vardisej te bijes se kryetarit te keshillit te fshatit,qe kishte nje baba kokoroc,qe e thirri Bedriun per sqarime ne zyren e tij.Aty i dha nje dajak ku te dhemb e ku te djeg,ashtu fshace,sa Bedriu ulerinte si gomar-Boll,se do te tregoj kush e shan partine ne fshat!Gjate nje mbledhje me kuadrot e partise ne Librazhd,ky kryetar keshilli i thote kryetarut te deges se puneve te brendshme:- Shiko,se keni nje thesar te pazbuluar ne Berzeshte! E therrasin Bedrine per zbor,e mbajten me te ngrene e te pire dy muaj rresht ne hotel-turizmin e Librazhdit,sa u rrefye mire,jo vetem per te vellane Wilson Blloshmin dhe kusherirn e tij Genc Leka,por edhe per magazinjeren rruspien me gjithe te shoqin qe vidhnin,kafsharet ,qe hidhnin plehun ne perrua,ca sharrxhinj trupash ne Stravaj.Si u zberthye mire Bedriu,u arrestuan dy poetet dhe grupi i sabotatoreve,Dy poetet,qe permbushnin kushtet politike si kryetare grupi u pushkatuan,ndersa Bedriu si bashkepunetor dhe te tjeret si ordinere,u burgosen me afate te ndryshme.Se si shkoi historia e ketij gjyqi dihet mire nga librat dhe dokumentaret e botuar.

  • Habitem me njerezit si besojne nipin per Bedri Blloshmin,te gjithe te persekutuarit e njohin mire Bedriun vetem me vjen keq per ate djalin qe u perdor

  • Asgje nuk eshte e vertete nga keto qe thuhen per Bedriun absolutisht none! Jane kelyshet e ujqerve qe e denuan ne 77 ne bashkepunim me zvarraniket qe perdorin!
    Bedri Blloshmi eshte legjenda e qendreses kunder bishes komuniste dhe legjende do te thote te mos vdesesh kurre!
    .vdekje komunizmit!
    Bedriu eshte dhe do te mbetet frymezim per gjithe antikomunistet!

  • Moj Miranda Gjyzeli, Bedriu eshte i kompletuar me poshtersi nuk ka asnje nje ves burreror ti e di mire, zemer zi ashtu ka dhe gruan Nora quhet nga Turani i Korce dhe ajo eshte kercu fare.Pastaj bojan ja nxorri mbesa dhe nipi qe nuk kishte lene poshtersi pa ju bere vjedhur leket e mbeses etj

  • Zoti Ilirjan Selman Blloshmi ke respektin e gjith shqipetarve kudo qe ndodhen,Bedriu eshte shume i lig shpirtzi, por ka dhe gruan te quajtur Nora nga Turani i Korçes eshte me e lig me shpirtkazem superinjorante injorante.Zoti juve Ilirjan ua befte drite qe shkruajte nje pjese te poshtersirave te Bedriut.

  • Bedri Blloshmi luan bukur qan kur ja do puna, serviloset, shpif, trillon, mashtron, kurveron, spiunon,ne te gjitha menyrat me nje fjale ka te gjitha poishtersit ne trupin e tij.Ndersa gruaj eshte injorante fare e quajtur Nora.

  • I lindur i poshter, i ndyre dhe me nje karakter te zi e te deformuar, Bedriu arriti deri atje sa ka spiunuar e denoncuar vellane e tij, Vilsonin. Ai e vrau ate dhe familjen e tij. Per kete ka dokumente, neqoftese Bedriu nuk i ka zhdukur, se ishte nga te paret e gjoja te persekutuarve dhe ishte me funksione ne Garde, kur hyri ne Arkivat e Ministrise se Brendeshme dhe beri cfare te donte.

  • Bedri Blloshmi eshte shkak i vrasjes se dy poeteve-
    Gjithcka filloi ne mars 1976.Bedri Blloshmi kishte zene te hasdisej me magazinjeren e Quksit dhe ju duke vetja si me i bukuri fshatit.Filloi ti vardisej të bijës së kryetarit të këshillit të fshatit,që kishte një baba kokoroç,që e thirri Bedriun për sqarime në zyrën e tij.
    Aty i dha një dajak ku të dhëmb e ku të djegë,ashtu fshatce,sa Bedriu ulërinte si gomar-Boll,se do të tregoj kush e shan partine në fshat!
    Gjate një mbledhje më kuadrot e partise në Librazhd,ky kryetar keshilli i thotë kryetarit të degës se puneve te brendshme i quajtur Merdar Hasa :- Shiko,se keni një thesar të pazbuluar në Bërzheshte! E therrasin Bedrinë për zbor,e mbajtn me të ngrëne e te pirë dy muaj rrjesht në hotel-turizmin e Librazhdit,sa u rrefye mire,jo vetëm për të vëllane Wilson Blloshmin dhe kusheririn e tij Genc Leka,por edhe për magazinjerën rruspien me gjithë të shoqin që vidhnin,kafsharët ,që hidhnin plehun në përrua,ca sharrxhinj trupash në Stravaj.Si u zbërthye mire Bedriu,u arrestuan dy poetet dhe grupi i sabotatoreve,
    Dy poetet,që përmbushnin kushtet politike si kryetarë grupi u pushkatuan,ndërsa Bedriu si bashkëpunetor dhe të tjerët si ordinere,u burgosën me afate të ndryshme.Se si shkoi historia e ketij gjyqi dihet mire nga librat dhe dokumentaret e botuar.Bedriu i futi në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *