Njeriu anonim që ka shkruar këtë artikull, që në fillim e nxjerr amoralitetin e tij dhe del mashtrues kur autorësinë e këtij shkrimi ja atribuon një grupi anonim, se këtij i mungon burrërria për të debatuar, por rrenacaku nga natyra është i frikshëm dhe i dobët.
Nga gjuha arrogante dhe e paedukatë që përdor autori anonim, nga rrethanat që trillon, nga faktet e shtrembëruara që sollën këtë masakër në Vranisht si edhe nga konkluzionet mashtruese që publikon duhet të jetë pasardhës i njërit prej dy-tre burrave që ka patur Vranishti si komunistë keqbërës të cilët falsifikuan shumë të vërteta historike të Luftës që përjetoi fshati. Ata qenë një dorë e zezë që njollosën trupin e bardhë të fshatit. Ata dhe jo të tjerë masakruan me luftën e klasave shumë familje fisnike të fshatit, prenë rrugën e shkollimit e të karrierës dhjetra e qindra bijve e bijave të mrekullueshëm që ka fshati. Unë në shkrimin tim që botova në gazetën “RD” në 18 Janar 2015 dhe në gazetën “55” në 22 Janar 2015, ndriçova me realizëm një të vërtetë historike që prej vitesh diktatura e kishte mbuluar. Në këtë shkrim unë analizova shkaqet dhe pasojat që sollen masakrën gjermane në dhjetor 1943 dhe shkurt 1944 në fshatin Vranisht të Vlorës. Analiza ime është e bazuar te të vërteta historike që di fshati dhe krahina, por mbi të gjitha ato që ka evidentuar njeriu që i shpëtoi masakrës gjermane duke marrë një plumb në mushkëri. Ky njeri quhet Xhemil Demo, një burrë i rrallë dhe i respektuar në fshat. Xhemili në vitin 2010 shkroi librin me kujtime për masakrën gjermane në Vranisht, libër i cili ka një gjerësi dhe kthjellësi reale për kushtet historike, rrethanat, shkaktarët dhe pasojat e kësaj masakre. Në këtë shkrim unë po jap disa fragmente nga ky libër për të hedhur poshtë trillimet dhe pasaktësitë e ketij anonimi delirant. Unë mbaj përgjegjësi publike dhe ligjore për vërtetësinë e këtyre kujtimeve të shkëputura nga libri.
Autori Xhemil Demo shkruan: …”Shaban Llanua si kalimtar i rastit takohet ballë për ballë me pararojën gjermane në mes të fshatit .Shabani u hoq si kryeplak i fshatit, u hapi dyqanet e bashkëfshatarëve, që i kishin furnizuar për Vitin e Ri, i qerasi me portokalle, limona e mandarina por ata i kerkuan ku ishte çeta partizane. Në kohën që pararoja do të largohej, Shabani i shoqëroi derisa i nxorri jashtë fshatit në Ndarëzë, në vend të hapur dhe u ndanë me shumë mirëkuptim me Shabanin duke i dhënë dorën njëri-tjetrit …”, faqe 9.
Dhe autori Xhemil vazhdon: “Pse u vra pararoja në të pabesë?! Kush? Me çfarë urdhëri u qëlluan dhe u vranë 11 ushtarët gjermanë kur ata nuk prekën asgjë? Kush u bë sebep që e pesoi gjithë fshati? Pse ai organizator ose ata nuk menduan pasojat? Pse nuk u shqyrtua asnjëherë ky problem?! Ata që e organizuan këtë aksion nuk morën asnjë gjemb në këmbë. Këto janë mendimet e mia (thotë ai). Po sikur të mos ishte qëlluar pararoja, nuk do të kishim pësuar pasojat që pësuam në fshatin tonë.” faqe 9.
Autori vazhdon: “Ky operacion që vetëm për t’u hakmarrë në Vranisht. Gjermanët kaluan nga Vranishti në Brataj e drejt e në bazat e veta pa prekur asgjë në të gjithë zonën a ndonjë fshat”, faqe 28.
Autori shkruan: “E bëra këtë sqarim si thotë populli (rri shtrembër e fol drejt)”.
Autori anonim ka dalë nga e vërteta historike me akuza shpifje dhe fallsitete amorale. Por ty burracak të këshilloj, vendos syzet e tua e jo të babait keqbërës për të lexuar mirë vlerësimin tim në hyrje të shkrimit që kam botuar, për popullin hero të Vranishtit dhe për luftën Nacional Çlirimtare.
Këtë qëndrim vlerësues për epopenë, dëshmorët, heronjtë unë e kam të demostruar në të gjithë jetën time si me studime fjalime e kumtesa dhe ligjërime publike në salla e kuvende, në intervista dhe emisione televizive, me krijime dramatike dhe vënien e tyre në skenat e teatrit.
Ti anonim më akuzon se ofendoj disa burra që në kohën e luftës ishin këshilltarë të fshatit Vranisht, por jo or burracak se ata që përmend ti janë burra shumë të nderuar për mua, por unë në shkrimin tim e kam patur fjalën për një këshilltar tjetër ëe ti nuk e përmend, i cili ishte në pesëshen partizane të fshatit që bënë pritën gjermanëve. Ky njeri në veprimtarinë e tij në Vranisht mbolli zi, prandaj urrehet. Mua nuk më shqetësojnë shpifjet e tua për personalitetin tim se avokat kam kontributin në jetë dhe opinionin shoqëror e shtetëror. Mua më njohin qindra mijëra nxënës e mësues që kam mësuar dhe edukuar në qarkun e Vlorës. Karakteri im dhe edukata ime është ushqyer gjithmonë me patriotizmin historik të familjes time por edhe me gjakun e Mendimtarit popullor, gjyshit tim Rrapo Meto (Martir i Demokracisë) që ti e permend në shkrimin tënd. Por duhet ta dish se Rrapua nuk i vajti kujt në ndihmë që ti luftonte kundërshtarin, as plaçkiti agallarët dhe bejlerët e asaj kohe, por Ai si burrë fliste me Mbretin e Shqipërisë dhe zgjidhte probleme e halle të fshatit e krahinës. Po ti o burracak duhet të kesh gjak arroganti, harbuti, keqbërësi, apo kaçaku të pamotivuar. Ti kështu reklamon veten në këtë pseudoshkrim.
Qofsh ti apo ndonjë shoku yt, bëni gabim që merrni pozicionin e një veterani lufte dhe ligjëroni si kokoshi mbi pleh duke folur për betejat partizane në mediat televizive. Shkodrani thotë: “Po të hyri vedi në qef bën gati qefinin”. Unë nuk ta dua këtë gjë, por po vazhdove kështu do të vetëdemaskohesh e do të katandisesh si dikur një Tahir M… që donte të shponte malin e të dilte në bregdet.
Nisur nga humanizmi dhe toleranca ime qytetare unë, o bashkëfshatari im, dua të të jap disa këshilla:
-Unë e kuptoj sikletin që ke se do të mbulosh disa gabime të parardhësve të tu, por në demokraci dielli nuk mbulohet me shoshë dhe unë nuk të ndihmoj dot për këtë gjë.
-Ti apo ndonjë delirant tjetër si ti, doni të imitoni portretet dhe bëmat e etërve tuaj që kanë bërë gabime, por në demokraci “nuk ta mba kush kalin e ti të tundësh këmbët”, është e natyrshme që fëmija do ju ngjajë prindërve po nga ata ai të marrë vlerat dhe jo antivlerat që u injektoi komunizmi. Është mirë ta ulni kokën kur flitet për këto gabime.
-Mua më vjen keq që një bashkëfshatar im të vuajë akoma nga sindroma kanceroze e komunizmit. Unë dëshiroj që ju të shëroheni.
-Me anonimitetin e emrit tënd në këtë shkrim ti parandjen, se pas ca vitesh do të humbasë edhe mbiemri yt.
Unë si intelektual me përvojë, që e kam lidhur jeten time me fshatin tim dhe krahinën, me realizëm e transparencë do të vazhdoj të ndriçoj të vertetat historike të fshatit tim, sepse kështu mendoj se i shërbej brezave.

Duke qene se e kam lexuar edhe shkrimin e meparshem qe atakohet ne kete shenim, kam te drejten e anonimatit si dhe replikuesi te them mendimin tim. Pa e paragjykuar fare ate, jam i sigurt se flet nga pozita e kolaboracionisteve qe shiten cdo interes kombetar dhe tani qe jetojme ne kete shkerdhatokraci, te gjithe kane te drejten te rrembejne lapsin. Shkrimi “Masakra e Vranishtit ka vetem nje te vertete” eshte shkrim qe meriton te lexohet sa here te kete nevoje njeriu per tu konsultuar me te vertetat (Te me fale autori qe nuk ia mbaj mend emrin, por shkrimi i tij ishte mjaft i qarte dhe i argumentuar) Vazhdimi i ketyre lehjeve, rrefen se sa e gatshme eshte klasa e llumrave te kombit, per te njohur gabimet e te meparshmve te tyre e per te ecur ne rrugen e perbashket te perparimit te kombit.
PKSH qe lindi si koipile prej jugosllaveve dhe ruseve dhe ushtria partizane qe ishte e komanduar vetem nga jugosllavet, a quhen kolaboracioniste? Po Masakra e Tivarit a nuk i perket kolaboracionisteve dhe tradhetareve?
Z.Gjergji. Nuk ma merr mendja se e ke seriozisht, se ne kete parti ka bere pjese si komunist i devotshem edhe babai Bardhoshit, packa se tani na del i pervuajtur.
Pas lufte, anetare partie PKSH-PPSH ka patur shume. Ndrekohe ka patur shume ish partizane te sinqerte te cilet pas lufte kane grisur edhe teserat e PKSH, jane larguar nga anetaresia ne PKSH. Nderkohe ka patur shume partizane dhe anetare partie pas lufte qe e deshen komunizmin dhe PKSH per t’i bere keq (spiunim, burg, pushkatim) te tjereve.
Duhet te kesh ngele ne fshat o i gjore,vetem pensionistet e lexojne kete tregim koti,.Vranishti eshte fshat i burrave qe luftuam per liri.
Ne Vranisht ndodhi ashtu si ndodhi ne Borove: xhihadistet komuniste partizane me urdher te jugosllaveve (Dushan Mugoshes, etj.) sulmuan ushtrine gjermane, ia mbathen, me qellim qe urrejtja e ushtareve te derdhej mbi fshataret e pamundur dhe te pambrojtur. Nuk mjafton me qene ushtarak per te gjykuar raste te tilla.
O Gj… se po e felliq emrin e Kastriotit! Lufta ndaj pushtuesve eshte e shenjte ne te gjitha koherat! Kush te vjen i armatosur ne shtepi dhe te imponon rregullat e tij nuk e ben se te ka mik, keshtuqe kush ka pak burreri e lufton. Kush eshte bythec si puna jote e le t’ ia lirojne nenen e me tej. A e kupton tani luften kundra pushtuesit? Plehre ti dhe ai qe ka shkruar kete shkrim per te ardhur keq.
Lufta nuk behet si gomar, o shoku Ermal.
Kush te tha qe duhet bere si gomar!? Lexoje dhe njehere komentin tim pastaj pergjigju.
Heu Bardhosh Micaj!
Me kete shkrim ja ke hipur mushkes mbrapsh dhe ne raste te tilla mund te qorollepsesh gjekundi.
Une nuk e kam lexuar kete shkrim te fshatarit tend anonim dhe nuk kam ndermend te beje albitrin e askujt.
Po edhe une nuk dal me emrin tim kur komentoj apo jap ndonje opinion, po a e di pse mor Bardhosh trimi?! Sepse koha qe sot po jetojme ka vetem fasaden demokraci se ne thelb dhe ne gjithe veprimtarine e saj eshte koha e maskarenjeve si puna jote, qe pushtimin nazist e keni trajtuar dhe vazhdoni ta trajtoni sipas orekseve te eterve tuaj, si nje vizite turistike se i kishte marre malli per te takuar ballistet dhe zogistet e Vranishtit, apo thjeshte qe nje rrugetim kalimtar.
Madje kete po rrekesh te thuash dhe ti, i nipi i bashkebiseduesit te satrapit Zog, qe paska biseduar me satrapin e Burgajetit dhe ka zgjidhur hallet e fshatit Vranisht!
Sado qe perpiqesh per te “demasskuar” anonimatin tend me kete flet-rrufe te stilit komunist, ti nuk po bene gje tjeter vetem se po evidneton qartazi se ju ne gen keni urrejtjenn klasore qe keni patur ne shpirt madje para komunisteve, dhe jeni po aq arrogante, fodulle , demagoge dhe mashtrues sa dhe ca palo komuniste, qe e drodhen dhe te cilet jane ne pararoje te kesaj demokracie, por dhe ne mediat qe ti shpalos gjithe arsenalin e tua te dijeve, pa kurrfare qederi, duke u perjekur te minimizosh deri ne baltosje te perpjekjes dhe luftes se ketij populli kunder pushtuesit. Ti je pjese e asaj orkestre qe kujtoni se eshte bere deti kos dhe keni rrembyer luget (hunjte) per te bere hakmarrje.
Se fundmi zotrote nuk ke pse merzitesh kaq shume se ne kete lloj demokracie qe ka shqyer dyert vetem per te llapur dhe sajuar, pse dikush ato qe ai i konsideron te verteta historike, sikunder dhe ti, por jo me te njejtin burim dokumentar, del me anonim, jo se eshte me pak trim se ty, por ndoshta pak me i zgjuar dhe nuk i pertyp sharjet dhe fyerjet e falangave te zeza qe kane dale nga lllagemet si krimbat dhe jane versulur rrjeteve sociale si fillim dhe me pas me goditje pas shpine si cuber. Tek e fundit ne kete shkrim replike edhe ti pothuajse nga fillimi ne fund, duke perfshire dhe “keshillat” si bashkfshatar i tij, te njejten gje po ben , madje po i “uron” qe te humbase dhe mbiemrin, nje lloj paralajmerimi se jo vetem ate por mund t’i japesh “reston” demokratike dhe fisit te tij.
Turp per nje ish mesues, nje njeri qe i sherbeu me devotshmeri edukimit dhe formimit te “njeriut te ri”, njelloj si poeti i Enverit qe drejton gazete “55”, Fahri Balliu, ku ti boton shkrimet e tua “historike” dhe “ndriçon” brezat si nje pjese e fanarit ndriçues atje ne Vransiht.
Partizanet,qe sollen skllaverine enverhoxhiste ishin cuba qe hidhnin gurin dhe fshihnin doren,Goditnin gjermanet antisllave prapa ferres,qe te masakronin popullsine e pafajshme.Eshte nje strategji e vjeter serbe,qe hidhnin derrin ne xhami,per te provokuar perleshje midis shqiptareve katolike dhe muslimane.E verteta vonon,por nuk harron,shume i nderuar mesues Bardhosh Micaj! Kombi shqiptar boll i ka dy armiq te eger shoviniste,qe i kane rrembyer jeten,territoret,atdheun,Keta jane greket dhe serbomalazezet.Per ta futur popullin e shumevuajtur shqiptar nen morsen e armiqve te panumurt Gjermane,anglo-amerikane,sovjetike e kineze ka menduar dobici qe na lane mender ne dere sllavet me emrin enver hoxha.
Demo
Duhet te preukupohesh deri ne vdekje per psikiatrin,psikologun e psikoterapeutin.
Sistemi yt kapitalist
Ve koken e nenes ne furre dhe pastaj e ha ne kerkim te dashurise.
Une e di,ka mbi nje shekull qe eshte zbuluar si nje NGA kolonat e jetes sone sociale-familja,shkolla,luna,mjekesia,
Urdherat juridik-krijojne tek miliona persona Alienazione Mentale
drejte cmendurise.
Me kto conseguenza qe kemi cdo dite.
Ky shkaterrim eshte aneddotic editore thuhet:
Jemi te gjithe te cmendur,njerezit Jane Fuori Di Testa.
Eshte e pamundur te mohojme ritmin e jetes ku jemi te nenshtruar ku bombardamenti mediatik dhe tregetar.
Ku aksionet finanziare apolitike dhe mitralimi financiar qe sistemi educative ma e kthejne jeten ne nje mizierje Histerike.
Dhune psikologjike shtepiake dhe ne pune.
Deragliamenti di massa verso usi
E kostumi demenziali.
Perfekt apo jo?
Cila do te ishte me mire per te kthyer miliona njerez nen sherbimin che urdherat te Glebes.
Jeni brenda te gjithe,Republikane,Demokrate,Socialiste,Zogiste Balliste e te gjitha ngjyrat e tjera.
Femijet tuaj do te bene pambarimisht me keq se ju.
Ju duhet te kerkoni
Boll Ndihme
Kerkojme shendetin mendore.
Ku Jane psikiatret dhe psikologet si
David Cooper
Harry Prouty
Milton Ericsson
Cari Rodgers
Demo…
Po te keshilloj keto per sherimin tende mentale,merre edhe nastradinin,lovin,Sorren e zeze,infon,shahistin.
KESHILLA ESHTE FALAS.
Terapia Bío PA ilace.
Nuk marr persiper te gjykoj shkrimin e nje “intelektuali me pervoje” si ky qe shkruan, por dua ti them se edhe nese dikush ka vrare pararojen e gjermaneve e ka bere sepse ata kane qene pushtues (dhe nga me te ligjte)…Polemika se po te mos i kishim vrare nuk do kishin bere masakra, nuk ka vend dhe eshte diskutuar edhe me pare, dhe jo vetem ne Shqiperi.
Nuk eshte e mundur……gaboheni rende,more po teper teper rende. Bardhoshi eshte “ajka” e intelektualeve te Vranishtit. Familjaret e tij kane qene me nam ne kohen e diktatures…nuk e di te sakte por kane ca dosje Hafijesh…sepse operativet e sigurimit e kishin si baze. Po çfare mund te presesh nga ky fare historiani kolaboracionist. Ptu…ptu fare e keqe, qelbet dynjane.
E gjithe bota i ndeshkon kolaboracionistet, ketu tek ne behen heronj! Jemi per te qare hallin me keto plehra qe na e perlyejne gjakun e derdhur per liri.
Une nuk do beja replike me ty z. Mici se nje fjale e urte thote: “Kurre mos debato me nje budalla. Ai te ul ne nivelin e tij dhe pastaj te mbyt me eksperiencen qe ka ne budallallek”.
Por nje gje duhet ta them ama, plehra si puna jote na e kane ulur koken si komb nder shekuj. Tamam si ty, duke shtremberuar realitetin, duke njollosur heronjte, duke shitur atdheun qe ua kemi borxh femijeve tane – te gjitha keto per interesin e ngushte personal.
E pra te gjithe ata qe nuk iu kundervune pushtuesit, ne nje forme ose ne nje tjeter, me pushke ose me pene e me mend, bashkepunuan me te ne kurriz te vendit. Po historia jane eshte plot me tradhetare e shites te trojeve shqipetare, keshtuqe nuk habitem kur bie ndesh me njerez si ty. Po shyqyr qe ky popull ka ditur te nxjerre me shume Isa Boletina, Bajram Curra e Avni Rustema sesa Esat Pasha e Ahmet Zogolla. Imagjino sikur te kishte ndodhur e kunderta!
Po ca prisni nga ky qe shkruan akoma tek 55?! Roman prisni? Apo poezi? Po ja o, gjera pa lidhje do thote dhe ky si shoket
Ke dashur te vesh vetulla por nxore syte me keq Bardhosh Mici? Se pari ku e di ti more zoteri qe autori i shkrimit eshte ai qe paragjykon ti ? Ta them une qe nuk ka qene autori i shkrimit ai qe sulmon ti, te garantoj se jane dhjetra te tjere per te mos thene 90% e vranishioteve qe kane te njejtin mendim si ai per artikullin tend te shkruar para nje viti. Po si mund te jesh ti realist dhe i besuar kur flet dhe boton per historine e luftes ne gazeten me pacavure 55 qe jo vetem vranishiotet por te gjithe shqiptaret vetem e peshtyjne…Me te vertete mendon se njerzit do te besojne burimin tend te vertetesise, ate citimin qe merr si prove absolute thene nga nje ish deshmitar, qe ose ka qene arteriosklerozik kur ka shkruar ose nje idhtar i flakte i PD dhe gazetes tende 55. Mandarina ne dhjetor ne vitin 1943 ne vranisht !!!! dhe brockullat e tjera me “krushqit” gjerman. Mos u be si dele e zeze ne mes te bashkfshatarve….
E di ca me kujton kjo? Ate estraden me rojen e kooperatives … po ai qe vodhi lopen nuk pati faj fare?
Partizanet per te luftuar kishin dale, jo per te perkedhelur gjermanet. Keta te fundit duhet tu pergjigjeshin partizaneve dhe jo popullit. Keto jane rregullat e luftes. Kush prek civilet ben genocid dhe jo lufte.
Tani, ne vend qe te nderojme te renet duke u kujtuar brezave plaget e marra nga nazi-fashizmi, veme pikepyetje atje ku asnje vend tjeter i botes nuk i ve prej dekadash (luften kundra pushtuesve).
Ke degjuar ndonje ne France z. Mici te hedhe balte mbi rezistencen franceze? Po ndaj partizaneve italiane? Ta them une: JO. Dhe kush do te guxonte do ta merrnin per te cmendur.
Jo sepse nuk pati gabime, po sepse qellimi dhe kontributi per mposhtjen e nazizmit qendrojne shume me lart se cdo hamendesim personal.
Ndersa ne Shqiperi nuk dallojme dot akoma patriotin nga sahanlepiresi. Sa keq!
ky jo vetem qe eshte ballist por qenka psikopat dhe pa piken e arsyes.mendon se do e besojne spiun i gjermaneve si paska shpetuar pa u ndeshkuar.
Po pse mor Bardhosh kruhesh me gjethe fiku? A nuk i njeh kusuret e sojit tend qe i di gjithe Vranishti, ku perfshihen te dy sekset?! Mblidh trute e kokes se te jane shperndare si guret e Shtokthtit.
According to tho border messages, the rebels were from the villages of Poliana, Vranist anc Kalarat in Kur-Veles district, and they ambushed Halian troops retiring norlhwF.rd from Poiio Edda, on the coastal road. The fight was reported to have taken place on ihe Cika mountains, near the vill.ige of Himara, about eight miles
Me terhoqi vemendjen titulli, i cili vinte si kunderpergjigje dhe i hodha nje sy edhe artikullit tjeter – nisur edhe nga komentet per mbështetjen e grekeve ne ate zone.
Kjo gje, pra mbështetja dhe sponsorizimi i i grekomaneve ne ate zone eshte vertet “hilja” e diskutimit te luftes.
Prej vitesh ne Shqiperi po zhvillohet nje fushate e paster denigrimi dhe mohimi i luftes çlirimtare qe bene shqiptaret, përkrah koalicionit antifashist ne LIIB. Qellimi nuk eshte thjesht “urrejtja” “antikomuniste”. Ne te shumten e rasteve perdoren fatkeqesite e ndodhura gjate regjimit komunist per te ngritur anen emocionale te lexuesve dhe pastaj kete ta shtyjne drejt mohimit te luftes partizane si dicka e keqe, si pjelle e komunisteve, si pjelle e te kuqve etj etj.
E vërteta ne fakt, qendron ne detaje…pasi aty fshihet djalli.
Qellimi eshte qe te zbehet e te zhbehet pjesëmarrja e shqiptareve ne kete koalicion fitues dhe te mbillet teza historike e bashkëpunimit shqiptar me forcat nazifashiste. Kjo teze mbeshtetet kryesisht nga serbet dhe nga greket. Nuk eshte rastesi qe portale interneti serbe i meshojne fort shpërndarjes se fotove e materialeve qe kane lidhje me bashkëpunimin e shqiptareve te Kosoves me nazistet. Nga ana tjeter, per te arritur ne grabitjen e trojeve jugore te Shqiperise, Greqi ne vitet e pasluftes se Dyte, e trajtuar si kanakare nga fuqite e kohes, insistonte ne argumentin se Shqiperia ishte vend pushtues, vend bashkëpunues me Aksin, pasi prej saj u ndermorr sulmi antigrek i Italise fashiste. Duke vërtetuar kete do arrinte te merrte Jugun tone.
Besoj tani e kuptoni se perse ajo e mban perseri e kembe ligjin e luftes. Nga nje ane pronat e shqiptareve bllokohen me kete ligj, e nga ana tjeter ajo nderton variantin historik qe ky ligj te mos hiqet kurre – ku shqiptaret nuk bene lufte fare me pushtuesit fashiste… madje bene lufte civile mes tyre.
Dhe, pa shikoni. . . . ja ku jane edhe varrezat e vërteta te heronjve qe bene luften…. ato jane varreza ushtaresh greke… te cilet luftuan per clirmin e “atdheut” te tyre “epirot” nga këmba e fashisteve… Pavaresisht se sot ato varreza u mbushen me eshtra pleqsh shqiptare, qensh , gomersh e cdo kocke tjeter qe dilte para. Kisha i pranon te gjithe si “martire”…
Por harrojne ata, se përpara se te shkelte këmba e grekut “çlirimtar” ne Shqiperi (apo ushtri pushtuese?!), ne Kallart, Kuc, Bolene, Vranisht… Kurvelesh gjithandej, luftohej per clirimin e Shqiperise nga italianet. Nje raport i 1940-s, tregon per luftimet e ashpra qe beheshin ne zone nga nje grup prej 800 shqiptaresh ne Cike e me tutje, ku u arrit te sprapsen trupat fashiste drejt jugut skajor, Srandes.
Nuk eshte me diskutimi nese “luftuan apo jo shqiptaret ne LIIB”, por “kujt shteti i intereson ta mohoje kete kontribut mbarekombetar?”. Ketu e gjeni pergjigjen.
Dhe pas këtij shkrimi, e debati qe lexoj ketu mbi luften qendron ne hije nje paturpesi…. votat per greket qe u dhen ne kete fshat, kur dihet qe kjo si zone me ndarjen e re administrative i perket Himares…. dhe kur dihet qe kete gje edhe pse e kundërshtuan, filogreket dhe perfaqesuesit e qarqeve greke ne Shqiperi, kishin ati planin per depertim ne keto zona qe jane lene ne harrese nga te gjithe (pervcse nga Perendia).
Duhet te hapni syte nga efektet e historise, te trajtimit te saj ne kundërshtim me filozofine historike e jo nga “moralistet” nihiliste. Keta moraliste bejne plotiken e shteteve te tjere, jo ate shqiptaren… duke u maskuar pas zemeratave idealiste.
Varreza, vota pro greke, pensione, mohim lufte antifashiste, ligj lufte, mospërcaktim kufijsh, asimilim, ortodoksi e njehsuar me Greqi etj – keto jane fije qe i luan e njëjta dore.
Metet perseri e pashpjegueshme per kedo – ne nje fshat mysliman si Vranisht (sic u ankuan grekomanet per bashkimin e tij me Himaren), nga e si dolen votat pro greke?!
“Pune” te mbare ne ndjekjen e fantazmave…. por ruani veten nga te gjallet
ps
Sa per realitet historik – togeri Rodolfo Violo, eshte nderuar e “Medaglia d’Argento al Valore Militare”, nga shteti i tij, pasi ky i fundit edhe pse fashist, u pushkatua ne Kuç nga nazistet, pas kapitullimit te Italise dhe amnistimit te trupave te saj. Ata, me ne krye Siegfried Dodel pushkatuan edhe oficeret e shtabit, te divizionit Perugia te kapur ne Borsh…
Kaq, mjafton per te kuptuar komentet mohuese mbi masakren e Vranishtit…