Hamza Kazazi
Falënderoj redaksinë e gazetës Dita për mundësinë që më dha, duke respektuar demokratikisht të drejtën e replikës dhe lexuesit të gjykojnë të dy materialet. Lufta e Reçit, një nga betejat më të mëdha kundër pushtuesit, nuk është zbardhur akoma. Me këtë rast do të sqaroj edhe çështjen e kolaboracionizmit.
Nuk duhet interpretuar me mllef e të tjerët gabojnë edhe pse të bazuar në dokumente. Shkruhej dikur se bashkë me italianët luftoi kundër tyre Jup Kazazi. Për këtë të shihen ZP ose Bashkimi. Unë them se të vërtetën e provoj me mjaft dokumente që mbas shumë vitesh kam arritë t’i gjej. Po përsëris e nuk e harroj kurrë kur fëmijë loznim së bashku, nëna e Shaqirit kur më pyeti se i kujt isha, më afroi afër trupit të vet e foli me vete: “Si baba i jot s’ka pasë burrë Shqipnija”. Komunizmi ka mbjellë intolerancën e imponimin e mendimit e gjykimit të tjerëve, dhe shoh se nuk u është çrrënjosur shumë vetave në vendin tonë. Patjetër idealizon për atë periudhë që e ngriti në maja, kurse mua komunizmi më masakroi me 9 të vrarë, 11 të burgosur e të persekutuar si pak familje në Shqipëri. Që djalosh kam menduar: po me mua, nënën e fisin e pafajshëm ç’kanë? A keni menduar për këtë ndonjëherë? Disa dokumente që vërtetojnë çka them, ja kam çuar edhe gazetës Dita. Do të shtoj se kur lexova shkrimin tuaj më 2009, se ju është vrarë motra, vajzë e re, më ka ardhë shumë keq dhe e them me sinqeritet, pse e di mirë çka do të thotë të humbësh t’afërmit dhe vlerësoj burrërinë e Bejto Faslisë.
Kolaboracionizmi duhet analizuar me kujdes dhe individualisht. Do përpiqem të shkruaj shkurtimisht. Jupi i ka pasë thënë të shoqes dhe të afërmve, se i vetmi gabim në jetë ishte se pranoi post në periudhën e fashizmit dhe se sa të qetësohej situata, me mbarimin e luftës, do të kërkonte vetë të dilte në gjyq e pikërisht pse komunistët flitshin. Imagjinoni se çfarë gjyqesh ishin mbas 29 nëntorit ’44! Mbasi që më 26 nëntor Partia Komuniste shpalli dënimin me vdekje të Jupit me 4 vëllezër, ata morën armët e dolën në mal dhe filluan përgatitjen e rezistencës. E si mund të dënonte me vdekje një parti pa proces gjyqësor? Ata kanë pasë mundësinë të iknin jashtë shtetit 4 herë e Jupi thoshte se ishte përpjekë vetëm për të mirën e vendit e s’kishte pse t’arratisej. Dokumentohet edhe nga Sigurimi më 1946, ku thonë se nuk u arratis e ndenji në Shqipëri për të organizuar kryengritje e të zbarkonin anglo–amerikanët. Jupi qe nga ata që dhanë dorëheqjen, dhe luftoi fashizmin e nazizmin. Pra e lau të mëparshmen. Kjo dokumentohet.
Për periudhën deri më 1940 në Arkivin e Min. së Brendshme në dosjen e Jup Kazazit është një jetëshkrim i shkruar prej tij. Si student përjashtohet nga Beogradi e pastaj nga Zagrebi i akuzuar për aktivitet kundër politikës shoviniste serbe e për përhapjen e gjuhës shqipe. Përzihet nga Jugosllavia. Me gjithë këtë komunizmi e ka pasë akuzuar deri agjent të serbëve! Përfundon studimet ne Torino me doktoratën në ekonomi. Atje qe vetë i dyti student që nuk pranuan të veshin këmishën e zezë. Jupi më 1936 organizon në Shkodër protestën kundër italianizimit të Bankës Shqiptare, shkulin flamurin italian krahas tonit e mban një fjalim. Prof. Bekteshi ka shkruar për këtë.
Më 7 prill 1939 me vëllezër e shumë të tjerë kaluan zhgënjimin e pritjes së armëve. Mbas disa ditësh në zyrën ku punonte ekonomist, ministri Fejzi Alizoti i jep njoftimin për emërimin si federal në Vlorë dhe ja impononte. Jupi flet me Maliq Bushatin dhe Ernest Koliqin dhe ata të dy me Tefik Mborjen, i cili nuk pranoi anulimin. Ai pranon mbas ndërhyrjes të 4 pleqve të Vlorës, heronj të luftës së 1920-s, që të mos vendosin vegla të italianëve; dhe këshillimeve të gjata të Dr. Xhevat Korçës, profesor i tij, themelues i gjimnazit të Shkodrës dhe mik i familjes. Në drejtim të federatës Jupi mori më të afërmin, mikun Dr. Sezai Agalliu, kunat i Manush Myftiut e komunist, më vonë mjek, kolonel e deputet. E kujtoj si na ka folë nënës e mua në vitet ’60 për Jupin dhe më ka ndihmuar. Jupi nuk ka qenë nga themeluesit e Partisë Fashiste. Ai në Vlorë ka qenë federal nga 6 qershor ‘39 deri në shkurt ’40 dhe transferohet në Durrës deri në fund të nëntorit. Ndihmon aktivitetet antifashiste edhe të komunistëve, e që në fillim pati thënë se ishte aty për të luftuar fashizmin. Aty vazhdon si në Vlorë e përsëri ndihmon hebrenjtë, ata të ardhur nga Gjermania e grekët. E emërojnë edhe n/prefekt e prefekt për një periudhë shumë të shkurtër por të vështirë, kur pati bombardime e në mungesë të prefektit. Në Durrës forcoi miqësinë me Shefqet Bejën, që e vlerësonte shumë. Shefqetin e bëri kumbarin tim (më mori flokët), d.m.th. ishte miku më i respektuar.

Në qeverinë e krijuar më 3 dhjetor1941, Mustafa Kruja e thërret dhe përsëri me këshillimin si më parë të Dr. Xhevat Korçës e aprovimin e Mit’hat Frashërit, merr postin e ministrit të Partisë Fashiste. Në atë post rri vetëm 5 muaj e jo dy vjet dhe jep dorëheqjen bashkë me ministrin e Drejtësisë Hasan Dostin para 8 majit 1942 (janë dokumentet). Patën bërë peticion për autonominë e Shqipërisë, flamurin shqiptar e për të liruar të burgosurit politikë. Qe pranuar vetëm flamuri e të dy patën paraqitur dorëheqjen dhe kur nuk u pranua kërkesa e tyre për faljen e jetës të tre të rinjve komunistë, Ferid Xhajko, Hamdi Mëzezi e Nikolla Tupe, largohen në mënyrë imediate, mbasi po na vrasin rininë tonë. Kur dha dorëheqjen, fashizmi pushtues, nuk e pushkatoi Jupin por e lanë prefekt të klasit të dytë në dispozicion. Gjatë gjithë periudhës të okupimit fashist Jupi ka ndihmuar të trija forcat politike pa dallim e mbas dorëheqjes, me anë të një majori arbëresh e me ndonjë ushtar të tij, furnizonte me armë çetat e Ballit në veri. Për këtë ka pasë dëshmi nga Ruzhdi Rroji, Tom Leci etj., përveç dy xhajave të mi. Unë hedh poshtë totalisht spjegimin e palogjikshëm e me mllef që bëhet për dorëheqjen e Jupit, duke e lidhë deri me gjermanët dhe se ka shkuar t’i presë ata. Shpifje të diktaturës. Edhe për Ernest Koliqin që paska thënë se asnjë nuk dha dorëheqje, së paku Jupi e pati dhënë. Nuk mohoj vetëm shkresën si n/prefekt zëvendësues për pak kohë, ku pyet “nëse kundra familjes së kriminelit t’arratisun Bejto Faslia a duhet marrë masa e internimit. Parashtrohet kjo pyetje mbasi çështja ka lidhje me t’arratisunit komunista, familjet e të cilëve tash së fundi janë lirue”. Për këtë më vjen shumë keq, por po të thellohemi mendoj se mbas kërkesës prej lart për internim, ai ka kërkuar pse duhet zbatuar, kur të tjerët janë liruar? Pra nuk ka dashtë të zbatohet dhe urdhër internimi prej tij nuk ka. Këtë shkresë e kam gjetë edhe unë në qershor k.v. Megjithatë edhe Jupin e kanë konsideruar kriminel e sidomos diktatura komuniste e cilëson si më të rrezikshmin. Ai donte vetëm liri e demokraci të tipit perëndimor e çështja e Kosovës të zgjidhej me referendum e jo t’i falej Jugosllavisë. Falja e Kosovës a nuk ishte kolaboracionizëm shtetëror? Akoma nuk kërkohet falje dhe pendim për krime ndaj njerëzimit. Shumica e komunistëve duhet ta bënte këtë, megjithëse edhe atëherë ka pasë prej tyre që nuk kanë bërë keq dhe thonin se nuk kishin luftuar për këtë ditë. Por pati shumë që morën pjesë në krim duke bërë karrierë me luftën e klasave e duke u treguar sa më fanatikë. Këta nuk mund të mohohen. A nuk është kolaboracionizëm me diktaturën?
Për Luftën e Reçit, nuk mohohet lufta e komunistëve, por jo të vazhdohet si dikur me marrë meritat e të tjerëve, e jo vetëm me ju a marrë, por të bëhen tradhtarë e armiq. Në këtë kohë janë disa dokumente në shqip e italisht që urdhërojnë kërkimin e arrestimin e Jupit si Ministria e Brendshme, gjyqi i posaçëm i shtetit, gjykata ushtarake të luftës, gjykata speciale e shtetit. Italianët deshën të internojnë në Itali nënën time me mua 2 vjeç e shtatzënë, por dikush e lajmëroi dhe u mshef tek e motra, tek Qazim Ulqinaku. Aty më 18 gusht lindi në ilegalitet vajzën, e Jupi çoi fjalë të ja vejshin emrin Liri, mbasi për atë po luftonin.
Pse italianët sulmuan Reçin me Armatën e IX-të? Ajo del nga letra e ministrit të Brendshëm nr. 635/206 dt. 28-8-1943 në A.Q.Sh. dosja nr.141 Min. P. Br./Drejt. Politike, drejtuar Komandës së Armatës IX prej 3 faqesh dhe është e çuditshme që nuk rezulton e publikuar. Ky dokument është prova më e rëndësishme. Aty shkruhet se më dt. 15 janë mbledhë në Gradiski të Lohjes çetat e ndryshme me kryetarin e komisionit Jup Kazazin e se formohet “Komiteti për shpëtimin e Shqipnisë” për Prefekturën e Shkodrës e Kosovë. Kryetarët e çetave kanë emnue nji zani kryetar Jup Kazazin e organizator Llesh Marashin, sekretar Enver Bushatin e anëtarë Dom Luigj Pici, Dr. Bahri Kopliku, Hasan Isufi e Ramadan Reçi. Ne komision bajshin pjesë edhe Dom Zef Shestani, Xhelal Bushati, prof. Prek Kaçinari, Ibrahim Mandija, Gjovalin Lin Luka e bajraktari i Reçit Nuz Sokoli (Bajraktari). Pra aty ishin përveç disa çetave të Ballit e Legalitetit edhe të komunistave Gjovalin Luka e Ramadan Reçi, që votuan Jupin. Aty thuhet: “Jup Kazazi asht tuj pregatitë bandat për me sulmue Shkodrën”. Po aty shkruhet: “Kryetari i Komitetit, Jup Kazazi me organizatorin e çetave, Llesh Marashin, ka formue dorën e zezë, për nji atentat kundra ministrit të Punve të Mbrendshme, këta persona janë të ngarkuem për atentat: Dan Elezi, nga katundi Zagore (prej çetës Llesh Marashit); Bejto Faslia nga katundi Reç (i çetës Ramadan Bajraktarit) dhe nji person i panjoftun i pa emën i çetës Gjovalin Lukës”. Po për përgatitjen e atentatit është edhe një dokument tjetër, letër e ministrit të brendshëm nr.1937/II me 24.8.’43 ku thuhet se “i nipi i Sulçe Beg Bushatit, Fejzi Boriçi kryetar i grupit me tre shokë të tjerë janë nisë për Tiranë për atentatin. Ne kaq jemi njoftu se Kryetari i Komitetit asht Jup Kazazi me organizatorin Llesh Marashi të cilët kenë formue Dorën e Zezë për nji atentat kundër ministrit P.Mbr”. Pra grupi për atentatin ka kryetar Fejzi Boriçin e Dan Elezin që janë i Jupit dhe i Llesh Marashit, Bejto Faslia dhe një pa emër të komunistave. Në fakt e jam krejt i sigurt prej tregimit të Zenel e Hamid Kazazit etj., se atentati ishte për mëkëmbësin e mbretit Jacomoni e jo për ministrin shqiptar.

Me rëndësi ku flitet për Jup Kazazin janë dokumentet në A.Q.Sh.: Min.P.Br./Drejt. Politike Nr.635/106 Fl.31 e 35 datë 1 e 3/08/’43: që Prefektura i çon Ministrisë së Br. e që Min. Br. i çon Kryeministrisë: “ Tash lajmërohemi nga Komanda e Rrethit këtushmë se në katundet Linaj e Lepurosh të Komunës Rjolli nji grup personash të armatosun prej afro 500 vetësh janë mbledhë nën kryesinë e Jup Kazazit dhe Xhelal Sulo Beg Bushatit të dy nga Shkodra. Qëllimi i kësaj mbledhje nuk dihet. Ju shkrue Komandës së Sektorit këtu për masat e rastit. Prefekti – fl.31 dhe Ministri – fl.35”. Telegrami shifër i ministrit, prefektit të Shkodrës nr.635/136 dt. 4-8-’43 thotë: “Me riferohet se si bashkpuntuer ma të ngushte të Jup Kazazit për kryengritje para shumë kohe ka qenë Ahmet Osi, Ujk Tahiri dhe Elmaz Hoxha të tre nga Kopliku.pikë. Më rezulton e vërtetë të arrestohen.pikë. – Ministri”. Pra thuhet para shumë kohe. Telegrami 361/22 dt. 4-08-1943 e akuzon Jupin peër tradhti e përgatitje për kryengritje. Shumë i rëndësishëm është raporti i prefektit të Shkodrës, Ministrisë së Mbrendshme për luftën më date 3-9-1943 nr.635/258 (AQSH Fondi 252, dosja124, fl. 20) ku thuhet: “Kam nderin t’Ju njoftojm se operacionet e ushtrisë kundra çetave rebele të Jup Kazazit me shokë kanë fillue më datën 30 të m. kaluem n’orën 4 të mëngjesit dhe ushtria u tërhoq më datën 31/8/1943. Në ndeshje thuhet se kanë mbetë prej çetave Rifat Nuz Sokol Bajraktari, i biri i Bajraktarit të Reçit bashkë me Dr. Bahri Kopliku…..” dhe vazhdon gjatë (Shënim: Në raport gabohen shifrat pse është shpejt). E pra nuk përmenden komunistat, por Jupi në krye të gjithëve. Po sqaroj se Llesh Marashi për nji periudhë shumë të shkurtër u bë komandant i çetës komuniste, por u shkëput. Ai qe me Jupin. Gjithashtu Bajraktari i Reçit ka qenë mik i Jupit dhe i pa lidhur politikisht. Patjetër ai si edhe bajraktarët tjerë e banorët kanë pritë e strehue të gjithë pa dallim se të cilës anë politike ishin. Djali i tij Rifat Nuzi, njëri prej dëshmorëve, siç me kanë pasë thanë të mijët, ka qenë simpatizant i Ballit. Ndërsa Ramadan Reçi (i shkruar edhe Bajraktari) ka qenë nip i Bajraktarit dhe komandant çete komuniste. Gazeta “Flamuri” e Ballit e atyne kohëve, shkruen gjysë faqje “Lufta e tmerrshme e Reçit” e asht Jupi që organizoi e bashkoi tri forcat politike në këtë luftë. Këto janë dokumente që z. Vukaj duhet t’i ketë parë me kohë.
Po paraqes edhe një dokument të ndryshuar nga Shaqir Vukaj. Shkruhet: “Janë të shumtë dokumentet e pushtuesit që tregojnë përgatitjet për këtë operacion, por do përmend vetëm atë që Prefektura e Shkodrës, tre dite para Luftës së Reçit, njoftonte Komandën Ushtarake Italiane: “Tash njoftohemi se sipas të dhanunave nga Komuna e Shkrelit, çetat komuniste janë bashkue me banorët e katundit Reç të rajonit të komunës së sipërme, e cila sipas shenjave u përbaka prej afro 800 vetësh të armatosun më së miri dhe se janë instalue tek Kisha e Reçit dhe në afërsi të saj. Për dijeni dhe Ministrisë Punëve të Brendshme Tiranë. Z/Prefekti e Kuestori Dh. Bala”.
Dokumenti i plotë i Arkivit Qendror të Shtetit Tiranë: Ministria e Punëve të Brend./ Zyra Politike, Dosja Nr.124, Fl.18 – “Mbretnia Shqiptare / Prefektura Shkodër, Nr. 396 Rezervat, Shkodër, më 27 gusht 1943 – Komandës së Nënsektorit / Këtu: – “Tash lajmërohemi nga Nënprefektura e Tuzit se simbas informatave të dhanuna nga Komuna e Shkrelit çeta komuniste asht bashku me banorët e katundit Reç të rajonit të Komunës së sipërme, e cila sipas thanieve ajo u përbaka me afro 800 vetësh t’armatosun ma së miri dhe se janë instalue te Kisha e Reçit e n’afërsinat e sajë. Si kryetar të kësaj çete thuhet se janë Jup Kazazi dhe Ibrahim Mandiqi ish-Komandant i Bgt. Kaptina. Lutemi dispononi masat që mund të shifni t’arsyeshme. Zv/Prefekti e Kuestori/Dh.Bala” – Shënim: Këtu del qartë se çeta komuniste asht bashkë me banorët e Reçit dhe me çetat e tjera nën kryesinë e Jup Kazazit i Ballit dhe Ibrahim Mandiqit i Legalitetit. Shkresa ka gabime si çetat komuniste asht bashku – d.m.th. çeta asht bashku; dhe quan çetë 800 vetë. Është një dokument në favor të z. Vukaj i 20 gushtit ku xhandarmeria njofton se disa oficera të dizertuem bashke me 130 veta nën drejtimin e komunistit Sadik Bajraktari do të kaloje në rajonin e Malësisë së Madhe. Gjithashtu nji fuqi prej 60 vetë, oficera, ushtarë e komunista, nën komandën e Gjovalin Lukës ndodhen në katundin Ura e Shtrejtë. Pra të gjithë kanë bashkëpunuar për një qëllim.
Për t’u analizuar është artikulli i Qazim Kapisyzit në ZP datë 1/09/1993 “Mesazhe të mëdha dhe gjithmonë aktuale”, ku shkruan për Luftën e Reçit. Ai flet si dikur: “Fashistët italianë, në bashkëpunim me krerët e reaksionit të vendit, duke parashikuar kapitullimin e shpejtë të Italisë për të përjashtuar mundësinë e pushtimit të Shkodrës nga forcat nacional-çlirimtare, ndërmorën sulmin kundër forcave partizane…”. Ai shtrembëron krejtësisht të vërtetën. Kapisyzi shkruan se më 30 gusht erdhën italianët e luftuan në proporcion 30 me 1 me çetën e parë të batalionit Perlat Rexhepi me rreth 40 vetë (në fakt rreth 30), pastaj erdhën edhe banorët dhe me trimërinë e kurajon e tyre i mundën keq. Pra vetëm ata kanë meritat e “reaksioni” bashkë me italianët luftoi kundër tyne dhe ata thyen 1200 e vranë 40. Ai si pjesëmarrës i luftës, i afrohet së vërtetës vetëm me numrin 40 partizanë. Edhe për numrin e partizanëve ekzagjeron z. Vukaj, pse nuk ka qenë Batalioni ‘Perlat Rexhepi’ me 140 vetë, por çeta dhe me anën e tyre qe kompania e toger Fadil Deliallisit e Regjimentit të Ulqinit që dezertoi. Pse do të hiqte Kapisyzi 100 vetë të tyre? Kujt i besohet më tepër për numrin, pjesëmarrësit apo z. Vukaj me të thëna? Në shkrimin e z. Vukaj dt.1/09/2009 në Shekulli “Reç 1943, ballistët në ndihmë të partizanëve” thotë se Jupi ka qenë vetëm me 7 vetë.
Duhet të theksoj se rol e forcë të rëndësishme ka pasë regjimenti që dezertoi prej Ulqinit me kol. Fuat Dibrën e majorat Zenel Kazazi e Dilaver Dine. Ne Reç i solli Zeneli, vëlla i Jupit. Ata i lanë të lirë ushtarët të zgjidhnin. Rreth 80 vetë prej të cilëve me sa di 8 oficera shkuan me dy majorat, të Ballit, kur toger Fadil Deliallisi e një oficer me kompaninë me 42 ushtarë u bashkuan me komunistat dhe qenë baza e Batalionit Perlat Rexhepi. Pati rëndësi të jashtëzakonshme për fitoren dhe humbjen minimale në njerëz e popull, komandimi dhe organizimi prej oficerave akademista. Dy prej dëshmorëve qenë nga ushtria.
Gjatë pushtimit gjerman Jupi në pjesën më të madhe të kohës është në mal me armë në dorë. Letra e kolonelit Neel (Nil) komandant i misionit anglez për veriun në Shqipëri shkruar motrës time Liri, më dt. 29/10/1991 ndër të tjera thotë: “U kënaqa shumë që mora letër nga bija e mikut tim të vjetër dhe shokut të luftës Jup Kazazi, i cili na ndihmoi aq shumë gjatë kohëve të vështira që unë dhe kapiteni Hibberdine kaluam në vendin tuaj më 1943-1944. Fatkeqësisht kapiteni Hibberdine vdiq gati dy vjet më parë, por jam i sigurt se edhe ai do të dëshironte të bashkohej me mua për me ju shprehë simpatinë tonë të thellë për rrethanat e trishtuara që çuan në vdekjen e babait tuaj dhe për të gjitha vështirësitë dhe humbjet mizore që ka pësuar familja e juaj, që kur komunistët morën në dorë vendin tuaj”. (Kopja e dixhitalizuar e letrës ndodhet në Arkivin e Shtetit). Gjithashtu janë edhe dy letra komunikimi që koloneli i çon Jupit gjatë luftës. Ai ka qenë në mal, ka bashkëpunuar me ta e kanë gjetë strehim në sajë të tij, siç shkruan edhe anglezi.
Për të sqaruar më mirë “kolaboracionizmin” e Jupit, duhet të shtoj edhe disa sqarime.
Një të dielë në darkë në Tiranë me dajën tim Prof. Bekteshin, takojmë Dr. Ibrahim Dervishin, anëtar i K.Q., ish-ministër Shëndetësie e gjeneral. Ndalet e flet me Bekteshin e ai më thërret, më jep dorën e pyet se i kujt isha. Daja i tha vetëm: i Jupit. Dervishi më dha dorën edhe një herë me përzemërsi e më thotë: Baba yt ka qenë patriot e trim, pune tjetër si shkoi puna më vonë (nënkuptohej Kryengritja e Postribës) e se ai kur ka ardhur në Vlorë, është lidhur me ne, na tha se ishte aty për të luftuar fashizmin, ka bashkëpunuar e na ka ndihmuar.
Nasibja kishte shoqëri me Meli Dishnicën, komuniste që e re e motër e Ymer Dishnicës. Ajo vinte ta takonte prej Pogradecit dhe një ditë flet me Jupin, pse donte ta takonte Ymeri me një “më të madh se veten” për një çështje të rëndësishme. Ata i propozuan të bëhej me komunistët e se i jepnin post me rëndësi në partinë e tyre. Kush ishte më i madhi nuk e dimë, por ka shumë mundësi të ishte diktatori i ardhshëm. Jupi patjetër nuk pranoi. Kushëriri i nënës, Osman Hajredini, komunist i vjetër, ish-sekretar i Tuk Jakovës, thonte se dokumentet fallso të ekspozuar në muze, me të cilët qarkullonte Gogo Nushi, ishin të rregulluar prej Jupit e se ai kishte ndihmuar edhe komunistët.
Po kështu me vlerësim e respekt të madh më ka pas folë Kolonel Siri Strazimiri, shok me Zenelin, bërë akademinë bashkë e miqësi me Jupin. Dr. Sitki Bushati më përshëndeste me përzemërsi e më përqafonte, po ashtu i vëllai Ismeti, dhe ka pas folë disa herë për Jupin me dajën tim Prof. Bekteshin dhe e vlerësonte si patriot e trim, megjithëse kundërshtar. Ka pas edhe komunistë të tjerë që kanë folë me respekt për babain tim.
Duhet të sqaroj keqinterpretimin me Shaqirin për reçjanët, kur kam thënë se familja e tij erdhi nga Reçi, i futën në shtëpinë tonë dhe Kazazët gra e fëmijë “në rrugë”. Nuk i ka faj familja, por “pushteti popullor” që na mori gjithçka dhe 9 jetë. Por për këtë duhet ndjerë diçka nga ana shpirtërore, prej atij që ka ndjenja. E kam thënë pse më 2009 z. Vukaj njolloste tim atë e vazhdon. Atëherë e them përsëri. Ne tradicionalisht si familje dhe më tepër babai im kemi pas miqësira dhe respekt reciprok në Reç, duke filluar nga Bajraktari dhe kam opinionin më të mirë për ta. Sa herë kam shkuar në Reç më janë afruar e përshëndetur mjaft persona dhe kjo është mjaft domethënëse, deri edhe një që nuk jeton më, i mbushur me dekorata nga komunizmi.
Për këto që shtova, ndoshta z. Vukaj do t’i cilësojë përsëri “thashetheme”. Janë plotësisht të vërteta dhe shtoj se së paku kush më njeh, i beson krejtësisht.

Hamza, mos humb kohën kot me komunistët. Këta e kanë paracaktuar atë që thonë. Kështu i ka mësuar me kohë shoku Miladin e shoku Dushan. Komunistët janë kolaboracionistët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë. Aleatë të pushteesve serbë. Edhe Shaqiri është rritur me indoktrinim komunist. Nuk kthjellohet në pleqëri. Nga nëntori 1941 e deri në shtator 1944 këtu ka drejtuar Miladin Popoviçi. Nga shtator 1944 e deri kur morën pushtetin ka drejtuar Velimir Stojniçi. Këta komunistët e Hoxhës ishin veç ca kriminelë të dorës së tretë që i përdornin jugosllavët si t’u tekej.
Ti Ali Orenja dhe pjellat e tjera kolaboracioniste jeni tradhetaret e Shqiperise.
Luften Antifashiste e bene komunistet e jo ballistet.
Beni mire qe qepni halen tuaj te qelbur se kurre nuk do ta hiqni nofken e bishtit te qenit.
Ne bijte e partizaneve jemi shumica ndersa ju vetem nje grusht plehrash qe vazhdoni me urrejtjen tuaj kunder nesh.
Koken tuaj do hani.
Kelysh komunisti, fare e keqe! U shofsh, ti dhe te gjithe si ty!
More i nderuari hamza kazazi ;;;;;;; me vjen keq qe lodhesh me disa sqarime te qarta per babain tuaj ;ju kutpoj ;;;; POR MOS KUJTONI SE JEMI IDIOTA TE MARRIM PER REALITET TE THENAT E NJE SPIUNI TE ENVERIT …. JO SHOKU HAMZA SJEMI LOPE AS VICA …. E DIME QE ENVERI TRADHETOI QEMAL STAFEN VRAU FUTI NE BURG TE GJITHE RIVALET E ZGJUAR INTILIGENTA SE JA KISHTE FRIKEN DHE DONTE PUSHTETIN . DHE ENVERI ME NDIHME E SERBEVE I TRADHETOI TE GJITHE …. PRANDAJ EDHE BABAI JOT I SHKRETI U DOGJ NGA NJE KRIMINEL SI ENVERI …. DHE TE JENI KRENARE PER FAMILJE TUJA DHE BABAIN TUAJ SE NUK I TRADHETOI SHQIPTARET JO .POR DISA NDYRESIRA DUAN TA ULIN TA BEJNE TRADHETAR ..PER TE MBULUAR ARMIQTE E VERTETE … ATO QE E LANE VENDIN ME TE VARFER NE EUROPE KOMUNISTAT .ATO E VRANE MIJERA E RINJ PER IDEALET E TYRE DEMOKRATIKE ….. ENVERI ISHTE NJE KAFSHE QE SHPRESOJ KURREE TE MOS MBIJE NDONJHERE MBI TOKEN TONE TE SHTREJTE …. JO … KANIBALET SI ENVERI DUHEN SHFARROSUR DERI NE LINDJE …. BAJGAT E BOTES .. BAJGAT E DEMOKRACISE ….BAJGA T E CIVILIZIMIT ….. JENI KRENAR PER FAMILJEN TUAJ MONSIEUR KAZAZI …. MERCI ….
Respekt per luftetaret qe nuk nderruan bindje e partina per tu pasuruar , Babain e vet e vlereson cdo person por me sa kam degjuar luften e ndhmoj Nuh Kazazi e jo babai i shkrimit me lart .Lufta do te niste ne katundin Ure e Shtrejte po aty partizanet me mbeshtetes nga te gjitha krahinat kishin arritur deri 300 luftetare dhe gjeografikisht ishte shum e veshtire te futeshin fashistet ne fshat
Ali Orenja ! Komunistet nuk bashkepunuan me pushtuesit , ishit juve qe e bete ate gje . Serbet nuk e kane pushtuar Shqiperine , por italianet e gjermanet dhe luften , doni apo nuk doni ju tradhetaret e bashkepuntoret me pushtuesin e udhehoqen dhe e fituan komunistet . Besoj se je dakord me mua , nuk eshte qe e fituat juve dhe ja u rrembyen nga dora komunistet fitoren . Lufta Nacional Çlirimtare , nuk eshte zhvilluar para lindjes se Krishtit dhe nuk ka dokumenta te sakta , ka vetem pak me teper se 70 vjet . Populli i njef mire , si partizanet , ashtu edhe ballistet e zogistet dhe historia do te shkruhet siç ka qene e verteta .
Te qenkan thare trute, mor bir! Sa keq per ty!
SHITJA E KOSOVES ISHTE VETEM NJE NGA TRADHETITE E ENVERIT
Kjo ndodhi ne Mukje 1943 kur Enveri jetonte si levend borgjez ne vilen e Bahri Omarit, Kryeballist dhe Kryefashist dhe nga kjo vile kishte spiunuar tek fashistet Qemal Stafen dhe plot te tjere
Prandaj:
Per cfare kolaboracionizmi behet fjale kur kolaboracionistet me te poshter ishin komunistet e shitur tek Moska dhe Beogradi?
Sot ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore jane amnistuar totalisht familjet e qeveritareve qe bashkepunuan me fashizmin, bile me vendim gjykate i jane kthyer pronat e grabitura nga regjimet servile pro sovjetike, ne Rumani u amnistua Antonesku, ne vendet Balltike gjithashtu, ne Ceki, Poloni, Hungari nuk ka nevoje te flitet per urrejtjen qe kane keto vende ndaj MURTAJES bolshevike, ne Bullgari djali i Mbretit u be Kryeminister dhe Fatos Nano shkoi dhe i puthi doren me nje ushtri enveristash nga pas me gjithe dallkaukun e Enverit Shaqo Vukaj nga pas. Kujt i sherben atehere ky debat si dacibao kineze o Hamza Kazazi qe po shfajesohesh ne DITA sikur te jesh para gjyqit partizan me komisar Shaqir Vukajn qe i bente mledhjet e Partise ne ambasade i futur ne cader ushtrie?
Intelektual pa Intelekt = … .
Shaqir Vukaj, copa e katunarit! Le ta ngreje Partia e morrave ne piedestal, atij nuk i iken era e kembeve! Ju pretendoni te behet analist realist!!!
Po nuk mbulohet dielli me shoshe bre Hamza? Boll je lodh me na tregue.
Po rroge shteti a ka marre ky zotni Jupi Kazazi? Ku, si, pse, me cfare detyre? Per sa kohe? Po pasuri te patundshme a ka pas? Si i ka ble, shtue, apo trashegue? Me cfare jane ushqye robt e familjes te Jupit. Po shok a ka pas brenda, dhe jasht vendit? A ka shkrujt ndonje artikull, apo dskutim me shkrim e ka lane diku? Cilet ishin vllezrit, motrat, xhajat, dajat e tij? Etj., etj.
E keshtu pika pika politike, sociale, kulturore, arsimore, patriotike, familjare, komunitare, ndertohet portreti politik, shoqeror, atdhetar ose jo, i individit, njeriut.
Me thash e me theme
Asgje nuk ngrihet mbi dhe.
Me thash e me the
Edhe je shqiptar
Edhe nuk je
Me vepra
Te mira shqiptare
Te liga shqiptare
Mbetesh mbi dhe.
Ne fakt halektuali ka te drejte se nje nga gabimet me kryesore te clirimtareve ka qene shitja e Vermoshit dhe Shen Naumit.Por cmund te prisje me shume nga nje malok nga Mati si Enveri.Para tij ne jetonjm ne nje mireqenie qe na kishte zili dhe Zvicra,me nje qyteterim e industri qe perendimi as sot nuk e ka aritur.Jane mekatet e Enverit qe sot jemi kthyer ne lolo te botes. Halektuali ka te drejte se ky perves e di cka hequr ne burgjet e Enverit (me sakte bytha e tij)se ky perkthente veprat e tij.
Se pari per kete qe quhet intelektual…
Ato rehabilitimet e tua mbajne shume ere. Antonesku nuk eshte rehabilituar dhe nuk ka se si te rehabilitohet.
Mua me pelqen kjo demokraci, e cila lejon qe edhe hale si ti, analfabete ne histori, kane te drejte te shkruajne mendimet e tyre. Por rasti yt me pelqen pa mase…dukesh qe je njeri qe nuk shijon dot bukurite e kesaj jete dhe…shfrytezon te drejten qe te jep gazeta Dita…te masturbohesh ne faqen e saj. Hallall gazetes!
Per djalin e Jup Kazazit.
Duhet te jeni me serioz. Babai i juaj ka bashkepunuar me fashizmin italian, ka qene federal i fashizmit, ka qene prefekt e nenprefekt. Kete e pranoni edhe vete, p[or justifikoheni se e shtrenguan ca njerez “tendershem”, si edhe se nuk qendroi gjate. Qendroi me Italine fashiste gati afer kapitullimit te Italise Fashiste. Mori pjese ne nje lufte ne prakun e kapitullimit, me 30 gusht 1943. Italia kapitulloi disa dite me vone. Kunder gjermaneve nuk luftoi. Pastaj doli ne mal kunder pushtetit qe doli fitimtar nga lufta.
Ky pushtet e denopi me vdekje si kolaborator te fashizmit, ashtu sic u vendos ne konferencen e Jaltes.
Te denueshme jane vuajtjet tuaja dhe te familjes tuaj, por ato ligje ishin atehere. Edhe babai juaj po te kishte fituar do te bente te njejten gje kunder atyre qe moren pushtetin.
Shume njerez flasin per ato qe bene komunistet pas mbarimit te luftes…Por asnjeri prej tyre nuk mund te thote se cfare do kishin bere bashkepunetoret e fashisto-nazisteve po ta kishin mare ata pushtetin. Do u falnin ata komunisteve vrasjen ne lufte (jo duke ngrene mezera dhe kaperdire alkoohol) te njerezve te tyre? Sigurisht diktatura komuniste eshte per tu denuar, por kur flasim per luften, le te qendrojme te ajo.
Ja ku e ke materialin per amnistine e Antoneskut qe ishte si Hitleri por me i ndershem se Enveri:
http://www.peoples.ru/state/statesmen/ion_antonescu/
Lexoje kete material ose eja tek Tajvani nese je GDHE dru me pre si te gjithe Enveristet qe ta perktheje intelektuali.
Te fyesh si dallkauk eshte kollaj, por te argumentosh tezen me llogjike do pak tru dhe kulture dhe kjo nuk eshte per enveristat debila si punajote qe mjaullit klishe alla FAST FOOD idiote pa u pergjigjur me pare pyetjes se DEBATIT kryesor:
SALI BERISHA ESHTE PJELLA E ENVERIT APO HEROI QE SOLLI DEMOKRACINE NE SHQYPNI?
Ju budallet dhe injorantet e Enverit nuk pranoni asnje nga keto teza dhe nuk i pergjigjeni pyetjes:
CFARE LLOJI KAFSHE ESHTE SALIU?
sepse:
Me ato qe ka kryer deri tani ngjan sikur eshte kopje origjinale e Enverit dhe kete po reket t’ju spjegoje Andrea Stefani o idiota me vule debili ne balle.
Eshte per tu çuditur qe sot pas kaq vjetesh kerkojne gjithesecili te çfajsohet per ate qe ka bere nepermjet shkrimeve e “dokumentave” te pabesueshme. Theme te pabesueshme se ne Shqiperi sot te thone drejteperdrejte dhe ne parlament me vidio e ze, me foto e pikture qe ti je krimine, ti je kurvar, ti je….çfare nuk je dhe kot fare e jo me çfare eshte bere e çfare eshte thene para 70 vjetesh. Lereni ate pune. Ate e zgjidhi vdekja, veshtroni sot per jeten dhe bashkejetesen shqiptare
Nuk mund te shfajesosh te kaluaren duke u munduar te hedhesh balte mbi historine. Babai juaj ka bashkepunuar me fashistet dhe ka ndrruar ane sa here e ka pare te favorshme per te ne momentin e duhur. Arsyet se perse e ka bere po mundohesh te shpegosh ti tani mbas kaq shume vitesh. Fitimtaret dolen komunistet dhe tashme historia eshte shkruajtur. Nuk mund te ndryshosh historine sepse nuk te pelqen ty se si perfundoi rezultati. Ky eshte realiteti dhe te gjithe e dine qe babai juaj ka qene kolaboracionalist dhe pastaj nderroi ane.
Mateo!
Jo vetem ju bijte e partizanve jeni shumica por shto edhe ato qe nuk ishin bij te partizanve qe e mbeshteten luften jane me dyzina ne krahun tuaj sepse lufta per clirimin e vendit ishte kunder pushtuesve dhe tradhetarve,ishte lufte e drejte qe na krenon te gjithe brezat dhe i jep lavdi historise kombit njisoj si luftrat e heroit kombetar Gjergj Kastriotit.
Te mundurit mbesin te mundur perjetesisht historikisht te mbuluar me turpin qe nuk ka Zot e gje prej gjeje qe ia shuan.E mbajn mbi kurrize cdo pjelle e tyre qe trashegon.
Historia mbetet histori.Nuk asht diktim.Te mudnurit duan ta kthejne ne diktim.Nu shkon as nuk vete o te gjore,o te mjere.
Miq, kur bëhet fjalë për të kaluarën ne nuk e ndreqim dot, por as e shtrembërojmë dot! Ajo qe një e ndodhur dhe si e tillë do ketë gjithmonë të reja fragmentare, të cilat përpiqen të thonë se nuk qenë me atë a me këtë. Kjo nuk duhet të jetë sot konflikti ynë. Luftën e fitoi Naciënalçlirimtarja jonë dhe ajo ishte e rreshtuar në krah të historisë së mirë, derisa fashizmi dhe Nazizmi me gjithë përkrahësit e tyre qenë dhe mbetën ana e keqe e historisë. Në vendin tonë u bë mirë që nuk u bënë pushkatime pafund sikur ndodhi te popujt e shtetet tjera. Nuk ethem se nuk u goditën ca nga bashkëpuntorët, por ashtu sikur ndodhi në shtete tjera këtu te ne nuk ndodhi. PAsojat e mëpastajshme janë produkt edhe i asaj që shoqëria jonë po kalonte nga mardhënje feudale në ato socialiste. Ky kalim kaq kapital patjetër se pagoi edhe çmimin e socializimit të shoqërisë. Nëse babai Jup ka patur oscilimet e tija vepruese e shërbyese, ato kanë prodhuar efekte për të cilat të tjerët kanë vuajtur pasojat. Pra pushtimet kanë pasur çmimin e tyre dhe në të tillë rast nuk mund të bëjmë se nuk ka ndodhur asgjë. T’i shërbehej pushtuesit duhej të bëje diçka për të dhe kjo apriori është një e bërë e keqe ndaj të pushtuarve. Ta lëmë historinë ta thotë të vërtetën e saj në vazhdën spjeguese të të mirës dhe të keqes së kohës. Pushtimi dhe kolaborimi me pushtuesit kanë qenë faje që lufta i dënon me faje kapitale, derisa pasçlirimi me tregim të vendit. Shpreh keqardhje për vuajtjet që mund t’i kenë vuajtur pasardhësit e kolaboracionistëve të cilët pa faje personale kanë vuajtur, sepse prinëdrit nuk i zgjedh askush dhe nuk duhej të bartëte faje poashtu askush nga familjet për atë që ishin dhe përfaqësuan ata. E kam fjalën për ata që nuk u bënë pjesë e të keqes. Është e turpshme që edhe pas kaq vitesh provohet të paraqitet si vlerë kolaborimi me pushtuesit. Historia e ka thënë të vërtetën e asaj kohe dhe nuk e ndryshon dot kush!