Në gazetën Dita të datës 12 Shtator më tërhoqi vemendjen shkrimi për 5 mendjet e dnriura të bujqësisë, me autor Illo Foto. Mund të shkruaj shumë gjatë dhe të debatoj me Z.Illo për figurat e shquara të bujqësisë, por shkurtimisht i drejtohem redaksisë me vrejtjen që të mos botojë të tilla shkrime që mund të ngjallin polemika pa asnjë vlerë. Në shkrim thuhet: “Këta shqiptarë të mëdhej që nuk u gjendet krahasimi në tërë plejadën e heronjve të kombit”. Unë di se Kombi ynë ka vetëm një Hero Kombetar – Skënderbeun, ndërsa Z.Illo na zbulon edhe 5 të tjerë, duke lënë prapa edhe Sami Frashërin e Ismail Qemalin me shokë.
Gjithsesi dua të them edhe unë disa fjalë për “mëndjendriturit” që vetë ata nuk besoj se do ta pranonin një epitet të tillë. Nuk e mohoj punën e Piro Dodbibës si një nga kuadrot e para për kontributin që ka dhënë për organizimin e ekonomisë bujqësore dhe pastaj si ministër, por jo duke mohuar Profesor Gaqo Tashkon si ministër i viteve të para të pas çlirimit, dhe si shkencëtar e pedagog me kulturë të gjerë që komunikonte me botën në 8 gjuhë të huaja.
Nuk mund të mohoj punën si shkencëtar e pedagog të akademikut Mentor Përmeti në fushën e krijimtarisë tek gruri dhe kulturat foragjere dhe as të akademikut Hysen Laçaj në krijimin e hibrideve të misrit, por pa injoruar punën dhe kontibutin e shunë shkencëtarëve dhe pedagogëve të shquar si professor Niko Qafzezi, pedologët Petraq Filto e Faik Bajraktari, seleksionierët Sulejman Xhepa e Skënder Gozhita, frutikultorët Abedin Çiçi e Todo Gjermani, inxhinierin Nikoll Zadrima, perimtarët Fadil Drenova e Avni Oktrova, e shumë të tjerë.
Në zooveterinari, prof.Teki Tartari, edhe pse akademik, nuk mund të qëndrojë mbi ata që hodhën themelet e shkencës në blegtorinë shqiptare si Bilal Golemi, Vasfi Samimi, Jani Vreto, Kristaq Vavako, Masar Dervishi, Vasil Tagari e deri tek Kuadrot që ata përgatitën, Illo Foton dhe kolegët e tij që ai i njeh mirë. Në degën e pyjeve z.Illo nuk zbuloi ndonjë mendje ndritur, por unë nuk mund të lë pa përmëndur Ilia Nakon, Llazar Tresken, Vasil Shqaun dhe kuadrot që ata përgatitën. Pra, evidentimi i këtyre arritjeve është detyrë e dikasterit dhe e institucioneve që kanë mbetur, por tabani i vazhdimësisë qëndron tek të gjitha ata që kanë kontribuar në shkencën dhe praktikën bujqësore, përfshi edhe vetë Z. Illo dhe kolegët e tij.
Letër e nënshkruar,
Dr.Jorgo Thanati

Pavrsisht subjektivizmit te nxituar, Illo Fotua ka treguar vetem perkushtimin e Pirro Dodbibes te shmangur si symbol I shume kuadrove te tjera te shmangusra nga diktatori. Nuk ka pasur qellim qe te nxjerre ne pah tere plejaden e studjuesve dhe shkenctareve te bujqsise, qe ai I cmon dhe I ngre edhe mbi lartesine e atyre te peseve qe, me tepri ka aluduar se jane heronje te Kombit. Ne kete kuptim, vrejtja juaj Zoti hanati, ndaj “Gazetes Dita”, me duket jo dhe aq me vend. Une e njoh mire kapacitetin e jashtezakonshem te Illo Fotos, si dhe zotesine e rrallee per t’u shprehur me logjike shkencore dhe dinamike.
Zoti Shaban,
Ju duhet te nenvizonit se Profesor Thanati eshte me kopetenti per arritjet e specialisteve ne shkencat dhe ne praktiken e organizimit te prodhimit bujqesor, ku ai e ve Illo Foton si specialist ne rradhe e shkenctareve te famshem. Me respekt.
Ata , per te cilet flet Thanati , Skenderbeu , Ismail qemali etj te ketyre rangjeve , jane heronj te polikes . Fronti ekonomik , ka ndryshim , por te dy jane bashkeveprim . Pper plejaden e gjere te shkencetarve , kam shkruar libra te plote , ku kam permendur dhe Z. Thanati si nje specialist pasionant dhe racional . Natyrisht nuk e kam ciloesuar hero . Me respekt : I. Foto
Perseri e lexova”Repliken Thanati “, nga ku me linden pak shtojca . Ne bote ka dy lloj medalje : Hero i kombit dhe hero i punes ..Keto dy urdhra , i kane te gjitha shtetet , por Saliu i abrogoi keto urdhera , duke shkaketuar nje dem te madh moral . Njerzit , qe permbysin nje situate trishtuse , jane herojt e punes . Fjala socialiste ishte abuzive dhe duhej hequr , por jo dekorata e larte , qe e kane gjithe kombet . Titullin hero e meritojne njerez te shquar , madje dhe qen te policise, sepse permbysin situate trishtuse . Une kam shkruar 30 libra problemore dhe kam botuar 21 . Perdite shkruaj , sipas problematikes . Sot shkrova nje Requem , per Hysen Lacej . Per ata , qe permend ti , kam shkruar shume dhe mund te shkruaj ende . Per te gjitha deget e bujqesise , vecanerisht per pyjet . Ndihem i plotesuar . Shkrimet e mija , per heronjte , kane nje prapavije . Suksest ne monizem , nuk i beri Enveri dhe Partia , por keta heronj te punes, qe kam shkruar per ta dhe do te shkruaj ende , sa te jem gjalle . Po u mohua puna e individeve , duhet te nenkuptohet se Shteti ka bere mbrekullira . Ne fakt shteti ishte injorant . Krahasuar me fqinjet dhe boten , shteti yne monist , prodhonte vetem parrulla , si kjo : Te prodhojme drithe dhe ne gur. Ne librat e mi , i kam analizuar te tera parullat regresive moniste , per ta bere sa me te shkelqyer punen e individeve heronj . Jane 300 e me shume portrete , qe kam pershkruar ne librat e mi , te botuara dhe ne dorehskrim. Mbase u zgjata , por ja vlen , sepse eshte interpretim mjaft delikat . Nuk eshte puna , per nje shkrim gazete , por per nje kolane , prej 30 libra , qe pershkohen nga fryma e heroizmit te individeve te shquar shqipetare.Ne konkluzion: Ka njerez te shquar dhe shtet regresiv. Me respekt: I. Foto