Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar Dita! Z. Stefani! Partizanët akuzojnë ballistët e nacionalistët se bashkëpunuan e luftuan në një llogore me pushtuesit. Së dyti, çlirimtarët nuk e morën pushtetin me dhunë, se në Shqipëri nuk kishte as shtet e as pushtet pas largimit të A. Zogu. Tradhtia e ballistëve nuk u imponua nga tradhtia komuniste, se kjo ka ndodhur shumë më vonë. Partizanët çliruan vendin nga pushtuesit. Çlirimi shoqëror ishte e është në dorë të shqiptarëve. Vetëm Alimadhi e vëllezërit e tij pas 70 vjetësh vënë në dyshim heroizmin e partizanëve në Luftën NAÇL duke u përpjekur të nxjerrin ballistët si fitimtarë duke bërë përpjekje të mbulojnë diellin me shoshë. Ju lutem botojeni. Sadik Perleka, Durrës.
