Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Deklarata juaj, z. Erion Veliaj, para atyre që janë dënuar për vepra penale në bazë të ligjeve në fuqi të asaj kohe, se periudha e komunizmit është periudha më e errët e historisë së Shqipërisë, është e gabuar dhe absurde. Përkundrazi, është periudha më e lavdishme e historisë sonë, se e ngriti vendin nga errësira shekullore feudale në një shkallë të paparë zhvillimi në të gjitha fushat e jetës, zhduku papunësinë dhe gjakmarrjen etj. etj. Këtë quani ju periudhë më të errët, zotëri?! Në vend që ta vlerësoni atë periudhë për të mirat që i solli vendit, pavarësisht nga të metat e gabimet që mund të ketë pas ai regjim, tregoheni të gatshëm për ta denigruar. A nuk është turp që në vend që të merreni me ringritjen e lapidarëve të merituara të heronjve, të prishur nga vandalët, ju politikanët e pushtetarët e sotëm të tranzicionit famëkeq, merreni me ngritje përmendoresh e shtatoresh të kriminelëve, tradhtarëve e bashkëpunëtorëve të pushtuesve të huaj? Nga S. M. JON., Vlorë.
