Replikë për fantazinë konspirative të Arben Llallës

Dita

Detyrohem të shkruaj për herë të dytë në lidhje me një replikë të z. Arben Llalla ndaj meje me titull “Përgjigje Peshkopit të Bylisit (sic), Astit”, botuar në disa media nga dt.21-24.4.2015. Aty artikullshkruesi vazhdon të këmbëngulë në pasaktësitë e tij dhe keqinterpreton fakte dhe ngjarje nga jeta e Kryepiskopit (apo Kryepeshkopit) Anastas të njohura gjerësisht, të cilat nuk përbëjnë asnjë lloj “lajmi” ose “zbulimi”, siç përpiqet t’i paraqesë ai.

Për ta bërë më të qartë qëndrimin jo korrekt të tij në “argumentet” që përdor, po risjell dy prej tyre.

E para: Emrat e anëtarëve të Vëllazërisë së Krishterë ZOI (JETA) ia atribuon një vëllazërie tjetër, Vëllazërisë SOTIR (SHPËTIMTARI). Kështu z. Llalla duke dashur të provojë këtë argument na ofron “burimin zbulues” nga linku i një blogu (http://paraekklhsiastikes-organwseis.blogspot.com/2009/10/blog-post_23.html). Por, e keqkupton tekstin në greqisht, ku flitet për Vëllazërinë ZOI, dhe, me dashje apo pa dashje ia atribuon emrat e anëtarëve të Vëllazërisë së Krishterë “ZOI” (JETA) një vëllazërie tjetër, Vëllazërisë “SOTIR” (SHPËTIMTARI). Siç e kisha thënë më parë në shkrimin tim, Kryepiskopi Anastas nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Vëllazërisë “SOTIR”, në të cilën ka qenë Mitropoliti Sebastianos, në atë kohë arkimandrit.

Gjithashtu, fakti që Mitropoliti Sebastianos në fillim ka qenë në fillim tek Vëllazëria ZOI, duke u larguar më pas prej saj, si dhjetëra të tjerë, nuk i bën automatikisht miq të afërt me Kryepiskopin Anastas (atëherë dhjak), dhe për më tepër, të dy janë larguar herët në drejtime të ndryshme. Dhe nuk përbëjnë argument për të vërtetuar hamendësitë e z.LLalla për lidhje të ngushta midis tyre.

E dyta: Referimin ndaj solidarizimit të Kryepiskopit Anastas me vuajtjet e komuniteteve fetare të Shqipërisë, në kohën e errësirës së përndjekjes ateiste (referim që u përfshi në mesazhin e Këshillit Botëror të Apostullimit dhe Ungjillëzimit, në San Antonio, Teksas, SHBA, 1989), z. Llalla e keqinterpreton duke thënë, se Kryepiskopi Anastas “ka futur hundët në punët e brendshme të një shteti tjetër, pra në ato vite Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Ka bërë shkelje të Kushtetutës së një vendi, shtetas i cili jam unë që në lindje, ndërsa Prof. Anastas Janullatos nuk ishte dhe nuk është shtetas. Nga kjo i privohet e drejta e kritikës për zbatimin e Kushtetutës së atyre viteve. Kritikën ndaj Shqipërisë komuniste për mohimin e besimeve fetare, prof. Peshkop, Anastasi e paska bërë me prapavijë karrieriste, me qëllim që ai të propozohej Kryepeshkop i Shqipërisë.” (!)

Duke deklaruar kështu, jo vetëm që, pa dashje i dëshmon profetike fjalën dhe interesimin vëllazëror të krishterë të Episkopit Anastas (që në atë kohë ishte episkop në Afrikë), por edhe afirmon se, nuk është e drejtë të kritikohej regjimi ateisto-komunist për zhdukjen e lirisë fetare. Kështu, kritika dhe akuza i drejtohet çdo kujt që në atë kohë është lutur dhe është solidarizuar me dhimbjet e përndjekjeve fetare në Shqipëri. Siç duket këtu përfshin edhe Papa Gjon Palin II, i cili në vitin 1980 iu referua në të njëjtën mënyrë persekutimit fetar në Shqipëri, gjatë vizitës së tij në Arqidioqezën e Pulias së Italisë. Kështu z.Llalla me argumentimin e tij mbështet qëndrimin antifetar të regjimit ateist-komunist në mohimin e lirisë fetare, sa edhe Enver Hoxha do ta kishte zili zellin e tij antifetar.

Çdo lexues, duke krahasuar faktet me shkrimet e z.Arben Llalla do të kuptojë shpejt “seriozitetin dhe vërtetësinë” e shkrimeve të tij, në të cilat, për ta paraqitur Kryepiskopin si antishqiptar, përdoret gjerësisht e sistematikisht metoda e shtrembërimit dhe e manipulimit. Fantazia konspirative e artikullshkruesit të kujton metodat e njohura propagandistike, të cilat shtrembëronin qëllimisht faktet dhe sajonin histori të paqena, për t’i përdorur si akuza agjenturore, agresioni etj.

Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me punën, përkushtimin dhe kontributin e tij ka treguar pikërisht të kundërtën, gjë për të cilën edhe është dekoruar në vitin 2010 me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Se kush është Kryepiskopi Anastas tregon qartë figura e tij poliedrike me përmasa botërore, si: ish-President i Këshillit Botëror të Kishave, ish Zëvendëspresident i Këshillit Evropian të Kishave, President nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen, anëtar nderi i Akademisë së Athinës, doktor nderi (PH.D., D.D.) i 17 universiteteve të ndryshme në botë dhe i laureuar me më shumë se 26 çmime e dekorata të ndryshme ndërkombëtare. Kryepiskopi Anastas është Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefalë të Shqipërisë dhe njihet si i tillë nga Shteti Shqiptar për 23 vjetësh nga të gjitha Kishat Orthodhokse e më gjerë nga Shteti Shqiptar, i cili me këtë status ka nënshkruar dhe Marrëveshjen me Shtetin Shqiptar, aprovuar nga Parlamenti Shqiptar dhe Presidenti i Republikës.

Biografia e tij e njohur botërisht, nuk ka qenë e fshehtë, siç përpiqet ta paraqesë z. Llalla, por ka qenë publike madje në shumë gjuhë, patjetër edhe në shqip gjendet në mediat e Kishës, në botime të ndryshme, online etj. E “pazbuluar” është vetëm në sytë e z. Llalla. Po kështu ndodh edhe me prejardhjen e tij.

Gjithashtu Llalla abuzon dhe keqinterpreton foto të ndryshme. Kështu bën me një foto të kohës kur Kryepiskopi ka bërë shërbimin ushtarak të detyruar. Kujtojmë se edhe në vendin tonë të gjithë ata që kanë mbaruar shkollën e lartë para vitit 1991 kanë bërë zbor për oficer rezervist.

Është e qartë se sulmet ndaj Kryepiskopit Anastas synojnë dobësimin e vetë Kishës Orthodhokse në Shqipëri, por me hirin e Zotit nuk do lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë. Si klerikë të kësaj Kishe kemi detyrimin dhe përgjegjësinë ta mbrojmë atë nga çdo lloj sulmi të padrejtë dhe keqdashës. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë me Kryepiskopin Anastas në krye vazhdon misionin e saj të shenjtë në ndërgjegjësimin dhe lartësimin e dinjitetit njerëzor, duke dhënë në të njëjtën kohë një kontribut të vlefshëm për gjithë shoqërinë shqiptare. Krishti u ngjall!

Share This Article
17 Comments
  • Boll na çate veshet ju gjakprishurit te shitur per pese aspra , ju veladonet e zinj jeni thjesht fundamentalista orientale por me kryq ne qafe , me kembenguljen tuaj te shpifur ju sulmoni jo vetem A,LLallen ,Blushin e eruditin shqiptar M,Zeqon por te gjithe shqiptaret qe ju çjerrin masken ju tradhetareve te Nolit e kombit shqiptar ,

  • Kur grekerit mblidhin kockat ne Permet, pse konsulli grek ne Gjirokaster mbrojti doli ne mbrojtje te kishes “shqiptare”? Pse kisha autoqefale “shqiptare” nuk ka shenjtore te saj Fan Nolin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin, At Stath Melanin?

  • Po nuk ka budallenj ne Shqiperi,qe te haje denglat e tua!Po na shet per heroizem nje bisede,qe baska bere Janullatos ne 1989,ne Kanada,ku ka permendur Shqiperine.Pergjigje me te sakte se te ka dhene gazetari Arben Llalla,nuk do te kishte.Ne 1989 komunizmit,diktatures,i kishin rene breket dhe mos na e krahaso me thirrjen e PAPA Gjon Pali II ne 1980 ne Puglia,kur diktatura ne Shqiperi ishte me e eger se kurre,diktatori ishte gjalle dhe po i hante shoket..Papa Wojtila luftoi me perbindeshin e gjalle,kurse ky janullatosi jot i paska prere nje thua perbindeshit te ngordhur,per ta pasur si deshmi,kur te vije ne Shqiperi ne krye te kishes,t`ja tregoje shqiptareve.Silogjet greke vorio-epirote me niko gaxojanis e paskan paracaktuar qe ne 1989,janullatosin ne krye te kishes se patrioteve shqiptare Papa Kristo,Noli,Ballamaci,Mellani!!!!!!!Po pse nuk foli Janullatos me pare kur ishte kolonel i juntes diktatatoriale te regjimit te koloneleve,qe ne 1967-68?Apo atehere fliste miku i tij me i ngushte, mitropoliti Konices dhe mesuesi Sebastjanos!!!

  • Cmundet te presesh nga ata qe mendojn per islamin,vetem shantazh,demagogji orjentale e pisllek dhe futje ne sher kunder miqsis son me greqine kto kan qen djallezia e islamikve kur theren edhe negovanin e ja u shtin se e ben greket valla per te armiqsuar miqesin ton me popullin grek per pushtet e gjoja per komb !

  • Qe Janullatos eshte nje perfaqesues i rrymes greke antishqiptare, nuk ka diskutim. Por qe ka orgjine shqiptare dhe eshte shkolluar edhe me edukim ushtarak te bene te mendosh se ardhja e tij ne Shqiperi eshte bere edhe me ndihmen e Asfalise. Mos mendoni se sherbimet sekrete merren me injorant. Atyre u interesojne ne radhe te pare njerzit e ditur, kemebnules dhe skrupulloz ne arritjen e qellimeve. Nga kjo pikepamje ky prifti Asti, me duket injorant e qe nuk ja vlen te merresh me te. Prandaj edhe kushtimi i vemendjes e botimi i shkrimeve te tij nga ana e Dites eshte i tepert. Lereni mjeranin ne ngushellimin e vet.

  • @Beni po flasim me fakte ketu,jo hidh nje shashke dhe hajde ta besojne komentuesit! Pamvaresisht prej emrit musliman,i kam aq klase shkolle sa te mos i duroj dot as prifterinjte dhe as altoparlantet e xhamive!Te thuash qe papa Kristo Negovanin dhe te vellane i vrane muslimanet eshte me shume se genjeshter,eshte djallezi.Ne gazeten e Korces te vitit 1906 ke nje artikull te Loni Logorit per vrasjen e priftit te Negovanit me sepate,pasi i nxorren nga shtepia bashke me te vellane ,kufomat i hodhen ne perrua.Jane te fiksuar dhe emrat e andarteve greke nga Kosturi qe e kryen kete krim me porosi te mitropolitit te Kosturit dhe dhespotit te Korces, Fotit.Ne fakt Papa Kristo u paralajmerua nna mitropoliti i Kosturit gjate nje meshe te mbajtur ne gjuhen shqipe nga papa Kristo,por ai nuk ju tremb kercenimit dhe vazhdoje te meshoje ne gjuhen shqipe,madje hapi edhe nje shkolle ne gjkuhen shqipe nne Negovan.Pas vrasjes se Papa Kristos mesues ne ate shkolle shkoi vullnetarisht Petro Nini Luarasi,i cili braktisi postin e profesorit ne gjimnazin e Manastirit per te vazhduar vepren e Papa Kristos.

    • Ne ate kohe ka pas shtet greqia bile esht shpallur e pa varur para viteve 1900 dhe nuk ka pas ndonje shumice greke ne fshatin negovan por pothuajse teresish shqiptare dhe nuk ka te dekumentuar vrasjen,se nga kush esht vrare te tjerat jan thashetheme e llogje interesash dikush thoshte se ish kurrvar e dikush tjetr fliste se e vrau greku,por qe ne kto vite turqia po perpelitej dhe synonte ta mbante shqiprin e shqiptaret gjithnje ne favor te saj dhe sa me shum urejtje ndaj greqise,qe tashme ishte e lire nga zgjedhja turke!
      Qe te akuzosh,duhet te dokumentohen qe dhespoti i korces paska dhen urdher per te vrare nje prift qe predikon besimin fetar dhe kjo esht nje deshmi e sajes e ekstremistve islamike qe me vone i vune edhe voskopojes zjarin qe edhe per kete paska dhene urdher dhespoti tu a digjte shtepite e kishat vllenjve e te krishterve!

      • Ne vrasjen e azem hajdarit u akuzua si fillim fatos nano, bile edhe ne tv e pushtuar tashme nga uck qe sali berisha te rimerte me puc pushtetin!
        Jan te njejtat sajesa,qe popullit ti serviren patriotet gjoja ne rastin uck e sali berisha,e ne rastin e negovanit te urejn greket e greqin se ket masaker e beri dhespoti foto!!!!
        Kjo demagogji ka funksionuar e vazhdon te funksionoje kur sapunin ja u servirin per djathe dhe ju vazhdoni ta pertypni,edhe pse ka eren e keqe e ju duket tashme si llokum kur nuk harini te guxoni te thoni vetem te verteten dhe te zgjoheni nga gjumi orjental shekullor!

  • O urate,mblidhe mendjen,se nuk i bihet murit me koke.Eshte nje popull i tere qe nuk e honeps dot kishen greke dhe lakmine e eger te tyre.E ke davane te humbur,ende pa e filluar mire.Me keto qe beni e thoni,na shtoni edhe me teper neverine.Te gjithe e kuptojne,se edhe ndonje qe ju perkrah ne komente,ose eshte ne perberje te rrogetareve qe kini emeruar e paguani juve,ose nga ata qe marrin 300 evro ne muaj.

  • Voskopoja u plackit dhe u dogj tre here ne vitet 1769,1772 dhe 1789 nga derebejte e Shqiperise se jugut te paguar nga patrikana e Stambollit,pasi pati perkrahur patrikanen e Ohrit dhe luften e Himarioteve kunder Turqise.Papa Kristo dhe i vellai Harallambi u vrane 140 vjet pas djegjes se Voskopojes.

    • U dogj e u shkatrua ne luften e pare boterore perseri lufta ballkanike e me vone vllenjte u vendosen ne qytetin e korces reze kodrave ne banime te reja!
      Kur them une qe ju ka bere turqia e prapaganda e saj te fshihni te verteten!
      Bile ka qen e nje bir kurrve butka sali qe behej si patriot e luftonte per islamizem!

  • O ben qeni ,,,! Je nje kelysh i vogel shoven,.Po mbets duke genjyer tere diten e duke lepire bythet e veladonisteve te zinj te paguar nga Greqia e reckosur e pa breke.Jo vetem je bere avokat ebythelepires profesionist i kesaj kishe qe po e turperon vehten cdo dite ndaj qendrimit te hapur anti nolian e anti shqiptar,por do te na mbushesh mendjen se nuk ka fakte e nuk dihet se kush evrau Papa Kristo Negovanin,,,! Me qe i ditke keto pune a nuk na tregon pse edhe sot e kesaj dite varri i tij eshte pa pllaken e emrit te tij (epitafi mungon),,?Mbesa e te ndjerit qe e dinte refuzoj te thosht se cili eshte varri i tij ,nga frika Edhe te vdekur e kini frike Negovanin.Ky fshat shqiptaresh u xhvat e dot eshte grek.PSE KY JANULLA JOT,KY GJARPER ME SYZE NA PAGUAN MESUESIT E SHKOLLAVE GREKE NE SHQIPERI .?Ku i gjen kisha keto para ,mos gje valle eshte minister i arsimit grek ne Shqipeti,,!? Pse u propozua ky pusht prifti nga Kryetari i lobit grek ne Amerike per president te Greqise ky janulla yt ,me qenese paska bere shume pune per helenizmin,,,!Ky eshte prift apo ashtu si Kozma Etoliani,jane ideologe te helenizimit te popujve te tjere,,,.?Te pa larat po i nxirni vete e nuk ka mbetur pike dyshimi ,se cili eshte misioni i tij ,e ketij mut peshkop trap ,miut Asti te Apollonise!! ,jane kollona e peste e Greqise se madhe e megali idese ushtar fanatik i se ciles je edhe ti qe militon te partia fashiste e Agimit te Arte.Pra je nje ndyresire e dihet fati jot se cfar te pret.Ditet po afrojne,,,!

  • Edhe dicka tjeter per ty kelysh Grek beni,,,!
    E ke zakon tu besh bisht diskutimeve ,do ta spostosh temen ne fjale.As e di ti e as ke per ta mesuar kurre per ngjarjet e personazhet ne Shqiperi se ti i mer te dhenat nga Greqia si lehin andej per ne ,leh edhe ti ketu.Se kush ishte Sali Butka nuk ka mbetur ne doren tende e as te grekeve ta vleresoni e gjykoni ,po keshtu edhe per vrasjen e A.Hajdarit !Nanon etj .Keto jane ceshtje te Shqiptareve jo tendet se ti je nje agjent grek ,duke bere njekohesisht edhe spiunin edhe provokatorin edhe dizinformatorin,hiqesh se te vjen keq se na qenke nenshtetas shqiptar,e paske akses te gjykosh per punet tona Hiq dore nga perzierjet me ceshtjet e Shqiptareve.Sherbeju me zell grekomaneve shoviniste , por rri larg nesh ,se do ti shohesh vete rezultatet e agjentures suaj ndaj shqiptareve.

  • Ben more zoti Janullatos te largoheni nga drejtimi I kishes ortodokse shqiptare! Tashme ate kishe mind ta drejtojne vets shqiptaret duke te falenderuar per ndihmen are dhate! ….

  • E bardha behet e zeze dhe anasjellash per historine qe eshte fallsifikuar nga koka tek kembet …Historikisht tradhetaret e Kombit jane nderuar dhe nderohen akoma sot .Kjo tregon edhe njehere krizen e thelle te idenditetit qe kalon vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *