Replikë për intervistën e Luftar Pajës / Beu mbetet bej dhe bujku bujk (?!)

redaktor

Në një intervistë në gazetën DITA më bëri përshtypje që i quajturi Luftar Paja, na qënkej brengosur shumë për të ashtëquajturit “Këshilltarët e Hekalit”, dhe se si ai plaku matuf nga Gorishova, që kishte rrëfyer ngjarjen, nuk e dinte të vërtetën! Po ju ku e dini të “vërtetën” apo keni autorësinë e saj për ngjarjen? Duke perifrazuar atë që është servirur këtij populli nga diktatorët, ju edhe në këtë rast pa asnjë provë juridike thoni se, këta janë arrestuar dhe vrarë nga Ballisto Gjermanët! Jo “shoku” Luftar! Nuk ka lidhje ngjarja fare as me Gjermanët, as me kreun e ballistëve të zonës Kujtim Bej Cakrani! Tashmë dokumentat janë aty, dhe në të gjitha deponimet ata janë marrë dhe vrarë nga Isuf Hasani, si hakmarrje ndaj vrasjes së dy vëllezërve të tij, që ishin vrarë duke punuar tokën në arë.
Ju përmendni se, ju paskam folur unë dhe ju më keni refuzuar pasi morët vesh se isha djali i Kujtim Bej Cakranit! Për njohuri: Unë as kam dashur dhe skam ndërmend t`ju takoj ndonjëherë për shumë arsye por, po të përmend vetëm njërën! Niveli im shoqëror që i përkas nuk ma lejon, ndërsa ti ndoshta ke kompleksin e inferioritetit ndaj meje, për shkak të titullit të fisnikërisë, Bej, por fati këtë na rezervoi të dyve, ku disa janë Bej, dhe disa janë Bujqër në këtë vend.

Nuk po zgjatem më “shoku” Luftar sepse, nuk e kuptoni dot atdhetarizmin e familjes Cakrani.
Në intervistën tuaj duke na etiketuar si Ballist dhe mendoni se na vini në vështirësi me këto terma të stërkonsumuar nga gjykatësi kohë. Jo “shoku” Luftar, jam shumë krenar, sepse familja e madhe CAKRANI, i ka filluar përpjekjet e saj duke dhënë një kontribut dhe një vepër atdheut, që shumë pak e kanë dhënë për të, duke filluar që nga koha e Tanzimatit në vitin 1847…

 

Shënim: Botuar me shkurtime. Lexuesit le të nxjerrin vetë konkluzionet e tyre

 

Letër e nënshkruar,

Luftar Cakrani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *