Aksioni në të cilin aktivistët e Lëvizjes Për Unversitetit qëlluan me vezë kryeministrin e vendit, ndërkohë që ky i fundit sapo kishte përfunduar takimin propagandistik të radhës, kësaj here në vatrën e dijes të cilën po e shkatërron përmes reformës klienteliste, pati bujë të madhe gjithandej. Ishte hera e parë që qëllohej, edhe pse simbolikisht, një funksionar shtetëror i sërës së tij. Buja ishte e madhe, e reagimet të larmishme. Nga një konstatim i thjeshtë, në auditore, në biseda të ndryshme, në rrugë, në rrjete sociale, në qendër të qytetit por edhe në fshatra periferikë, kupton se kjo protestë e studentëve është mbështetur dhe pëlqyer gjerësisht. Madje pritet prej tyre që t’i shkojnë edhe më tej përpjekjes në mbrojtje të universitetit.
Si pothuajse gjithmonë, nuk mund të shmangej as në këtë iniciativë tentativa e bandave partiake për ta keqpërdorur për interesin e tyre të momentit kuazën e drejtë të lëvizjes studentore. Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike, e cila ka dhënë një nga kontributet më të mëdha në degradimin e arsimit të lartë në vend, e cila disa herë gjatë qeverisjes së saj tentoi të miratonte të njëjtën reformë privatizuese dhe shkatërruese për arsimin e lartë, të cilin e jetësoi qeveria aktuale, u përpoq të përfitonte nga momenti, por u distancua fuqishëm prej Lëvizjes Për Universitetin. Me çfarë fytyre dhe morali politik mund të solidarizohen me këtë kauzë të kollarisuritut e PD-së, shumicën e të cilëve i shikon mëngjesi e darka nëpër auditoret e diplomoreve private që sponsorizuan këtë reformë shkatërrimtare për arsimin e lartë?!
Nga ana tjetër, përmes kreut të saj, qeveria e cila e ka kthyer policinë e shtetit në shërbëtore të interesave të ngushta e klienteliste, me paturpësinë më të madhe tentoi ta mohonte dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve të shoqëruar në polici. Si në momentin e protestës, gjatë ndalimit të padrejtë dhe të paligjshëm, por edhe brenda ambienteve të komisariatit, studentët janë dhunuar sistematikisht, fizikisht dhe psikologjisht. Dhunë është futja e policisë brenda ambienteve universitare, dhunë janë goditjet, shtyrjet, sharjet, presioni, kërcënimet: dhunë që herët a vonë i kthehet kokës çdo pushteti policor e anti-popullor!
Nuk munguan as opinionet në lidhje me këtë aksion, nga qytetarë të ndryshëm, nga shoqëria civile, dhe sigurisht nga opinionistët/analistët e qeverisë. Këta të fundit nuk ka sesi të jenë objektivë, për aq kohë sa zgjedhin të bëjnë tellallin e qeverisë që ka nxitur revoltë përmes politikave të saj të padrejta, shkatërruese dhe represive ndaj masës së gjerë dhe të pambrojtur të qytetarëve. Këto “analiza” mund të jenë veç ironike, cinike, shpotitëse, subjektive; shkurt: të pavërteta të mëdha.
Në të përditshem “Dita” janë publikuar në ditët e kaluara dy opinione të cilat përpiqen të delegjitimojnë aksionin dhe përpjekjen e Lëvizjes Për Universitetin, duke dashur të legjitimojnë dhunën e qeverisë së delegjitimuar tashmë. Respektivisht, dy shkrimet janë: “RADIKALIZIMI ‘OMËLETË’ NUK NGJALL SHPRESË”, më datë 4 nëntor, dhe “STUDENTËT ‘PËRFAQËSUES’, MAKE-UP-I DHE NJË REPLIKË”, më 5 nëntor. Si aktivist i Lëvizjes Për Universitetin e shoh si detyrim për t’i bërë disa sqarime publike kundër këtyre opinioneve që do të linin për të dëshiruar edhe sikur të lexoheshin vetëm nga edramistët e thekur. Sigurisht, ky shkrim nuk ka qëllim të bindë autorët e shkrimeve të lartpërmendur, sepse ata i ka bindur interesi i tyre i ngushtë i lidhur me atë të qeverisë. Kjo është një përpjekje e thjeshtë për të qenë korrekt me studentët, pedagogët, prindërit dhe gjithë qytetarët e interesuar për fatet e universitetit dhe gjithë shoqërisë.
Në shkrimin e parë, autorin nuk e shqetëson aspak gjendja e arsimit të lartë në vend, shkatërrimi që po vazhdon t’i bëhet, por e ha meraku për imazhin, e sidomos për rehatinë personale që mund t’i prishet prej vezëve. Madje madje, sipas tij nuk duhet të merremi fare me universitetin, sepse kemi halle më të mëdha, si p.sh: reformat që do të na integrojnë në BE, etj. “Prof.Dr”-ja, autori, duket sikur këto tituj i ka marrë në ndonjë kurs të partisë në pushtet dhe jo në universitet. Asgjë nuk di për kushtet skandaloze të studentëve, në auditore e konvikte, për problematikat e panumërta që i shoqërojnë përditë.
Studentët nuk janë rehat zotëri, përkundrazi janë shumë më keq nga sa e mendoni ju prej kolltukut, prandaj edhe protestojnë. Veza sot ju duket akt barbar/kriminal (!), por nesër mund t’ju duket karamele nëse kjo qeveri e shitur tek privati vazhdon me politikat e saj të mbrapshta në kurriz të studentëve dhe të gjithë shoqërisë! E sa i përket imazhit, integrimit në BE që po u rrezikoka nga një vezë (ndërkohë që në zemër të Europës studentët i vënë zjarrin qytetit për të kërkuar të drejta e tyre!), përrallave për arritje e suksese historike ndërkohë që studentët e qytetarët përballen me më shumë vështirësi dita-ditës, këto nuk i ha më askush. Realiteti i përditshëm i universitarëve është universiteti, të cilin, pavarësisht derexhesë ku e kanë katandisur, do ta mbrojmë dhe do të bëjmë çfarëdo për ta përmirësuar. Me çdo kusht!
E sa i përket shkrimit të dytë, duke ironizuar dhe duke i bërë moral studentëve të sotëm, autori jep një argument banal se si studentët e viteve ’90 paskan dëgjuar muzikë rock dhe paskan lexuar letërsi klasike, rrjedhimisht paskan qenë “çuna bibliotekash”. Ky “argument” shpërfaq njëherazi inferioritetin kulturor të artikullshkruesit, por edhe një antagonizëm në “argumentin” e tij. E di zotëria se kush ishin shkrimtarët klasikë? Ka dëgjuar ai ndonjëherë për Majakovskin? Po Tolstojin që ai e citon, ka lexuar citatet e tij radikale ku i thur elozhe punëtorëve dhe anarkizmit? Apo për të, ta përmendësh Tolstojin në një shkrim dmth që të tregohesh i përndritur para masës. Jo, Tolstoi nuk është vetëm përmendja e tij “trendy”, por është vetë thelbi i tij dhe i tërë shkrimtarëve klasikë – është jehona e një thirrjeje për rebelim ndaj autoritetit dhe shtypjes.
Po muzia rock ç’është për zotërinë “trendy”? E di ai se si muzika rock ka lindur si shprehje e rebelimit të të rinjve kundër autoritetit politik, familjar dhe ekonomik? Për më tepër, do të na tregojë se po i njihka dhe “Pink Floyd”? Por i njeh vërtet, apo edhe këta i ka vetëm për të na shitur mend? E ka dëgjuar zotëria trendy këngën “Hey You” të Pink Floyd? I kujtohen vargjet: “hej ti, mos ju ndihmo atyre që ta varrosin shpresën; mos u dorëzu akoma pa luftuar!”? Këto vargje i kushtohen mu atij dhe sojit e sorrollopit të tij – frikacakavë që kur të tjerët sjellin shpresën, ai merr anën e pushtetit dhe me pallavrat e veta ndihmon që të shuhet ajo. Apo, ky dashamir i “Pink Floyd” a e ka dëgjuar “A Great Day for Freedom” dhe ta kuptojë se në fakt ajo që ai thotë dhe ajo që thuhet tek këngët e këtij grupi, janë diametralisht të kundërta?
Kështu që, ky “çun biblioteke” e paska keqkuptuar letërsinë klasike, muzikën rock dhe vetë konceptin e studentit. Një jetë e tërë me keqkuptime. Studenti është e kundërta e asaj që thotë zotëria. Studenti është lokomotiva e shoqërisë. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë në çdo vend dhe në çdo kohë. Historia lëvizet nga forca e rinisë që kërkon ndryshimin, edhe në qoftë se këtij ndryshimi i frikësohen butakët. Ndryshimin e bëjnë trimat. Frikacakët ngelin duke keqkuptuar, keqlexuar, keqdëgjuar, keqvepruar dhe keqjetuar. Jeta është e trimave. Frikacakaëve s’u ngelet tjetër veçse t’i akuzojnë trimat pse po kanë guxim të jetojnë.
E pavarësisht kritikave të pavenda, shpifjeve dashakeqe, ironisë dhe cinizmit, rruga e Lëvizjes Për Universitetin është e qartë, paçka se e vështirë. Parimet dhe kërkesat tona janë të destinuara të jetësohen, sepse janë të drejta. Mbështetja dhe solidarizimi janë gjithmonë në rritje, pikërisht sepse kemi të drejtë, jo për vete, por për gjithë shoqërinë.
Në këtë aspekt, përpjekjen tonë e vazhdojmë ditën e mërkurë, 11 nëntor, ora 11:00, nga Korpusi Universitar drejt Kryeministrisë! Kundër dhunës së shtetit policor! Për arsimin publik falas dhe cilësor!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!
*Autori është aktivist që kundërshton ligjin për arsimin e lartë

Bravo!
Keta jane neomarksiste. Turp qe jane student. Turp qe jane jashte burgut.
Kurse ti turp qe ke keto mend.
Kisha kohe pa lexuar nje shkrim per te qene me gazetat tona neveritese. Nje bravo te madhe..
Sa injorant. Imaagjino ca brezi studentesh injorante.
Studente te nderuar, agjutante te studenteve gjithashtu….E keni pyetur ndonjehere veten pse diplomat tuaja nuk njihen me bote? Pse bota nuk afrone Pune per ju edhe pse mbani kartona Masterash, apo PhD???.
Shikoni needs shkolle dhe shkermoqni librat, boll u moret me aventura. 100-te here te nderohet qeveria ne shqiperi, ju perseri nje te njejtin pozicion do te jeni, me ate te injorantit, dhe shkopit te hales….
@Shqipe
Oj shkabë, në fakt do kishe një të drejtë në pikën kur flet për mosnjohjen e diplomave nga tregu botëror. Do kishe të drejtë nëse do t’u referoheshim diplomave të “Kristalta”, që “UFO”-t e ardhura nga s’dihet se ku në mesin e të diplomuarve në Shqipëri, rendin me galop në tregun e punës, duke i ngjeshur fortë mamuzet në trupin e kalit “Çil”. Por bota ende nuk e ka marrë vesh se ç’letra për fshirje bythe ofrohen tek universitetet, që ligji shkatërrues i arsimit të lartë u ofron klientë me bujari.
Bota nuk u ofron punë të diplomuarve në Shqipëri sepse nuk e njeh sistemin arsimor shqiptar, rrjedhojë kjo e politikës, çka ka bërë që të mungojnë marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe jo sepse “kartonmbajtësit” janë të gjithë të paaftë për ta merituar atë punë. Nuk dua t’i hyj shpjegimit të gjatë, duke të dhënë shembuj shqiptarësh të suksesshëm në botë, edhe me këto diploma në xhep, por nëse trurit nuk i jep vetëm ushqim vetëm ideologjik, por edhe kulturor, këtë gjë mund të arrish ta mësosh edhe ti. Është e tepërt të të shpjegoj sesi qenia jashtë Evropës të lë, po ashtu, edhe jashtë tryezave ku bisedojnë e ndërveprojnë si partnerë të barabartë vendet evropiane.
Me sa duket moj sorrë, ty nuk të bëhet vonë për gjendjen e arsimit. Me çka shkruan tregon se nuk e njeh arsimin e lartë. Madje mendoj se fjalët e tua janë prodhuar nga xhelozia e një personi të paarsimuar. Ajo që ty të shqetëson është qeveria, e cila nuk u dashka “prekur” e kundërshtuar. Ti moj laraskë arsyeton sikur studentët e kanë me qeverinë dhe jo për arsimin. E shkreta ti!
Uroj që të kesh interesa personale që të lidhin me qeverinë, për çka të bën armike me çdo “armik” të saj. Përkundër, nëse këto fjalë të pakuptimta që ke shkruar janë rrjedhojë e ndonjë pasioni politik apo partishmërie qorre, atëherë nënçmimi për ty do të ishte një ndjenë që nuk do kishte vend tek askush dhe vendin e tij do ta zinte jo vetëm keqardhja për nivelin tënd kulturor e intelektual, por ndoshta edhe për gjendjen tënde mendore.
Nuk jam i sigurt në je shqipe apo sorrë që ushqehesh me kërma.Të kesh turp për ato që ke shkruar.Nëse diplomat e universiteteve tona nuk njihen në botë nuk është faji i të rinjve tanë një ndër të cilët është edhe autori i shkrimit.Në vënd ta përgëzosh vjell vrer mbi ta.Një shtet që nuk investon për arsimin nuk ka të ardhme.Kurajo të rinjve që i kundërvihen pushtetarëve të pashpirt,injorantë,hajdutë e kriminel që vrasin pëditë ëndrrat e të rinjve.Le të binden edhe një hera ato që kanë besuar tek hajdutët e radhës se janë gjysma e së njëjtës bajgë që rrota e qerres rastësisht i ndau më dysh.
laraske mjerane, qe nuk ben per gje pervecse te rrotullosh ate shkopine e hales qe permende dhe qe te shkon aq shume ty
Te lumte Shqipe!
Aqo
se di a je gjithmone i njejti ,ai i Savres apo jo
por sidoqofte ,per cfare i lumte atij analfabetit funksional me siper ??
Aqo kujdes , se cdo qeveri e do sa me injorant popullin e vet
e ka me te lehte sundimin .
dhe sidomos kujdes me denigrimin e rebeluesve ,
ne e kemi te domosdoshem rebelimin …mos harro cfare te coi ne Saver
por sidomos pse qendruat atje ….kujdes Aqo
Respekt AKTIVISTIT
dhe DITES qe jep hapesire replikimi .
E drejta e fjales eshte fillesa e lirise .
Duke qenë dakord me frymën e shkrimit lidhur me problemet e shkaktuara së fundi nga ligji i arsimit të lartë, do të ndalesha tek 2-3 gjëra që mendoj se autorit i kthehen bumerang, pasi shprehin një frymë anarkiste, që nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë, në emër të së cilës, me të drejtë, studentët kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar.
Së pari, është shumë e vërtetë që nuk rrezikohet, as integrimi e as gjë tjetër nga një vezë, kush thotë të kundërtën, në rastin më të mirë është një dashakeq. Mirëpo, hedhja e një veze ndaj kryeministrit patjetër që do të vërë në lëvizje forcat e gardës, sepse detyra e tyre është të ruajnë që kryeministrit të mos i hidhet asgjë, ndryshe përse do duheshin. I bie që kryeministri të lëvizë rrugëve i pambrojtur dhe mbi të të hidhen jo vetëm vezë por edhe gurë, tulla, madje edhe bomba. Në këtë pikë nuk ka vend ajo çka shkruan artikullshkruesi se është “Dhunë është futja e policisë brenda ambienteve universitare…”. Në të tjera kushte, do të ishte dhunë, por jo kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kryeministrit. Vërtetë një vezë nuk i shkakton asgjë askujt, por kur fillojnë të hidhen sende të ngurta ndaj kryeministrit ata duhet të veprojnë menjëherë. Germa “dh” e nenit 5 të ligjit “Për arsimin e lartë” thotë shprehimisht:
“Neni 5
dh) garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre. Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Cenimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi”. pra ndodhemi në kushtet kur policia ndërhyn pa asnjë kërkesë paraprake, sepse ndodhemi në kushtet “e kryerjes së një vepre penale flagrante”.
Nëse goditjen me sende të ngurta ndaj kryeministrit nuk e konsideroni vepër penale flagrante ky është problemi juaj. Edhe prania e forcave të rendit aty është e justifikuar nga zhvillimi i veprimtarisë ku merrte pjesë kryeministri dhe nuk përbën asnjë shkelje të ligjit. Nëse kjo polici i ka tejkaluar të drejtat ligjore në trajtimin e studentëve të ndaluar, kjo pastaj vlen për t’u gjykuar dhe autorët duhet të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit.
Së dyti, thoni se do ta mbroni universitetin “me çdo kusht!”. Me çdo kusht është togfjalësh anarkist dhe s’ka asnjë lidhje me demokracinë, në emër të së cilës protestoni. Me cilat kushte, edhe me ato kur përdoren mjetet e dhunës fizike? Nëse keni parasysh dhunën fizike, kjo gjë çlegjitimon çdo kërkesë të drejtë tuajën, nëse kemi të bëjmë me një frazë të paplotë, ku mbase është dashur të thuhet “me çdo kusht, brenda të drejtave tona demokratike”, kjo e ndryshon thelbin, por që mbetet për t’u sqaruar për të mos u kthyer në bumerang. Personalisht jam pro protestave të studentëve, si një shtysë për ta nxjerrë arsimin e lartë nga bataku ku e kanë futur ky ligj, i cili parasheh mundësinë që edhe të mund të mbetemi pa arsim publik, çka është një thikë në shpinë të shteti dhe të shoqërisë, pasi është ky arsim dhe jo ai privat që siguron të ardhmen e një shoqërie, përmes planifikimit që në të ardhmen, kur brezat e intelektualëve të plotësojnë qerthullin e tyre biologjik, vendi të mos mbetet pa kuadro të lartë. Arsimi publik nuk është privilegj i shtetit për individin, por është një detyrim i shtetit ndaj shoqërisë, për t’i siguruar asaj të ardhmen përmes shkollimit të individëve të caktuar.
Së treti, shembujt me Majakovsijn dhe me thurjen e elozheve për klasën punëtore dhe anarkinë në shkrimet e Totstoit, qofsha i gabuar, por më duket janë shenja se ky grupim studentor është me frymëzim nga ekstrem (posaçërisht të majtë), që e sheh edhe dhunën si mjet për përmbushjen e synimeve. Tolstoi dhe Majakovskij janë shembulli më i keq për të ilustruar dobinë e mjeteve dhe mënyrës së të protestuarit në një shoqëri demokratike. të evokosh këtë letërsi revolucionare një shekull më pas më duket jashtë realitetit. Majakovskij ka qenë figura më e shquar e lëvizjes që quajtur “Futurizmi Rus”. Me kundërvënien ndaj masakrës që kryhej në Luftën I Botërore, në emër të luftës ndaj mënyrës tradicionale të jetesës, ai njëkohësisht ngriti lart edhe Revolucionin shkatërrimtar Rus, si ngjarjen që i dha fund kësaj mënyre jetese. Kuptohet, me këtë nuk dua të them se Majakovskij ka qenë komunist, ndonëse pas vdekjes Stalini e nderoi atë si poetin më të mirë të periudhës sovjetike, por që ishte një njeri i cili legjitimonte dhunën e një revolucioni pa ide, kriminal dhe plot anarki, për të realizuar synimet e veta. Nëse ky grup studentor e sheh realizimin e qëllimeve të tyre me çdo mjet, kjo s’është tjetër veçse ekstremizëm i frymëzuar ideologjikisht, çka në thelb e politizon problemin dhe ia mungon veprimit të tyre mbështetjen e publikut të gjerë. E theksoj, jam me studentët, por jo me ata që deklarohen se do të përdorin ç’do mjet apo kusht për ta realizuar të drejtën e tyre.
Ne dy pika mendoj se e keni keqkuptuar aktivistin.
Kur thuhet se “Dhunë është futja e policisë brenda ambienteve universitare…”. eshte fjala se universiteti eshte i studenteve, dhe nderkohe qe kryeministri nuk ka marre mundimin te takohet me asnje prej studenteve , nuk eshte e drejte ( eshte dhune) te perdoren mjediset universitare per takime biznesi. dhe nuk mendoj se studentet kur gjuajne kryeministrin qe i ka injoruar per dy vjete rrjesht do te duhej ta qellonin me lule.
Se dyti shkruani se” Nëse ky grup studentor e sheh realizimin e qëllimeve të tyre me çdo mjet” dhe pastaj vazhdon te fantazoni kjo eshte puna juaj sepse aktivisti nuk permendi ndonje mjet konkret qe ju te keqkuptoni dhe te tregoni standartet e shoqerise demokratike.
Po te jete per raste kur edhe shoqeria demokratike ka nje cak durimi dhe disa kushte te vecanta kur bisedimet e kane nje fund.( megjithese bisedime me studentet nuk kane ndodhur kurre me gjithe kerkesen e vazhdueshme te studenteve)
Kujtojme forcat e NATO-s dhe SHBA filluan bombardimet kunder krimineleve serbe., dhe parimet demokratike besoj se i perfshijne keto norma.
Jam plotesisht dakord me arikullshkruesin .Te dyja artikujt e meparshem per studentet mu duken te peshtire dhe me kujtuan balten qe hidhte komiteti qendror mbi studentet e dhjetorit.
Kete rradhe besoj se jane inspiruar ne seline e Shqupit ose ne seline e komitetit te partise se Tiranes.
Detyra jone eshte ta mbrojme kryeministrin kur na mbron.Nuk behet kijameti se u godit me veze.Me mire me veze sot qe te mos arrihet tek guret dhe kallashi.
Rama ka alamet sallash ne kryeministri cfare do qe ben mbledhjet me biznesin ne shkolla apo mbledhjet e qeverise neper hotele?Pse provokon apo teston?
Sa duket qe ti je artikushkruesi dhe ke bere 3-4 komente me emra te ndryshem. Kuptohet nga debizilizmi i njejte. Sa delirant i pshtire o lumemzi. N hape barkun. Ik lexo atje ate bej.
je vertet ne kolo
Autori eshte nje parazit,qe duke qendruar shtrire me goje hapur,pret ti bjere ndonje dipllome ne surrat,qe mbasandaj te ngrihet dhe me kostum dhe kollare,ti veje menderjet e tij te atrofizuara,ne ndonje karrige institucioni shteteror(pasi privati nuk e qas as ke dera).
Levizja me 10 veta per universitetin, shumica veriore te PD doni te ndryshoni ligjin e arsimit te larte (qe deri tani KA PRODHUAR VETEM BYLMEZA), edhe ky fakt tregon nivelin tuaj, tmerresisht te ulet jo vetem kulturor, por ne menyre te vecante aresimor.
Dikush e ka ndihmuar kete “student” per t’i treguar dicka nga Tolstoi, se matematikisht eshte e pamundur qe vete te kete lexuar ndonje faqe nga Tolstoi.
Universitetet e sotme te pajisin vetem me diplome KAMARIERI.
Mjeshter. Per dhunen mos u anko. Perdoret dhune, prit si kunderpergjigje dhune.
Ne momentin qe dikush ngre doren per te hedhur dicka ne drejtim te presidentit apo kryeministrit, askush nuk e sheh se cfare ka ne dore. Ka nje bombe, nje thike, nje veze, domate, apo tulle.
-Si i tille ti duhet te maresh parasysh edhe kunderveprimin e trupave te sigurise te cilat shoqerojne personalitetet.
-Ata jane trajnuar qe ne raste te tilla te asgjesojne agresorin. Pra te te vrasin o djalosh, dhe ligji nuk i denon por i shperblen.
-Kjo ndodhi para nje muaji ne SHBA, kur nje femije drejtoi pistoleten loder ndaj policise dhe keta e vrane. Kerko se e gjen ne internet. Apo kur u qellua Berluskoni me tulle, para disa vjetesh. Trupat e sigurise e bene te vdekur agresorin.
-Prandaj kur beni veprime te tilla, merni parasysh se mund te hani edhe koqen e plumbit. Prandaj ajo dhune eshte lule per ju.