MESAPLIK e rrethina – Pasi këputi me dhëmbë cepin e fundit të letrës së cingares, 75 vjeçari Derro Dërraj e ndezi, e thithi njëherë thellë dhe psherëtiu i brengosur: “Duan të na e marrën djalën”.
I moshuari nga Lumi i Vlorës, sapo kishte marrë në dorë të dhënat e një sondazhi të zhvilluar në ishujt Fixhi, ku popullsia me shumicë ishte dakord për Edi Ramën kryeministër.
“Rrezik do jetë na ata ishujt ku shkonte e xhishej gollomesh kur jeshte i ri. Andaj e duan. Po pse o viran pse, nuk të mjaftonte Sazani, të shkoje të xhisheshe për qejf?”
Xha Derrua nuk dinte kujt t’ja shfrynte inatin më parë. Sondazhi i Fixhit ishte i fundit në aradhën e mandatave të zeza që kishte marrë këtë javë. Gjithë vendet e botës kërkonin djalin e Kristaqit për t’i drejtuar e për t’i vënë në udhë të hyqymetit.
I pari e nisi një gazetar francez me banim në Shqipëri, Sharl dë Bol, i cili një moment lajthitjeje vendosi të italianizohej e të vetëquhej Karlo Boljeri. Në gazetën e tij “Shqiptarka pikon”, Sharli organizoi një anketë menjëherë pasi kryeministri shqiptar vendosi t’u çojë pepinove nja 30 heqimë, si për t’u kërkuar ndjesë pse i hodhëm në dët në njëzetën.
Ishte topthi i parë i dëborës që u rrokullis e u bë ortek. Doli se italianët e donin që atë çast Ramën për kryeministër të tyre, ose në rastin më të keq, President.
Në vijim edhe Franca u bëri thirrje shqiptarëve të merrnin për lider Manol Makronin, dhe të sillnin Edin.
Anxhela e Gjermanisë nuk priti të turpërohej: I shkrojti një letër të hapur Taulant Ballës, ku i kërkonte që PS-ja ta lëshonte Edin me PPP për 5 vjet për nevojat imediate të Rajhut.
Taulanti ja ktheu se edhe nëse Edi vinte në Berlin, “ai do të jetë kalimtar, neutral, dhe nuk do përzihet në cic-micet tuaja të brendshme. Vetëm sa të vërë rregull dhe kaq. Por për vendimin final do duhet të prisni”.
Befasisht të gjithë e donin Edin, o për kryeministër, o për mbret.
Pas të 30-tëve të Italisë, famën si organizator i shkëlqyer e përforcoi gjesti tjetër i tij i hatashëm: Me urdhër të prerë, 30 e ca shqiptarëve emigrantë të ngecur kushedi sesi në Kapshticë, në tokë neutrale në anën tjetër të globit, iu çuan rregullisht nga tre duaj shkarpa në ditë, që të ndiznin zjarr e të mos mbërdhinin.
“Do na e marrën,” psherëtiu edhe një herë Derro Dërraj dhe hodhi sytë tutje, tek po afrohej shoku i tij Shemo Shemaj. “Hë dermaan,” i tha, “ka nonjë haber?”
“Po ja,” u përgjigj Shemua pasi u mbush me frymë, “shokët e Vlorës më thanë se Edi ka qëndruar si burrë. Pa shëruar gjithë shqiptarët, nuk lëviz këtej, tha. Bile po u shëruan shpejt, do t’i sëmur që t’i shëroj prapë, tha. E për të ikur nuk iki!”
Xha Derrua u përlot.
“Trim i xha Derros!” përshpëriti dhe e gëlltiti ngashërimin bashkë me nja tre hurba raki, “e shikon o Shemo! Nuk vdes Shqipëria jooo!”
*****
SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike antipiretike, anti-virale, anti-piramidale.
U lutemi gjithë vëndeve të botës të bëjnë durim. Sa të bënet gati Edua i madh, Sharli ofron pa shumë ndryshime Edon në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=kGJ6pvIe5hI&feature=youtu.be

Ahuhahaha. Nuk e di per Francen, Italine e Gjermanine, po ne ishujt Fuxhi e kerkojne se kishte ikur pa paguar, zakonish dihet qe aty ka leke me bollek se thone qe i fshehin neper guaca qe i gjejne ne det. Po i kishin thene qe i kishin marre te gjitha leket dhe s’kishte me per te. Prandaj vendosi te vinte ne Shqiperi pa kapele dhe nuk dihet kur do ti beje leket gati qe te jete ne rregull me ata andej. Se ne jemi mesuar, por po vodhe ne ishujt fuxhi te pin e zeza. Dhe ma perqafoni nga larg ate xhajen dhe thuaji qe kur ta legalizoje Vini do ta respektojne çunat e lagjes te pakten.
O derr i Doses, do ti nuk do ti, kutu e kini Ramen, me breke, pa breke, si ta kini midene, ai nuk ua prish qejfin, megjithse nuk eshte me dhe aq i ri. Hajde te fala samarxhinjve !
Kur njerëzit bëhet tifozë të liderve, pa dyshim e kanë humbur lirinë, siç humben paratë në bast.
Nga ana tjetër, politika në një mjedis tifozësh nuk ka sesi të respektojë lirinë as të drejtat e njerëzve, por thjesht punon të kënaqë tifozët. Tifozët nuk kënaqen duke respektuar lirinë e tjetrit…
Fiks si në futboll. Klubet luajnë për rezultat e për para dhe asnjëherë nuk mbajnë përgjegjësi kur humbin. “Është sport”- thonë.
Keni parë ndonjë klub që blen lojtarë duke pyetur tifozët?! Normal që jo. Këta të fundit nuk kanë liri as për të menduar. Ata duhen vetëm për të ulëritur…
Edhe politika e shoqërisë së tifozëve këtë bën. Madje për ti bërë tifozët të ndjehen sa më mirë edhe shembujt ua marrin nga futbolli. Nuk është rastësi që pushteti sjell gjithnjë si shembull Cristiano Ronaldon…
Prandaj nuk vihet në bast liria, aq më tepër kur mezi e fiton.
Këtë mësim, nëse se kemi mësuar tash 30 vjet, nuk ka shans ta mësojmë më.
Militantizmi dhe tifozllëku politik mban në këmbë politikën me motor të djegur.
#ristartlirisë#
Ore e moret vesh lajmin e fundit nga ERTV? 🙂
Ne pike te hallit spitalet ne Angli. Kryeministri merr cercafet nga shtepia. As nuk krahasohen me ne.
🙂 🙂
Gramozi me lot ne sy i futi nje te perqafuar liderit suprem dhe i tha ne vesh:Te dua o te q.fsha udhet.
moter mamica tha:vetem mos ike vella se ta dergon motra shapkstin me lakra atje ne kullen e suerelit.Vetem na kendo ne erbith tv ate kengen e trimerise Balon tauke balon tabake qe dhe plaken Mekel ta zeje drika
Hahaaa 🙂
Ne gjithe boten thone qe fjala e bute dhe e sigurte e eksperteve bind qytetaret per te zbatuar rregullat me shume se cdo lloj kercenimi apo ndeshkimi.
Kryeministri yne vashdon one-man-show ndersa i nxjerrin syte xixa lumturie kur shqipton fjalet “ndeshkim”, “burg”, “shtetrrethim”.
E frikshme…
Por edhe qesharake
Ore qeshni ju qeshni po kur të na i marrrën prej vërteti dhe të.ngelemi jetimë udhëve të botës, ta shikoni…
Se tani jemi të gjithë shqiptarët në Shqipëri ngaqë ka bukë e katandi për të gjithë neve, u frimë e u ngopëm e po u japim dhe t tjerve t hanë.
Asnjë nuk ikën, asnjë nuk emigron, iket nga parajsa mo?
Ama po na morrën këta t udhëheqjes, ngelëm si peshku pa ujë, do vdesim ore, leje sa do na dhemb zemra njëherë
vallahi se ke keq or miliarder,sepse gomarin e qan me lot kur te ngordh se kur e te gjalle ja shqep mire te mjerit.
totalisht dakort me ty or vella emigrant.
amani or qafira,or shejtane po mos na ndllni ters me dhune or te mjere,or qafira,se po na i rrembyen jo qe do ngelemi si peshku pa uje por do zhytemi me keq se gomari ne balte.
😉 🙂
Mos na e merrni Edin se kush do na i qeverisi sirianet
Po shikoja Ramen qe po fliste gjithe pasion se si do na burgos per 15 vite nese thyejme karantinen, dhe po mendoja me vete: ore ku qethet ky?
Jo per gje, por ka nje muaj qe jane mbyllur berberet
O “YLLI” dakort jam une me ty edhe pse kjo duhet te vleje nga te dyja anet :pro dhe contro,,… problemi eshte se si i behet pastaj me mbrapa,, gati i kemi dinozauret per te marre pushtetin. Pyes veten ku jane “5 stelle” – t shqiptare………… fryma e re qe do “pastroje” politiken nga delinkuentet(ne fakt ne Itali nuk eshte se po bejne namin)…… Keshtu qenka politika gjithandej, sa vijne ne pushtet harrojne cfare kane premtuar
Hahahaaaa, goxha shaka e madhe. Labi i shkrete Derro Maloku, hahaaaaha. Pritni kur te behet sondazhi grek nga Karolos Bollanos, do e duan ta saldojne atje ku ishte gjigandi I Rodit. Qe te mbroje Evropen.
Ja, kur do te kenaq, bravo gjermani shqiptar, keep going!
ju flisni kot për Edi K/M,dobiçin e burgajetit!!
ai nuk ikën që këtej sikur nami të bëhet!!
kudo që të vejë hajdarin tim do të ketë!
nuk vjedh dot askund si këtu!!
ore asnjëri nga ju nuk ka shkruar një fjalë për vëllain binjak të alfred cakos!
më duket e çuditëshme si nuk keni thënë një fjalë për të!!video e tij është fantastike,ai tregon që fred cako është një hiç para vëllait të tij binjak!këtë lalin duhet ta bëjmë K/M dhe fred cakon këshilltar binjak të tij!!
ky do të na drejtojë kurse fred cako do të na lidhe me ” të treqindët” e rromës,me fabianët dhe grimsoninanët,me masonët dhe ilumintatët,me reptilianët dhe debilianët!!atëherë do të kemi prosperitet reaktiv a radioaktiv!nuk jam i sigurtë por do të kemi ngjitje marramëndase!!