BBC: Greqia ankohet gjithmonë për minoritetet. Po vetë si i trajton?

Leda Hysa

Një pjesë e publikut grek e ka mirëpritur si një të vërtetë që duhet njohur, pranuar e respektuar, por shumica janë tërbuar nga një artikull i publikuar nga BBC. Artikulli rrëfen vuajtjet ndër vite dhe përpjekjet për mbijetesë dhe ruajtjen e gjuhës nga minoriteti sllavo-maqedonas në veri të Greqisë.

BBC ka intervistuar një anëtar të këtij minoriteti, të panjohur nga ana e Greqisë. Ai është një 90-vjeçar, të cilit gjiganti mediatik britanik i publikon vetëm emrin për ta mbrojtur nga hakmarrja e nacionalistëve grekë që refuzojnë të pranojnë se brenda kufijve të shtetit të tyre ka edhe etni të tjera.

I gjithë reportazhi është ndërtuar mbi rrëfimet e të moshuarit, fakteve e provave historike, por edhe vëzhgimeve në terren. Të gjitha këto tregojnë se ndaj sllavo-maqedonasve në veri të Greqisë janë përdorur të njëjtat metoda asimiluese si ato ndaj arvanitasve, apo çamëve. Atyre u është mohuar etnia dhe në dokumentet zyrtare quheshin dhe quhen ende si “pakicë gjuhësore”, ose “grekë dygjuhësh”. Në rastin e arvanitasve, propaganda dhe makineria nacionaliste greke ka funksionuar duke u munduar që të shkëpusë lidhjet mes tyre dhe shqiptarëve të sotëm. Grekët i quajnë “arvanitas”, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë “alvanos”, si dhe mohojnë me këmbëngulje lidhjen gjuhësore.

Në rastin e çamëve u përdor feja. Myslimanët u quajtën “turq” dhe të krishterët u asimiluan. Pavarësisht të gjitha këtyre masave, në disa fshatra në kufi me Shqipërinë e deri në Pargë flitet ende shqip.

E njëjta gjë ndodh edhe me minoritetin maqedonas. Këngët dhe gjuha maqedone ishte e ndaluar. Për grekët ajo ishte dhe është një dialekt i bullgarishtes dhe folësit e saj grekë të sllavizuar.

Për këto dhe të tjera paralele të asimilimit të minoriteteve në Greqi lexoni reportazhin e plotë të BBC:

Minoriteti i padukshëm në Greqi – Sllavo-maqedonasit

Me ratifikimin e marrëveshjes që i jep Maqedonisë një emër të ri, Greqia tërthorazi ka njohur ekzistencën e një gjuhe dhe etnie maqedonase, por sërish vazhdon t’i qëndrojë stoike mohimit të ekzistencës së minoritetit maqedonas në territorin e saj. A do të ndryshojë ky qëndrim tani?

Zoti Fokas është 92 vjeç. Prej vitesh mban si pjesë të pandashme të vetes një bastun me një kokë të fildishtë, i blerë në Rumani nga gjyshi i tij, një shekull më parë. Mendjen dhe kujtimet i ka të freskëta, pavarësisht viteve që ka mbi shpinë.

Një jurist i dalë në pension prej kohës, Fokas flet greqishten formale rrjedhshëm, por sërish ka një theks dallues. Gjuha e nënës së tij është maqedonishtja, e lidhur me bullgarishten dhe e folur në këto pjesë të Ballkanit prej shekujsh. Në shtëpinë e djalit të tij, në një fshat në veri të Greqisë, më rrëfen historinë e thimbshme të minoritetit sllav-folës të panjohur kurrë.

Që në fillim të rrëfimit kujdeset që të saktësojë se ndjehet njësoj, sa maqedonas, aq edhe patriot grek. Ka arsye që të theksojë besnikërinë ndaj kombësisë së tij: për thuajse një shekull, maqedonasit në Greqi kanë qenë objekt i shtypjes, persekutimit dhe mohimit të vazhdueshëm nga të gjitha qeveritë dhe qeveritarët grekë.

Sot, statusi i vendit anëtar në Bashkimin Europian e pengon Greqinë që të ndalojë haptazi këtë minoritet që të flasë gjuhën e tij amtare, por persekutimi i vazhdueshëm e ka dhënë efektin. Maqedonasit ndjehen të përbuzur e përçmuar nëse flasin gjuhën e tyre në publik. Nga grekët gjuha e tyre quhet thjesht “lokale”, pa asnjë përcaktim tjetër.

Maqedonas te Greqise me veshjet e tyre tradicionale ne nje foto te shkrepur ne fillim te shekullit te 20-te

Ata janë zhdukur nga librat e historisë, nuk janë përfshirë në censuset e regjistrimit të popullsisë që prej vitit 1951, kohë kur u përcaktuan si “lokalë sllavo-folës” dhe ekzistenca e tyre mezi përmendet në publik, aq sa pjesa më e madhe e grekëve as e dinë që ata ekzistojnë vërtet.

Kjo “zhdukje” ishte një prej shkaqeve kryesore në përplasjet e gjata mes ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë. Përplasjet duket se u sheshuan me emërtimin Republika e Maqedonisë Veriore, të shtetit që deri në momentin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës njihej nga Athina zyrtare thjesht si Shkupi.

Kur foli në Parlamentin grek në fjalimin ku kërkoi votën e deputetëve për paktin e nënshkruar me Zoran Zaev në qershorin e kaluar, Aleksis Tsipras theu një tabu: ai foli për ekzistencën e sllavo-maqedonasve në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mjafton termi “Maqedoni” në emërtimin zyrtar, për të nënkuptuar tashmë se edhe për Greqinë ekzistojnë maqedonasit, të cilët janë njerëz që kërkojnë të drejtën e tyre. Por, kjo ngre njëkohësisht disa pyetje të vështira për Greqinë dhe historinë e këtij minoriteti atje.

Kur lindi zoti Fokas, rajoni verior i Greqisë, që nga grekët njihet si Maqedoni, sapo ishte aneksuar nga shteti grek. Deri në vitin 1913 rajoni ishte pjesë e Perandorisë Osmane, që ishte në grahmat e fundit të saj. Greqia dhe Bullgaria duke shfrytëzuar këtë dobësi nënshkruan një pakt dhe i shpallën luftë. Pakti mes Greqisë dhe Bullgarisë u prish më vonë dhe një prej arsyeve ishin edhe sllavisht-folësit e këtij rajoni dhe pretendimet territoriale që përplaseshin mes dy vendeve.

Pikërisht në këtë periudhë u forcua identiteti i sllavo-maqedonasve, ashtu siç zoti Fokas citon gjyshin e tij. “Familja ime nuk është as serbe, as greke, as bullgare, por ortodokse maqedonase”, kujton sot 92-vjeçari thënien e paraardhësit të tij.

Por, në fund sllavo-maqedonasit e panë veten të ndarë mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Në pjesën e aneksuar nga Greqia, pjesa më e madhe u dëbua, ata që qëndruan u asimiluan me “hir dhe pahir”. Të gjitha fshatrat dhe qytetet me emra jogreke morën emra të rinj që iu vendosën nga një komitet i ngritur posaçërisht në fund të viteve 1920. Megjithatë, edhe sot disa minoritarë përdorin emërtimet e vjetra.

Në vitin 1936, zoti Fokas ishte 9 vjeç, kur diktatori grek, Janis Metaksa (një adhurues i Musolinit) shpalli të jashtëligjshme gjuhën maqedonase dhe detyroi folësit e saj që të ndryshojnë emrat në emra grekë.

Zoti Fokas e mban mend mirë dhe kujton forcat policore teksa dëgjonin edhe vajtimet nëpër funerale, apo dritaret e shtëpive për të kapur ndonjë që fliste apo këndonte në gjuhën e ndaluar. Kush kapej ndëshkohej rëndë, deri në vdekje.

Gratë që nuk flisnin greqisht mbulonin fytyrën me shami për t’u maskuar prej agjentëve grekë. Megjithatë, e ëma e zotit Fokas u arrestua dhe gjobit me 25 dhrahmi, një shumë tepër e madhe dhe e papërballueshme për familjen e tyre për atë kohë.

“Sllavisht-folësit vuajtën shumë nën regjimin grek të Metaksas. 20 njerëz nga ky fshat, kryetarët e familjeve të mëdha dhe me emër u internuan në ishullin Kos. Vjehrri im ishte njëri prej tyre. U torturuan dhe detyruan që të pinin deri në rrëshirë të shkrirë”, kujton sot i moshuari.

Kur Gjermania, Italia dhe Bullgaria pushtuan Greqinë në vitin 1941, një pjesë e sllavisht-folësve i mirëpritën. Ata shpresonin se veçanërisht bullgarët do t’i çlironin nga regjimi i represiv i Metaksas. Bullgarët pushtuan pjesën lindore të Maqedonisë greke nga viti 1941 deri në 1944. Gjatë këtij pushtimi u kryen shumë krime lufte ndaj grekëve dhe për këtë grekët gabimisht akuzojnë edhe minoritarët maqedonas, të cilët i identifikojnë si bullgarë.

Minoritarë maqedonas që bashkëpunuan me pushtuesit kishte, por shumë të tjerë iu bashkuan më vonë rezistencës së udhëhequr nga Partia Komuniste, e cila në atë kohë mbështeste dhe i premtonte të drejta të barabarta minoritetit maqedonas. Ata ishin pjesë e komunistëve edhe në luftën civile që pasoi më vonë.

Kisha e braktisur e Shen Gjergji si deshmi qe ne Kristalopigjin per greket dhe Smerdes per maqedonasit dikur ka patur jete

Kur komunistët u mposhtën, ndaj maqedonasve nisën sërish raprezaljet, jo vetëm kundër atyre që kishin bashkëpunuar me gjermanët, bullgarët dhe italianët, por edhe ndaj atyre që ishin pjesë e rezistencës së komunistëve dhe të majtës.

“Maqedonasit ishin ata që e paguan më shtrenjtë nga të gjithë faturën e luftës civile. Në këtë fshat 8 persona u gjykuan nga një gjykatë ushtarake dhe u ekzekutuan me vdekje, tetë nga fshati në krah dhe 23 të tjerë nga fshati përballë. Vranë gjyshin dhe nipin e tij, vetëm 18 vjeç”, thotë Fokas.

Në atë kohë, zoti Fokas ishte student në Selanik, por kjo s’ja kurseu arrestimin dhe tre vite burg në ishullin Makronisos, jo sepse kishte shkelur ndonjë ligj, por sepse ishte i biri i një nëne që kishte ndihmuar kunatin e saj që të arratisej nga çatia e një bar-kafeje ku mbahej i ndaluar.

Pjesa më e madhe e të burgosurve në Makronisos ishin elementë të së majtës greke, që u detyruan që të nënshkruanin deklarata pendimi për të shkuarën e tyre komuniste. Ata që refuzonin detyroheshin që të zvarriteshin mbi tela me gjemba, ose goditeshin me shkopa bambuje.

“Shumë gjëra të tmerrshme janë bërë, por ne nuk duhet të flasim për to. Është një ofendim për qytetërimin greke dhe dëmton imazhin e Greqisë”, thotë zoti Fokas.

Mijëra luftëtarë të së majtës komuniste u larguan në ekzil në përfundim të luftës civile. Pjesa më e madhe e tyre ishin sllavisht-folës, që u arratisën në drejtim të vendeve komuniste në Europën Lindore. Gjatë arratisë morën me vete rreth 20 mijë fëmijë, qoftë për t’i mbrojtur nga hakmarrja e grekëve, qoftë për t’i patur si trupa rezervë për një kundërsulm të mundshëm në të ardhmen.

Kur ndodhën këto zhvendosje masive, shumë fshatra u lanë pas të boshatisur, si Krystallopigi, që quhet nga grekët, apo Smërdesh nga maqedonasit, pranë kufirit me Shqipërinë. Dëshmia më e madhe se dikur aty jetonte një komunitet prej më shumë se 1500 shpirtërash është kisha e Shën Gjergjit.

Në vitin 1982, 30 vite pas fundit të luftës civile, qeveria socialiste greke kaloi një dekret që u lejonte refugjatëve të konfliktit të brendshëm që të riktheheshin në vendlindje. Por, rikthimi u lejohej vetëm atyre me etni greke. Maqedonasit etnikë që ishin larguar u lanë sërish jashtë vendlindjes së tyre, jashtë fshatrave dhe tokës, e familjet e ndara gjatë luftës nuk u bashkuan kurrë.

Vjehrri dhe kunati i zotit Fokas që të dy vdiqën në Shkup. Megjithatë, vetë 92-vjeçari thotë se dekreti taktikisht njohu ekzistencën e maqedonasve etnikë në Greqi, megjithëse shteti zyrtarisht asnjëherë s’i ka njohur. “Ata refugjatë lufte lanë pas fëmijë, nipër e mbesa dhe prindër. Çfarë ishin ata, nëse nuk ishin maqedonas?”, pyet Fokas.

Sot është e pamundur që të përllogaritësh qoftë me përafërsi numrin e sllavisht-folësve, apo pasardhësve të tyre në Greqi. Historiani Leonidas Embiricos thotë se janë më shumë se 100 mijë që ende jetojnë në Greqi, megjithëse jo më shumë se 20 mijë e identifikojnë veten hapur si minoritet dhe asimilimi ka bërë të veten, aq sa shumë të tjerë identifikohen si “grekë krenarë dhe nacionalistë”.

Maqedonishtja nuk është e ndaluar prej dekadash, por edhe sot frika për ta folur ekziston. Një burrë i moshës së mesme, banor i një fshati buzë Liqenit të Prespës greke thotë se frika është trashëguar brez pas brezi.

“Prindërit e mi nuk flisnin maqedonisht në shtëpi kur isha fëmijë, nga frika se mos e flisja në publik. E bënin për të më mbrojtur. Nuk e mbajmë më mend se përse kemi frikë që të flasim gjuhën tonë. Ajo po vdes ngadalë. Represioni shumëvjeçar e mbylli këtë gjuhë në shtëpi dhe tani asimilimi po i jep goditjen e fundit”, citohet ai nga BBC.

Megjthëse nuk është e ndaluar dhe nuk rrezikohet më burgu, sërish të flasësh maqedonisht në këto zona mund të të shkaktojë telashe. Djali i zotit Fokas është një muzikant. Ai është pjesë e një bande që mundohet të ruajë traditat dhe këndon në maqedonisht. Një ditë vendosën që të organizonin një festival ndërkombëtar në qendër të fshatit me grupe të tjera, që nga Brazili, Meksika e deri në Rusi.

“Pasi grupet e tjera këndonin, ne mblidheshim dhe këndonim këngë maqedonase. Asnjë prej këtyre këngëve nuk ishin nacionaliste, apo separatiste. Kur do të organizonim festivalin në vitin pasaardhës dhe po prisnim miqtë tanë ndërkombëtarë, autoritetet vendore na ndaluan papritur organizimin e festivalit në qendër të fshatit, megjithëse ata që e dhanë këtë urdhër, vetë i organizojnë pikërisht në këtë qendër eventet e tyre, politike e kulturore”, thotë ai për BBC.

Nje nga protestat e dhunshme kunder marreveshje se emrit mes Athines dhe Shkupit

Në momentin e fundit, festivali u zhvendos në një fushë jashtë fshatit, me skenë e ndriçim të improvizuar dhe mes llucës e ferrave. “Dëmtoi imazhin e Greqisë”, thotë Focas.

“E dini pse festivali dhe këngët u ndaluan në shesh, por jo në fushën jashtë fshatit? Sepse përreth sheshit ka kafene dhe banorët vendas do të uleshin atje dhe thjesht do të shihnin dhe dëgjonin të qetë muzikën. Por, jashtë fshatit ata kanë frikë që t’i bashkohen një eventi të tillë, sepse do të tërhiqnin vëmendjen e autoriteteve nëse do ta bënin këtë”, thotë 92-vjeçari, që i del në krah të birit.

Ratifikimi i marrëveshjes mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut njeh gjuhën dhe etnitetin maqedonas. Ajo është një hap i madh edhe për këta banorë, për t’i zhveshur nga frika e përdorimit të gjuhës mëmë. Por, pakti ka ngjallur edhe protesta shpesh të dhunshme e që në një pjesë të mirë të mbështetura nga kisha ortodokse greke.

Në fund të këtij viti, Greqia do të votojë për qeverinë e re dhe opozita e djathtë po mundohet të kthejë në kapital politik këtë lëvizje, duke akuzuar SYRIZA-n për tradhti. Ndaj, për grekët sllavisht-folës, të cilët nuk kanë kërkuar asnjëherë më shumë se të drejtën për të folur gjuhën e tyre, apo për të ushtruar lirisht traditat e veta në vendet ku kanë lindur, koha për të dëbuar frikën dhe për të dalë hapur, mund të mos ketë ardhur ende.

l.h/ dita

Share This Article
11 Comments
  • Ju bythqira engleze nuk jeni te pa fajshem. Ju ishit mbeshtetja kryesore e grekerve kur keta te fundit filluan “megalo idhene” ne tere ballkanin

    • Po e sakte. Maqedonet qe permenden ne kete shkrim jane sllavet e Maqedonise, sepse maqedonet e vertete jane shqiptaret.

  • Nje “ngushellim” per çamet e arvanitasit. Ne kuptimin qe, greket me te njejten ndjenje urrejtje, kane qene e jane edhe ndaj etnive te tjera brwnda kufijeve te greqise. Mbi çdo urrejtje, kisha eshte kultivuesja e saj.. Per fat te keq edhe tek ne, me Janullatosin qe Berisha na e beri…peshqesh.

  • Greket avash avash po zvogelohen brenda kufirit te republikes se sotme greke. Filipinasit jane dyfishuar 20 vitet e fundit.. Jane 6-7% shqiptare qe nuk e kane problem me per te fol shqip, qe nuk nderrojne emrin si ne 92, e me kalimin e kohes do kerkojne mesim shqip. Askush nuk mund ti mbuloje me te vertetat per Camerine, apo zonat maqedonase ne veri. Pjesa qellimisht e pazhvilluar ne kufi me turqine, nuk eshte me ajo e 40 viteve me pare. Ata kerkojne xhamite e tyre, dhe xhami te madhe me minare ne Athine. Qe, nese greket ortodokse do te duan dicka nga ca manastire ne Turqine veriore, patjeter duhet ta ndertojne xhamine me perpara me shpenzimet e qeverise greke.

  • Habitem qe Europa per anetaresimin e Greqis ne BE nuk i ka kap keto pa drejtesina dhe nuk i ka vendos Greqise te rreformohet per te kene ne cilesine e humanizmit ne te drejte te qytetarve qe jetonin nen administrimin te shtetit Grek.Sot edhe ma padrejtesisht nese Europa hesht per keto te pa drejta ndaj pakicave nacionalitetit te etnive jo greke.Europa ashtu sic ia kerkoje te shlyej borgjet ku kishte perfundue shteti Grek duhet qe pa pike voneset ti detyroj Greket qe te njohin etnit,ti rrepsketoj me lejimin e gjuhes amtare te tyre njikohesisht dhe ti hapi shkollat e te zhvillohen normalisht si cdo etni qe gezon jeten ne planetin Toke.Dje,te mos i lejoje sci u lejune me vrasjen e nji minoritare ne Himare prane varrezave e te renve te tyre ne token tone qe erdhen grek dhe krijune ne Himar trazina provokuese te pa falshme ne nderhyrjen ne punet e brendshme te shtetit Shqiptare kur vete minsterja e jashtme greke denoncoi pa drejtesin dhe deklaroi qe nga shqiptaret jo vetem nuk kishte provokime por u treguan ne nivel civilizimi per tu pasur lakmi.Rendi kreu detyren si cdo rend i cdo shtetit ne rastin konkret nese ndodhin kudo ne bote.
    Ne lidhje me keto probleme teper te flliqta e te pa drejta duhet denoncue shteti Gjerman i asaj kohe qe krijoj dhe mbeshteti qe heret nji greci raciste kur ky shtet ishte asgjekundi si ekzistence shtetit shtet.
    Shto dhe difektin per interresin qe te kemi sa ma pare nji shtet unik Europian te ashtuquajturen Bashkimi Europian pranune Grecin anetare me gjithe keto ambice raciste ndaj pakicave krahina jo pak te popullume etnikisht me etnin e tuyre me gjuhe e kulture te vecante nga ajo greke.Greci kjo qe i terrorizoj,i mohoj etnin,gjuhen kulturen dhe i asmiloi.

  • BBC flet per maqedonet, ndersa per shqiptaret as qe eshte mumduar ta konsideroje si teme. Kur shqiptaret jane me te demtuarit dhe me te dhunuarit nga shovinizmi greko sllav.
    Dhe ky Fokasi i Shkupit harron cfare ishte Shkupi para se te shkonin ne Greqi

  • Për herë të parë po shohim një qëndrim realist , kritik ndaj Greqisë , nga ana e ndërkombëtarëve , sepse deri tani nuk janë treguar as një herë të ndershëm , të drejtë e objektivë ! Ju faleminderi zotërinj britanikë ! Fjala juaj , ka vlerë dhe ngre peshë !

  • Interesant ! Gjithë ky artikull , i argumentuar e me detaje , nuk flet as edhe një fjalë të vetme për minoritete të tjera në shtetin grek , aq më tepër për atë shqiptar , që ka qënë dhe vazhdon të jetë ende , në numur dhe hapësirë të konsiderueshme ! Dhe….. , e dini pse ? Sepse në krye të punës , bile inkurajuesit e masakrave të Zervës dhe çetave të andartëve ndaj shqiptarëve çamë , banorë etnikë në ato troje , kanë qënë vetë britanikët , oficerë të lartë , të cilët vështronin të kënaqur e me qetësi djegjen e gjallë të këtyre mjeranëve , të mbyllur nëpër shtëpi , bile edhe në kisha , ulërimat e mijra viktimave të tilla nuk ua vrisnin veshin fare , bile era e mishit të tyre të djegur , u sillte kënaqësi oficerëve ” te qytetëruar” , që po sillnin aty “drejtësi , kulturë e qytetërim ” ! Këto veprime i kanë kompromentuar aq rëndë britanikët , sa që nuk kanë guxuar as edhe një herë të vetme ta prekin këtë problem , qoftë edhe tangent ! Britanikët nuk kanë qënë kurrë të ndershëm me shqiptarët , gjatë historisë ! Enver Hoxha , që i pati “aleatë” gjatë luftës NcÇl , në qoftë se amerikanët nuk i donte , englezët i urrente ! Urrejtje , që e kishte bazën e saj tek era e kufomave të djegura të shqiptarëve …..!

  • Mirel,per cfare shqiptaresh flete ti.Ata ortodokset ne Greqi u bene me greke se greku,ata muslimane i vrau ose i perzu greku.Shqipot ortodoks ne Maqedoni jane asimiluar plotesishte dhe tash me janullen ne Shqiperi po behen greke me te madhe.Maqedonet e ruaj
    ne etnine e tyre si ne Greqi ashtu edhe ne Albanistan ku toponimet i duhen ne gjuhen e tyre….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *