Tërmeti sipas një italiani që banon në Durrës: Një kaos si fundi i botës, por Shqipëria ka një problem…

J L

“U duk sikur po vinte fundi i botës. Suvaja binte copa-copa dhe tullat dilnin nga muret. Lëkundej gjithçka. M’u duk vetja sikur isha brenda një filmi për apokalipsin…”, thotë për një reportazh të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Antonio Imperiale, italiani i cili punon si menaxher në një fabrikë tekstilesh në Kavajë.

Antonio Imperiale tregon me një frymë makthin e Durrësit, qytetit ku jeton prej 7 vitesh dhe që u shkatërrua nga tërmeti me magnitudë 6,4 ballë Rihter, që goditi Shqipërinë.

Tani, Antonio ndodhet i sigurt në Gosë të Kavajës, një qytezë 30 kilometra larg Durrësit, ku gjendet një fabrikë tekstilesh që prodhon çorape sportive, ku ai punon si menaxher.

Kujtimi i tërmetit është ende i gjallë.

”Pati një lëkundje të parë rreth orës 22:00, por ishte e lehtë, pastaj rreth orës 03:00 erdhi një tjetër  më e fortë. Unë dhe bashkëshortja u zgjuam menjëherë dhe na shkoi mendja te tërmeti i shtatorit. Atë ditë dolëm me vrap nga shtëpia, por këtë herë vendosëm të qëndronim brenda”, thekson ai.

Antonio jeton në një pallat në qendër të qytetit, që ka dy vjet që është ndërtuar, në një apartament në katin e gjashtë dhe ndoshta, kjo është arsyeja pse ka vendosur të mos e braktisë shtëpinë e tij.

”Megjithatë, nuk ia dola të flija, isha i tensionuar dhe kisha frikë për fëmijët e mi. Pastaj në orën 4 erdhi ajo lëkundja e përbindshme”, shton Antonio.

”Ishte një kaos i përgjithshëm. Filluan të binin të gjitha dhe nuk pushonin lëkundjet. U ngrita vringthi, ndërkohë që gjithçka kërcente përpjetë, dukej si një film apokaliptik. Shkova me vrap te fëmijët e mi që ulërinin nga frika”.

Antonio kapi Emën dhe Daviden, përkatësisht 9 dhe 8 vjeç dhe bashkë me gruan, Konçetën, ia mbathën me pizhama jashtë.

”Ia dolëm në kohë të merrnim vetëm paratë dhe dokumentet, asgjë tjetër”.

Por, me të dalë në rrugë, ai kuptoi se situata ishte shumë më e keqe nga çfarë mendonte.

”Në rrugë, njerëzit vraponin sa andej-këndej, njerëz të tmerruar që nuk dinin nga të shkonin. Një shkatërrim i vërtetë në të gjithë qytetin. Pallate të rrëzuara krejtësisht dhe të tjerë të dëmtuar rëndë. Durrësi u shkatërrua, u rrëzuan edhe muret antike ku ndodhet kalaja”.

Por, sa janë viktimat?

”As që ia kam idenë. Pashë shumë persona të lënduar, që transportoheshin tutje, por, sipas meje, ka ende plot njerëz nën rrënoja”, vazhdon të tregojë Antonio, por që ka në kokë veç një mendim.

”Ka një problem”, thekson italiani.

”Shqipëria nuk është mësuar për të përballuar diçka të tillë, nuk ka mjetet e duhura përballë një katastrofe të tillë. Ka nevojë për ndihmën e shteteve të tjera”, thotë ai.

Italia ka dërguar tashmë 200 persona, midis të cilëve zjarrfikës dhe ekspertë të Mbrojtjes Civile.

Ndihma po vijnë edhe nga shtete të tjera.

”Këtu është një shkatërrim i vërtetë, nuk ia dalim dot vetëm”, thotë përsëri Antonio.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Eh more Antonio, mjaft na shite mend dihet jemi vend i varfer jo se s kemi po se nuk dime.
    Ketu edhe nga kjo zallamahi e fatekeqesi dihet duan perfitime pushtetaret.
    Duan perfitime politike si aktore qe bejne sikur iu hapet barku, perfitime ekonomike per te vjedhur edhe ndihmat qe sigurohen nga te tjeret dhe ajo qe eshte me kryesorja bejne perseri biznes me fatkeqesite.
    Ne jemi ne nje gadishull me histori termetesh po aq me teper qe vete sizmiologet e ngrene me te madhe qe duhen ndertime me cilesore e pergatitje per goditje nga termetet. Kush qeveri e ka çare koken? Ku shkojne taksat. tona? Per vila ne Surrel e tek Gjiri i Lalezit.
    Mbledhin lemosha po ku do teshkojne te ngratet.
    Zoti qe na dha kete kusur na dhente dhe durim per ta kaluar.

  • Eh more Antonio ti nuk e njeh Shqiperine kur thua qe nuk ia dalim dot vetem. Ka qene nje burre dikur kete qe quhej Enver dhe qe ia dilte vetem qe çke me te

    • Nje nga deshtimet katastrofike te Enverit qe nuk po riparohen as sot e kesaj dite qe katerfishimi i popullsise mish per top dhe prapambetja e nderimeve me mfonde te shtetit pronar dhe ndihme vullnetare qe nuk mbulonin as gjysmen e popullsise qe gatuante ne nevojtore.Fushtat e termeteve zhvilloheshin per propaganden Marksiste -Leniniste-Enver Hoxhiste. Nuk kam qene i perndjekur, por i varfer si gjithe te tjeret, pervec te privilegjuarve te Bllokut te Isuf Kalos.

  • Te zene ment , e ti vejene gishtin mendjes , me Ramen ne krye dhe me Lali dhjerin qe duan te ndertojne gradacele shume kateshe per para ne Tirane ,Durres e gjetke . Mos u ngopshi .E them kete se ne kryeqytet e perendimit ne Europe ,qe nuk jane qendra zismike nuk te lene me shume se 5 e deri me 6 Kat maksimumi te ndertosh . Apo nuk dine e nuk kane vinca ,apo nuk kushton edhe shume toka..Kot shkruaj e komentoj ,keta jane te pa pergjegjshem ??? Shokni e i blini hyrjet te keto gradacelat o kokpalare dele qorrre .

  • me njerrës si ju sbëhet shqipëria edhe në ditën më të keqe të popullit shqipëtar me një dhimbje të madhe dhe solidaritet të mbarë evropës për humbiet e jetëve njerrëzore ju bëni politikë jini plera dhe jashtëqitiet e këtij kombi sepse jetoni në tjetër planet legena e të pa fytyrë

    • a mos vallë duhet ta lavdërojmë dhe sot që thotë se nuk ka lënë asnjë lek në kasë??
      mos duhet ta lavdërojmë dhe sot kur thotë se kemi shpëtuar 40 njerëz ku nuk kishte asnjë njeri nga shteti por vetëm popull??
      mos vallë duhet ta lavdërojmë se ka vjedhur 1.1 mln dollarë për qentë që nuk egzistojnë fare??
      mos duhet ta lavdërojmë se nuk po bën asgjë?
      e vetmja gjë që po bën është se nuk po ha aq shumë mut sa hante nja dy ditë më parë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *