Televizioni italian Rai Uno ka realizuar një reportazh për Shqipërinë.
Rai sjell pamjet se si trafikantët shqiptarë në Shkodër shesin armë.
Stacioni shtetëror italian pretendon se ky është treg që ka furnizuar edhe terroristët, madje edhe ata të ISIS.
Barka del nga hiçi. E shikojmë midis degëve të pemëve ndërsa përshkon liqenin.
Këtij liqeni që shënjon kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Në bord dy njerëz dhe dy ngarkesa.
Brenda janë kallashnikov, granata dhe pistoleta.
Me këto lloj armësh janë furnizuar luftëtarë të ISIS që gjakosën Parisin 13 nëntorin e kaluar.
Luftëtarët që luftojnë nga Ballkani për ISIS janë mbi 1 mijë, nga të cilët shumë nga Kosova e cila ka numrin më të lartë të luftëtarëve në raport me popullsinë.
Trafikantët i fshehin armët në një vend shumë të sigurtë, dhe kthehen ditën tjetër. Tregu i zi funksionon kështu.
Dëshmia
Më të kërkuarit janë AK-47, pistoletat e vjetra sovjetike, armët e ish-Jugosllavisë. Një nga trafikantët mbush kallashnikovin dhe qëllon përpara nesh. Arma duket pak e vjetër, por funksionon.
E pyesim nëse mund ta blejmë…
Sa e shisni?
Kallashnikovët arrijnë deri në 400-450 euro. Granatat 60-70 euro.
Armët ngarkohen në peshkarexha në Durrës dhe në Vlorë për të përfunduar sipas shërbimeve sekrete në duar të mafias, grupet e së cilës i çojnë te terroristët – thotë reportazhi i Rai-t
Kush i blen këto armë?
I blejnë ata që u shërbejnë, kush mund t’i përdorë.
Në Europe vetëm, apo edhe jashtë Evropës…
Shkojnë në Europë, nëse hyjnë në Europë, mund të hyjnë kudo.
Edhe ne Itali?
Italia ëeshte pjesë e Europës./ TG1
Posted by Tirana.net on Wednesday, 13 January 2016

Armiku me i madh dhe me i rrezikshem per shqiptaret eshte ITALIA. Qe kur eshte krijuar shteti italian Shqiptaret nuk kane pare nje dite te bardhe. Ata duke u fshehur here pas Serbeve here pas Grekeve e kane coptuat Shqiperine dhe jane ata qe kane blere te gjithe politiken Shqiptare dhe i komandojne su kukulla. Propoganda e shtetit Italian nuk ka pushuar kurre qe ti tregoije Shqiptatet si njerez me bisht. Dhe po te tregoheni te vemendshem do shikononi qe propogandat e tyre jane gjithmone ne te njejten kohe me ato Serbe ose Greke. Po po ishin Italianet qe bene coptimin e Shqiperise. PSE? Sepse duan qe Shqiptaret ARBERESH te dorzohen dhe te asimililohen. Te mos identifikohen si Shqiptar. Te mos organizohen dhe te kerkojne te drejta si minoritar ose si shtet formues. Ne qofte se shqiperia do ishte shtet i forte Italia do ishte shtet dy-gjuhsor ose gjysma e italise do ishte shtet Shqiptar. Ne qofye se Shqiperia do ishte shtet i forte Greqia do ishte shtet DY-gjuhsor ose do behej e gjitha shtet Shqiptar. Po keshtu Serbia, Maqedonia, Mali i Zi. Pra te dashur Shqiptar Italia nuk do ti lejoje kurre ARBERESHET te kerkojne te drejtat elementare si cdo minoritet ne Europe. Prandaj ITALIANET NUK E LENE SHQIPERINE TE PASUROHET OSE TE QETESOHET. Ata duan nje shtet Shqiptar qe tu neveritet ARBERESHEVE dhe te dorzohen pas 500 vjetesh dhe te behen ITALIAN.
Shtet I NEVERITSHEM JAN ATA. Shqiptaret do te MBIJETOJNE SIC KANE BERE NE 2000 vjetet e fundit.
Na çanë trapin këto mediat italiane. Shyqyr që kemi Llambrenedeton.
Une jam James Bond, por mos e publikoni si lajm.
Me shpronsimin e ushtrise ne vitin 1997 nga komandanti i pergjitheshem i ushtrise Shqiptare Sali Berisha u shpronesue komplet ushtria dhe armatimi i kaloj popullit.E si mos te dihet se ku ndodhen kallashet.