Kryetari i Partsë Socialsite për Tiranën, Ervin Bushati ka vlerësuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në ‘Facebook’, Bushati shkruan se Shqipëria ka marrë notë pozitive nga KE për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Bushati shkruan se raporti i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit paqësore, të lira, të barabarta dhe në përputhje me standardet.
Ndër të tjera kreu i PS shkruan se sipas raportit votimi ishte i qetë dhe demokratik, KQZ ishte e miërorganizuar dhe transparente si edhe zbatimi i pajisjeve për votimin dhe identifikim elektronik forcuan besimin në procesin zgjedhor.
“Zgjedhjet e 25 prillit: Notë Pozitive nga Reporterët e KiE! Zhvillim përpara Demokratik në kohën e duhur.
Thirrje për pranimin në bisedimet me EU nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike
Raporti i përbashkët dhe votuar nga Këshilli i Evropës, OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit vlerëson:
1-Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektimin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
2-Reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.
3-Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.
4-Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.
5-Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra.
Raporti thekson se Qeveria Shqiptare përmbushi angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:
-Paqësore
-Të barabarta
-Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara.
Bashkë krenarë me kolegët Klotilda Ferhati, Eglantina Gjermeni dhe Arlind Cacani”, shkruan Bushati.

Shume mire por sa me pak deputete anonime e injorante ju lutemi…..
Kur na thane se ishin te keqa keta?!
Zgjedhjet ishin vertet te qeta por jo te ndershme.Korrupsioni arriti kulmin.Asnjeri nga KiE po OSBE nuk pyeti njehere se si ka mundesi qe ne muajin e fundit para zgjedhjeve u punesuan neper ujesjellesit e bashkive soc. me qindra punetore sezonale,asnjeri nuk u interesua se si ne ditet e fundit te pragzgjedhjeve u shpernda gjthe ajo shume lekesh si demshperblim per termetin!