Republika e Afrikës Qendrore, rebelët sulmojnë presidentin

redaktor

Rebelët në Republikën e Afrikës Qendrore kanë hyrë në kryeqytetin Bangui. Banorët thanëse qindra rebelë të Selekës luftojnë me trupat qeveritare. Ata i kanë kërkuar që të mos rezistojnë dhe i kërkojnë presidentit Francoise Bozize që të japë dorëheqjen.

Rebelët e Selekas kishin nisur sulmin më herët në fillim të javës, duke e akuzuar Bozizen për dështimin e një marrëveshjeje paqeje të nënshkruar në janar, një akuzë që presidenti e mohon. Zëdhënësi i rebelëve, Nelson Ndjadder, tha se kanë qëlluar një helikopter të ushtrisë qeveritare dhe synojnë pallatin presidencial. Bëhet e ditur gjithashtu se ata kanë hequr energjinë elektrike në disa pjesë të qytetit pasi kanë marr kontrollit e tre hidrocentraleve në qytetin fqinj, Boali.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *