Republikanët francezë: Në qershor çelen negociatat për Shqipërinë, do ta pengojmë

DITA Online

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe sidomos hapja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po përdoret për kapital politik në Francë.

Ish-ministri francez i Çështjeve Europiane Laurent Wauquiez, në qeverinë e François Fillon-it në vitet 2010 dhe 2011 nga një mbështetës i zgjerimit, është kthyer në një kundërshtar të tij.

Sot kreu i Partisë Republikane të Francës, Wauquiez, akuzon presidentin Emmanuel Macron se po punon për zgjerimin e Bashkimit Europian. Gjatë një interviste për Franceinfo, Wauquiez, garanton se në qershor do të çelen negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Presidenti i Republikës propozon anëtarësimin e Shqipërisë. Unë mendoj se ky është një gabim i rëndë. Është një shtet i njollosur nga korrupsioni. Negociatat me Shqipërinë do të hapen në qershor, por ne do ta kundërshtojmë këtë me veto,” tha Wauquiez, gjatë intervistës.

Pikërisht për të shmangur qëndrime të tilla radikale nga euroskeptikët, udhëheqësit kryesorë të BE-së, mes tyre Merkel dhe Macorn, nuk pëlqyen ta trajtojnë çështjen e hapjes së negociatave gjatë samitit të Berlinit, duke e shtyrë vendimmarrjen pas zgjedhjeve europiane të fundmajit apo në vjeshtë.

Në intervistën e tij, kreu i Partisë Republikane të Francës, thotë gjithashtu se zgjerimi është një gabim dhe një prej shkaqeve kryesore të dobësimit të bllokut.

Brukseli ka hasur probleme me shtete si Polonia, Hungaria, Romania dhe Kroacia, anëtarësimi i të cilave tani pas shfaqjes së problemeve konsiderohet i parakohshëm.

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
    • Nuk eshte “askushi” ne France, por kryetari i partise me te madhe opozitare, o shoku. Qe do te thote se po fitoi partia e tij, ky “Askushi” jot neser behet President i Frances. Jo kushdo qe kritikon nje pushtet socialist, eshte “Askushi”.

  • Ju fancezet i kin nje borxh te madh shqiptarve. Nuk e vlersoni kontributin shqiptare ne kohen e Napolon Bonapartit .Por si rracista qe jeni u ka ikur dhe memoria per tu treguar mirenjohes nje populli te vogel qe ka bere shume per francen moderrne .
    Kudo kin futur hundet.Ne shqiperi bete cdeshet .vodhet e shfrytezuat nje popull qe mezi ushqehej . Sigurishte qe ju skin konsiderata per popullin shqiptare se jeni race inferiore .Populli shqiptare nuk ju do, qe per hire te integrimit ne nje shoqeri Evropjane, tu lepije bythen sic ua kane lepire tradhetaret e kombit tone .Ju doni serbin dhe ne e dim . E doni serbin qe ta kini dhe nje gjishte te lidhur me ariun rus .Ju dhisni sic kin dhjer dhe nga gjermanet .Ne as e vem ujin ne zjarr se kush jane kokoshet pa bishte ne bote .Me kete qe beni vertetoni bemat tragjike qe i kini shkatuar popullit shqiptare duke e coptuar e percare .

    • Lerini keto recitime qe na çojne 200 vjet prapa, por shikoni si mund ta rregullojme vete kete vend. Fajin nuk na e kane te tjeret, por vetja jone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *