Republikanët kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump të mos ndërhyjë në hetimet e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller.
Reagimi vjen pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.
Përmes një postimi në twitter gjatë fundjavës, Trump sërish u shpreh se nuk kishte pasur bashkëpunim mes ekipit te tij dhe Rusisë. Ai e quajti hetimin një gjueti shtrigash që po dominohej nga demokratët e thekur. Por Prokurori Mueller, një ish-drejtues i FBI-së, është republikan.
Senatori republikan, Lindsey Graham tha se Mueller duhet të lejohet të procedojë pa asnjë ndërhyrje dhe se shumë kolegë të tjerë të partisë ndajnë këtë mendim. Ai paralajmëroi gjithashtu Trumpin ndaj çdo përpjekje për të shkarkuar Mueller-in.
“Nëse do të përpiqet ta bëjë këtë, ky do të ishte fillimi i fundit të presidencës së tij, pasi ne jemi vend i sundimit të ligjit”, ishin fjalët e Graham.
Senatori republikan Jeff Flake, kritik i Trump u shpreh se komentet e fundit të presidentit duket se po shtronin terrenin për shkarkimin e Mueller.
Edhe AshLee Strong, zëdhënëse e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, tha se Mueller duhej lejuar të bënte punën e tij.
Ndërkaq, lideri demokrat i senatit Charles Schumer akuzoi Donald Trump se po përpiqej të pengonte hetimet.
Komentet e Trump erdhën një ditë pasi avokati i tij John Down deklaroi se hetimeve të prokurorit special duhet të mbylleshin. Fillimisht ai tha se po fliste në emër të presidentit, por më pas ndryshoi qëndrim, duke thënë se ishte mendimi i tij personal.
s.a/dita

Ky Trump-i ka disa lloje qendrimesh per te njejten ceshtje.Disa qe “genjejne”,sepse nuk i pelqejne atij i pushon nga puna.Disa te tjere si avokati i tij,i cili “genjen” ne interes te Trump-it,nuk pushohet.President si ky nuk ka patur dhe nuk ka per te patur Amerika…