Republikë… ambasadorësh

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Ata që “dekorojnë” hajdutët dhe vrasësit tanë, janë në të njëjtën kohë edhe mentorët e tyre, janë garancia se këta eunukë, nuk do përballen kurrë me drejtësinë. Dikujt i intereson më tepër një Shqipëri dhe Kosovë e drejtuar nga hajdutë ordinerë, sesa prosperiteti i një shoqërie shqiptare të marrë peng nga krimi. Dikujt i intereson më tepër konservimi i një Sali Berishe me gjak shqiptarësh nëpër duar, sesa emancipimi i klasës politike shqiptare, nëpërmjet mbështetjes së atyre figurave të pakriminalizuara që do dinin të mbronin interesat e këtij kombi. Republikë ambasadorësh, e kemi Shqipërinë tonë…

Ajo çadra e ambasadorit të plotfuqishëm, që do na mbronte nga shiu, është e mbushur me burra shteti dhe yje në ngjitje. Shqipëria jonë është një vend i dështuar, një shtet i rënë siç quhen rëndom ato zona gjeografike ku ligji kushtetues është zëvendësuar me rrumpallën. Ndaj shqiptarët ikin, ikin nga sytë këmbët, sepse e kuptuan që vota 1 milionëshe ka humbur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *