Kuptohet sot do të flitet për ty. Le të prehesh në paqe. Le të prehesh në paqe dhe në mirësi të përjetshme. Ti Tonini ishe artist dhe i ke kryer misionet që t’i vinte mbi shpatulla një mision i tillë. Lamtumirë Tonin. Në qiej qofsh përjetë ti!
Për atë e për gjithë ç’mbetet mbas tij, Mbas jetës tokësore të Toninit, topi është kthyer fort nga ne, është në portën tonë si njerëz, si shoqëri.
Ne, si shoqëri, nuk duhet të mjaftohemi me dhënien nga kryeministrat të pensioneve të veçantë, pensione në shuma monetare që janë për të qarë hallin ndaj artistëve shkrimtarë, piktorëve, skulptorëve, muzikantëve e çfarëdo qofshin.
Ne, si shoqëri, nuk duhet të mjaftohemi në dhënien nga presidenti të çmimeve Mjeshtri i Madh a Mjeshtri i vogël e Shqiponja e Ylli e Gjergji, e Nderi… etj.
Nuk dua t’i paragjykoj këto çmime lartësisht të respektuara. Por as ato paret sa një hudhër në fund të qeses, as këto Yjet e shqiponjat e Mjeshtrat… nuk u sjellin realisht asgjë në jetë artistëve.
Artistët janë shpesh si fëmijtë. Ata kanë një talent që nuk e dinë as vetë se ç’vlerë ka. E dinë aq sa di fëmija që një kukull është prej druri a prej ari. Fëmija e merr dhe e përkëdhel dhe e flak e thyen kukullën qoftë prej ari a qoftë prej balte.
Artistët janë naivët më të pamend për rëndësinë e talentit të tyre, artistët janë me rremb hyjnor dhe për ata kjo nuk është kush e di se çfarë.
Kujtoni filmat që keni parë për artistë hyjnorë si MOZARTI, yje të gjitha kohërave, që kanë vdekur në uri, në sëmundje dhe në varfëri. Mos do të ndërronte mendje e mënyrë jetese sot Moxarti, po të ishte gjallë? Mos do të dinte ç’është ekonomia e tregut një mendje si e atij, mendje që ishte në qiell, një mendje si e atij?
Pse të kërkojmë një menyrë jetese ndyshe për Toninin tonë që nuk dinte tjetër veç këngës dhe asaj që të mbetej pa shtëpi e katandi?
Shoku im, regjisori Arqile Garo, me pyet ku është filan artist i humorit, artist me shumë talent, por i kredhur në alkol në përditshmëri. Është një pasuri, me tha A. Garo, pasuri nga ato si Vaçja, si Tonini, si Parashqevia që me kursim e pikatore i hedh jeta tek ne përsëri.
Ai i alkolizuari duhet marrë, duhet dealkolizuar në institucione të specializuara si të tilla, duhet sjellë në art përsëri. Këtë e bëjnë njerëz që kanë fuqi në shtet, ministra, kryeministra presidentë. Ata le t’i harrojnë për një çast trafiqet me doganë e me Qafë Thanë e me aeroplanë. Të kujtohen se ky vend ka nevojë dhe për njerëz që kanë si pasuri atë që quhet talent… Këta njerëz duan që t’u japësh mundësinë të shfaqin talentin e tyre. T’u japësh skenën, t’u japësh publikun, t’u japësh duartrokitjet. Nuk duan më shumë se sa që të ndihen artistë. Dhe botën t’u japësh me para, ata e prishin në pije, po nuk u dhe atë që të vetëndihen të dashur e të pëlqyer si artistë.
Ata nuk duhet t’i lesh si Tonin që të bëjnë punë në ndërtim.. në Itali a në Greqi… Ata mund ta bëjnë dhe këtë se duan bukë,… se kanë familje.. që mund ta lenë pas si Tonini, pa një çati mbi kokë.
O shqiptarë, o pushtetarë, mësojeni që artistët, sa më të mëdhenj të jenë në talent, aq janë në prakticitet si një fëmijë. Si fëmija tekanjoz që thyen vazon me thesarin e madh brenda. THYEN TALENTIN E TIJ.
Ky ishte një requiem për ty Tonin. Një thirrje për paqe e mirësi të përjetshme aty ku shkon.

Rrofte kengetarja Ciljeta me cica te medhaja! Do fitojme,apo jo?
Nuk ka nevoje shpirti i Toninit te qetesohet prej autoreve sic ky Sadiku, i cili eshte nje prej teoricieneve mbeshtetes te sistemit te pas 90-s qe injoroi deri ne theqafje artistet e vertete te periudhes se para 90-s. Vete artisti, punoi si argat ne Greqi, humbi ne firmat piramidale te Saliut (krye-heroit te Sadikut) gjithcka te fituar me djerse dhe merite, ndersa Sadiku ishte luftetar i eresires qe detyroi artistin te gjente nje vend te sigurt per te jetuar, nje pune dhe strehe.
Kuptohet qe lodhja me e madhe eshte lodhja e shpirtit. Kjo e mundi artistin, u largua para kohe nga kjo bote. Ndihem keq sepse isha dhe jam i pafuqishem per shkaterrimin e kancerit qe kaploi Shqiperine pas v.1990. Por nuk mund te hesht perballe shkaktareve dhe hipokriteve qe lotojne para trupave-viktima te kancerit kapitalist.
politikane te cpifur, ministra kulture me kostume e kollare nga taksapaguesit shqiptare,mjerane dhe pa kulture,te lindur ne ate sistem,kujtohen vetem kur largohen nga jeta keta ikona te artit, skenik,dramatik, te korografise, te vallzimit, te kenges, qe na dhane shume lumturi ,me zerin e tyre te ngrohte.
shteti demokrazise, i la rrugeve te punonin si hamej,e sot i shikon kush mund te beje deklaraten e pare pas vdekjes.
kulturen e tyre artistike e morren ne dore shkaterruesit e saj, me pacavure kenge mihanesh, dhe jo pa gje eshte dhe ministria e kultures
lavdi zerit te embel te Tonin Tershanes.
ngushellime familjes.
zeri i tij i embel na le shume kenge
Këngët:
Agimet Tona – Tonin Tershana & Lindita Theodhori (Sota)
Cdo Agim Zgjohesh Me E Re – Tonin Tershana
Djepi I Trimërisë – Luan Zhegu & Tonin Tershana
Duarartet Tane – Tonin Tershana
E Bukura Shqiperi – Tonin Tershana
Erdhi Pranvera – Tonin Tershana
Fishekzjarre Ne Qiellin Blu – Tonin Tershana
Gjyshi Dhe Mbesa – Tonin Tershana
Kenga E Nenes – Tonin Tershana
Kenga E Poetit – Tonin Tershana
Kolzah – Tonin Tershana
Kujtimi I Shtrenjte – Tonin Tershana
Kur Vjen Pranvera – Tonin Tershana
Lulet E Dasmës – Arta Babaramo & Tonin Tërshana
Lulet E Dasmes – Tonin Tershana & Arta Babaramo
Lumturia Nuk Dhurohet – Tonin Tershana
Me Shoket E Mi – Tonin Tershana
Mes Jush – Tonin Tershana
Mesuesja E Fshatit – Tonin Tershana
Miremengjes – Tonin Tershana
Ndalu Pak E Fol Njehere – Tonin Tershana
Nena E Kasolles – Tonin Tershana
Nena Jone – Tonin Tershana
Ngrohtësi – Parashqevi Simaku & Tonin Tërshana
Ngrohtesi – Tonin Tershana & Parashqevi Simaku
O Moj Bukuroshe – Tonin Tershana
Partia Ime – Tonin Tershana
Qiell Dhe Det – Tonin Tershana
Te Dua O Det – Tonin Tershana
Vajze Moj, Lule Moj – Tonin Tershana
Vashe Dibrane – Tonin Tershana
Vite Të Zjarrta – To