Rëra afrikane, prezente dhe të shtunën, fundjava me kthjellime

DITA Online

 

Rëra afrikane vazhdon të jetë prezentë në vendin tonë, por këtë të premte do të lokalizohet më shumë në ekstremin jugor.

Sipas Meteoalb, “përqendrimi i pluhurit afrikan lokalizohet në ekstremin Jugor të vendit. Por sërish e shtuna, megjithëse në përqendrime më të ulëta, zgjeron shtrirjen e reve të pluhurit dhe grimcave të resë në Ballkan”.

Përsa i përket parashikimit të motit, dita e sotme dhe fundjava parashikohet të sjellin kryesisht kthjellime mbi Shqipëri.

Temperaturat e ajrit për ditët në vijim, do të sjellin rritje të lehtë dhe graduale duke bërë që minimalja dhe maksimalja në rang territori të luhatet nga 7 – 28˚C.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *