Aktivitete të shumta janë organizuar në burgun e Fierit, në kuadër të festave të fundvitit për të gjithë personat që vuajnë dënime në këtë institucion.
Ka qenë Bashkia e qytetit e cila ka organizuar një koncert në institucionin e ri të burgut Fier me të ftuar nderi aktorët e mirënjohur, Artistë të Popullit, Reshat Arbana dhe Luftar Paja, si dhe historianin Prof. Dr. Moikom Zeqo.
Gjithashtu, të pranishëm ishin drejtues të qeverisjes vendore, deputetë zonalë dhe artistë të qytetit të Fierit.
Në këtë aktivitet ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto i cili tha se ky aktivitet ka një simbolikë shumë të madhe, sepse aktivitete të tilla kanë lidhje edhe me misionin që ka Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që është rehabilitimi dhe riintegrimi i këtyre personave në shoqëri.
“Ka një lidhje shumë të madhe midis procesit të riintegrimit dhe artit, sepse edhe vetë ky proces është art. Prandaj ne kemi këtu sot ikonat e artit, të cilët njohin më mirë jo vetëm ndjeshmërinë njerëzore, por edhe nevojën apo shpresën tuaj për të dalë sa më shpejt nga ky institucion.
Ju tashmë jeni njohur me iniciativën e ministrit të Drejtësisë për miratimin e ligjit të amnistisë, që është dhurata më e mirë që mund t’ju bëjmë juve dhe të afërmve tuaj në këtë fundvit, pasi disa nga ju do të kenë fatin të lirohen menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi.
Me këtë iniciativë ne kemi patur parasysh respektimin e dinjitetit tuaj, sepse në vetvete amnistia nuk është thjesht një politikë penale apo heqje dorë e shtetit nga ndjekja penale, por lidhet me respektimin e dinjitetit tuaj”, tha Zoto.
Atmosfera festive vijoi përreth dy orë, me këngë popullore të trevës dhe interpretime nga këngëtarë të muzikës së lehtë.
Rubrika e fundjavës në DITA, Facebook SPY



Titulli ktij shkrimi ka nji Domethenie te Madhe per Epoken e Sharlataneve Demokrate ,
te cilet ngriten si Kult shalet dhe ate qe qendron mes shaleve
– Politikanin ne ate vend ,
duke burgosur cdo Vlere Arti dhe cdo Principe e Morale ne ate shoqeri Shqiptare ,
per 24-vjet me radhe ,
nji Titull i cili si nji IRONI e Epokes me te ndyre te ksaj Shoqerie Shqiptare ,
i cirret maje minareve prej altoporlanteve vesheve te Artit e Kultures Shqiptare !!!
Deri kur akoma ?
A ka ala shpirt te gjalle::: Arti -Kulture -Qytetari-Morali Njerezore -Principesh ne ate vend ?!
Kur do ti jepet fund erresires ne ate vend,
dhe Arti e Vlerat e verteta qe perfaqsojn kte Art…te fitojn vleresimin e duhur,
duke i nxjerre ne drite nga ajo erresire e injorances veshur me kostumin e pseudomanise padrejtesisht i ka mbajt mbyllur ne ate burg !
Nqs do ti referohemi fenomenit Drite ,efektit natyror te saj , ajo ka fituar gjithmone mbi cdo erresire , pra si e tille , duhet te fitoje edhe mbi kte erresire qe per 24-vjet ,
si nji re e zeze qendroj mbi qiellin Shqipetare .
Kur do duken rrezet e para te Diellit te riLindjes mbas asaj erresire shpelle ,
qe na dhuroj Politika e Njeriut Primitiv ,
qe nen Kulturen e Dhunes ,dhunoj gjithcka qe kishte te bente me Art-in e Kulturen qytetare ne Shqiperi .
A Jeton ala ai shpirt i Artisteve te vertet ne ate vend ?
Nqs po ,perse hesht perball asaj Injorance ?
Nji heshtje tille nuk justifikon asnji qenie e shpirt te vertet Artisti ,
sado absurditeti asaj shoqerie te mundohet ti frenoje .
Arti duhet te dali nga ai Status i te qenit i Burgosur i atij Absurdi ne ate vend
dhe flase hapur me gjuhen e Vlerave e Kultures Shqiptare .
mendjen e asaj shoqerie ne kto 24-vjet poshtersi Principesh